10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6859

PDK në Prizren uron fetstat e Nëntorit

0

Dega e PDK-së në Prizren dhe kryetari i saj Minir Krasniqi, uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit dhe të gjithë shiqptarët në mbarë globin me rastin e festave të nëntorit.

“Festa 28 Nëntorin është ditë që shfaq dashurinë për Nëntorin e kthimit të Skënderbeut në Krujë, Nëntorin e Vlorës dhe Flamurit tonë, përmbledhë trimërinë e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së”, thuhet në urim.

Dega e PDK-së në Prizren uron që Festat e Nëntorit të jenë ditë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe të përpjekjeve të mëtutjeshme për realizimin e synimeve tona kombëtare. /PrizrenPress.com

Malisheva shënon 28 Nëntorin

0

Në kuadër të shënimeve, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës, po mbanë një varg aktivitetesh.

Fillimisht Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një seancë solemne, ndërsa më pas janë bërë nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë,. Ndërsa gjatë ditës do të vazhdohet me një varg aktivitetesh kulturore, si shfaqje, ekspozita, përurime të shkollave dhe të gjithë këtyre janë kanë parapri një varg aktivitetesh kulturore dhe sportive.

Në seancën solemne, fjalën kryesore e pati kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili foli për rëndësinë e datës së 28 Nëntorit, tek shqiptarët, duke filluar nga viti 1443, 1912, për të ardhur te historia më e re e shqiptarëve, 28 Nëntori i vitit 1955 dhe 1997.

“Kruja, Vlora, Prekazi, Llausha, janë ngjarje historike, që janë zhvilluar në etapa të ndryshme të historisë, e të cilat kanë një datë të përbashkët, atë të 28 Nëntorit. Festë, e cila në historinë e shqiptarëve njihet si, Dita e Flamurit Kombëtar”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, në fjalimin e tij, kryesisht foli për ngjarjen historike të 28 Nëntorit të vitit 1912, kur u shpall Pavarësia e Republikës së Shqipërisë, e më pas foli edhe për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Të gjitha këto, kryesuesi Thaçi, i paraqiti në mënyrë kronologjike, si dhe foli për rëndësinë historike të 28 Nëntorit.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, një fjalë rasti mbajti edhe Hahib Zogaj, veteran i luftës së UÇK-së. Përveç fjalëve të rastit lidhur me 28 Nëntorin, Zogaj, bëri thirrje për përkujdesje më madhe dhe për respekt më të madh institucional, për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, me theks të veçantë për familjet e dëshmorëve, raporton PrizrenPress.

Fjalimi i plotë i Ragip Begajt

Jemi tubuar sot këtu, në këtë ditë të shenjtë të kombit shqiptar. Shumë shekuj më parë, para kësaj date të shenjtë , tokat ilire ishin të ndara në shumë fise. Që atëherë, doli një njeri i shenjtë, i cili pati një vizion për të lansuar një shenjë e cila i bashkoi fiset shqiptare kudo që ishin. Kjo ditë e shenjtë për ne është 28 nëntori 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Plot pesëqind vjet, shqiptarët nën sundimin e të huajve, e ruajtën këtë ditë të veçantë, pa e harruar asnjëherë, me shumë sakrifica, duke e festuar dhe kujtuar në mënyra të ndryshme, për ta ruajtur simbolin e bashkimit të shqiptarëve.

Pas kaq shumë vuajtjeve nën pushtimet shekullore, shqiptarët erdhën në ditën e shenjtë të 28 Nëntorit të vitit 1912, ku plaku mjekërbardhë, Ismail Qemali, me shenjën e bashkimit, i bashkoi krerët e të gjitha trojeve shqiptare, për ta shpallur Shqipërinë shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm.

Edhe pas nëntorit të dytë, trojet shqiptare mbetën jashtë trungut amë, pasi që Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e njohu Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë jo real, ku më tepër se gjysma e kombit shqiptar mbeti jashtë shtetit shqiptar.

Me këtë padrejtësi, shqiptarët kanë jetuar në vazhdimësi duke u përballë me sfida, gjatë gjithë historisë.

Shqiptarëve që mbetën jashtë shtetit amë, vuajtjet, persekutimet dhe gjenocidi nuk ju ndal kurrë. Gjithë këto vite në pushtim, tentohej të zhdukej qenia shqiptare, madje duke e ndaluar edhe shkollimin në gjuhën shqipe. Vuajtjet, persekutimet, mohimi i qenies kombëtare, sikur shqiptarët i bën edhe më të fortë, sepse gjatë gjithë periudhave ka ardhur në shprehje rezistenca, mospërfillja, e deri te organizimi i luftës së armatosur, për liri dhe pavarësi të këtyre trojeve.

