23.9 C
Prizren
E shtunë, 3 Maj, 2025
Home Blog Page 6864

1,000 evropianë “të zhdukur” në Nepal

0

Zyrtarët janë duke bërë përpjekje për të gjetur 1,000 shtetas të Bashkimit Evropian në Nepal, gjashtë ditë pas tërmetit shkatërrues, i cili ka vrarë mbi 6,000 njerëz.

Një zyrtar i BE-së ka thënë se shumica e tyre besohet se mund të jenë në Everest ose rajonet e largëta të Langtangut. Shumica besohet se janë gjallë, por të izoluar.

Fati i mijëra shtetasve të Nepalit në komunitetet e largëta mbetet po ashtu i panjohur. Nepali ka bërë thirrje për më shumë ndihma humanitare. Kombet e Bashkuara thonë se tetë milionë njerëz janë prekur nga tërmeti i 25 prillit.

Të korruptuarit jashtë institucioneve

0

 

Analistët ekonomikë dhe përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të vazhdohet me masa të spastrimeve dhe të largimit të të dyshuarve e të korruptuarve edhe nëpër ministritë dhe institucionet e tjera si në atë të Infrastrukturës, që e bëri ditë më parë ministri Lutfi Zharku. Analistët dhe bizneset janë pajtuar me vlerësimin se në organet e prokurimit nuk duhen që të jenë njerëz të korruptuar, si në rastin e OSHP-së, ashtu si ka thënë ditë më parë ambasadorja amerikane, Tracey Annn Jacobson.

Ndërkaq, mbetet mister se pas Ministrisë së Infrastrukturës a do të vazhdohet me këto spastrime edhe nëpër ministritë dhe institucionet e tjera. Për këtë çështje, ndonëse i janë bërë pyetje nuk është prononcuar zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi. Në një konferencë të kësaj jave me Odën Ekonomike Amerikane dhe bizneset, ambasadorja amerikane tha se Qeveria duhet të përmirësojë efikasitetin e prokurimit dhe të mos i mbajë në pozita vendimmarrëse zyrtarët që kanë padi për korrupsion/kosova sot/

Përfundon afati dy javor i opozitës

0

Më 18 prill opozita i ka dhënë ultimatum Qeverisë që brenda dy javësh të vepron rreth kërkesave të tyre, kërkesa këto që i shprehën përmes protestës.

Opozita protestoi me kërkesën për t’i thënë stop kapjes së shtetit, institucioneve të drejtësisë, televizionit publik dhe institucioneve tjera.

E për të treguar për veprimet e mëtutjeshme, ata kanë paralajmëruar një konferencë. Aty pritet të bëhet të ditura veprimet e tyre.

Ndryshe, Glauk Konjufca një ditë më parë ka paralajmëruan se veprimet e pushteti nuk do t’i zmbrapsin për t’u organizuar

Delegatët i kanë dy rrugë, ripërtërirjen apo shuarjen e LDK-së

0

Në një intervistë për RTV21, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka deklaruar se 355 delegatët e LDK-së që do të vendosin per udhëheqësinë e re të kësaj partie duhet të vendosin në mes të ripërtërirjes apo shuarjes së partisë. Ajo tha se përkrahja e anëtarësisë pr alternativën që ajo përfaqëson është jashtëzakonisht e madhe, por mbetet të shihet nëse delegatët do t’a respektojnë këtë vullnet të elektoratit.

Ajo konfirmoi se nuk do të votojë për Thaçin president gjatë vitit të ardhshëm dhe i ftoi deputetët e tjerë të kundërshtojnë mandatin e Thaçit për President. Ajo poashtu u bëri thirrje publike deputetëve të LDK-së të nënshkruajnë kërkesën për hetimin e SHIK-ut.

Petersen: Jam i zhgënjyer me lidershipin e Kosovës

0

Largimi i mijëra kosovarëve drejt vendeve të Evropës ishte përgjigjja me qartë se klasa politike kosovare në shtatë vjetët pas pavarësisë ka dështuar të krijojë një ambient të sigurt dhe shpresëdhënëse për popullin e saj. Kështu ka deklaruar ish-shefi i UNMIK-ut për periudhën qershor 2004 – qershor 2006, danezi Soren Jessen-Petersen.

Në intervistën ekskluzive dhënë “Zërit”, Petersen i piketon disa nga sektorët kyçë, ku Kosova ka stagnuar gjatë shtatë vjetëve të pavarësisë, përfshirë dështimin në ekonomi, arsim, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e mbi të gjitha nuk ka arritur të krijojë “shpresë tek populli për vendin”.

