Home Blog Page 6873

Shtëpia e Kadaresë – një rezidencë arti

0

“Shtëpia Kadare” shumë shpejt do të jetë një qendër muzeore dhe kulturore.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, kanë nënshkruar dje marrëveshjen për rijetëzimin e shtëpisë së lindjes së shkrimtarit të njohur.

“Marrëveshja, e nënshkruar sot, ka për qëllim vënien në funksion për qëllime muzeore, artistike e kulturore dhe rezidenciale të banesës “Shtëpia Kadare”, duke ndërmarrë veprime konkrete për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore dhe jo vetëm dhe për promovimin e traditave dhe trashëgimisë kulturore të qytetit”, tha Kumbaro.

Kthimi i shtëpisë në një rezidencë artistike do të bëjë që çdo fillimviti ministria dhe bashkia të hartojnë një kalendar kulturor mbi aktivitetin e saj.

“Në përvjetorin e 80 të shkrimtarit kjo banesë do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistë të rinj dhe të talentuar dhe besoj fort se do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetit, duke zhvendosur aktivitete të metropolit, duke shtuar numrin e vizitorëve dhe si rrjedhojë duke prodhuar një ekonomi në rritje në zhvillim të turizmit”, tha Kumbaro.

Po dje është miratuar kalendari i aktiviteteve për vitin 2016, i cili është shpallur si “Viti i Kadaresë”. Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit do të nisë në moton “Gjirokastra lexon me Kadarenë”, konceptuar si një qytet që na bashkon të gjithëve, fëmijë, të rinj, të moshuar, qytetarë të përhershëm dhe qytetarë vizitorë të vlerave të trashëgimisë dhe kulturës.

“Gjirokastra lexon me Kadarenë” do të jetë sipari i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një lexim i personazheve të gjalla të romaneve në hapësirat publike. Ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e saj dhe duke ndier ndikimin në hapësirën publike do të pasohet me aktivitetet e tjera artistike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër në datat 28, 29 dhe 30 janar, një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët, ndërtuar jashtë çdo ligji të urbanistikës.

“Shtëpia Kadare” është në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe është dhuruar nga shkrimtari i mirënjohur me destinacion në një qendër kulturore, muzeore dhe rezidenciale.

Banesa e shkrimtarit Kadare, me vendndodhje brenda qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës, deklaruar me vendim nr. 4, datë 07.05.1991, monument i kategorisë I dhe si e tillë së fundmi, është restauruar me mbështetjen teknike dhe financiare të UNESCO-s dhe MK./Gazeta Shqip

Këta janë tre zëvendësministrat e ri të qeverisë ‘Mustafa’

0

Kryeministri Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka emëruar tre zëvendësimistrat e rinj në qeverinë të cilën ai e drejton.

Izmi Zeka është emëruar në pozitën e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim.

Izmi Zeka në mandatin e kaluar, në Qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

I emëruari i dytë është Kurtan Kajtazi i cili është emëruar zëvendësministër në Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Kajtazi ka qenë deputetë në legjistlaturën e katër të Kuvendit në periudhën 2010-2014. Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Fjala.

Si dhe Mevluedin Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrin e Shëndetësisë.

Krasniqi ka qenë zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës. Ai po ashtu është edhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta Fjala

Bujqit i bashkohen protestës së opozitës

0

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, i bashkohet protestës së nesërme të opozitës, për ta kundërshtuar “Zajednicën” dhe faljen e mbi 8.000 hektar tokë Malit të Zi, dhe kundër Qeverisë.

“Bujqit e Kosovës më së shumti kanë arsye për të protestuar. Sepse, Qeveria e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, e ka lënë bujqësinë në gjendje të mjerueshme”, thuhet në kumtesën e Federatës Sindikale e Bujqve të Kosovës.

“Një pjesë e madhe e buxhetit që ndahet për bujqësi, është vjedhur, një pjesë tjetër ka shkuar në investime të gabuara, e pjesa e mbetur po u shkon vetëm militantëve partiakë”.

