10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6876

Vetëvendosje: Albulena Haxhiu është lënduar nga dhuna e Policisë

0

Lëvizja Vetëvendosje thekson se deputetët e opozitës janë sulmuar dhunshëm nga policia, tek provuan që të futen në sallën ku po mbahet mbledhja ilegale e koalicionit të “Zajednicës”.

Vetëvendosje përmes një reagimi thekson se deputetja Albulena Haxhiu është lënduar nga dhuna e Policisë.

“Deputetja Albulena Haxhiu është lënduar nga dhuna e policisë brenda Kuvendit, dhe po dërgohet për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Kurti: Sprejin ia drejtova kryeministrit për shkak të “Zajednicës”

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se sprejin lotsjellës ia ka drejtuar kryeministrit Isa Mustafa dhe Qeverisë për shkak të “Zajednicës”.

“Ia drejtova sprejin lotsjellës kryeministrit dhe Qeverisë për shkak se ata e kanë krijuar ‘Zajednicën’”, ka thënë Kurti për Reuters në Kuvend.

“Por, policia ishte në vendin e gabuar”, theksoi më tej ai.

Pasi ndërhyrjes së Kurtit, seanca e Kuvendit në sallën e përgjithshme u ndërpre për të vazhduar në sallën alternative ku pritet të votohet projektbuxheti 2016.

Adele publikon këtë javë albumin e ri

0

Këngëtarja e mirënjohur britanike, Adele, të premten, më 20 nëntor do të publikojë një album të ri, pas katër vitesh.

Adele ka publikuar albumin e saj të parë “19” në vitin 2008, më pas albumin “21” në vitin 2011, ndërsa albumi i saj i ri do të titullohet “25”, duke aluduar në moshën e këngëtares.

“Hello” është kënga e parë e albumit të ri, që u publikua para disa javësh dhe pati sukses shumë të madh, duke thyer të gjitha rekordet e shkarkimeve në internet. Një këngë tjetër që këngëtarja e ka prezantuar nga ky album është “When we were young”, të cilën ajo e interpretoi në një intervistë për mediat australiane, ndërkaq këngët e tjera po priten me kureshtje nga adhuruesit e muzikës së saj.

Rikujtojmë se këngëtarja është bërë e famshme më këngët e saj “Someone like you” dhe “Rolling in the deep”, të cilat e bën atë artisten e parë të gjallë të ketë dy këngë në top listat më të njohura botërore.

Këngëtarë botërorë po anulojnë koncertet në Evropë

0

Prince, gurpet U2 e Foo Figthers janë vetëm disa prej artistëve që ditët e fundit kanë anuluar koncertet në Francë, apo kudo në Evropë. Kjo po del si rezultat i sulmeve të fundit terroriste në Paris dhe shumica e këtyre artistëve për shkaqe sigurie po preferojnë t’i mbajnë këto koncerte dikur më vonë.

Shtëpia e Koncerteve në Vjenë ka njoftuar se më 24 nëntor Prince nuk do të marrë pjesë në koncert siç ishte planifikuar.

“Pas tragjedisë në Paris, promotori i turneut ka vendosur ta shtyjë turneun në Evropë deri në një njoftim të radhës”, shkruhet në faqen zyrtare të Shtëpisë së Koncerteve.

Rikujtojmë se sulmet terroriste në Paris kanë lënë të vdekur 129 persona dhe 352 të plagosur.

Mustafa: Të merren masa ligjore ndaj sjelljeve të opozitës

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka dënuar sjelljen e deputetëve të opozitës të cilët kanë ndërprerë seancën e rregullt parlamentare duke hedhur gazë lotsjellës.

“ Sjellja e sotme në Kuvendin e Kosovës janë sjellje kriminale të individëve dhe është e papranueshme kjo sjellje. Ata që sulmojnë dhe hedhin masa kimike dhe qeverisë së Kosovës ata duhet të përgjigjen para ligjit. Kërkoj nga institucionet e ligjit të marrin masa ndaj tyre. Nuk mund të lejojmë një gjë të tillë” ka thënë Mustafa./ZËRI

Thaçi i quan kriminale dhe të çmendura veprimet e opozitës

0

Ministri i Punëve të jashtësme, Hashim Thaçi ka thënë se edhe sot janë ballafaquar me veprime te çmendura dhe kriminale.

Ai ka thënë se këto veprime po behën për të bllokuar Kuvendin.

Thaçi ka thënë se edhe ata që po i bëjnë këto veprime kanë të zgjedhur të popullit.

“Këto veprime janë devinitivisht kriminale dhe te çmendura. Këto veprime nuk janë të lakmueshme. Gazi është helm dhe është vdekjeprurës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se puna e Kuvendit nuk do të bllokohet kurrë.

“ Veprime opozitare kundër koalicionit qeverisës por veprime të çmendura, kriminele për të penguar punën e Parlamentit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Shkelet një fëmijë në Suharekë

0

Një fëmijë është shkelur me veturë në Suharekë. Policia e Kosovës njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari duke lëvizur me veturë nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një fëmijë”, njofton PK-ja.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor./PrizrenPress.com/

Seanca po vazhdon në një sallë tjetër në Kuvend

0

Seanca plenare për Buxhetin e Kosovës 2016, e cila u ndërpre pak minuta më parë në sallën ku mbahen seancat në përgjithësi, po vazhdon të mbahet në një sallë alternative.

Ramushi ‘pajtohet’ me policin qe e quajti “budalla” (Foto)

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është parë në humor të mirë teksa kontrollohej në detektorët e Kuvendit

Ai madje ka shkëmbyer disa fjalë duke qeshur me njërin prej sigurimeve të Policisë të cilin e pati quajtur “budalla”, transmeton zeri.info

Ai madje ka shkëmbyer disa fjalë duke qeshur me njërin prej sigurimeve të Policisë të cilin e pati quajtur “budalla”, transmeton zeri.info

Sprej e gaz lotsjellës në Kuvend

0

Opozita e Kuvendit të Kosovës sapo ka nisur senaca, janë nisur drejt foltores së Kuvendit.
Ata janë penguar nga sigurimi i këtij institucioni.

Kryetari i Kuvendit, ka apeluar opozitën që ta lejojë vazhdimin e seancës, derisa ka kërkuar nga ata që të deklarohen nëse dojnë ta vazhdojnë seancën ose jo.

Ata nuk kanë dhënë afat për përgjigje, duke hedh kështu sprej drejt ministrave.