15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 6901

Enver Hoti: Opozita nesër me surpriza

0

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë se opozita e bashkuar kosovare në krye me Lëvizjen Vetëvendsje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n, do të jenë të pranishëm në seancën parlamentare të Kuvendit, ku do të mbajë fjalim edhe Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerim, Johannes Hahn.

Hoti ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se edhe kësaj radhe opozita mund të vijë me surpriza në sallën e kuvendit, por jo me gaz lotsjellës.

“Opozita do të marrë pjesë në seancë, edhe sigurisht që do të jetë aty prezent. Surpriza mund të ketë, aty mund të shihet nesër, e gaz nuk do të ketë sepse s’ka arsye. Qëndrimi i opozitës është i qartë, e ne do të reagojmë e do të pengojmë të gjitha seancat, sepse nuk ka asnjë arsye që opozita ta ndryshojë kursin e qëndrimeve”, është deklaruar Hoti.

Për dhjetë muaj 105 të vdekur në aksidente

0

Vetëm gjatë dhjetë muajve të këtij viti në rrugët e Kosovës, kanë humbur jetën 105 persona në aksidente në komunikacion rrugor.

Shkaktarët kryesor i shkaktimit të aksidenteve në trafik përveç faktorit rrugë është edhe vozitja shoferëve nën ndikim të alkoolit.

Numri i aksidenteve në komunikacion është bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Ata kanë thënë se më shumë njerëz po humbin në aksidente se sa në situata tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se numri i aksidenteve në komunikacion dhe i njerëzve që kanë humbur jetë në këto aksidente vazhdon të jetë shqetësuese. Ai tha se në periudhën janar-tetor të këtij viti janë shkaktuar 93 aksidente, ndërsa në po të njëjtën periudhë kohore kanë mbetur të vdekur 105 persona.

Ligjëruesi i lëndës së drejtës në komunikacion në Kolegjin “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se numri i të vdekurve në aksidentet rrugore, është një gjendje alarmante e cila kërkon që të merren masa të menjëhershme. Ai tha se për këtë nuk është fajtor vetëm Policia e Kosovës, por fajëson pjesëmarrësit në komunikacion të cilët nuk respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Gjithashtu ai tha se më shqetësuese janë aksidentet në mjedise urbane të shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë, e që në asnjë mënyrë sipas Krasniqit nuk mund të kuptohet tejkalimi i shpejtësisë në rrugët e qytetit.

Përveç faktorit njeri, automjeteve dhe rrugëve, shkaktarë tjerë të cilët ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve sipas Hoxhës janë edhe përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit si dhe nën ndikim të lodhjes apo gjumit.

Aksidentet rrugore janë bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Fadil Kryeziu për KosovaPress tha se nga aksidentet në trafik po vdesin më shumë njerëz se sa në situata të tjera.

Por Kryeziu thotë se janë faktorë të shumtë të cilët po shkaktojnë aksidente, duke theksuar edhe shkollën e patentë shoferëve ku edhe edukohen shoferët e rinj.

Qytetari tjetër, Arben Bytyqi, ka apeluar tek vozitësit që të kenë më shuam kujdes, pasi se sic tha ai për KosovaPress, shumica nga vozitësit janë nën ndikim e alkoolit. Ai thotë që duhet të ketë edhe kontroola më të shpeshta të policisë rrugore.

Policia komunikacionit rrugor vetëm për këta dhjetë muaj ka shqiptuar 260 mijë e 527 gjoba në trafik, masë kjo që sipas PK, sa do pak ndikon që shoferët të jenë më të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturës.

Erdogan i jep fjalën Thaçit

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë fjalën zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për përkrahjen e tij në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Thaçi ka thënë se tani po niset në Paris optimist për votimin ndaj Kosovës.

Ja postimi i Thaçit në Facebook:

Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdo?an. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdo?an për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris. (sic) /Telegrafi/

Berisha: Dosjen për Remzi Hoxhën e zhduku Fatos Klosi

0

Rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është bërë objekt debati sot në Kuvend. Deputeti socialist Erjon Braçe i kërkoi deputetit Sali Berisha të tregojë se ku janë eshtrat e biznesmenit Hoxha.

Braçe kërkoi gjithashtu nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të ekstradohet Ilir Kumbaro.