Petersen, i cili është quajtur edhe si “Mbrojtësi i Kosovës”, aktualisht është duke punuar si profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara “John Hopkins”, në lëndën: “Emigrantët ekonomikë, refugjatët dhe sigurimi njerëzor”…

Besojmë në pafajësinë e grupit ‘Drenica’

0

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e grupit “Drenica”. Në këtë intervistë për “Epokën e re” Gashi ka deklaruar se, sipas të gjitha gjasave, në këtë muaj do të përfundojë procesi gjyqësor në rastin “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Gashi ka shprehur optimizëm se trupi gjykues do të nxjerrë aktgjykim lirues për të akuzuarit në grupin e “Drenicës” pasi, sipas tij, Prokuroria e EULEX-it ka dështuar ta argumentojë fajësinë e të akuzuarave në rastin “Drenica 1” dhe Drenica 2”. “Jemi të bindur se trupi gjykues, që kryesohet nga gjyqtari Dariusz Sielicki, është në detyrën e vet, se e di peshën e punës dhe do të duhej të jetë i bindur se Prokuroria ka dështuar plotësisht në dokumentimin e fajësisë së Sylejman Selimit dhe të tjerëve”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor në rastin “Drenica” ka mundur të zgjasë edhe më shumë. “Edhe pse rasti ‘Drenica’ është duke zgjatur që dy vjet, ka pasur të zgjasë edhe më tepër. Ka pasur seanca të caktuara për muaj të tërë, por meqenëse ne kemi hequr dorë nga dhënia e dëshmive të tjera, nuk kemi paraqitur asnjë dëshmitar në emër të ekipit mbrojtës të Sylejman Selimit, në mënyrë që ta shkurtojmë kohën e gjykimit, meqenëse jemi të bindur në pafajësinë e tij”, është shprehur Gashi.

Serbët ngacmojnë me armë shqiptarët në Prevallë

0

Shumë qytetarë të Kosovë s sot ia kishin mësyrë Prëvallës për ta kaluar ditën e 1 Majit. Por, disa nga ta hasë n edhe në kërcënime e ngacmime.

Rrugës për në parkun e Prëvallës, në Shtërpcsë disa serbë më ramë ngacmuan shqiptarët. Ata me revole e flamuj në duar bë në gjeste provokues.

Kurse, Policia e Kosovës bënë të ditur se deri në këto momente nuk ka ndonjë problem që vlen të theksohet, në këtë ditë feste, e që mund të ndërlidhet me këto zhvillime, pra situata e përgjithshme është e qetë dhe nuk ka pasur probleme. /KlanKosova/

Molliqaj: Arrestimi im ishte politikë

0

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, u lirua pasi u arrestua nga policia e kosvoës sot në mëngjes. Pas lirimit, ai tha se me rastin e tij, u shkelën gjitha procedurat, pasi që për tri orë e gjysmë nuk e dinte se pse është arrestuar.

“Unë jam ndal rreth orës 9:30 minuta. Për tri orë e gjysmë nuk më kanë njoftuar se për cilin rast jamë ndalu. Me këtë janë shkel të gjitha procedurat”, tha ai, raporton Klan Kosova.

Molliqaj më pas e ka kuptuar se për çfarë është arrestuar nga policia.

“Më kanë paraqitur para prokurorit për rastin e protestës se prillit te vitit 2013. Pas atij takimi me prokurorit, me kane bartur ne Deçan për disa landë të vjetra”, tha ai.

Sekretari i VV-së, ka thënë se ky arrestim ka qenë kryekëput politikë dhe me qëllim të dëmtimit të idesë së protestave.

Mendësia e plaçkitjes dhe nevoja për reformatorë

0

Agron Halitaj

Para dy dekadash, disa druvarë të Rugovës ishin mbledhur në bjeshkë dhe kishin nisur t’ia qanin hallet njëri tjetrit. Nuk guxonin ta prisnin malin prej milicisë serbe dhe “shumarëve” shqiptarë dhe i luteshin zotit që Kosova të çlirohej një orë e më parë. Vetëm në Kosovën Republikë, ata besonin se do të prisnin dru lirshëm dhe nga shitja e tyre do të pasuroheshin. Kështu, ata e konceptonin lirin e vendit me lirin për ta vjedhur “malin e shtetit”, pa e ndjerë rrezikun e të ndëshkuarit nga dikush.

