15.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6854

Ymeri: Policia ka mundur të gjejë veç bombola gazi në zyrat tona

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media të thirrur pas ngjarjeve të djeshme kur Policia arrestoi Albin Kurtin, ka thënë se manifestimi i djeshëm ishte madhështor ku morën pjesë mbi 35 mijë qytetarë. Duke folur për aksionin e Policisë në zyrat e VV-së, ai tha se gjatë asaj kohe, askush nuk ka qenë brenda ndërtesës.

“Ai manifestim e frikësoi pushtetin. Marrëveshjet kriminale me Serbi e me Mal të Zi, dje e panë fundin e tyre dhe pushteti e përdori policinë. Pushteti tregoi që është jo vetëm shtet policor, por pushtet policor. Veprimet te zyrat e Vetëvendosjes kanë simbole të shtetit autoritar që po shkon në diktaturë. Asnjë dokument nuk kanë pasur policia për bastisje”, ka thënë mes tjerash Ymeri, raporton Koha.net.

“Kur qeveria bëhet Polici, atëherë nuk mund të jetë e popullit sepse ajo po e dhunon popullin”, shtoi më tej kreu i VV-së.

Visar Ymeri deklaroi gjithashtu se as nesër nuk do të lejojnë mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, kurse për deputeten Albulena Haxhiu tha se nuk e di nëse do të paraqitet apo jo në seancë.

Duke folur për aksionin e Policisë në zyrat e VV-së, ai tha se gjatë asaj kohe, askush nuk ka qenë brenda ndërtesës.

“Nuk ka qenë askush brenda dhe askush nuk e di çka kanë gjet e çka kanë lënë brenda Policia”, ka potencuar kreu i VV-së, ndërsa ka shtuar se “kanë mundur të gjejnë bombola gazi”.

Ndërkaq, Driton Çaushi nga po kjo parti, tha se me pretekst për arrestimin e Kurtit, ndodhi bastisja edhe arrestimet tjera.

“Kemi identifikuar 83 persona të arrestuar. 12 nga ta po mbahen ende bashkë me Albinin. Në këtë aksion është përdorur sprej, shufra gome e plumba gome”, tha Çaushi, për të vazhduar: “Sami Kurteshi është lënduar, Gani Krasniqi, ish kryetari i Malishevës, Valdrin Ahmeti është rrahur rëndë tek policia, Frasher Krasniqi është qëlluar me plumba gome, Kushtrim Demaku, Qëndrim Sahiti, Luan Hoti, Agim Otijani, Kushtrim Cakolli, Labinot Halimi kanë probleme shëndetësore”.

Në fund, Ymeri tha se subjekti që ai përfaqëson do të zhvillojë një takim me opozitën në orën 17:00 dhe më pas do të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Policia tregon gjërat që gjeti në zyret e Vetëvendosjes

0

Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe gjërat tjera që janë gjetur dje gjatë bastisjeve në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mesin e mjeteve që janë gjendur ka: gazmaska, gaz lotsjellës, mjete për shpimin e gomave, filikaça, radiolidhje për komunikim, shufra metalike, si dhe disa substanca tjera në pluhur, i cili ende nuk është ekzaminuar nga policia për përmbajtje

Vrasësi i aktivistit Italian, vritet si ushtar i ISIS

0

Mahmoud al-Salfiti, një prej vrasësve të aktivistit italian filo-palestinez Vittorio Arrigoni, ka “vdekur në rajonin e Anbar”, në Irak, ku “luftonte si ushtar i ‘DAESH’”.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa faqe xhihadiste.

Al-Salfiti ishte arratisur në qershor nga burgu i Gazës, ku po shlyente një dënim me 15 vjet.

Arrigoni u rrëmbye dhe u vra në Gaza në prill të 2011-s. /Mapo

Mahmoud al-Salfiti

Enver Hoxha “pushton” rrugët e Tiranës (Video)

0

Idhtarët e PPSH-së dhe “Komandantit të Përgjithshëm” bashkë me pinjollët e tyre, kanë shpërfillur urdhëresat e qeverisë dhe kërkesat e opozitës për të mos lejuar më simbolikat e ish-diktaturës të shfaqen, por kanë vërrshuar rrugëve të Tiranës.

Me portretët e ish-diktatorit dhe me flamurin komunist me yllin me 5 cepa mbi shqiponjë, ata kanë manifestuar sot në qendër të Kryeqytetit, duke kaluar përpara institucioneve më klryesore të shtetit si dikur në paradat e komunizmit.

https://youtu.be/qiVHHzuCrlE

Bashkurti: Vetëpërmbajtje vëllezër!