Në përgjigje Berisha tha se nuk ka dijeni për zhdukjen dhe as rrëmbimin ndërsa akuzoi Fatos Klosin se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës, njoftojnë medie nga Tirana.

“Ju dhe unë e njohim shumë mirë Remzi Hoxhën. Nuk e di në çfarë rrethanash e ke njohur ti, por unë e kam njohur si gazetar i ‘Zërit të Popullit’, ishte shqiptar i madh. Kishte luftuar për idealin e tij këtej dhe andej kufijve. Jemi në ditët kur Remzi Hoxha jo vetëm që nuk është më sepse u rrëmbye u torturua u vra, iu zhdukën dhe eshtrat por jemi në ditën kur familjarët e tij kërkojnë kockat.

Të paktën një varr për ta qarë me ritet e shqiptarëve atje. Keni detyrimin si gjysh si prind si vëlla, t’i thoni asaj familjeje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës. Të kërkoj vetëm një gjë, atë që e kërkon djali i tij për 20 vite me radhë. Ia ke borxh ti unë dhe kushdo tjetër. T’i dorëzojmë eshtrat e babait të tij.

Kjo është një çështje që nuk duhet të marrë fund. Bëra një thirrje humane ashtu siç dua t’i bëj thirrje ministrit të Brendshëm të sjellë kasapin e atij regjimi. Ilir Kumbaron ta sjellë këtu. Në bazë të atij vendimi gjykate i cili u sabotua disa herë me radhë, vetëm t’i shpëtonte drejtësisë”, tha Braçe.
Në anën tjetër ish-lideri i PD-së Sali Berisha ka thënë se nuk ka asnjë informatë për këtë rast.

“Çdo njeri i zhdukur është keqardhje, por sqaroj as nuk jam impresionuar dhe as nuk do të impresionohem kurrë nga përdorimi politik i çdo ndodhie qoftë. Rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi. Jam marrë me të gjithë mundësitë e mia.

Nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin e tij nuk e k isha dëgjuar kurrë. U tha se ka marrë pjesë në atentatin, autobombën e Gligorovit. Nuk kam pasur asnjë informacion. U tha më vonë se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Sali Berishës nuk kam pasur asnjë informacion. Zero, as për Gligorov as për Berishën”, tha Berisha.

“E zeza dhe e kuqja”, romani më i ri i Mehmet Krajës

0

Romani “E zeza dhe e kuqja” i Mehmet Krajës do të prezantohet në stendën e Shtëpisë botuese “Onufri”, në Panairin e Librit “Tirana 2015”
Në edicion të shtëpisë botuese “Onufri” të Tiranës del në qarkullim romani më i ri i Mehmet Krajës “E zeza dhe e kuqja”, një roman voluminoz, që sublimon përvojën e gjatë të autorit në fushën e prozës romanore.

“E zeza dhe e kuqja” është një rrëfim vërshues për historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për “Shqipërinë e brendshme” dhe “Shqipërinë e jashtme”, për të zezën dhe të kuqen nga të dy anët, për kufirin që i ndan dhe absurdin në mes.

Janë përfshirë njëqind vjet “Shqipëri të matanshme”, tri gjenerata që e pësojnë nga një atdhe që është fat dhe mallkim njëkohësisht.

Karaktere dhe heronj të paharrueshëm, realitet sureal, jetë njerëzore që rri pezull mbi të gjithë kufijtë ndarës, të jetës dhe të vdekjes, të qenies dhe mosqenies.

Një roman plot aromë letërsie, i shkruar me dorë te rëndë, tekst me sfidën autoriale ndaj rregullave që ngurosin stilin dhe me pasuri të shprehjes deri në pamundësitë e gjuhës.

Romani “E zeza dhe e kuqja” i Mehmet Krajës do të prezantohet në stendën e Shtëpisë botuese “Onufri”, në Panairin e Librit “Tirana 2015”.

30 intelektual botërorë letër përkrahje për Kosovën në UNESCO

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes rrjetit social, Facebook se ka marr përkrahjen e 30 intelektualëve botërorë që përkrahin Kosovën në anëtarësimin drejt UNESCOS.

