17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ragip Begaj kërkon lirimin e të arrestuarëve më 28 Nëntor

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka reaguar ndaj arrestimeve të datës 28 nëntor, dhe me këtë rast ka kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Arrestimi familjarëve të dëshmorëve dhe dhuna e treguar, është e papranueshme dhe kërkojmë lirimin e shpejtë të të burgosurve”, tha Begaj.

“Pas një manifestimi, që ishte shumë i kulturuar dhe shumë i rregullt dhe që kaloi pa asnjë ekces, kërkojmë që Qeveria e Kosovës, të mos e tregoj forcën e dhunës ndaj qytetarëve të vet. Forca është e papranueshme, pasi ka forma tjera të zgjidhjes së problemeve. Burgosja e tillë e njerëzve, vetëm sa e acaron situatën dhe nuk bën zgjidhje. Arrestim i familjarëve të dëshmorëve, që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, është i papranueshëm për neve. Ne e dimë që shteti e ka aparatet shtetërore dhe mund t’ia dal, por në një shtet demokratik, përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve (të cilët janë sjellë në mënyrë të kulturuar) nuk është i pranueshëm. Ajo ndërhyrje, ato arrestime, kanë mundur të bëhen në një ditë ose datë tjetër dhe jo pikërisht me 28 Nëntor. Prandaj, NE kërkojmë lirimin e shpejt të tyre”, tha Ragip Begaj, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve.

Reagimi i Komunës së Malishevës, vjen, pas arrestimit të shumë qytetarëve, me datën 28 Nëntor në Prishtinë, ku në mesin e të arrestuarve, janë edhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitete, që një jetë të tërë ja kanë kushtuar çështjes kombëtare, e që vijnë nga Malisheva. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Lajmet e Fundit