Shqiptarët, edhe në kohën e Skënderbeut, ishin pjesë e Evropës dhe luftuan për lirinë trojeve të veta. Krah përkrah Evropës, luftuan për lirin e trojeve të tyre, në luftën e parë dhe në luftën e dytë botërore dhe ishin në krah të forcave progresive. Por prapë se prapë kombi shqiptar, nuk mori atë që meritoi dhe atë për të cilën luftoi.

Gjatë pushtimeve të mëhershme dhe pushtimit sllav, janë zhvilluar luftëra të pandërprera. Pavarësisht këtyre luftërave, nuk ka familje shqiptare, që pushtuesit kanë mundur t’ia ndalin, kujtimin dhe shënimin e këtyre datave të shenjta kombëtare.

Këtyre datave të shenjta kombëtare, shqiptarëve ju shtua edhe një 28 nëntor, që lidhet me një emër dhe personalitet të shquar, i cili me luftën dhe heroizmin e tij, ndërroi historinë e shqiptarëve, që kaherë kishin mbetur jashtë shtetit të Shqipërisë. Pikërisht me 28 nëntor 1955, Zoti ja fali Kosovës, Komandantin Legjendar, Adem Jasharin.

Prapë 28 nëntori, data e shenjtë e daljes në skenë, publike, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas këtij emri të shenjtë (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), u bashkua e tërë Kosova.

Kruja, Vlora, Prekazi, Llausha, janë ngjarje historike, që janë zhvilluar në etapa të ndryshme të historisë, e të cilat kanë një datë të përbashkët, atë të 28 Nëntorit. Festë, e cila në historinë e shqiptarëve njihet si, Dita e Flamurit Kombëtar.

Sot, të gjitha trojet shqiptare, ndonëse ende në rrethana jo të duhura, janë mbuluar me petkun Kuq e Zi, duke festuar këtë ditë dhe këtë datë të madhe, Festën e Flamurit.

E këtij karakteri festiv, është edhe kjo mbledhje solemne, dhe unë shfrytëzoj rastin që në emër të institucionit të cilin e drejtoj, ti uroi të gjithë juve të pranishëm, dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, qytetarëve shqiptar ku do që janë, mërgimtarëve tanë që jetojnë në diasporë, 28 Nëntorin, ditën e shenjtë të shumë festave të kombit shqiptar, Festën e Flamurit.

Urime!

/PrizrenPress.com

Në Suharekë 43 raste të dhunës në familje

0

Një tryezë diskutimi kundër dhunës ndaj gruas u mbajt në Suharekë, në vendin ku Zejnepe Bytyqi më 23 tetor vdiq nga dhuna e ushtruar prej burrit të saj.

Tryeza u organizua në kuadër të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës ndaj Gruas”.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Milit Elshani tregoi rastet e kërkimit të ndihmës mjekësore nga dhuna në familje në Komunën e Suharekës.

“Vetëm deri në muajin tetor janë paraqitur 43 raste të dhunës në familje në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e cila është shumë shqetësues për një komunë të vogël si Suhareka. Ne i kemi lajmëruar policinë për këto raste, por se çka ka ndodhur me të nuk jemi në dijeni,” tha Elshani.

Por Policia e Suharekës nuk ishte në dijeni se çka ka ndodhur me këto raste.

Numri i madh i rasteve të dhunës në familje u vlerësua shqetësues edhe nga zyrtari ligjor i Komunës së Suharekës Avni Bytyqi që tha se kjo dhunë duhet të merret seriozisht nga organet e drejtësisë që të mos ketë përfundime tragjike.

Flurie Bytyci, kryesuese e grupit të Grave të Asamblesë të Komunës së Suharekës tha se ka mundur të ndodhë parandalimi i vdekjes së Zejnepe Bytyçqt.

“Te zonja Zejnepe Bytyqi është një lëshim nga organet e policisë që e kanë ditë se rasti ka qenë që 6 vjet dhe mua po më doket se ka qenë njëfarë lëshimi, nëse e kanë ditur është dashur me parandaluar, me thirrë, me biseduar më shpesh, me pas një intervenim te ai person,” tha asamblistja Bytyçi.

Por togeri në Policinë e Kosovës Bashkim Krasniqi tha se policia në rastin e të vdekurës nga dhuna e bashkëshortit, ka kryer punën e saj.

“Për dy rastet e Zejnepes që i ka pasë një në vitin 2002 dhe tjetrin në vitin 2012 për dhunë në familje ne punën tonë e kemi kry, pasi i kemi nisë për prokurori,” tha Bashkim Krasniqi.

Tryeza u organizua nga OSBE-ja në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, ndërsa morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të rendit dhe drejtësisë.