0

Diplomati shqiptar, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lisen Bashkurti, duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Bashkurti përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në “Facebook” ka përsëritur se të dy marrëveshjet, ajo për Asociacionin komunave me shumicë serb dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi janë të paqarta.

“Për shumë shekuj nëntorët kanë qenë muaj të përgjakur për popullin e Kosovës. Por ky nëntor i përgjakur ishte ndryshe. Ishte përgjakje midis vëllezërve. Vështirë të kuptohet përse po ndodh gjithë ky konfrontim midis liderëve politikë shqiptarë. Shkaku duket të jenë dy marrëveshjet e firmosura nga qeveria Mustafa-Thaçi. Marrëveshje të paqarta, të realizuara pa transparencë, pa përgjegjshmëri dhe pa gjithëpërfshirje. Opozita e paket në numrat e saj në parlament po përdorë energjitë e saj me mjete radikale e protesta popullore jashtëparlamentare. Midis dy palëve presidentja dështoi në zgjidhjen e krizës megjithë përpjekjet e dobëta të saj. Në qendër tanimë është vënë Gjykata Kushtetuese, gjykimi i së cilës pritet këto ditë mbi kushtetutshmërinë e marrëveshjeve”, ka shkruar Bashkurti.

Ai ka kritikuar për këtë situatë që është krijuar në Kosovë, veçanërisht për marrëveshjen e Asociacionit edhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Shefja e diplomacisë së dobët të BE-së, Mogherini qëndron pasive ndaj një situate që është bashkëpërgjegjëse, pasi është ndërmjetësuesja dhe garantuesja e marrëveshjeve Kosovë-Serbi”, ka deklaruar ai.

Për krizën politike në Kosovë, diplomati Bashkurti ka kritikuar edhe Tiranën.

“Tirana zyrtare hesht, sikur kriza në Kosovë të mos jetë fare agjendë alarmante edhe për të. E papranueshme. Qëndrim i qartë antikushtetues”, është shprehur Bashkurti.

Bashkurti ka thënë se më 2 dhjetor vjen në Kosovë shefi i diplomacisë së ShBA-ve dhe sipas tij, qëndrimi i ShBA-ve duket të jetë përcaktues në gjetjen e zgjidhjes së krizës në Kosovë.

Bashkurti ka kundërshtuar arrestimin e Albin Kurtit.

“A duhet që lideri simbolik dhe karizmatik i opozitës, Albin Kurti të arrestohej!? Mendoj se nuk duhej bërë ky veprim. Duket qartazi se drejtuesit e Qeverisë Mustafa-Thaçi dhe drejtuesi jogjithëpërfshirës i parlamentit kanë rënë në panik, në nervozizëm dhe qëndrojnë në prapavijë të urdhrave të prokurorisë dhe veprimeve të policisë. Vetëpërmbahuni vëllezër! Jemi një Atdhe, një popull, një histori, një gjuhë, një interes dhe një ardhmëri! Vërtetë jemi në demokraci pluraliste, por në anarki konfrontuese. Kemi kaq shume sfida ndërkombëtare, saqë vetëm me një sinergji të brendshme të fuqishme do të mund t’i përballojmë”, ka thënë Bashkurti.

Ai ka kërkuar që të lirohet Kurti, presidentja ta luajë rolin e saj kushtetues, Mustafa e Thaci të vetëpërmbahen, kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli të mbajë ekuilibër gjithëpërfshirës.

“Jam prej vitesh diplomat dhe studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare. E them me sinqeritetin me të madh se do e kisha tejet të vështirë, mos të pamundur që ta arsyetoja përpara faktorit ndërkombëtar këtë situate politike në Kosovë. Lirojeni Albinin! Presidente luaj rolin tënd kushtetues! Mustafa-Thaçi vetëpërmbahuni!

Drejtuesi i Parlamentit mbaj ekuilibër e gjithëpërfshirje! Jemi vëllezër, kemi një Atdhe, një popull, një interes dhe një aspiratë! Vetëpërmbajtje vëllezër!”, ka porositur diplomati shqiptar Lisen Bashkurti.

