5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6883

Vataj viziton Universitetin e Malit të Zi

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Bekim Gashi dhe Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë,Sadik Idrizi, kanë zhvilluar një vizitë në Universitetin e Malit të Zi. Kjo vizitë është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Podgoricë.

Me këtë rast delegacioni nga UPZ të shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Srdjan Sentic dhe zv.ambasadori Blerim Xhemajliu, janë takuar me rektorin e UMZ, Radmila Vojvodi? , zv.rektorin dhe prorektorin për marrëdhënie me jashtë, Predrag Staniši?, PhD dhe me Maja Ba?ovi?, PhD zv.rektore dhe prorektorë për mësim.

Në takim është diskutuar më mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes të UPZ-së dhe UMZ-së për bashkëpunim në fushat akademike, si shkëmbim të studentëve, stafit akademik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët. Pas marrëveshjet pritet brenda një afati të caktuar kohorë të kenë mundësi studentët e UPZ të vijojnë studimet në nivelin Master dhe të Doktoratës në UHZ dhe anasjelltas ndërsa profesorë nga ky universitet të vijnë të ligjërojnë në Fakultetin e Edukimi në drejtimet në gjuhën boshnjake.

Po ashtu u diskutua për zbatimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e shkencave bioteknike.
Marrëveshja përkatëse në mes të dy universiteteve pritet të realizohet shumë shpejt pas një viiztë që do të realizojnë në UPZ përfaqësuesit e këtij universiteti nga Mali i Zi. /PrizrenPress.com/

“Shërbëtori i dy zotërinjve” nga Prizreni shfaqet në Prishtinë

0

Trupa e Teatrit Profesional të Prizrenit do të ngjitën në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të prezantuar shfaqjen komedi “Shërbëtori i dy zotërinjve” të autorit Italian Carlo Goldon, në regji të Kushtrim Bekteshit.

Kjo shfaqje vë në pah intrigat njerëzore, interesin dhe dashurinë, ku në qendër të rrëfimit është vendosur një shërbëtor, i cili, duke u munduar t’u shërbejë dy zotërinjve për të përfituar sa më shumë, me naivitetin e tij shkakton aq shumë ngatërresa sa gati i çon personazhet e tjera në tragjedi.

Ekipi i aktorëve të kësaj shfaqjeje është i përbërë nga: Ernest Malazogu, Xhejlane Tërbunja, Muhamet Arifi, Afrim Muçaj, Alban Morina, Zanë Duraku, Hajat Toçilla, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi dhe Alban Çela.

Shfaqja prezantohet më 14 nëntor, me fillim nga ora 20:00.

Në Paris vriten njerëz, në Tiranë shiten libra për terrorizmin

0

Poetja dhe botuesja e njohur, Flutura Açka, ka reaguar ndaj sulmeve terroriste në Paris. Përmes llogarisë së saj në Facebook ajo ka shkruar:

“Në mes të Parisit, dje, një të premte të zezë vriten dhjetra njerëz nga terrorizmi, në mes të Tiranes shiten libra si ky që po publikoj. Dhe prapë mbrëmë pati deklatata se sa shumë përpjekje paskemi bërë kundër Terrorizmit. Libra si ky shiten qete-qetë në panair, në shqip e pa taksë…
Ndërsa sa për skenat e mbrëmshme në Paris janë pershkruar gati besnikërisht nga parashikuesi ogurzi Michel Huellebecq te “Nënshtrimi”.
R.I.P. për francezët e thjeshtë që Zoti t’i pranojë, edhe pse i vranë në emër të tij, pa e pyetur”.

Houllebecq-Profeti Ogurzi

I cilësuar si ‘Profeti Ogurzi’ i letërsisë franceze, cilësime që nisën qysh me botimin e romanit “Platforma”, Houllebecq vazhdon ende të provokojë, siç bën edhe me dy veprat që po i prezantohen tani lexuesit shqiptar: “Nënshtrimi” dhe “thérrmijat elementare”. Profeti ogurzi i romanit “Platforma” paralajmëroi në epilogun e veprés së tij ankthin e një sulmi terrorist, i cili në fakt pak javë më vonë, më 11 shtatorit të vitit 2001, duke e ndryshuar përfundimisht konceptin mbi paqen, jo vetëm në Amerikë, por edhe në të gjithë botën. Qysh nga ajo kohë, Michel Houellebecq nuk ka reshtur së provokuari me veprën dhe me staturen e tij si shkrimtar, botën letrare dhe opinion publik.