16 ditët e aktivizimit nisën të mërkurën në Prishtinë, ndërsa edhe aty u fol për rastin e Zejnepe Bytyçit. /Kallxo.com

Në Prizren opozita e bashkuar mobilizohet për manifestim më 28 Nëntor

0

Në vazhdën e aktiviteteve për organizmin “Manifestimit për Republikën” të opozitës më 28 nëntor, opozita e Bashkuar në Prizren ka mbajtur takimin e radhës të përbashkët, për koordinimin e angazhimeve lidhur me këtë manifestim.

Përfaqësuesit nga VV, AAK, BD dhe Nisma janë duke biseduar me strukturat e tyre dhe me qytetarët në Prizren që në mënyrë sa me te organizuar të marrin pjesë në këtë manifestim dhe ti thonë jo marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara me Serbinë, ta shpëtojmë Kosovën nga Bashkësia e komunave Serbe dhe Demarkacionit i kufirit me Malin e Zi.

Nisja të shtunën nga Prizreni bëhet në mënyrë të organizuar nga stacioni i Autobusëve në ora 10:30, si dhe nga fshatrat Korishë, Zhur, Billush, Gjonaj dhe Romaje.

Pjesëmarrja jonë masive do të dëshmojë se Prizreni nuk e duron kthimin e Serbisë ne Kosovë./Indeksonline

Ballkani i plotë në BE

0

Nga Zagrebi i Kroacisë, ku ishte ftuar të merrte pjesë në samitin e liderëve të Europës Qendrore e Juglindore, Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden shprehu mbështetje për anëtarësimin e plotë të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Numri dy i administratës amerikane u tha gazetarëve pas konferencës se një integrim i tillë i rajonit, si një i tërë, do të ishte garancia më e madhe për stabilitetin e tij, por edhe qëndrueshmërinë e të gjithë Europës.

“E presim me padurim një gjë të tillë, sepse një Europë e plotë, e lirë dhe në paqe, ka qënë ëndrra e brezit të cilit i përkas dhe ëndrra e gjeneratës së tim eti. Ashtu siç e shoh unë, por edhe siç është këndvështrimi me realist në këtë rast, stabilitet nuk mund të ketë pa një integrim të plotë në Europë në pjesën Juglindore të saj apo rajonit të Ballkanit”, tha Biden.

Samiti i mikpritur nga Kroacia e Sllovenia e i organizuar çdo vit që prej 2013-tës, synon promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian, e shërben dhe si forum i nivelit më të lartë të mundshëm për diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me rajonin në tërësi.

Biden përmendi gjithashtu krizën e emigrantëve me të cilën përballen prej muajsh tashmë disa prej vendeve të rajonit, të kthyera në rrugë tranziti për azilkërkuesit e nisur drejt veriut të Europës. Rrugëtimi i tyre drejt shteteve perëndimore të kontinentit të vjetër, ka çuar me mijëra refugjatë në dyert e Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë e Sllovenisë.

“Në takim u diskutua sesa shumë po i tkurr rezervat e vendeve të rajonit kriza e emigrantëve. Do ketë një mbledhje tjetër të liderëve të BE-së këtë të dielë, por ndërkohë dimë se këta njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim, strehim, veshje të ngrohta tani që afron dimri, dhe këto nevoja të tyre vetëm sa do të shtohen. Kjo është një tjetër sfidë që kërkon angazhimin e të gjithëve. Të gjithë ne duhet të bëjmë më shumë”.

Skender Susuri i del në mbrojtje të dënuarit për vjedhje të votave

0

Kuvendari i Bashkimit Demokratik (BD) në Prizren, Skender Susuri, është shprehur i habitur me shfuqizimin e vendimit të Kuvendit, për emërimin e Mujë Berishës, si anëtar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

“Zyrtarë të këtij dikasteri qeveritar nuk duhet të bien pre e postimeve nëpër rrjetet sociale, dhe se nuk duhet të luhen lojëra politike rreth të përzgjedhurit Berisha, i cili është plotësisht i pafajshëm pas vuajtjes së dënimit 6 mujor të burgut , të cilin ai së bashku me disa persona të tjerë ishin dënuar nga gjykata kohë më parë”, ka thënë Susuri.

“Nuk duhet të zhvlerësohet personaliteti i Mujë Berishës, i cili për shumë vite me mjaft sukses ka ushtruar detyrën e përgjegjësit të Arkivit Ndërkomunal në Prizren”.

Rreth kësaj çështje të ngritur në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit, përveç kuvendarit Susuri, nuk kanë reaguar as këshilltarët tjerë të cilët e kanë votuar , Mujë Berishën, për anëtar të KTK-së në Prizren.

