14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6873

Çmimi letrar i Panairit të Tetovës, për autorin Lulzim Tafa

0

Panairi i Librit në Tetovë hapi për herë të 14 dyert e veta për botues dhe shtëpi botuese nga Maqedonia dhe rajoni. Në këtë eveniment kulturor apo festë të librit marrin pjesë shtëpi botuese me botimet e tyre më të reja të vitit 2015.

Për dallim nga ky vit Panairit të Librit iu shtua edhe një aktivitet e ky është çmimi për letërsi që mban emrin e poetit tetovar Ramadan Sinani. Juria nën drejtimin e poetit tetovar Saljadin Salihu vendosi që ky çmim ti jepet poetit nga Kosova Lulzim Tafa.

Aktivitetin e shpalli të hapur kryetarja e komunës së Tetovës – Teuta Arifi e cila tha se do e mbështesë librin me aq sa mundet.

Lulzim Tafa, u lind më 1970 në Lipjan, Republika e Kosovës. Studimet themelore dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit publik të Sarajevës.

Ka botuar edhe shtatë përmbledhje me poezi. Autor i shumë poezive, prozës, dramës, kritikës letrare. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji.

Librat e tij më të njohur janë:

1. “Gjaku nuk bëhet ujë” përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993
2. “Metaforë e pikëlluar” përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995
3. “Planeti Babiloni” Poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997
4. “Vdekja çon fjalë” Përmbledhje me poezi, Prishtinë, 1998
5. “I kam edhe dy fjalë” Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012
6. “Shtini n’dhe këto fjalë”Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015

Disa nga librat e botuar në gjuhë të huaja janë: “Traumausstellung” në gjuhën gjermane, “Terrible songs” në gjuhën angleze në New York, ”Under manen sover tiderna” në gjuhën suedeze, ”Expozitie de vise” në gjuhën rumune, “La theorie de l’explication des reves”, në gjuhën frenge, “Vraziji Posao” gjuhën boshnjake, “La cronica di una santa Guerra” në gjuhën italiane, etj.Jeton në Prishtinë ku dhe është rektor I Universitetit AAB. /KultPlus.com

Tritol për herë të dytë makinës së ish-kreut të komunës

0

I vihet eksploziv mjetit të ish-kreut të komunës Baz në Mat.

Lënda plasëse tritol mësohet se ishte vendosur në krahun e djathtë të shoferit, por ka shpërthyer vetëm ndezësi.

Mësohet se ka qenë vetë ish-kreu i komunës që konstatoi lëndën plasëse para se të hipte në makinën e tij, që e kishte të parkuar përpara pallatit.

Menjëherë ai lajmëroi policinë për rastin dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere, që bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që ish-kryetarit të komunës Baz në Mat i vendoset eksploziv./Ora

Besa Luzha: #JoDiktaturës

0

Drejtoresha e Fondacionit gjerman Friderich Ebert Stiftundg, Besa Luzha, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar ndaj arrestimeve të deputetëve të opozitës.

“Diktatura e shumicës megjithatë nuk nënkupton që shteti të sillet si diktator. Arrestimet politike nuk i kontribuojnë zgjidhjes, përkundrazi e thellojnë atë.?#?JoDiktaturës”, ka shkruar Luzha në Facebook.

Hollande mban takim emergjence

0

Presidenti francez, François Hollande, është duke mbajtur një takim emergjence në Élysée Palace – Pallati Elysee, së bashku me kryeministrin Manuel Valls, ministrin e brendshëm Bernard Cazeneuve, ministrin e mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, ministri i jashtëm Laurent Fabius dhe ministri i Drejtësisë, Christiane Taubira, raporton The Guardian.

Vajza e Donikës, rrëfen momentin e arrestimit

0

Policia e Kosovës, e ka arrestuar sot në mëngjes, deputeten e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi në shtëpinë e saj.