Pas daljes së romanit “Platforma” në vititn 2001, Houellebecq u shpreh se Islami është ‘feja më budallaqe në botë’. Për këtë arsye, myslimanët e denoncuan dhe ai u detyrua t’i nënshtrohej një procesi gjyqësor, të cilin e fitoi, por duke i kushtuar atij largimin nga Franca.

Flutra Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. /KultPlus.com

Daviet: Kosova pranë popullit francez, përjetë mirënjohës

0

Ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, është shprehur mirënjohëse ndaj autoriteteve kosovare dhe popullit të Kosovës, për solidaritetin dhe dhembjen e treguar pas sulmeve terroriste në Paris.

“Jam duke lexuar të gjitha deklarimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Ajo çfarë mund të them unë në autoritetin tim, është se e gjith Kosova dhe gjithë kosovarët po qëndrojnë prapa Francës dhe francezëve në këto momente të vështira. Për këtë u jam përjetë mirënjohëse”, tha ambasadorja Daviet për RTV Dukgjini.

Opozita pranon Qeveri teknike dhe pezullim të marrëveshjeve

0

Derisa partnerët e koalicionit qeverisës kanë ngulur këmbë që të mos tërhiqen nga marrëveshjet e 25 gushtit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, edhe subjektet politike opozitare vetëm sa po e përforcojnë pozicionimin e tyre kundërshtues, duke u zotuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë zhvillimin e punimeve të Kuvendit të Kosovës, derisa ekzekutivi nuk përmbush kërkesat e tyre.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i ka deklaruar gazetës Kosova Sot se fillimisht është obligim moral dhe nacional i kësaj Qeverie që të tërhiqet plotësisht nga marrëveshjet, e më pastaj të hapet diskutimi për të gjitha format e kthimit të normalitetit të jetës në vend dhe në institucione, të Kuvendit dhe të Qeverisë, qoftë dhe për Qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja.

“Ne ritheksojmë se qëndrojmë fuqishëm para kërkesave tona, që janë plotësisht në përputhje me interesin nacional të këtij shteti, se është obligim moral dhe nacional i kësaj Qeverie, që të tërhiqet nga këto dy marrëveshje, të cilat e dëmtojnë rëndë interesin e shtetit të Kosovës, ndërsa për proceset e tjera, edhe për zgjedhje të parakohshme, do të kishte mundësi që edhe për shkak të degradimit të deritanishëm qeverisës në Kosovë, të merrej vendimi edhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja”, u shpreh Isufi.

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, thotë se fillimisht zbatimi i këtyre marrëveshjeve duhet të ngrihet e më pastaj do të formohej një Qeveri teknike, e cila do të përgatiste përgatitjen e zgjedhjeve. Sipas tij, kjo zgjidhje do të ishte e pranueshme dhe e mundshme.

“Fillimisht zbatimi i këtyre marrëveshjeve duhet të ngrihet. Më pastaj do të formohej një Qeveri teknike, e cila do të përgatiste përgatitjen e zgjedhjeve, duke pamundësuar vjedhjen e votës. Kjo zgjidhje natyrisht do të ishte e pranueshme dhe e mundshme, por në asnjë rast kësaj Qeverie nuk duhet t’i lejohet vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, as implementimi i këtyre marrëveshjeve”, tha Bilall Sherifi për Kosova Sot.

Obama: Sulmet në Paris nga njerëz të egër

0

Menjëherë pas sulmeve të cilësuara si terroriste në Paris, të premtën mbrëma, ka reaguar përmes një konference për media nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

“Sulmet në Paris janë një përpjekje nga njerëz të egër për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përherë në krah të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe do të bëjnë gjithçka mundet për të dërguar terroristët përpara drejtësisë”, është shprehur Obama në fjalimin e tij.

Obama ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë në lidhje me autorët e këtyre sulmeve në Paris, por ka njoftuar se në mënyrë urgjente edhe autoritetet amerikane kanë përshkallëzuar masat e sigurisë kryesisht në mjetet e transportit publik dhe infrastrukturën më të rëndësishme në vend, ashtu sikurse edhe shfaqjet publike, për shkak të ngjarjeve të fundit në Paris.

Një zyrtar amerikan tha se agjencitë amerikane janë duke monitoruar çdo event publik, si dhe ambasaën amerikane në Paris, ndërkohë që edhe Sekretari John Kerry është duke monitoruar situatën mbi identifikimin e mundshëm të ndonjë shtetasi amerikan mes viktimave.

