6.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6860

Minxhozi, politikës kosovare: Mos u bëni kopje e keqe e Shqipërisë

0

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta tejkalojë retorikën patriotike, por të kthehet në bashkëpunim më të madh ekonomik në mes dy vendeve.

Sipas tij, shkëmbimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë këtë vit ka arritur rreth 200 milionë euro, për dallim para dy viteve kur kjo shumë ka qenë 150 milionë euro.

“Nëse ndonjëherë dalin problem gjatë shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve, ne duhet t’i ruajmë dozat e reagimit, sepse kemi të bëjmë më një ekonomi të hapur, ku ndryshojnë interesat nga një vend në tjetrin. Nuk ju ndodhin probleme vetëm Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ekonomik, por probleme në mes vete kanë edhe vendet evropiane”, ka thënë ai.

Minxhozi ka theksuar se shqiptarët këndej dhe andej kufirit duhet ta njohin më mirë njëri tjetrin dhe se sipas tij, duhet ta kemi parasysh si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë ekonomi të vogla, dhe duhet ta kenë një bashkëpunim të ndërsjellë në mes tyre.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka theksuar se nuk dëshiron që disa fenomene negative që kanë ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë të transferohen edhe në Kosovë.

“Jam kundër përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe bllokimit të seancave. Nga ana tjetër edhe Qeveria duhet të jetë më aktive dhe të tregoj që është e gatshme të jetë pjesë e dialogut. Shpresoj që manifestimi i këtij 28 nëntori të jetë i qetë, sepse çdo eskalim do ta përdhoste këtë festë”, ka shtuar Minxhozi.

Ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi, aderon në Vetëvendosje

0

Ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Aderimin Kurteshi pritet ta bëjë publik në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Përafrimi i tij më këtë subjekt është vërejtur kohëve të fundi. Po ashtu, Sami Kurteshi është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi.

“Steve Jobs” shfaqet në Prizren

0

Që nga 26 nëntori në repertorin e kinemasë DokuKino në Prizren është edhe filmi kushtuar Steve Jobs, i zhanrit dramë. “Steve Jobs” do fillojë të shfaqet në ora 17:00 që nga dita e enjte.

Filmi “Steve Jobs” me regji nga Danny Boyle bazohet në biografinë e Steve Jobs të shkruar nga Walter Isaacson dhe prezanton prapaskenat e produkteve Macintosh, Next dhe iMac, që kanë sjellë revolucion në botën digjitale.

Me rolet e tyre nuk këtë film paraqitën aktorët Michael Fassbender, Kate Winslet dhe Seth Roger.

Çudia në kokë

0

Orhan Pamuk i rikthehet romanit. Quhet “Çudia që kam në kokë” dhe është historia e jetës së ëndrrave të një bozaxhiu.

“Kjo është historia e jetës së ëndrrave të bozaxhiut Mevlut Karatas, shitës boze dhe kosi”, një ekzistencë e përshkuar nga fati i paparashikueshëm, siç do t’ia zbulojë lexuesve të vet Orhan Pamuk, tek libri “Çudia që kam në kokë”.

Romani i ri i shkrimtarit turk, fitues të Çmimit Nobel, rrëfen pikërisht jetën e Mevlutit, i cili ka në kokë një çudi, të cilën ai vetë nuk arrin ta shpjegojë dhe nga e cila do të përpiqet gjithmonë që të çlirohet.

Alternativa nuk ka dialog

0

Nga Albin Kurti

Në janarin e këtij viti, anembanë qyteteve e qytezave të Kosovës u patën mbajtur rreth 15 protesta kundër ish ministrit të qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq. Me vendosmëri po kërkohej shkarkimi i Jabllanoviqit pasi që ai i kishte quajtur egërsira nënat e të pagjeturve nga Gjakova dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qeveria po e mbronte Jabllanoviqin herë duke thënë që ai është keqkuptuar e herë duke i keqinterpretuar motivet e protestuesve.

Të shumtë ishin qytetarët e Kosovës të cilët asokohe na thoshin se nuk hiqet dot Jabllanoviqi si ministër qeverie meqenëse ai është kreu i Listës serbe. Dhe, vazhdonin ata, po u shkarkua Jabllanoviqi, atëherë tërhiqet Lista serbe nga koalicioni me PDK e LDK dhe asisoj bie qeveria! Na e thoshin këtë edhe pas dy protestave masive e të fuqishme më 24 dhe 27 janar në Prishtinë. Na e thoshin këtë madje edhe në ditën e 3 shkurtit, në mbrëmjen e së cilës më në fund u shkarkua Jabllanoviqi (një ditë para protestës së radhës të paralajmëruar për 4 shkurt).

