9.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6851

Protestë për rrëzimin e Qeverisë

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka se do të ketë protestë gjithë-popullore për rrëzimin e Qeverisë, nëse Opozita përjashtohet nga mbajtja e seancave në Kuvend.

Ai ka thënë se pushteti është duke tentuar ta zhdukë Opozitën.

“Ne do t’i kthehemi popullit. Protestë gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë. Protestat nuk do të ndalen derisa Qeveria që nuk po merr vesh të largohet”, ka deklaruar Konjufca.

Përplasen opozita me sigurimin, sërish gaz lotsjellës

0

Ka nisur përplasja mes opozitarëve dhe personelit të sigurimit në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët opozitarë, që nuk janë duke u lejuar të futen në sallë, janë duke provuar të thyejnë kordonin e personelit të sigurimit.

Sërish ka pasur hedhje të gazit lotsjellës.

Deputetët janë shpërndarë nga holli i Kuvendit. Aty ka mbetur vetëm personeli i sigurimit.

Ambasadori serb, homazhe me Nishanin dhe Ramën

0

Pjesë e festimeve me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë është bërë edhe Serbia. Ambasadori serb në vendin tonë, Miroljub Zariç ka qenë dje krah për krah me zyrtarët më të lartë të vendit tonë në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve.

Siç edhe shihet nga fotot e shpërndara dje, Zariç ka qëndruar në rreshtin e parë të personave që bënë homazhe dje para monumentit “Nënë Shqipëri”, ngjitur me sekretarin e përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.

Ai madje ka vendosur edhe një kurorë me lule në nderim të të rënëve.

Nuk dihet nëse prania e tij në këtë ceremoni ka qenë pjesë e protokollit ose jo, por ajo që mund të thuhet në këtë rast është se ai përfaqëson një shtet, i cili pretendohet se ka ndikuar jo pak në udhëheqësit e regjimit komunist shqiptar në përcaktimin e 29 Nëntorit si Ditën e Çlirimit të vendit.

Një arsye kjo që ka bërë që e djathta shqiptare të mos e njohë këtë datë si ditën e çlirimit të vendit.

Miroljub Zaric-ambasadori serb ne Shqiperi ben homazhe

Mbishkrime terroriste në pallatet e qytetit të Korçës

0

Banorët e një prej lagjeve të qytetit të Korçës janë zgjuar mëngjesin e kësaj të hëne të alarmuar, pasi në fasadat e pallateve janë vendosur mbishkrime terroriste.

Rasti është konstatuar në lagjen numër 10 të qytetit, ku persona të panjohur kanë shkruar me shkronja të dukshme: ISIS, Allahu Akbar, Al Kaeda dhe AK-47.

Teksa kanë konstatuar mbishkrimet, banorët të alarmuar, jashtë kamerës pohojnë se disa prej besimtarëve radikalë janë banorë të kësaj lagjeje, çka i ka shqetësuar ata së tepërmi.

Ky është rasti i parë në qytetin e Korçës ku shfaqen hapur mbishkrime të tilla, ndonëse qarku juglindor është një prej vatrave më të nxehta sa i takon rekrutëve të ISIS.

Prej andej raportohen dhjetëra të larguar për në Siri, disa prej të cilëv e kanë humbur edhe jetën në luftime./TCH

Houellebecq i keqkuptuar

0

Houellebecq e kërkojnë edhe në Tiranë, edhe pse i keqkuptuar nga disa kritikë shqiptarë si shkrimtar “shpirtëror”, përkthyesi dhe eseisti, mik i afërt që koleksionin gjithçka shkruan Michel, pra holandezi Martin de Haan ka dhënë një përgjigje ironike: Për çfarë individualiteti dhe gjendje shpirtërore mund të flitet në veprën e Houellebecq, kur vetë ai thotë se njeriu ka 98% të geneve si të miut.

Një bashkëbisedim me shkrimtarë e kritikë, Flutura Açka, botuesja ekskluzive prej dhjetë vitesh ka sjellë një kolanë prej gjashtë veprash të Houellebecq, të përkthyer nga Severina Pasha dhe Edit Dibra.

“Takova një njeri të çuditshëm, dhe u magjepsa, një autor problematik, por që në dashurinë tonë u bashkua edhe përkthyesi Aleksandër Beçiri”, – tregon Açka duke paraqitur njëkohësisht botimin më të ri,“Në zgrip të botës: Michel Houellebecq”, të Martin de Haan, një libër me ese e shënime mbi francezin, duke përfshirë po në të njëjtin botim, ekskluzivisht një tekst të pabotuar nga Michel Houellebecq, të quajtur “Të vdesësh”, me përkthim të Aleksandër Beçirit. Më poshtë botojmë të plotë bashkëbisedimin mes botueses Skanderbeg’s book”, Flutura Açka, dhe një rrëfim mbi të errëtën e Houellebecq, nga Martin Haan.