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Paris

0

Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të mbrëmshme në Paris, nga të cilat humbën jetën 127 njerëz, shkruan Reuters.

Nëpërmes një komunikate zyrtare, grupi militant i ISIS-it ka thënë se ishin sulme vetëvrasëse me bomba të lidhura në trup dhe armë automatike, të organizuara në disa pjesë të qytetit, që janë sulmuar me kujdes.

Shqipëria solidarizohet me Francën

0

Reagime për këtë tragjedi ka pasur edhe nga autoritetet shqiptare. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, u shprehu në emër të popullit shqiptar ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave, presidentit Hollond, popullit dhe Qeverisë franceze.

“Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”, thotë Nishani. Ai denon me forcën më të madhe aktet barbare terroriste dhe ekstremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike.

Presidenti mësohet se ka thirrur në takim mëngjesin e sotëm kreun e SHISH Visho Ajazi Lika, në të cilin mendohet se është diskutuar për rrezikun terrorist dhe masat e sigurisë në Shqipëri, pas sulmeve terroriste në Francë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i konsideroi luftë të vërtetë sulmet terroriste në Paris dhe shpreu mbështetjen e Shqipërisë ndaj Francës e qeverisë së saj në këto momente horrori dhe zie.

“Rroftë Franca”, shkruan Rama.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dërgoi një mesazh ngushëllimi e solidariteti kryetarëve të Parlamentit dhe senatit francez, duke u shprehur i shokuar nga sulmet terroriste në Paris.

“Jemi të gjithë krah jush në këto momente kritike për të mbrojtur vlerat universale e demokratike që na bashkojnë. Terroristët nuk mund të cenojnë lirinë dhe vlerat e shoqërisë franceze”, shkruan Meta, teksa thekson se qëndrojmë pranë aleatëve në luftën e pandalshme kundër terrorizmit.

Kurse kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha u shpreh se mbarë shqiptarët ndoqën të tronditur e me pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste në Paris. Ai shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave te pafajshme të masakrës barbare.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez”, shkruan Basha.

Hollande: Sulmi nga Shteti Islamik është “akt lufte”

0

Presidenti francez, François Hollande është shprehur se ngjarja e mbrëmshme është “akt lufte” e organizuar nga Shteti Islamik.

Hollande mbrëmë menjëherë pas ngjarjes ka vizituar hallën e koncerteve Bataclanin, ku ndodhi njëri prej sulmeve më të makabre duke thënë se Franca do të jetë e pamëshirshme në gjurmimin e terroristëve.

“Për të gjithë ata që kanë parë këto gjëra të tmerrshme dua të them se do të fillojmë një luftë të pamëshirshme”.

“Sepse kur terroristët janë të gatshëm për tmerre të këtilla, ata duhet ta kenë të qartë se do të përballen me një Francë të përkushtuar, të bashkuar, një Francë që është unike dhe nuk lejon që të luhet me të, paçka se sot jemi të trishtuar”.

“Në këto kohë kaq të rënda dhe të paqarta bëj thirrje për unitet dhe kurajo”, tha ai para se të shtonte se do t’i drejtohet parlamentit francez të hënën.

“Edhe pas këtyre plagëve, Franca do të ngrihet prapë”.

Qehaja: Kosova t’i shtojë masat e sigurisë

0

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja, pas aktit terrorist në Paris, ka këshilluar institucionet kompetente në Kosovë të ndërmarrin masa dhe të ngritin gjendjen e shkallës së sigurisë në vend.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në raste të tilla, të gjitha shtetet ndërmarrin masa, ngritin shkallen e gatishmërisë parandaluese e vepruese dhe fusin në lëvizje gjithë mekanizmat.

“A ka ndonjë lëvizje prej qeverisë përtej deklaratave që dënojnë sulmin terrorist në Francë? Në raste të tilla, të gjitha shtetet ndërmarrin masa, ngritin shkallen e gatishmërisë parandaluese e vepruese dhe fusin në lëvizje gjithë mekanizmat. Gjendja e sigurisë do të duhej të diskutohej në Këshillin e Sigurisë. Mos të pritet me na tregu të tjerët si të veprojmë, mirëpo të qasemi si shtet. Kosova nuk përbën përjashtim në krejt këtë pasiguri sepse rrezikshmëria është asimetrike. Armiku është kudo”, ka thënë Qehaja.