“Prodhimet e bujqve, nuk po kanë treg për shitje. Prodhimtaria bujqësore e Kosovës po ngulfatet nga konkurrenca jolojale, nga importi, dhe për këtë arsye janë mbyllur qindra ferma prodhuese të qumështit në Kosovë. Pjesa më e madhe e refugjatëve që ikën drejt Evropës, ishin familje bujqish, sepse Qeveria nuk ua ka siguruar as kushtet minimale për t’u marrë me bujqësi dhe për ta siguruar ekzistencën për familje. Nga prodhimtaria e grurit, asnjëherë nuk u arrit të sigurohet buka për popull, më shumë se 30%. Po ashtu, edhe prodhimtaria e qumështit”.

“Bujqësia e Kosovës po shkatërrohet nga uzurpimi i tokave bujqësore me ndërtime pa leje. Janë braktisur qindra mijëra hektarë tokë në pjesët kondrinore-malore. Sistemet e ujitjes Ibër-Lepenc dhe Radoniq gati tërësisht janë shkatërruar. Bujqit nuk e kanë as 20% të mekanizmit të duhur bujqësor. E Qeveria e Kosovës po ndikon direkt në shkatërrimin e bujqësisë, edhe duke lejuar importimin plehrave, farërave, pesticideve dhe naftës fallto”.

“Bujqve tanë iu mungon përkujdesja e shtetit me trajnime e këshillime. Këto dhe shumë probleme tjera, janë arsye të mjaftueshme që të gjithë bujqit të dalin nesër në protestë në Prishtinë”. /PrizrenPress.com

Opozita bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestë

0

Tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot në një konferencë për media në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë kanë deklaruar se nesër presin një protestë masive dhe paqësore.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në protestën e nesërme.

“I ftoj të gjithë qytetarët që në ora 14:00 të vijnë tek Biblioteka Kombëtare, e të marshojmë bashkë deri në sheshin Skenderbeu. Të protestojmë për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme dhe të kërkojmë llogaridhënie nga ata që e shkelën Kushtetutën”, tha Haradinaj.

Visar Ymeri, Kryetar i Vetëvendosjes, tha se nesër është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

“9 janari është dita e protestës gjithëpopullore, dita e protestës së qytetarëve kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme që i ka nënshkruar Qeveria e Kosovës, dhe kundër këtyre shkelësve të Kushtetutës. Nesër, qytetarët do të bëhen bashkë për ta kërkuar sovranitetin e vendit. Republika e Kosovës nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që me vendimet e veta tentuan ta përmbysin rendin kushtetues të vendit”, theksoi Ymeri.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se nesër në shesh do të protestojmë masivisht, për të mos lejuar që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin me vendin.

“Është momenti kur zëri qytetar duhet të jetë i bashkuar dhe i fuqishëm, ashtu që të mos lejojë një precedent të keq në Kosovë që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin. Nëse ata refuzojnë të japin llogari, atëherë edhe ne si qytetarë duhet të refuzojmë të na qeverisin shkelësit e Kushtetutës”, u shpreh Limaj.

Nesër protesta do të nis në ora 14:00, nga Biblioteka Kombëtare, për të nisur kështu protestën për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese.

Uji në Malishevë, të vlohet para se të pihet

0

Komuna e Malishevës dhe Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, bëjnë thirrje për kujdes në përdorimin e ujit për pije.

Uji nga puset të mos përdoret për pije, pa u vluar së paku dhjetë minuta në temperaturë njëqind gradë. Këtë thirrje, e kanë përsëritur sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Nurishahe Hulaj.

Drejtoresha Hulaj, sot e ka vizituar Malishevën, ku është takuar me kryetarin Begaj dhe drejtorin e shëndetësisë, Hajdin Berisha, e ku kanë biseduar për masat e marra pas vërshimeve, me qëllim të mos përhapjes së ndonjë epidemie, që mund të vij nga ndotja e puseve të ujit, sidomos në zonat e prekura nga vërshimet.

Kryetari Begaj dhe drejtori Berisha, e kanë informuar drejtoreshën Hulaj, për masat e ndërmarra, së pari në sistemet e ujësjellësve, pastaj edhe masat tjera, si dhe për thirrjet e vazhdueshme për kujdes të shtuar në përdorimin e ujit nga puset. Po ashtu, edhe stafi mjekësor i QKMF-së, do të përcjellë situatën për paraqitjen eventuale të ndonjë rasti, që vjen si rezultat kontaminimit të ujit.

