Obama vendos lule në Bataclan

Presidenti amerikan Barack Obama, i cili është i pranishëm në Paris për samitin e ndryshimeve klimaterike, ka vizituar skenën e masakrës në teatrin Bataclan.

I shoqëruar nga presidenti francez François Hollande dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hodalgo, ai la një trëndafil të bardhë në vendin ku u vranë 89 persona.

Sapo mbërriti në aeroport, Obama shkoi drejt e në Bataclan. Pasi vendosi trëndafilin, ai qëndroi në heshtje me kokën ulur.

Afro 150 udhëheqës botërorë janë duke u mbledhur këtë të dielë në Paris, nën masa tepër të rrepta sigurie, për të zhvilluar takime në kuadrin e samitit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Konferenca, e njohur ndryshe si “COP21”, nis të hënën dhe me të gjitha gjasat do të përfundojë me arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë për të kufizuar emetimet e karbonit.

Vëzhguesit thonë se sulmet e fundit terroriste në kryeqytetin francez do të rrisin mundësitë e arritjes së kësaj marrëveshjeje të re. Ndërkohë, rreth 40 mijë persona priten të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila do të vijojë deri më 11 dhjetor.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Lajmet e Fundit