7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6893

Një shpërthim në Prizren

0

Një shpërthim ka ndodhur në Prizren. Shpërthimi ka ndodhur në kulmin e një dyqani për auto pjesë dhe në kulmin e depos ushqimore pronë private, në rrugën “Besim Shala”.

Nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse si dhe njësia për deminim e PK-së. /PrizrenPress.com

Kosova nuk pranohet në UNESCO

0

Kosova nuk ka arritur të pranohet në Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.

Ky vendim është marrë sot në takimin e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

Për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 92 shtete pro, 50 kundër dhe 29 abstenime.

Kosova për të siguruar anëtarësimin në UNESCO i janë nevojitur 95 vota.

Disa nga vendet që nuk e mbështetën pranimin e Kosovës në UNESCO ishin edhe Brazili, Kina, Spanja, Rusia, India, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Korea e Veriut, Sllovakia, Uruguaj, Venezuela, Bahrejni, Indonezia etj.

Ndërsa abstenuan shtete si , Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peruja, Polonia, Rumania, Singapori, Trinidad dhe Tobago, Tunizi dhe Zambia.

Për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO në mesin e shteteve që votuna për pranimin e Kosovë janë: Belgjika, Kanadaja, Franca, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panama, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Çad, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra etj, njofton Klan Kosova.

Më herët Këshilli i UNESCO-s votoi kundër kërkesës së Serbisë për të shtyrë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, me 89 vota kundër kësaj kërkese, 59 pro dhe 22 abstenime.

Rahovec: Pijaneci kanos familjen, arrestohet

0

Është arrestuar një rom në rrugën “Xhevdet e Ramiz Krasniqi” në Rahovec.

Policia bën të ditur se i dyshuaroi nën ndikimin e alkoolit ka thyer dritaret dhe ka kanosur familjaret e tij.

I njëjti gjatë këtyre veprimeve ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com

Qeveria na anashkalon, deputetët tanë na neglizhojnë

0

Nga Petrit Hoxhaj

Prizreni si qyteti i dytë për nga numri i popullsisë, asnjëherë nuk ka pasur persona kyq, me autoritet të merituar në qeverisjet e kaluara, ky qytet është shfrytëzu vetëm si hambar i votave dhe se asnjëherë nuk ishin marrur parasysh kërkesat e ketij qyteti, Prizreni është përfaqësuar vetëm nga ministrat nga radhët e minoriteteve të cilët e kanë pasur të garantuar këtë privilegj me Kushtetutën e Republikës së Kosoves. Nuk mbaj mend dhe nuk di ndonjë rast se Qeverisja Thaçi 1 dhe 2 që ka punësuar ndonjë prizrenas në ndonjë institucion qeverisës dhe që ka pas rol vendimmarrës në Kosovë, të njëjtin avaz po e ndjek edhe qeverisja Mustafa, e cila nga qyteti i Prizrenit punësoj vetëm 3 persona, një z.v. minister, një procesmbajtëse dhe një shofer të z.v. ministrit dhe atë vetëm nga radhët e LDK-së, por jo edhe nga subjektet e tjera që janë në bashkëqeverisje.

U punësuan me qindra këshilltar, z.v. ministra e shofera, u punësuan me qindra njerëz në borde të ndryshme publike dhe se kërkesat e prizrenasve nuk u morën parasysh përderisa në Prizren vijnë e punësohen nga qytete tjera dhe se prizrenasit sillen rrugëve, në kërkim të gjetjes së ndonjë konkursi , thjeshtë sa për ta ngushëlluar vetveten.

Mbase, mirë po na bëjnë sepse ne me vetëdije i votojmë të tjerët dhe nuk i votojmë kandidatët e qytetit tone. Një thënie e vjetër popullore thotë: nëse nuk e don nënën atën atëherë duaje njerkën.

Deputetët tanë nga Prizreni, nga cilado parti secili nga ata e ngritën zërin për këtë shqetësim serioz dhe kërkuan nga kabineti qeveritar të marr ndonjë këshilltar spaku nga Prizreni, por jo jo, dhe jo, gjithçka ishte e kot sepse ata shikonin vetëm pozitat e tyre dhe t’i punësojnë vetëm të afërmit e tyre, por mos të harrojnë se sërish do të gjendemi përpara kutisë së votimit dhe do të mendojmë gjatë se kënd do ta votojmë por jo këta që sot na largojnë nga “pjesa e tortes” që na takon si qytet.

Nesër na kërkojnë, sigurt.

Po kthehem prap tek qeverisja e Llapit dhe e Anamoravës, e Skenderajit dhe e Mitrovicës, të cilët me deputetët e tyre vijnë marrin vota tek ne, e në vendet e tyre nuk ja jep askush votën.

Si kanë fytyrë të radhiten në vendet e para në fushatat zgjedhore dhe të kërkojnë vota nga prizrenasit dhe të ju premtojnë vende pune ministra e zv ministra ?! Si?