Mirëpo, të gjithë këta qytetarë një gjë nuk po e kuptonin: Vuçiqi e Daçiqi më të rëndësishëm i kanë Mustafën e Thaçin të cilët u nevojiten atyre për ‘Zajednicën’ sesa Jabllanoviqin të cilin kollaj mund ta zëvendësojnë me një tjetër siç edhe bënë. Pra, Serbia i ka aset shumë të vlefshëm krerët e qeverisë së Kosovës sepse këta janë tejet dorëshlirë për Kosovën duke ia përmbushur rregullisht apetitet Serbisë.

Në këtë kuptim, Mustafa e Thaçi nuk janë më as tradhtarë të Republikës së Kosovës e të kombit shqiptar. Ata tashmë janë bashkëpunëtorë të Serbisë. Mund të tradhtosh një herë, nuk mund të tradhtosh disa herë e aq më pak të tradhtosh vazhdimisht. Mustafa e Thaçi moti e kanë kryer tradhtinë. Sot ata janë shndërruar në bashkëpunëtorë të Serbisë, në shërbëtorë të devotshëm të Serbisë hegjemoniste dhe ekspanzioniste, në vegla të nacional-socializmit serb të udhëhequr nga Vuçiqi e Daçiqi. Mustafa e Thaçi janë më keq se tradhtarë të Kosovës – ata janë bashkëpunëtorë të Serbisë.

Këta dy jo vetëm që aspak s’po e ndihmojnë Kosovën, por edhe po e ndihmojnë shumë Serbinë. Trajtimi special që po ia bën qeveria e Kosovës Serbisë përmes dialogut pa kushte me të, po e forcon Serbinë në fushatën e saj kundër Kosovës. Qeveria e Kosovës po jep kontribut të çmuar në fuqizimin e Serbisë brenda Kosovës e rreth Kosovës, gjithnjë kundër Kosovës. Prandaj, opozita e bashkuar nuk mund t’i lëshojë pe Mustafës e Thaçit sepse ashtu do t’i binte që i lëshuam pe Serbisë!
Thaçi e Mustafa pasi që e kanë bërë Kosovën të negociueshme me Serbinë, tash marrëveshjet me Serbinë po i paraqesin si të panegociueshme (sic.). Thonë se e kanë të pamundur të tërhiqen nga marrëveshjet e këqija si këto për ‘Zajednicën’ e Serbisë dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Po të ishin Mustafa e Thaçi njëmend qeveritarë të Kosovës e jo shërbëtorë të Serbisë, jo tërheqja nga këto marrëveshje, por pikërisht nënshkrimi i tyre do të ishte i pamundur e i paimagjinueshëm.

Kuvendi i Kosovës është i shkelur me ‘Zajednicën’ e Serbisë. Bllokimi në Kuvend e mbron Republikën pa të cilën nuk ka çka të duhet Kuvendi. Fundja, Kuvendi mund të jetë edhe i autonomisë, edhe i kantonit, edhe i njësisë federative, s’është e thënë të jetë vetëm i republikës, apo jo? Kthimi në Kuvend i opozitës nuk mund të jetë kthim në hapsirë pa qenë kthim në kohë: duhet të kthehemi në situatën para 25 gushtit të këtij viti. Sepse debati duhet t’i paraprijë marrëveshjeve e jo anasjelltas.
Me kohë dhe në vazhdimësi ne i kemi kundërshtuar decentralizimin etnik dhe eksterritorialitetin fetar, UNMIK-un dhe EULEX-in, shitjen e KEDS-it dhe vjedhjen e Bechtelit, mallrat e Serbisë dhe Jabllanoviqin. Për të gjitha këto ka dalur se kemi pasur të drejtë. S’do mend se edhe ata që sot kanë dilema shpejt do ta kuptojnë se kemi pasur të drejtë edhe në kundërshtimin e ‘Zajednicës’ së Serbisë e të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E gjithë çështja është se çfarë çmimi duhet të paguajmë deri sa të tërhiqen Mustafa e Thaçi nga pazaret e tyre me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ka mundësi që ata do të tërhiqen vetëm pasi ta kenë vrarë dikë prej nesh apo disa prej nesh. Nuk kam dyshim në gatishmërinë e tyre për të na vrarë. Mirëpo, kjo gatishmëri e tyre do ta ketë përballë një gatishmëri tonën edhe më të madhe edhe më të lartë: gatishmërinë jo vetëm që të burgosemi por edhe të vdesim vetëm e vetëm që Serbia të mos e fitojë ‘Zajednicën’ në Kosovë kurse Mali i Zi të mos i marrë 9.000 hektarë tokë të Kosovës. Ne nuk i frikësohemi as burgjeve e as plumbave të regjimit Mustafa-Thaçi. Ne i frikësohemi vetëm bosnjëzimit të Kosovës.