Flutura Açka: Përse Houellebecq, çfarë ka ndodhur mes jush e këtij shkrimtari, dhe veprës së tij? Ke vazhduar e vazhduar me veprën e tij, mund të na bëni një prezantim si jeni lidhur me Houellebecq, si vendosët të përfshiheni me veprën e këtij shkrimtari?

Martin de Haan: Më kujtohet takimi im i parë me të, ishte momenti kur mora të përktheja librin “Thërrmijat elementare” . Mbaj mend se pasi e lexova librin, e kam kaluar kohën pothuaj shtrirë në shtrat duke menduar mbi librin. Kujtoj shqetësimin dhe tronditjen që pata nga ai lexim, dhe sa shumë më përfshiu. Pikërisht në atë moment fillova të shkruaj rreth tij.

Libri që doli tani në shqip me 22 ese, e kam bërë para dhjetë viteve. Nuk janë artikuj të plotësuar por të ripërpunuar. Është vërtetë një punë që është bërë përpara dhjetë vjetësh, por vazhdimisht kam punuar mbi të. Ka pasur një moment që dyshova pak mbi Houellebecq. Kisha frikë për të, kur ai botoi një novelë të shkurtër, të cilën nuk e pëlqeva shumë. Në këtë kohë mendova se, ndoshta Houellebecq e botoi një vepër të rëndësishme dhe tani nuk ka më frymëzim, në atë moment pata pak frikë për të, si autor.

Pas asaj novele që nuk më pëlqeu, që nuk e botova, ai shkroi Platforma. Ky ishte momenti kur u sigurova për të, për krijimtarinë e tij. Kështu vazhdova të përktheja, botova dhjetë libra në total, artikuj dhe copëza të tjera. Unë përkthej gjithçka që shkruan ai, më kanë mbetur poezitë e tij ende të pa përkthyer. Nga ana tjetër, unë koleksionoj gjithçka që shkruan ai, aq sa edhe atij vetë kur i mungon ndonjë gjë, më pyet mua, pasi e di që kam të koleksionuar gjithçka. Madje dhe gjëra që as ai, vetë nuk e di se, mund t’i ketë shkruar.

Pikërisht një teksti i pabotuar në asnjë vend tjetër, i Houellebecq figuron tek ky libër në shqip. Është një tekst që ai e ka shkruar në internet, dhe unë e kam ruajtur menjëherë në materialet e mia. Është botuar për herë të parë, ekskluzive në këtë libër. Jam shumë i lumtur që ai më dha të drejtën për ta përfshirë për botim në këtë libër . Është një tekst që quhet “Të vdesësh”, shumë autobiografik pasi ai tregon rreth jetës së tij, rreth marrëdhënies me prindërit e tij, dhe është botuar në një kohë kur në Francë u botua dhe një biografi e tij, për të cilën ai nuk ishte shumë dakord.

Flutura Açka: Sigurisht Houellebecq merret me tema të mëdha. Romanet e tij nuk i ngjajnë njëra tjetrës. Në përgjithësi shkrimtarët ndërtojnë një korpus me veprat e tyre, ku hyjnë e dalin personazhet e tij, idetë etj. Ai është shumë ndryshe nga një libër në tjetër, të paktën në sytë e mi si botuese e tij, shkrimtare dhe në këtë arsye mbetet një ushtrim shkrimi për shkrimtarët. Siç merret me raporte të fesë, me laicitetin e shkollës e shtetit, apo te Nënshtrimi me kotësinë, vanitetin e Evropës sot, apo me njeriun e së ardhmes, njeriun e braktisur nga emocionet në “Ishullin e mundshëm”, apo turizmin seksual etj, duke krijuar një baraspeshë të brishtë të botës sot e të tjera ide të mëdha. A keni menduar ju, z. de Haan nëse Houellebecq nuk ndihet mirë me lëkurën e të sotmes? A ka ndonjë problem me të sotmen?

