Shqipëria solidarizohet me Francën

Reagime për këtë tragjedi ka pasur edhe nga autoritetet shqiptare. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, u shprehu në emër të popullit shqiptar ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave, presidentit Hollond, popullit dhe Qeverisë franceze.

“Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”, thotë Nishani. Ai denon me forcën më të madhe aktet barbare terroriste dhe ekstremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike.

Presidenti mësohet se ka thirrur në takim mëngjesin e sotëm kreun e SHISH Visho Ajazi Lika, në të cilin mendohet se është diskutuar për rrezikun terrorist dhe masat e sigurisë në Shqipëri, pas sulmeve terroriste në Francë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i konsideroi luftë të vërtetë sulmet terroriste në Paris dhe shpreu mbështetjen e Shqipërisë ndaj Francës e qeverisë së saj në këto momente horrori dhe zie.

“Rroftë Franca”, shkruan Rama.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dërgoi një mesazh ngushëllimi e solidariteti kryetarëve të Parlamentit dhe senatit francez, duke u shprehur i shokuar nga sulmet terroriste në Paris.

“Jemi të gjithë krah jush në këto momente kritike për të mbrojtur vlerat universale e demokratike që na bashkojnë. Terroristët nuk mund të cenojnë lirinë dhe vlerat e shoqërisë franceze”, shkruan Meta, teksa thekson se qëndrojmë pranë aleatëve në luftën e pandalshme kundër terrorizmit.

Kurse kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha u shpreh se mbarë shqiptarët ndoqën të tronditur e me pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste në Paris. Ai shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave te pafajshme të masakrës barbare.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez”, shkruan Basha.

Më Shumë

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit