15.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Çmimi letrar i Panairit të Tetovës, për autorin Lulzim Tafa

Panairi i Librit në Tetovë hapi për herë të 14 dyert e veta për botues dhe shtëpi botuese nga Maqedonia dhe rajoni. Në këtë eveniment kulturor apo festë të librit marrin pjesë shtëpi botuese me botimet e tyre më të reja të vitit 2015.

Për dallim nga ky vit Panairit të Librit iu shtua edhe një aktivitet e ky është çmimi për letërsi që mban emrin e poetit tetovar Ramadan Sinani. Juria nën drejtimin e poetit tetovar Saljadin Salihu vendosi që ky çmim ti jepet poetit nga Kosova Lulzim Tafa.

Aktivitetin e shpalli të hapur kryetarja e komunës së Tetovës – Teuta Arifi e cila tha se do e mbështesë librin me aq sa mundet.

Lulzim Tafa, u lind më 1970 në Lipjan, Republika e Kosovës. Studimet themelore dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit publik të Sarajevës.

Ka botuar edhe shtatë përmbledhje me poezi. Autor i shumë poezive, prozës, dramës, kritikës letrare. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji.

Librat e tij më të njohur janë:

1. “Gjaku nuk bëhet ujë” përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993
2. “Metaforë e pikëlluar” përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995
3. “Planeti Babiloni” Poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997
4. “Vdekja çon fjalë” Përmbledhje me poezi, Prishtinë, 1998
5. “I kam edhe dy fjalë” Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012
6. “Shtini n’dhe këto fjalë”Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015

Disa nga librat e botuar në gjuhë të huaja janë: “Traumausstellung” në gjuhën gjermane, “Terrible songs” në gjuhën angleze në New York, ”Under manen sover tiderna” në gjuhën suedeze, ”Expozitie de vise” në gjuhën rumune, “La theorie de l’explication des reves”, në gjuhën frenge, “Vraziji Posao” gjuhën boshnjake, “La cronica di una santa Guerra” në gjuhën italiane, etj.Jeton në Prishtinë ku dhe është rektor I Universitetit AAB. /KultPlus.com

Më Shumë

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një...

Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren

Në Prizren ka filluar festa e Karabashit në Prizren e cila paralajmëron ardhjen e verës. Festa tradicionale ka mbledhur qytetarë të shumtë në Prizren. Festa tradicionale...

Lajmet e Fundit