Qeverisja Thaçi e gënjeu Prizrenin 7 vjet se do të ketë ministra dhe zv ministra nga Prizreni por ajo kurrë nuk ndodhi të njëjtin avaz e vijoi qeverisja Mustafa, që sa për mashallah e la vetëm një zv/minister.

Deputeti i VV mirret me qytetart e Prishtines e jo me te Prizrenit, thuj se ne i kemi punet ne Dyzel.

Shihemi te kutia e votimit, shumë shpejtë!

Një muaj paraburgim për dy hajnat e Prizrenit

0

Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurve SH.K. dhe M.B. që të dy nga Prizreni, Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 03.11.2015 nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri me datën 03.12.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, se me datën 29.10.2015, në kohë të pacaktuar në Prizren në kafiterin ”Rinia”, pronë e të dëmtuarit me iniciale P.A. në bashkëveprim ia marrin pasurinë e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, duke shfrytëzuar mos prezencën e njerëzve dhe të dëmtuarit me forcë e hapin derën hyrëse të lokalit dhe marrin sende me vlerë”, bën të ditur Kicaj. /PrizrenPress.com

Qeveria pret respektim të rregullores për dorëzim të peticionit (Video)

0

Ka kaluar një javë qëkur tre liderët opozitar u futen në Kuvend me peticionin kundër Marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Ndonëse nuk e lanë aty, ata paralajmëruan se atë do ta dorëzojnë tek institucionet relevante vendëse e ndërkombëtare.

Por, tash e tetë ditë nuk është shënuar ndonjë lëvizje. Bile, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën vazhdon ta përcjell në mënyrë retorike përgjigjen që e kishte dhënë javën e kaluar për Tribuna Channel.

“Për këtë pyetje të kam kthyer përgjigje herën e kaluar. Por megjithatë po e bëjë copy paste edhe një herë”, ka thënë Sherifi përmes një mesazhi telefonik.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka garantuar se nëse respektohen proceduat ai do të pranojë peticioni e opozitës, edhe pse asnjë peticion nuk ka shkuar zyrtarisht në adresë të kuvendit.

Kurse Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i pyetur se cili është qëndrimi i Qeverisë karshi peticionit të opozitës ka thënë ekziston një procedurë për të gjitha peticionet, procedurë kjo e cila besoj do të respektohet në plotësi nga Kuvendi.

Opozita prin në zgjedhjet në Kroaci

0

Rezultatet paraprake tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë opozitare është prijës ndaj grupit të qendrës së majtë që është në pushtet në bazë të numërimeve në 31 për qind të vendvotimeve.

Sipas votave të hedhura dhe të numëruara në 31 përqind të vendvotimeve në vend, koalicioni opozitar i qendrës së djathtë i kryesuar nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, është përpara të qendrës së majtë koalicionit qeverisës Partia Social Demokrate, SDP, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Rezultatet paraprake të publikuara në orën 22.00 nga Komisioni i Zgjedhor Kroat, DIP, tregojnë se Koalicioni Patriotik, i udhëhequr nga HDZ, kishte fituar 61 nga 143 të vendeve parlamentare.

“Kroacisa e Fortë” e udhëhequr nga drejtuesi i Partisë Social Demokrate, SDP, fitoi 53 vende, ndërsa e formuara Ura e listave të Pavarura, MOST, fitoi 19 vende, dhe kështu do të jetë një partner i rëndësishëm i koalicionit në aspektin e formimin të një qeverie.

Anketat e mbajtura patën një rezultat ndryshe nga ajo që ishte parashikuar, shumica duke sugjeruar që Koalicioni Patriotik kishte një avantazh të ngushtë prej 57 vendesh ndaj Kroacia e Fortë me 56.

Rezultatet ishin të bazuara në preferencat e votuesve në zonat brenda Kroacisë, të cilat llogariten për 140 vende në parlament. Tre vendet e tjera janë votuar nga kroatët që jetojnë jashtë vendit.

Sipas numërimeve të hershme, partitë rajonale Kuvendi Demokratik Istrias, IDS, dhe Aleanca Demokratike Kroate e Sllavonisë dhe Baranjës, HDSSB, fitoi katër dhe respektivisht dy vende.

Milan Bandiç 365 – Partia e Solidaritetit dhe Punës, e drejtuar nga kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç, mund t’i fitojë dy vende. Qendra e majtë e koalicionit Kroaci e Suksesshme, e udhëhequr nga ish-Presidenti kroat Ivo Josipoviç dhe ish ministri i ekonomisë Radimir Çaçiç, e fitoi një vend. /BIRN

Greqia kthen 1761 emigrantë shqiptarë

0

Autoritetet greke do të kthejnë nën shoqërimin e policisë, plot 1761 shtetas shqiptarë që konsiderohen si persona me qëndrim të paligjshëm dhe të padëshiruar për Greqinë.