Hapet aplikimi për bursën ‘Hajde’

0

6 x Hajde! është një bursë gjashtë mujore (deri ne 700 Euro) e cila do të mbuloj të gjitha shpenzimet për punë dhe jetës për një student nga Akademia e Arteve në Kosovë. Studenti i zgjedhur do të marrë mbështetje financiare gjatë një periudhë prej gjashtë muajsh për të zhvilluar plotësisht një projekt të planifikuar ose të bërë hulumtime.

Një juri e përbërë nga kuratorja ndërkombëtar Nathalie Hoyos, profesor i artit dhe artisti Alberto Garutti dhe nga artisti Petrit Halilaj, do të përzgjedhin njërin nga studentët.

Për të aplikuar thirren studentët të cilët deri me datë 1 dhjetor mund të aplikojnë në rezidencë, në [email protected].

Duke inkurajuar dialogun dhe eksplorimi në art, Hajde! është i përkushtuar posaçërisht për të mbështetur dhe për të promovuar një gjeneratë shumë të re të artistëve. Synon ndërtimin e një strukture të veçantë për bashkëpunim te vazhdueshëm, shkëmbimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe të menduarit kritik në lidhje me artin bashkëkohor dhe artistët nga Kosova. Duke u nisur nga ligjërata, seminare dhe trajnime në bashkëpunim me institucionet dhe akademitë në fushën e artit dhe më gjerë, rezidenca me kritikë dhe artistë, deri te mbështetja e artit dhe publikimit të projekteve, ky fondacion ka për qëllim te zhvillohet, zgjerohet dhe rritet me artistët dhe organizatat e artit në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Përkujtohet 71-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

0

Paraditen e së dielës u mbajt ceremonia përkujtimore në “Varrezat e Dëshmorëve” për 71-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, dheanëtarë të tjerë të kabinetit.

Në homazhet te “Varrezat e Dëshmorëve” vendosi kurorë me lule dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe veteranë të luftës./TCH

Lirohen disa aktivistë të Vetëvendosjes

0

Një numër i aktivistëve dhe zyrtarëve të arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje, janë liruar mbrëmë në orët e vona.

Në mesin e të liruarve janë edhe zyrtarët Ylli Hoxha, Frashër Krasniqi e Adonis Tahiri.

Në komunikimin që ka bërë në Facebook mbrëmë, Ylli Hoxha ka thënë se 10 aktivistë janë lënë në mbajtje, duke lënë të kuptohet se të tjerët janë liruar.

Gjatë ditës së djeshme, Policia tha se ka arrestuar 95 aktivistë të kësaj partie, përfshirë edhe deputetin Albin Kurti, të cilit i është caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit.

Përleshje me shkopinj bejsbolli e thika në Prizren

0

Rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të hershëm, në ambientet e restorantit “Paradiso” në rrugën e “Kukësit” në Prizren, ka plasur sherri në mes të dy grupeve, ku ishin të përfshirë së paku shtatë të dyshuar, të gjithë nën ndikim të alkoolit.

Policia thotë se ende nuk dihet se si ka ardhur deri të rrahja por hetuesit policorë që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thonë se të gjithë personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore, kush më shumë e kush më pak, dikush është ther me thikë e dikujt i është thyer hunda dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

“Sipas krim teknikëve që kanë kryer procedurat e hetimit të vendit të ngjarjes thuhet se në rrahje, përpos grushteve, janë përdorë shkopinj bejsbolli dhe një thikë”, thekson Policia.

Pas intervistave me të dyshuarit, në konsultim me prokurorin e shtetit, poseduesi i thikës ndalet nën masën e arrestit policor ndërsa gjashtë të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Shkresat e lëndës dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më /PrizrenPress.com

Në Prizren arrestohet një kontrabandist

0

Policia Rajone e Prizrenit njofton se ka arrestuar një kontrabandist të nacionalitetit serb.

“Dje, në ambientet e një qendre tregtare në rrugën “Viliam Voker”, një qytetar nga Zhuri e kishte identifikuar një qytetar të nacionalitetit serb, banor i Prizrenit i cili me datën 29 prill ia kishte dërguar dy djem nga Zhuri kontrabandë në Suboticë, në kufi me Hungarinë dhe pasi ua kishte marrë 1200 euro i kishte lënë në mëshirën e fatit”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Ankuesi pasi e kishte vërejtur të dyshuarin e ka njoftuar Policinë e Prizrenit e cila e ka kryer arrestimin”.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalim mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer vepër penale të kontrabandës me emigrant për në shtetet “Shegen””.