Nuk mund të dialogosh me këtë qeveri e të merresh vesh me të. Jo vetëm për shkak se ajo tanimë ka dialoguar e është marrur vesh me Serbinë dhe Malin e Zi. Dialogun në institucione e kemi parë te ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Gjykatës Speciale. Fol e debato sa të duash në foltoren e Kuvendit, në fund, votimi i deputetëve të koalicionit PDK-LDK-Srpska i përngjan futjes së rruazave në pe. E, nëse rastësisht s’ka mjaftueshëm rruaza, atëherë thirret seanca tjetër ku gjithçka përsëritet deri te rezultati i duhur. Demokraci se jo mahi!

Alternativa e kësaj është insistimi përmes protestave të vazhdueshme sikurse në rastin e shkarkimit të Jabllanoviqit. Në atë rast u arrit qëllimi e u realizua kërkesa jonë pa kurrfarë dialogu e pa asnjë takim me Mustafën e Thaçin. Nuk pati as tryezë dialogu e as platformë bisedimesh, por Jabllanoviqi u detyrua të ikë. Dialogu me regjimin Mustafa-Thaçi nuk është alternativë. Fundja, në shtetin e të kapur, natyrisht që ka më shumë më tepër demokraci në demonstrata qytetare sesa në institucione zyrtare.

Tek varrezat në Prizren gjenden dy mjete shpërthyese

0

Një punëtor i varrezave të Prizrenit ka raportuar dje në polici se duke hapur një varr ka gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese të llojit të panjohur.

Policia njofton se njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetet në mënyrë të sigurt. /PrizrenPress.com

Goditet një këmbësore me veturë në Prizren

0

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “De Rada” në Prizren.

“Një i dyshuar i panjohur përderisa ishte duke drejtuar një automjet po ashtu të paidentifikuar, e ka goditur këmbësoren–viktimën femër K-Shqiptare, e cila ishte duke e kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Obama uron shqiptarët në prag të festës së 28 Nëntorit

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, në vigjilje të festës së 29 Nëntorit i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Në këtë mesazh presidenti Obama ka shpreh urimet më të mira për popullin shqiptar në emër të popullit amerikan me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

“I dashur president, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar edhe në emër të popullit amerikan me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë. Ky shënon edhe një rast për të reflektuar mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, ashtu siç u nënvizua edhe nga nënshkrimi në prill i Partneritetit Strategjik Sh. B. A. – Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë që të përparojë në rrugëtimin e saj drejt integrimin të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit amerikan, theksohet në letrën e tij.

Më tutje në urim thuhet se u është mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe anembanë botës.

Sipas tij, ato përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që lufton ISIS-in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit.

“ Unë pres që në këtë drejtim dhe në shumë fusha të tjera të rëndësishme, ta thellojmë bashkëpunimin tonë gjatë viteve në vazhdim. Edhe njëherë, ju shpreh urimet e mia ndërsa ju kremtoni këtë ditë të gëzuar”, thuhet në fund të urimit të mesazhit të presidentit Obama.

Një person arrestohet në Prizren

0

Mbrëmë rreth orës 21:00 minuta, një person i nacionalitetit turk është arrestuar në Prizren.

Siç raporton Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

I njëjti është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Whitesnake “ndez” Shkupin

0

Rok grupi legjendar, Whitesnake, në kuadër të turneut botëror mbajti një koncert në Shkup të Maqedonisë mbrëmjen e së mërkurës.

Si edhe në çdo koncert tjetër të grupit, arena “Boris Trajkovski” ishte e mbushur me publik, pasi që të gjitha biletat ishin blerë nga dashamirët e muzikës rok në Maqedoni e rajon.

Gjatë këtij turneu ata po promovojnë para adhuruesve të tyre albumin e ri, “The Purple”.

Grupi janë të njohur botërisht me hitet e tyre “Is this love”, “Here i go again”, “Fool for loving you”, “Still of the night” etj.

Përveç Shkupit gjatë këtij muaji Whitesnake mbajti koncerte edhe në Zagreb e Beograd. /KosovaLive