Martin de Haan: Në librin “Në zgrip të botës” Michel Houellebecq merr një lloj distance nga bota dhe ngjarjet që ndodhin. Ndoshta duke marrë këtë distancë mund të konstatosh apo të shprehesh për shqetësimet e saj. Ai të njëjtën gjë thotë edhe për letërsinë e artin, sepse nuk mund të jesh shkrimtar apo artist pa pasur një lloj distance nga bota që të rrethon apo problemet e saj. Pra Houellebecq nuk është një pjesëmarrës në botë, në ngjarjet e saj, por ai është një vëzhgues . Gjithashtu mund të themi se librat e tij nuk janë thjesht pozicion vëzhguesi por ka shumë ironi jo vetëm kur përshkruan botën e sotme, por edhe kur përshkruan të ardhmen e saj. Siç e thashë në veprën e tij duket ironia dhe humori, por ka diçka paradoksale sepse ai nga njëra anë ka ironinë, por i quan edhe të panevojshme këto duke preferuar emocionin direkt që shkakton vepra e tij. Pra, ai krijon një marrëdhënie paradoksale tek vepra e tij, ku ironia e humori rrjedhin vetvetiu tek ai, që i shërbejnë atij si një lloj mbrojtje ndaj botës. Po të ishte për Houellebecq ai do të preferonte emocionin direkt, por ai përdor të pashmangshmen e tij të natyrshme, ironinë e humorin.

Flutura Açka: Raporti midis seksit dhe dashurisë ndonjëherë duket sikur te Houellebecq të jenë e njëjta gjë, dhe ndonjëherë flet për mishin me kaq ethe saqë duket sikur emocioni dhe ndjesia janë shumë larg. I referohem Danielit që detyrohet të klonohet sepse kërkon e kërkon dashurinë, por pa emocion. Ai është njeri i vetmuar. Është një kërkim të emocionit, ose kam parasysh te Thërrmijat elementare, Brunën dhe Michelin, njëri, njeri i idealeve dhe tjetri, njeri i mishit, ethes. A është kjo hapësirë midis seksit, dashurisë e ndjenjës tek Houellebecq një hapësirë e zbrazët, boshe apo është një hapësirë që nuk ekziston, personale, ndoshta një dhimbje e tij, që na ngre këto pyetje, njëherësh? Çfarë është kjo dashuri e paplotësuar, shtegtare, e vuajtshme e Michel Houellebecq?

Martin de Haan: Kam shkruar një artikull për subjektin e librit “Thërrmijave elementare”, për raportin që njeriu vendos me hapësirat, që nuk është diçka fizike, por është hapësira që kemi ne, në kokë. Ndërsa për sa i përket hapësirave që kanë lidhje me dashurinë, unë mendoj që hapësira e zhvlerëson këtë dashuri, por gjithmonë është një çështje metafizike, e vizionit që krijojmë në kokën tonë për këto gjëra. Për ta përjetuar e ndjerë duhet ta kemi njëherë në kokë dhe pastaj ta përjetojmë e ta konsiderojmë nga ana e jashtme.

Sa i përket raportit të dashurisë dhe vdekjes, kjo është bërë klishe në letërsi. Kjo nuk është e preferueshme për Houellebecq. Ai preferon më shumë dashurinë, dhe nuk e përmend shumë këtë raport. Tek Houellebecq është më tepër miti i rendjes së tij drejt rinisë.

Te “Thërrmijat elementare” është vdekja si vazhdimësi e dashurisë, por në fund të çdo libri dashuria nuk përfundon mirë. Këtu hyn vdekja, duke shkaktuar vdekjen e një dashurie. Është një personazh që ai i ka dhuruar rininë e përjetshme për të dhënë idenë e vazhdimësisë të fitores së jetës ose dashurisë. Në veprën e Houellebecq individi është një iluzion, ai ka humbur botën shpirtërore, merret me teknologjinë, botën virtuale, internetin…Houellebecq nuk ka vizion humanist, por ka fatin e individit në këtë lloj drite. Ai thotë që njeri në 98 % të geneve të njeriut janë si genet e miut. Atëherë ku është individualiteti ynë?!

Flutura Açka: Romanet e Houellebecq duhen parë si pyetje të mëdha. Në romanin e fundit flet për një rend të nesërm. Këtë rend mund edhe ta përjashtojë. Për lirinë e shoqërinë sot ka bërë një lloj operacioni, nga më rrëqethësit, ndaj më lind pyetja se çfarë rendi kërkon Houellebecq?