Ministria e Kulturës ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit të Prizrenit,për emërimin e Mujë Berishës, si anëtar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit me shumicë votash kanë zgjedhur Mujë Berishën për anëtar të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike të këtij qyteti, vend ky që kishte mbetur i zbrazët pas dorëheqjes së ish-kryetarit të këtij trupi këshillëdhënës, Vesel Hoxhaj,

Ndonëse Berisha ishte i katërti në listë për nga pikët e fituara pas vlerësimit të Komisionit përkatës Komunal, megjithatë këshilltarët e KK-së janë përcaktuar që ta mbështesin kandidaturën e tij. Veç kësaj Berisha ka një dosje në organet gjyqësore pasi më 2013 u dënua për mashtrim në votime. /TV Prizreni

Shkarkohet Mujë Berisha

0

Ministria e Kulturës ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit të Prizrenit,për emërimin e Mujë Berishës, si anëtar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit me shumicë votash kanë zgjedhur Mujë Berishën për anëtar të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike të këtij qyteti, vend ky që kishte mbetur i zbrazët pas dorëheqjes së ish-kryetarit të këtij trupi këshillëdhënës, Vesel Hoxhaj,

Ndonëse Berisha ishte i katërti në listë për nga pikët e fituara pas vlerësimit të Komisionit përkatës Komunal, megjithatë këshilltarët e KK-së janë përcaktuar që ta mbështesin kandidaturën e tij. Veç kësaj Berisha ka një dosje në organet gjyqësore pasi më 2013 u dënua për mashtrim në votime. /TV Prizreni

Putin: Na tradhtuan. Erdogan: Nuk kërkoj falje

0

Rrëzimi i avionit rus nga Turqia ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve. Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga shteti turk që të dënojë fajtorët.

“Deri tani ne nuk kemi dëgjuar nga liderët politikë turq që të kërkojnë falje për ngjarjen e ndodhur dhe për më tepër që të çojnë para drejtësisë fajtorët”, ka pohuar ai.

Gjithashtu, Putin ka deklaruar se kjo tradhti e Turqisë, si aleat në luftën kundër terrorizmit është e pashpjegueshme.

“Janë të pashpjegueshme arsyet që çuan në tradhtinë e një vendi, i cili konsiderohej aleat në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Putin, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, ku një avion rus u rrëzua nga autoritetet ushtarake turke.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Rusia në drejtim të shtetit të tij. Sipas Erdogan, shteti rus shpif kur thotë se Turqia blen naftë nga ISIS.

“Mendoj se nëse është një palë që duhet të kërkojë falje, nuk jemi ne. Duhet të kërkojë falje kush ka dhunuar ka shkelur hapësirën tonë ajrore, – ka shtuar presidenti turk në një intervistë për CNN. – Pilotët dhe forcat tona të armatosua kanë bërë thjesht detyrën e tyre”.

Ndërkohë, gjatë fjalës së mbajtur në Ankara ai u shpreh: “Turp! Ata që pretendojnë se ne blejmë naftë nga ISIS duhet të vërtetojnë, në të kundërt nuk janë gjë tjetër veçse shpifës”.

Ai ka akuzuar se ISIS, naftën që nxjerr ia shet Bashar Al-Assad. “Nëse ka një pikë ku duhet të kërkohet për armët dhe fuqinë e financimeve të ISIS-it, duhet të jetë regjimi i Assadit”, ka thënë ai.

Ushtria turke qëlloi mbi avionin rus ditën e martë, duke sjellë një krisje të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Nxënësit e Bujanocit: Duam libra në gjuhën shqipe

0

Studentët dhe nxënësit shqiptarë kanë protestuar të mërkurën në qytetin e Bujanocit, pasi kërkojnë që të kenë libra në gjuhën shqipe. Ata thanë se duhen kthyer librat që janë bllokuar në doganat e Serbisë si donacion nga Kosova, për të cilat Beogradi thotë se kanë përmbajtje problematike.

“Është një gjë shumë e rëndë, sepse gjatë orës ne nuk mund të marrim çdo gjë që është në libër, por vetëm hollësitë, ndaj dhe shumë gjëra mbeten pa shpjeguar”, thotë nxënësja Anita Halimi.

“Na mungojnë librat, sepse kjo është një shkollë shqipe dhe duhet të ketë libra shqip”, shprehet nxënësi tjetër, Elmirjon Rexhepi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, tha se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke theksuar: “Serbët mësojnë me tekste të Serbisë, pa pasur asnjë problem. Pse të ndalohet libri shqip në Luginën e Preshevës? Kjo tregon qartë se Serbia nuk ka vullnet të zgjidhë problemet e shqiptarëve”, deklaron Musliu. Qeveria e Serbisë ka ndaluar për herë të dytë librat nga Kosova, pasi i konsideron ilegalë në sistemin arsimor serb.

Cërrik, plagoset një person me armë zjarri

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasdite në qytetin e Cërrikut në lagjen numër 3.. Sipas burimeve, është plagosur shtetasi Sabri Gjoni.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.