Lajmi konfirmohet për “NOA”-n në një komunikatë zyrtare nga Policia e Greqisë. Bëhet e ditur se vetëm për muajin tetor 2015, në një operacion të posaçëm të organeve për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe policisë greke, janë riatdhesuar 2056 shtetas të huaj.

“Nga këta, 1761 shtetas janë shqiptarë, kurse 295 nga vende të tjera, konkretisht 90 nga Pakistani, 36 nga Gjeorgjia, 28 nga Bullgaria, 15 nga Iraku, 13 nga Turqia, 12 nga India dhe 10 nga Afganistani”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Autoritetet thonë se ky operacion po vazhdon edhe gjatë muajit nëntor 2015 dhe po kryhet në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.

“Kthimi i të huajve të kombësive të ndryshme në vendlindjet e tyre është pjesë e planifikimit operativ për trajtimin e migracionit të parregullt, – thonë zyrtarët grekë.

Mësohet se po ushtrohen kontrolle kryesisht në mjedise publike dhe qendra pune, ku identifikohen dhe shoqërohen personat e huaj që rezultojnë se janë të paligjshëm.

Gjithashtu evidentohen dhe shoqërohen me qëllim riatdhesim të shoqëruar me polici, edhe persona të huaj të cilët janë shpallur më herët ose së fundi të padëshiruar në Greqi, emigrantë që punojnë në të zezë, emigrantë që nuk kanë dokumentacion të plotë pune dhe jetese, si sigurime shoqërore dhe librezë shëndetësore, etj.

Vitet ’90, Selami: Askush nuk ka merita personale

0

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, duke folur në ekspozitën “Thirrje për liri”, të çelur në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 25-vjetorit të Lëvizjes për Demokraci, tha se askush nuk ka merita personale për atë lëvizje.

“Askush nuk duhet të marrë merita personale për atë që ndodhi në vitet ’90, me protestat, revoltën dhe reagimin qytetar. Ishin qytetarët ata të cilët i dhanë goditjen sistemit, në një kohë kur paralelisht po rrëzoheshin të gjitha regjimet komuniste. Siç tentojmë të marrim meritat për ato zhvillime, duhet edhe të ndajmë përgjegjësinë për faktin se edhe pse kanë kaluar 25 vite, nuk mundëm të realizojmë atë që shumnë nga ne besuan. Nuk arritëm të ndërtonim vend me demokraci të zhvilluar”, tha ai.

Selami, duke ironizuar me sloganin “Drejtimi i duhur”, tha se problemi i madh i Shqipërisë është fakti që nuk ka ndërtuar akoma institucione. /Mapo

Vetëvaret i burgosuri shqiptar

0

I burgosuri shqiptar 54 vjeçar Asllan Agoj është vetëvrarë pasditen e së dielës në burgun Marassi të Xhenovës në Itali.

Shqiptari është vetëvarur me llastikun e një tute në dritaren e qelisë së tij pozicionuar në seksionin e parë të institutit të vuajtjes së dënimit. Ka informuar mbi këtë lajm Donato Kapece, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së pavarur të policisë së burgut.

“Vetëvrasja e rradhës, e një të burgosuri tjetër në burg, u shpreh ai, demostron se si problemet sociale e humane ekzistojnë pavarësisht uljes së numrit të të burgosurve”.

“Gjatë 20 viteve të fundit, vazhdoi ai, punonjësit e Policisë së burgut kanë evituar rreth 17 mijë tentativa vetëvrasjeje e më shumë se 125 mijë akte vetëlëndimi që mund të kishin shkaktuar pasoja të tilla të rënda. Për fat në burgun e Marassit, ndërhyrja e shpejtë e policit të shërbimit nuk mundi të ndaloj vdekjen e të burgosurit shqiptar.”

Ndërsa sekretari i kësaj sindikate për rajonin e Ligurias Mikele Lorenco deklaroi “se situata në burgjet italiane mbetet alarmuese e se punonjësit gra e burra të Policisë së burgut nuk mund të lihen vetëm në administrimin e përditshëm të rasteve konstante kritike në këto institucione.”

Shqiptari Asllan Agoj 13 vjet më parë kishte vrarë për motive xhelozie me ndihmën e një kazme bashkëshorten e tij. Për këtë krim ai dënohet me 14 vjet heqje lirie e falë amnistive kryen vetëm 9 vite burg.

Më nëntor të 2014, tashmë në gjëndje të lirë kryen një tjetër krim në komunën Sutri të provincës së Viterbos.

Asllan Agoj qëllon për vdekje me shtatë goditje thike të dashurën e tij të re, 31 vjec, shqiptare e nënë e dy fëmijve nga një martesë e mëparshme.

Prej gati një viti ai vuante dënimin e tij në burgun e qytetit të Xhenovës.

Policia e burgut e këtij institucioni informon se shqiptari 45 Asllan Agoj u vetëvra pasditen e së dielës 8 nëntor 2015. Tentativat për të reanimuar rezultuan të pasuksesshme./Ora