Martin de Haan: Së pari duhet t’ju them se Houellebecq në fillim nuk shkruante për një rend politik. Ai ka filluar krijimtarinë e tij me një tekst që quhet “Të mbetesh gjallë”, deri aty thotë se për qenë poet e shkrimtar duhet të ç’mësohesh të jetosh. Të fillosh të mos jetosh. Edhe tek libri për të cilin kam shkruar është distanca midis shkrimtarit dhe autorit dhe botës që përshkruan. Për sa i përket rendit politik që dëshironte Houellebecq ai është vetëm për demokracinë e drejtpërdrejt, ku njerëzit të jenë të lirë, të vendosin vetë nëse duan të pinë duhan apo jo, e diçka tjetër. Librat e Houellebecq nuk duhen marrë në kuptimin e parë, duhen kërkuar më në thellësi, si të mirëqena. Në fund të librit “Nënshtrimi” flitet për ardhjen në pushtet të një partie islamike, por ajo që ndodh gjithmonë ka më pak të ngjarë të ndodhë. Pra është dykuptimësia, paradoksi midis asaj që mund të ndodhë vërtet dhe asaj diçkaje, ka pak gjasa të ndodhë. Në këtë lloj iluzioni vendoset Houellebecq./Mapo

Policia: Deputetit Ismaili iu gjetën dy bombola gazi

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili është arrestuar për shkak se ai kishte dy bombole gazi.

Në komunikatën e Policisë thuhet se gjatë kontrolles në hyrje të Kuvendit të Kosovës, tek deputeti Ismaili kanë gjetur në posedim dy (2) bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.

“Zyrtarët policor bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Komunikata e plotë e policisë

Informacion i Policisë së Kosovës lidhur me veprimet policore te Kuvendi i Republikës së Kosovës

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policor ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti z.Ismaili janë gjetur në posedim dy (2) bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.

Zyrtarët policor bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.

Ndërsa pas hyrjes së kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga deputet të caktuar është hedhur mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.

Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.

Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar.

Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se

Policia fut në Kuvend thasë të zinj (Foto)

0

Policia e Kosovës është parë duke futur në Kuvend disa thasë të mëdhenj dhe të zinj, njofton Klan Kosova.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka në atë thasë të zinj dhe policia nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

Policia fut ne Kuvend thase te zinj

Deputetët e opozitës nuk po lejohen të hyjnë në sallë

0

Sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka bllokuar kalimin për deputetët e opozitës dhe nuk po i lejon atë të shkojnë drejtë vendet ku gjenet salla e improvizuar.

Forca të sigurimit janë vendosur gjithandej, ndërsa deputetët e pozitës tashmë veç gjenet në sallën e improvizuar.

Zhvendosja e deputetëve ka ndodhur pasi që deputetët opozitarë hodhën gaz lotsjellës.

Limaj: Pushteti na rrah e vret natën, e na thërret për dialog ditën

0

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, në një paraqitje për media pas hedhjes së serishme të gazit lotsjellës në Kuvend është shprehur i indinjuar për ndërhyrjen e policisë në Kuvend si dhe ndërhyrjen që ka bërë policia në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje.

Limaj e ka cilësuar si regjim policor pushtetin e Mustafës dhe Thaçit.

“Ky nuk quhet ndryshe veçse regjim policor. Ju e dini kush duhet të thërras për dialog, ata të rrahin e të vrasin natën, të nesërmen thërrasin për dialog. Kjo është logjika dhe pamja e vërtetë e këtij pushteti,” ka shtuar Limaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se s’ka seancë me regjim policor.

Obama vendos lule në Bataclan

0

Presidenti amerikan Barack Obama, i cili është i pranishëm në Paris për samitin e ndryshimeve klimaterike, ka vizituar skenën e masakrës në teatrin Bataclan.

I shoqëruar nga presidenti francez François Hollande dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hodalgo, ai la një trëndafil të bardhë në vendin ku u vranë 89 persona.

Sapo mbërriti në aeroport, Obama shkoi drejt e në Bataclan. Pasi vendosi trëndafilin, ai qëndroi në heshtje me kokën ulur.

Afro 150 udhëheqës botërorë janë duke u mbledhur këtë të dielë në Paris, nën masa tepër të rrepta sigurie, për të zhvilluar takime në kuadrin e samitit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Konferenca, e njohur ndryshe si “COP21”, nis të hënën dhe me të gjitha gjasat do të përfundojë me arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë për të kufizuar emetimet e karbonit.

Vëzhguesit thonë se sulmet e fundit terroriste në kryeqytetin francez do të rrisin mundësitë e arritjes së kësaj marrëveshjeje të re. Ndërkohë, rreth 40 mijë persona priten të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila do të vijojë deri më 11 dhjetor.