11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6852

Albulena Misini, fituese e festivalit “Kosovarja këndon”

0

Edicioni më i ri i Festivalit Tradicional “Kosovarja këndon”, i 43-ti me radhë, i cili është mbajtur në Ferizaj, ka sjellë emra të rinj të interpretuesve të këngës popullore shqipe.

Në një konkurrencë prej 13 solistesh sa ishin pjesëmarrëse, të përcjella nga Ansambli i Këngëve “Kastriotët”, juria profesionale në përbërje: Fahri Beqiri, Sami Piraj dhe Lindita Isufi, vendin e parë ia ka ndarë këngëtares Albulena Misini nga Vitia për interpretimin e këngës “Po ti çka i ke thanë dikujt”, vendi i dytë dhe çmimi i publikut i është ndarë Diellza Zenunit nga Shtimja, e cila ka interpretuar këngën “Unë biri yt Kosovë”, ndërsa vendi i tretë i është ndarë këngëtares nga Gjilani, Diellza Zymberi, për interpretimin e këngës “Kënga Arbëreshe”. Çmimi i medieve, të cilin e ka ndarë Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” nga Ferizaj, i është dhënë këngëtares nga Gjilani Yllka Frangut për interpretimin e këngës “Bishtalecat palë-palë”. Juria profesionale me çmimin “Nexhmije Pagarusha” e ka nderuar interpretuesen ferizajase Kadrie Karaliti, e cila para publikut solli këngën “Marxhello”. Me mirënjohje në këtë festival është nderuar edhe këngëtarja e njohur shkodrane Mukadese Çanga, e cila ishte mysafire e festivalit dhe grupi i valltarëve “Ilirida” nga Shkupi. Me mirënjohje post-mortum është nderuar edhe muzikologu shqiptar Isak Muçolli, i cili ka ndërruar jetë para pak ditësh.

Hapjen e festivalit “Kosovarja këndon” e ka bërë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili ka theksuar se një festival i këngës në Ditën e Flamurit e ka simbolikën e vet domethënëse.

“Nëse kemi kënduar përgjatë shekujve në festa e në vuajtje, atëherë sot kemi arsye të shumëfishtë të këndojmë me zë edhe më të fuqishëm, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të lirë, më afër njëri-tjetrit dhe me mundësi më të mëdha për t’i shfaqur mundësitë e tyre krijuese. Ky çlirim nuk ka të bëjë vetëm me heqjen qafe të të huajve, që na kanë shtypur e terrorizuar tepër gjatë. Ka të bëjë edhe me çlirimin nga mendësia totalitare, e cila i kishte robëruar artin dhe kulturën tonë për dekada me radhë. Sot, arti, kultura, sporti, idetë, mallrat dhe njerëzit qarkullojnë më lirshëm se kurrë. Në këtë komunikim intensiv të paparë, populli shqiptar e ka shansin që nuk e ka pasur kurrë më parë që të këmbejë e të konsolidojë, përveç të tjerash, edhe vlerat e veta kulturore e arsimore. Kjo është një arsye më shumë që të festojmë e të jemi të gëzuar”, ka thënë kryetari Svarqa, duke vlerësuar se “Kosovarja këndon” është një festival që ka ndjekur rrugëtimin tonë jo vetëm muzikor, përgjatë gati pesë dekadave, sidomos rrugëtimin e femrës shqiptare të Kosovës, duke u bërë një tregues i përparimit dhe emancipimit të saj hap pas hapi.

“Sot ky festival natyrisht se ka objektiva të tjerë, që kapërcejnë përpjekjet për barazi gjinore të femrës kosovare. Para këtij festivali qëndrojnë objektiva artistike, objektiva interpretimi me cilësi e mjeshtëri sa më të lartë të këngëve të traditës popullore, ashtu si edhe zbulimi i zërave të rinj, që do të mund të bëheshin pjesë e botës artistike në të ardhmen. Unë uroj që këta objektiva të realizohen sa më mirë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Njohës të rrjedhave të muzikës popullore kanë thënë se Festivali “Kosovarja këndon” është gjurmë e mirë në kohë, është vlerë e traditës mbi 40-vjeçare si dhe vlerë e brezit të sotëm të krijuesve. /Epoka e Re

Sërish gaz në Kuvend

0

Ende pa filluar mirë seanca e Kuvendit të Kosovës, njëri nga deputetët e opozitës kë hedhur gaz lotsjellësi brenda sallës.

Deputatë janë larguar nga salla kryesore e kuvendit.

Ragip Begaj kërkon lirimin e të arrestuarëve më 28 Nëntor

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka reaguar ndaj arrestimeve të datës 28 nëntor, dhe me këtë rast ka kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Arrestimi familjarëve të dëshmorëve dhe dhuna e treguar, është e papranueshme dhe kërkojmë lirimin e shpejtë të të burgosurve”, tha Begaj.

