12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ymeri: Policia ka mundur të gjejë veç bombola gazi në zyrat tona

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media të thirrur pas ngjarjeve të djeshme kur Policia arrestoi Albin Kurtin, ka thënë se manifestimi i djeshëm ishte madhështor ku morën pjesë mbi 35 mijë qytetarë. Duke folur për aksionin e Policisë në zyrat e VV-së, ai tha se gjatë asaj kohe, askush nuk ka qenë brenda ndërtesës.

“Ai manifestim e frikësoi pushtetin. Marrëveshjet kriminale me Serbi e me Mal të Zi, dje e panë fundin e tyre dhe pushteti e përdori policinë. Pushteti tregoi që është jo vetëm shtet policor, por pushtet policor. Veprimet te zyrat e Vetëvendosjes kanë simbole të shtetit autoritar që po shkon në diktaturë. Asnjë dokument nuk kanë pasur policia për bastisje”, ka thënë mes tjerash Ymeri, raporton Koha.net.

“Kur qeveria bëhet Polici, atëherë nuk mund të jetë e popullit sepse ajo po e dhunon popullin”, shtoi më tej kreu i VV-së.

Visar Ymeri deklaroi gjithashtu se as nesër nuk do të lejojnë mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, kurse për deputeten Albulena Haxhiu tha se nuk e di nëse do të paraqitet apo jo në seancë.

Duke folur për aksionin e Policisë në zyrat e VV-së, ai tha se gjatë asaj kohe, askush nuk ka qenë brenda ndërtesës.

“Nuk ka qenë askush brenda dhe askush nuk e di çka kanë gjet e çka kanë lënë brenda Policia”, ka potencuar kreu i VV-së, ndërsa ka shtuar se “kanë mundur të gjejnë bombola gazi”.

Ndërkaq, Driton Çaushi nga po kjo parti, tha se me pretekst për arrestimin e Kurtit, ndodhi bastisja edhe arrestimet tjera.

“Kemi identifikuar 83 persona të arrestuar. 12 nga ta po mbahen ende bashkë me Albinin. Në këtë aksion është përdorur sprej, shufra gome e plumba gome”, tha Çaushi, për të vazhduar: “Sami Kurteshi është lënduar, Gani Krasniqi, ish kryetari i Malishevës, Valdrin Ahmeti është rrahur rëndë tek policia, Frasher Krasniqi është qëlluar me plumba gome, Kushtrim Demaku, Qëndrim Sahiti, Luan Hoti, Agim Otijani, Kushtrim Cakolli, Labinot Halimi kanë probleme shëndetësore”.

Në fund, Ymeri tha se subjekti që ai përfaqëson do të zhvillojë një takim me opozitën në orën 17:00 dhe më pas do të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Lajmet e Fundit