Drejtoresha e IRSHP-së, Nurisha Hulaj, kërkoi rritjen e nivelit të gatishmërisë, dhe kërkoi që stafi mjekësor të vizitojë shkollat dhe vendbanimet, në mënyrë që të njoftohen qytetarët për rrezikun nga kontaminimi i ujit. /PrizrenPress.com

Supremja kthen rastin “Muja dhe të tjerët” në Gjykatën e Apelit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur fajtor vitin e kaluar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën dhe 5 bashkëpunëtorët e tij për vepra të pretenduara penale për korrupsion.

Në aktakuzë pretendohej se të dyshuarit kishin kryer vepra të ndryshme penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Më 22 korrik 2015, Gjykata e Apelit pjesërisht ka pranuar ankesat e paraqitura nga avokatët mbrojtës, ka anuluar aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore dhe ka kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Në një njoftim për media nga EULEX-i thuhet se më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ka aprovuar ankesën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Gjykata ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit me anë të të cilit lënda ishte kthyer në rigjykim. Lënda i është kthyer Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një kolegj tjetër.

Rikujtojmë se Muja është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. /KosovaLive

Sot dalin rezultat e analizave të ujit për Malishevë

0

Gjatë ditës së sotme pritet të dalin analizat e ujit të pijes për qytetet e Shtimes dhe Malishevës.

Në këto dy vende të mërkurën kur pati vërshime ishte ndërprerë uji mirëpo një ditë më pas ishte lëshuar por vetëm për higjienë e jo edhe për pije.

Me këtë rast, koordinatorja e qendrës për monitorimin e ujit për pije në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Burbuqe Nushi Latifi ka thënë për Klan Kosova se analizat shtesë janë në përfundim e sipër dhe gjatë ditës së sotme do të dalin me rezultate.

IKSHP-ja gjatë periudhës në të cilën uji i pijshëm është i papërdorshëm në Shtime e Malishevë ka rekomanduar për banorët e kësaj ane që të sigurojnë ujin nga cisterrnat e kompanive komunale, apo të furnizohen me ujë të ambalazhuar për pije si dhe përgatitje të ushqimit.

Egoizëm

0

Unë duaj ty
E ti duaj veten,
Kështu nuk bën
Të përbej pash jetën.

Kam dhe unë një mik si ti
Po e dua,pra,vetveten.
Po këtu s’mbeti dashuri
Ta duan dy vetë një njeri.

(Poezi nga Hajdar Mallaku)

Jack Garret triumfon në BBC Sound of 2016

0

Këngëtari 24-vjeçar, Jack Garret, ka dalë i pari në garën muzikore BBC Sound of 2016 (Zërat e BBC 2016).

Garret i shkruan vet tekstet e veta dhe luan gjithashtu edhe në kitarë, bateri dhe ukulele.

Gjatë pranimit të çmimit Jack tha se është shumë i befasuar dhe i lumtur. Vendi i dytë i takoi këngëtares Alessia Cara kurse i treti Nao-s.

Në këtë garë ishte edhe këngëtarja e re shqiptare, Dua Lipa, e cila po ndërton karrierën e saj në Londër. Dua arriti të hynte vetëm në listën me 15 këngëtarët më të mirë.

Këtë garë të BBC më herët e kanë fituar 50 Cent, Adele, Jessie J, Sam Smith etj.

Shtatorja e Isa Boletinit vendoset në Shkup

0

Kryeqyteti maqedonas, Shkupi do të bëhet me shtatoren e heroit kombëtar, Isa Boletini, e cila do të vendoset më 23 janar në sheshin e Sarajt.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati ka dhënë sihariqin për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini në këtë pjesë të kryeqytetit maqedonas.

“Shtatorja e Isa Boletinit do të vendoset më 23 janar në sheshin e Sarajit dhe besoj që kjo ditë do të jetë ditë feste jo vetëm për banorët e Sarajit por edhe për të gjithë shqiptarët ku do që jetojnë. Ajo luftë në 1912 ka pasur përkrahje shumë të madhe nga vet banorët e Dervenit, kuptohet e gjithë Shkupit, por sidomos Derveni, ku në mënyrën më të mirë kanë pritur të gjithë aktivistët dhe Isa Boletenit, që të bëhet çlirimi i Shkupit nga Perandoria osmane”, ka theksuar Murati.