“Pas një manifestimi, që ishte shumë i kulturuar dhe shumë i rregullt dhe që kaloi pa asnjë ekces, kërkojmë që Qeveria e Kosovës, të mos e tregoj forcën e dhunës ndaj qytetarëve të vet. Forca është e papranueshme, pasi ka forma tjera të zgjidhjes së problemeve. Burgosja e tillë e njerëzve, vetëm sa e acaron situatën dhe nuk bën zgjidhje. Arrestim i familjarëve të dëshmorëve, që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, është i papranueshëm për neve. Ne e dimë që shteti e ka aparatet shtetërore dhe mund t’ia dal, por në një shtet demokratik, përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve (të cilët janë sjellë në mënyrë të kulturuar) nuk është i pranueshëm. Ajo ndërhyrje, ato arrestime, kanë mundur të bëhen në një ditë ose datë tjetër dhe jo pikërisht me 28 Nëntor. Prandaj, NE kërkojmë lirimin e shpejt të tyre”, tha Ragip Begaj, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve.

Reagimi i Komunës së Malishevës, vjen, pas arrestimit të shumë qytetarëve, me datën 28 Nëntor në Prishtinë, ku në mesin e të arrestuarve, janë edhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitete, që një jetë të tërë ja kanë kushtuar çështjes kombëtare, e që vijnë nga Malisheva. /PrizrenPress.com

Arrestohet deputeti Fisnik Ismajli

0

Njësia Speciale e Kuvendit të Kosovës e ka arrestuar deputetin e lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli.

Deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli gjatë kontrollit në hyrje të Kuvendit të Kosovës i janë gjetur mjete, që dyshohet se është gaz lotsjellës.

Ai nuk është lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit dhe momentalisht është në dhomën e sigurisë.

Momentalisht, deputetët tjerë opozitarë janë duke hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Edhe në këtë seancë nuk ka shishe uji në karriget e deputetëve, ndërkaq ujë është vendosur vetëm në hyrje të sallës. /Telegrafi

Haradinaj: Seanca nuk do të zgjasë shumë

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ka kaluar kontrollin në hyrje të Kuvendit ka thënë se seanca nuk do të zgjasë shumë.

“Shihemi për pak se nuk do të zgjasë seanca shumë”, ka thënë Haradinaj

Ymeri: Ne do të vazhdojmë bllokadën

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas takimit me liderët tjerë opozitarë ka thënë se opozita do të vazhdojë bllokadën.

Ai ka thënë se protesta e tyre do të vazhdojë edhe sot në seancën e Kuvendit, pa sqaruar mënyrat dhe mjetet që do të përdoren.

“Ne do të vazhdojmë bllokadën. Do të vazhdojë protesta edhe sot”, ka thënë ai.

Takim i jashtëzakonshëm i opozitës

0

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë mbledhur në takim para seancës për të dhënë propozimin e tyre për seancën.

Tre liderët e opozitës kanë filluar takimin e jashtëzakonshme, ku pritet të japin propozimin për seanca të qeta.

Këtë të paktën ia ka kërkuar kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Takimi po mbahet në zyret e opozitës në Kuvend.

Kryesia kërkon propozim nga opozita për seanca pa probleme

0

Kryesia e Kuvendit ka përfunduar mbledhjen e saj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se mbledhjen e kanë mbajtur pas një propozimi që t’i japin një mundësi opozitës ta thonë një propozim, në mënyrë që seancat të mbahet pa probleme, por përfaqësuesja e opozitës tha ata mund të flasin pas takimit të opozitës në orën 9:30.

Propozimi në kryesi për ndonjë opsion të opozitës ka ardhur nga Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, por përfaqësuesja e opozitës dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, ka lëshuar mbledhjen.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli ka thënë se seanca do të jetë në orën 11:00.

“Po hyjmë në një javë të rëndësishme, pasi do të vije John Kerry. E thërras opozitën që të marrë pjesë në seanca, pasi aty është vendi i tyre”, ka thënë ai.

Policia ‘rrethon’ Kuvendin dhe Qeverinë

0

Para mbajtjes së mbledhjes së Seancës së Kuvendit të Kosovës, Policia ka nisur përgatitjet.

Rreth ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit, tashmë po shihen forca të Policisë.

Kjo prani e madhe e forcave policore është sinjal se mund të ketë eskalim të situatës gjatë mbajtjes së seancës.

Policia rreth Kuvendit1

Kerry vjen me mesazh të prerë për lidershipin e Kosovës

0

Njohësit e proceseve politike, Belul Beqaj dhe Fadil Maloku janë të mendimit se sekretari amerikan i shtetit, John Keryy gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të hapë si temë edhe bllokadën politike në vend.

BeqaJ ka thënë për ‘Epokën e re’ se vizita e Kerryt është e rëndësishme pasi do të sjellë mesazh të qartë për lidershipin në Kosovë, kurse Maloku ka thënë se ardhja e Kerryt duhet shikuar në dy rrafshe, në atë rajonal dhe të Kosovës.