Vajza e Donika Kadaj – Bujupi, Doruntina, ka rrëfyer se si është arrestuar e ëma e saj.

“Ishte ora 8:30 e mëngjesit, kur policia me maska dhe armë duke bërtitur, kanë kërkuar nga ne që të dalim jashtë dhe e kanë marr mamin. Gjatë aksionit, dera nuk është thyer, ajo ka qenë e hapur. Në ato momente krejt familja e ngushtë kemi qenë në banesë. Policia i ka bërtitur edhe gjyshes dhe i ka thënë me dal jashtë”, ka thënë vajza e Donikës, e cila ishte para Pallatit të Drejtësisë.

Përveç Donika Kadaj – Bujupi, policia është në kërkim edhe të Albin Kurtiti, Ismail Kurteshit dhe Albulena Haxhiut, për të cilët mbrëmë është lëshuar një fletarrest. /Gazeta Tribuna

Alma ndien keqardhje për arrestimin e Donikës!

0

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, thotë se ndjenë keqardhje për arrestimin e Deputetes Donika Kadaj Bujupi.

Por, ajo thekson se do të donte që opozita të tregohej më e arsyeshme e të mos sfidonte shtetin dhe rendin si dhe kolegët me gazin lotsjellës.

“Është përjetim i rendë kur lexon lajmin se është arrestuar kolegia ime deputete, znj Donika Kadaj, më të cilën më lidh një bashkëpunim i gjatë dhe i vlefshëm sidomos përsa iu përket te drejtave te grave. Sinqerisht do të doja që gjerat të mos shkonim deri këtu, ku disa deputetë të bëhen subjekt i policisë e ne t’i shohim kolegët tanë në pranga. Do të doja që opozita të tregohej më e arsyeshme, të mos sfidonte shtetin dhe rendin, të mos na sfidonte as ne si kolegë me gazin lotsjellës. Jam e bindur që Donika se shpejti do t’i bashkohet punës se Kuvendit”,(sic) ka shkruar Lama në Facebook.

Isufi: Deputetët të mos arrestohen, ndryshe do të thellohet kriza në vend

0

Para ndërtesës së Pallatit të Drejtësisë ku po mbahet deputetja Donika Kadaj Bujupi, janë kolegët e saj nga AAK.

Ahmet Isufi u tha gazetarëve se ky është një veprim i pastër politikë, dhe se ata janë aty për ta përkrahur deputeten.

Në rast të arrestimit të deputetëve të tjerë dhe mbajtjes së tyre, Isufi la të kuptohet se kriza në vend do të thellohet ngase do të mblidhen në protesta, duke e kujtuar rastin e fundit të arrestimit të Albin Kurtit.

Shtyhet seanca për Limajn

0

Seanca për Fatmir Limajn është shtyrë për datën 26 nëntor, me arsyetimin se njëri nga të pandehurit kishte rast vdekje në familje.

Në këtë seancë ishte planifikuar që të lexohej aktakuza e ngritur si “e konsoliduar”, si rezultat i bashkimit të dy rasteve mbi të cilat janë zhvilluar hetimet, që ndryshe njihen edhe si MTPT1 dhe MTPT 2, pjesë e së cilës është edhe lideri i NISMA-së, deputeti Fatmir Limaj, që për kohën kur akuzohet drejtonte këtë ministri.

Vetëvendosje!: Përndjekja e opozitës të ndalet menjëherë

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi si dhe bastisjes së banesës së Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

Vetëvendosje thekson se Policia po i përgjigjet urdhrave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, të cilët janë të gatshëm të shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë.

“Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të ‘Zajednicës’”, thuhet në reagimin e VV-së.

Policia ia mësynë edhe shtëpisë së deputetes Albulena Haxhiu

0

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës për momentin ndodhen edhe para shtëpisë së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut.

Ndërkohë nuk dihet nëse Haxhiu ndodhej në shtëpi.

Policia te shtepia e Albulena Haxhiut1