Thaçi i ka publikuar të gjithë emrat që në po u sjellim më poshtë:
Sapo erdhi edhe një letër përkrahjeje nga 30 intelektualë botërorë për Kosovën në UNESCO, nënshkruar nga:
1.Antoine Garapon, Paris, membre du Comité de la rédaction de la revue Esprit
2.Joel Hubrecht, Paris, auteur du livre Le Kosovo. Etablir les faits.
3.Sir Noel Malcolm, Membre de l’Académie Britanique, Senior Research Felloë (Professeur de recherche) a All Souls College, Université d’Oxford, auteur de Kosovo: A Short History.
4.Patrice Vermeren, Professeur de l’Université de Paris 8
5.Susana Villavicencio, Professeur de l’Université de Buenos Aires
6.Jacques Poulain, Professeur émérite de l’Université de Paris 8
7.Véronique Nahoum-Grappe, anthropologue,EHESS, Paris
8.Etienne Tassin, Professeur, l’Université de Paris 7
9.Bernardo Correa, professeur à l’Université Nationale de Colombie, Bogota,
10.Stéphane Douailler, Professeur, Université de Paris 8
11.Georges-Marie Chenu, Paris, ancien Ambassadeur,
12.Carlos Contreras, Professeur de Philosophie à l’Université du Chili
13.Odile Perrot, balkanologue, Chercheur associé au CERSA (Université Paris 2/CNRS)
14.Gustavo Celedon, Philosophe, musicien, professeur à l’École du Cinéma de l’Université de Valparaíso au Chili
15.Alejandro Bilbao Zepeda, Professeur de l’Université catholique de Valparaiso au Chili
16.Jordi Riba, Professeur de l’Université de Guérone, Espagne
17.Francisco Naishtat, Professeur de l’Université de Chili
18.Michel Grappe, Psychiatre, Hôpital Tenon, Paris
19.Ricardo Viscardi, Professeur de l’Université de Montevideo, Urugay
20.Gustavo Chataignier, Professeur de l’Université catholique de Rio, Brésil
21.Renzo Ragghianti, Professeur de l’Université de Pise, Italie
22.Laurence Cornu, Professeur à l’Université de Tours
23.Pascal Hamon, Architecte, Ecole Nationale Supérieure de l’architecture, Versailles; fondateur du Salon du livre des Balkans, Paris.
24.Evelyne Noygues, balcanologue, Paris
25.Jean-Pierre Marcos, Philosophe et psychanalyste, Université de Paris 8
26. Anne-Marie Autissier, Directrice de l’Institut des études Européenne, Paris
27. Michel Svetchine, Inspecteur générale à la Banque de France, auteur d’études économiques sur le Kosovo
28. Frédéric Duversin, Directrice du Centre culturel du Kosovo à Paris, traductrice des écrivains et poètes kosovars
29.Mehmet Oturan, Directeur de recherches à l’université de Marne la Vallée, spécialiste de la dépollution des eaux
30. Gérard Michaud, membre de l’Académie des sciences, arts et belles lettres de Dijon

Kryetari Begaj, falënderoi humanistin Kryeziu

0

Skënder Kryeziu, është një nga njerëzit më human në Komunën e Malishevës, i cili ka ndihmuar shumë njerzë dhe shumë familje. Për këtë qëllim, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka pritur sot në zyrën e tij, humanistin Kryeziu dhe e ka falënderuar për humanizmin e treguar.

Skënder Kryeziu, është një mërgimtar nga Komuna e Malishevës. Edhe pse i ri në moshë, ai tash e gjashtë vite me radhë, në vazhdimësi ndihmon njerëzit në nevojë, si me ushqime, ashtu edhe në ndërtimin e shtëpive për banim, duke zgjidhur problemin e strehimit për shumë familje.

Edhe pse shumë modest dhe pa dashur të bëhet publik, humanisti Kryeziu, ka treguar për Zyrën për Informim, se vetëm për festën e Kurban Bajramit, këtë vit, ka shpërndarë rreth 17 mijë euro ushqime për familjet në nevojë, në Komunën e Malishevës. Momentalisht, është duke i ndërtuar gjashtë shtëpi dhe në këtë muaj planifikon të filloj ndërtimin edhe të njëzet shtëpive tjera, të gjitha në territorin e Komunës së Malishevës.

