16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Për dhjetë muaj 105 të vdekur në aksidente

Vetëm gjatë dhjetë muajve të këtij viti në rrugët e Kosovës, kanë humbur jetën 105 persona në aksidente në komunikacion rrugor.

Shkaktarët kryesor i shkaktimit të aksidenteve në trafik përveç faktorit rrugë është edhe vozitja shoferëve nën ndikim të alkoolit.

Numri i aksidenteve në komunikacion është bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Ata kanë thënë se më shumë njerëz po humbin në aksidente se sa në situata tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se numri i aksidenteve në komunikacion dhe i njerëzve që kanë humbur jetë në këto aksidente vazhdon të jetë shqetësuese. Ai tha se në periudhën janar-tetor të këtij viti janë shkaktuar 93 aksidente, ndërsa në po të njëjtën periudhë kohore kanë mbetur të vdekur 105 persona.

Ligjëruesi i lëndës së drejtës në komunikacion në Kolegjin “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se numri i të vdekurve në aksidentet rrugore, është një gjendje alarmante e cila kërkon që të merren masa të menjëhershme. Ai tha se për këtë nuk është fajtor vetëm Policia e Kosovës, por fajëson pjesëmarrësit në komunikacion të cilët nuk respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Gjithashtu ai tha se më shqetësuese janë aksidentet në mjedise urbane të shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë, e që në asnjë mënyrë sipas Krasniqit nuk mund të kuptohet tejkalimi i shpejtësisë në rrugët e qytetit.

Përveç faktorit njeri, automjeteve dhe rrugëve, shkaktarë tjerë të cilët ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve sipas Hoxhës janë edhe përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit si dhe nën ndikim të lodhjes apo gjumit.

Aksidentet rrugore janë bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Fadil Kryeziu për KosovaPress tha se nga aksidentet në trafik po vdesin më shumë njerëz se sa në situata të tjera.

Por Kryeziu thotë se janë faktorë të shumtë të cilët po shkaktojnë aksidente, duke theksuar edhe shkollën e patentë shoferëve ku edhe edukohen shoferët e rinj.

Qytetari tjetër, Arben Bytyqi, ka apeluar tek vozitësit që të kenë më shuam kujdes, pasi se sic tha ai për KosovaPress, shumica nga vozitësit janë nën ndikim e alkoolit. Ai thotë që duhet të ketë edhe kontroola më të shpeshta të policisë rrugore.

Policia komunikacionit rrugor vetëm për këta dhjetë muaj ka shqiptuar 260 mijë e 527 gjoba në trafik, masë kjo që sipas PK, sa do pak ndikon që shoferët të jenë më të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturës.

Më Shumë

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Lajmet e Fundit