Druvarët, që asokohe e kanë bërë atë muhabet sot mund të jenë gjallë me ëndrrën e përmbushur. Vendi u çlirua dhe shumë druvar si ta iu sulen malit pamëshirshëm.

Ata pak roje pylli që u dolën në rrugë në përpjekje për ta mbrojtur pronën shoqërore, ose u rrahën, ose u lidhën për lisash, ose në rastin më të keq u vranë.

Ky është realiteti i sjellë nga mali i cili e shpërfaq edhe mendësinë urbane që ka qenë dhe vazhdon të jetë e mpleksur në kokat e një pjese të madhe të shoqërisë kosovare.

Nuk ka kategori të punëtorëve, duke nisur nga ata që merren me punë fizike e deri te ata që merren me punë shkencore, që kur është në pyetje paraja publike, nuk insistojnë t’i fusin duart në to.

Në autobus kur të hipësh, konduktori përpiqet të t’i marr parat e biletën mos të ta jap.

Në dyqan, shitësi insiston mos të ta shtyp kuponin fiskal.

Në ambulancë mjeku t’i shkruan katër pesë ilaçe përnjëherësh dhe të tregon se në cilën barnatore mund t’i gjesh. E bënë këtë për ta marr përqindjen e vet të interesit.

Nëse detyrohesh të shtrohesh në spital, në vend të trajtimit, merr rekomandime se te cili mjek privat mund ta gjesh shërimin.

Nëse e bënë një organizim në hotel apo restorant, pyetesh nëse dëshiron ta rrisësh artificialisht numrin e mysafirëve për të fryrë faturën në interes personal.

Nëse punon diçka në shtëpi, firma e kontraktuar t’i merr paratë dhe nuk e deklaron fitimin për ta paguar më pas tatimin.

Nëse banon me qira, pronari nuk të regjistron sepse nuk dëshiron t’ia jap asnjë cent shtetit nga fitimi që merr prej teje.

Në këso klime, vetëm në Kosovë ndodhë që kur institucioni hap tender për të blerë diçka me shumicë, e paguan më shtrenjtë se ai që blenë me pakicë me buxhetin vetanak.

Në këso klime, pakkush mund të kryej një punë të vlefshme pa iu kërkuar ryshfet dhe pa qenë në lidhje të forta politike. Kushdo që e refuzon ryshfetin, kërcënohet me dhunë ose e pëson me fatalitet, ndërsa kush nuk ka lidhje politike, bankroton.

Në këso klime, jemi bërë shteti që ka më së shumti mekanizma për luftimin e korrupsionit, e më së paku bënë për luftimin e këtij fenomeni.

Ambasadorët e jashtëm, vijnë e largohen nga ky vend, me thirrjet drejtuar shoqërisë që të çlirohen nga “politikanët e korruptuar”, që të zhvishen nga ndjenja e të përvetësuarit paligjshëm të pronës publike dhe të mos e shohin asnjëherë shtetin si plaçkë.

Natyrisht se kjo mendësi nuk mund të ndryshoj brenda natës e aq më pak të ndryshoj nga politikanët milionerë të pasluftës. Por ndryshimi duhet të ndodhë.

Ndryshimin mund ta bëjë një klasë e re prej politikanësh reformator të cilët kanë koncepte perëndimore të të bërit shtet.

S’do mend që politikanët aktual do përpiqen që të infiltrohen në çfarëdo grupimi që potencialisht mund të shihet si faktor i ndryshimit të mendësisë aktuale.

Do të përpiqen që ta mbysin çfarëdo organizimi qytetar që për synim ka nxjerrjen e vendit nga kriza morale, politike, ekonomike e kulturore.

Politikanët aktual do të mundohen ta shuajnë çfarëdo fryme që nuk është e ndikuar nga grupe të caktuara të interesit, ashtu siç e kanë shuar në masë të madhe zërin e shoqërisë civile.

Vendi, vërtet ka nevojë për një parti të re politike. Edhe njerëz ka. Mungon vetëm iniciativa dhe guximi.

(Autori është drejtor i informacionit në Tribuna Media Group)

Në Krushë të Vogël konfiskohet një veturë me dokumente të falsifikuara

0

Një veturë me dokumente të falsifikuara është konfiskuar në fshatin Krushë e Vogël.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën VË Golf II me targa lokale pronë e të dyshuarit”

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se numri i sasisë në automjet dyshohet të jetë falsifikuar”.

“Lidhur me rastin automjeti është konfiskuar për verifikim te mëtejmë”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/