Vlorë, arrestohet i kërkuari për vrasje

0

Policia ë Vlorës ka vënë në pranga në orët ë fundit një person të shpallur në kërkim për vrasje me paramendim.

Burime policorë nga qyteti bregdetar bëjnë më dijë së në pranga ka rënë shtetasi Serri Çobo.

Sipas burimeve, Çobo dyshohet së ka vrarë më thikë një shtetas shqiptar në Athinë, të idëntifikuar më inicialet A.Dh.

Burimet shtojnë së, personi në fjalë është arrestuar në banesën e tij në fshatin Mifol, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative/Top-channel.

Avioni i rrëzuar në Sinai u godit me bombë

0

Sipas shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike, avioni rus që u rrëzua në Sinai me 224 persona në bord, është goditur nga një bombë. Sipas zyrtarëve amerikane me shumë gjasa avioni ka qenë në shenjestër të Shtetit Islamik.

Megjithëse nuk ka ende një përfundim zyrtar, duket se Rusia dhe Egjipti ndajne mendime te ndryshme për aksidentin ajror tragjik. Autoritetet egjiptiane përjashtojnë të ketë qenë Shteti Islamik që rrëzoi avionin, ndërsa ekspertët rusë hezitojnë të flasin kaq herët.

Si dështoi Millosheviçi për të dëbuar shqiptarët, sipas Stjepan Mesiç

0

Si është shkatërruar Jugosllavia” është titulli i librit që solli në Tiranë, Stjepan Mesiç, një nga politikanët që prej vitesh “luftoi” për paqen në rajonin e Ballkanit dhe për shpalljen të pavarur nga Serbia të shtetit të Kosovës.

Ish-presidenti i Kroacisë për dy mandate gjatë viteve 2000- 2010, Mesiç solli në një libër tashmë të përkthyer edhe në shqip të gjitha kujtimet e tij mbi rënien e ish- Jugosllavisë.

Në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës, Mesiç mblodhi rreth vetes figura politike të dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ish-presidentët Alfred Moisiu, Fatmir Sejdiu, Bamir Topi ishin pjesë e promovimit të librit të ish-presidentit kroat.

Në një prezantim të shkurtër të rrjedhës kronologjike të ngjarjeve autori risolli në vëmendje copëza nga ditari i tij për mënyrën sesi ishin organizuar ish-republikat Jugosllave në kohën e Titos dhe politikat diktatoriale të Sllobodan Millosheviçit për të krijuar Serbinë e Madhe.

“Unë me anën e këtij libri dua të kujtoj se çfarë ka ndodhur në ish-Jugosllavinë e kohës. Jugosllavia nuk ka qenë aq e izoluar sa Shqipëria. Ajo përbëhej nga 6 republika dhe 2 krahina autonome. Ajo mbahej nga tri elemente që përbënin shtetin, Tito me karizmën e vet, Partia Komuniste si parti e vetme dhe ushtria. Kjo e fundit dëgjonte vetëm Titon dhe partinë. Tito vdiq, partia u shkatërrua. Në krye të Serbisë erdhi Sllobodan Millosheviçi, i cili nuk donte as federatë, as konfederatë, vetëm Serbinë e madhe”, tha ish- presidenti kroat Mesiç.

Në bashkëbisedim e sipër mes kujtimit të situatave të tensionuara të kohës dhe batutave rreth realitetit, Mesiç shprehet se ka “risjellë” në jetë një pjesë të shënimeve nga ditari personal, nga koha kur ka qenë, aq sa i është dhënë mundësia të ishte, president i kolektivit të asaj bashkësie popujsh dhe pakicash kombëtare.

Ai erdhi në kryesi të Presidencës Jugosllave pas zgjedhjeve pluraliste të vitit 1990 në Republikën e Kroacisë.

Në këtë kohë, kryesia e Jugosllavisë akoma funksiononte si organ kolektiv, ku 8 anëtarët e saj delegoheshin nga Kuvendet e njësive federale.

Në këtë ditar gjithçka flet për periudhën 15 maj 1990 – 15 maj 1992, kur republikës së Kroacisë i takonte posti i zëvendëskryetarit dhe më pas edhe kryetarit të shtetit.

Plani i Millosheviçit për Kosovën

Në librin e tij Mesiç u kushton një vend edhe shqiptarëve të Kosovës, duke kujtuar planin e Sllobodan Millosheviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e Kosovës dhe zëvendësimin e tyre me serbë.

“Millosheviçi donte vetëm Serbinë e madhe dhe etnike. Ai donte të bashkonte Kroacinë me Bosnjën së bashku me Malin e Zi. Ndërsa për sa i përket shqiptarëve të Kosovës dëshironte t’i largonte nga trojet e tyre dhe t’i popullonte me qytetarë serbë. Por që të merreshe vesh me Millosheviçin ishte e pamundur, ndaj alternativa e vetme ishte që ta ndaheshim dhe të shihnim për vetëvendosje.

Millosheviçi nga ana e tij mashtronte Perëndimin duke u shprehur se do më të mirë për të gjitha shtetet e Jugosllavisë.

Serbëve u thoshte se do të jetoni më së miri në një shtet, por kjo ishte një gënjeshtër pasi ata jetonin në Serbi, në Kroaci, në Bosnjë dhe në shtete të tjera, ndaj për këtë qëllim ai u thoshte rrëmbeni armët, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jetojmë të gjithë të bashkuar.

Por në këtë pikë pati një shpërbërje të ushtrisë pas daljes prej saj të kroatëve, boshnjakëve, sllovenëve dhe shqiptarëve.

Ideja e Millosheviçit ishte që të largonte rreth 250 mijë serbë nga shtëpitë e tyre për t’i vendosur në Kosovë. Për këtë qëllim ai e ndaloi autonominë e Kosovës, të gjithë shqiptarët që ishin në funksion të autonomisë i hoqi. Plani i tij ishte që gjithë shqiptarët e Kosovës që do të zboheshin nga trojet e tyre, një pjesë do të vendoseshin në Maqedoni, ndërsa pjesa tjetër do të shpërnguleshin në Shqipëri”, shprehet ish- presidenti kroat.

Sipas Millosheviçit me dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre, do të krijohej një situatë destabiliteti edhe në vendet ku ata do të “emigronin” si në Maqedoni apo Shqipëri.

Por në fund gjithçka përfundoi në një dështim, me nisjen edhe të një lufte të armatosur.

“Sipas tij, këta 2 milionë shqiptarë që do të largoheshin nga Kosova do të krijonin një situatë destabilizimi si në Maqedoni edhe në Shqipëri. Millosheviçi mendonte si ishte personi i duhur për rajonin dhe Perëndimi do ta lejonte që të ushtronte “funksionin” e tij për të krijuar një situatë “paqeje” si në Shqipëri edhe në Maqedoni. Mirëpo plani i Millosheviçit dështoi. Kosovarët u bashkuan, formuan UÇK-në dhe kundërshtuan me luftë regjimin e tij. Serbët nuk dëshironin që të shpërnguleshin në Kosovë, shqiptarët nga ana tjetër nuk dëshironin të largoheshin nga trojet e tyre në Kosovë dhe plani i Millosheviçit për të krijuar Serbinë e madhe nuk u realizua. Si përfundim gjatë luftës mbetën të vdekur qindra mijëra banorë, të plagosur akoma më shumë, por kufijtë nuk lëvizën asnjë milimetër.

Fjalimi

Ka serbë që ende mendojnë për Serbinë e Madhe Duke folur për arsyet që çuan në luftë Serbinë me shqiptarët e Kosovës,

Stipe Mesiç thekson se “oreksi” serb për të zgjeruar territoret solli si pasojë luftën.

“Shtrohet pyeta përse u desh kjo luftë? Serbia kishte interesat e veta për të hapur kufijtë. “Kur erdhi në pushtet Qemal Ataturku gjeneralët i kërkuan që të zgjeronte perandorinë më gjerë në Azi, por ai u përgjigj të dashur qytetarë ju fatin tuaj duhet ta kërkoni brenda kufijve dhe jo jashtë saj. Këtë gjë askush nuk ua tha në Serbi. Fatkeqësisht edhe sot në Serbi ka njerëz që mendojnë se Serbia mundet dhe duhet t’i zgjerojë kufijtë e saj”, theksoi Mesiç.