8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 6907

Vorpsi, mes shqipes dhe gjuhëve të tjera

0

Zgjedhjen e të shkruarit në gjuhë të huaj si një mekanizëm vetëmbrojtjeje ndaj kujtimeve të dhimbshme që e lidhnin me Shqipërinë, shkrimtarja Ornela Vorpsi e ka shpjeguar sa herë që i është kërkuar, ashtu siç ka bërë gjatë aktivitetit të leximeve publike të autorëve, ku Vorpsi së bashku me kolegun e saj nga Vjena, Klemens Renoldner, foli rreth krijimtarisë së saj dhe lexoi për publikun shqiptar tregimin “Lumturi Disparue”, shkruar në italisht.

“Shkruaj në gjuhë të huaj sepse është e qartë që jam në transit, sikur e thotë dhe ky festival. Në transit prej 25 vjetësh”, ka thënë Vorpsi, e ardhur në Tiranë posaçërisht për festivalin, shkruan “Mapo”.

Nga e kaluara evokon fëmijërinë dhe babanë të burgosur për motive politike.

“Fëmijëria, një baba në burg për politikë, rritur me nënën vetëm, njerëzit që largoheshin nga frika e një familjeje me të dënuar politikë, e keni parasysh sesi shoqëria largohej nga këto situata dhe kjo ishte tej mase e vështirë”, ka rrëfyer ajo por duke shtuar se pavarësisht kësaj e merr malli për bujarinë shqiptare.

“Në Paris më mungojnë spontaniteti, krijimi i gjërave me shumë miqësi dhe shkëmbimi”. Ajo sqaron se letërsia e saj nuk ka të bëjë me tranzicionin, por me të kaluarën.

“Nuk kam shkruar mbi tranzicionin, por mbi Shqipërinë e së kaluarës që ishte një nevojë për mua dhe për këtë mu desh një gjuhë e huaj, sepse kisha nevojë për një distancë dhe kujtimet më ishin shumë të dhimbshme dhe më ishte shumë e kollajtë një mjet tjetër dhe ky mjet ishte një gjuhë e huaj”. E nisi të shkruajë në italisht, për t’u hedhur më pas në gjuhën frënge.

“Unë tani nuk shkruaj më në italisht, sepse edhe italishtja është gjuhë që nuk e jetoj dot më sepse jetoj në Francë prej 18 vjetësh. Kështu që gjuhët për mua janë një mjet, kam kaluar nga italishtja në frëngjisht e ndoshta nga frëngjishtja do të kaloj në shqip”, thotë Ornela Vorpsi, ndërsa tregon se ka menduar të përkthejë edhe libra të tjerë në shqip.

“Ana vizuale në shkrimet e mia ngelet sepse është kultura që kam marrë në Institutin e Arteve, kompozicioni i një tabloje… dhe nuk i shpëtoj dot asaj çka kam mësuar dhe pse ndonjëherë do të doja ta zhbëja, të vija më e pastër e më e qartë, por janë disa struktura të cilave nuk u shpëtoj dot”.

Megjithëse ka zgjedhur gjuhë të huaj, Shqipëria ka qenë gjithnjë e pranishme në librat e saj.

“Nuk e di nëse në të gjithë librat e mi ka detaje të Shqipërisë, jo në të gjithë, në këtë tregim të cilin e sjell këtu, e solla për temën “letërsi në transit”, të jesh shqiptare dhe në mërgim. Në librin e fundit “Rrotullim rreth nënës” flitet për një tokë universale që nuk ka lidhje me Shqipërinë.

“Dua të eksperimentoj edhe me gjëra të tjera, t’i shpëtoj obsesionit të Shqipërisë duke qenë thellësisht shqiptare, përveç faktit sepse kam dëshirë të shtyj limitet e mia e të shoh deri ku mund të shkoj. E pranoj që mund t’i kthehem Shqipërisë edhe në një libër që po shkruaj deri tani”, thotë Ornela Vorpsi.

Sa i përket karakterit autobiografik në romanet e saj, Vorpsi tha: “Mundohem gjithmonë që në librat e mi të marr diçka nga realiteti dhe pastaj ta manipuloj. Për mua është një manipulim në sensin vizual: dritë, ngjyrë, kompozim, deformim, etj. Kam nevojë ta tregoj atë shoqëri siç e kam jetuar”. Pavarësisht gjuhëve që përdor si mjet letrar, Vorpsi u shpreh se ndihet shqiptare.

“Ndihem thellësisht shqiptare. E qartë që shqiptare ndihem. Por për të mbijetuar kam krijuar disa sisteme mbrojtëse”.

Pushteti i frikësohet ndëshkimit nga vota e popullit

0

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe barrikada e këtij pushteti për të mos ofruar alternativën e të shkuarit në zgjedhje të parakohshme për interesa të vendit, kur shihet se ky koalicion tashmë është  pa legjitimitet. Këtë e tregojnë anketat e UNPD-së për besimin jashtëzakonisht të vogël të qytetarëve ndaj kësaj Qeverie mashtruese. Duket se këta politikanë janë në gjendje ta shkatërrojnë shtetin, e të mos heqin dorë nga privilegjet e pushtetit dhe kolltukut të butë.

Mirëpo, qytetarët si duket janë vetëdijesuar më në fund që këta pushtetarë t’i dënojnë me votë, meqë ata ia shkaktuan një bllokadë 6-muajshe dhe po kështu edhe për një vit të qeverisjes i kanë sjellë dëme të mëdha qytetarëve.

Analisti Ragip Guraziu mendon se e tërë kjo po ndodh, për shkak se shteti është i kapur dhe kjo nuk gjendje nuk do të ndryshojë me këtë  pushtet të korruptuar. “Shteti i kapur s’ka si të veprojë ndryshe. Tani gjendemi para një barrikade që po e izolon vendin. Nuk janë të aftë as pozita e as opozita për të biseduar dhe për të gjetur alternativat e daljes nga kjo gjendje”, shprehet ai../kosova sot/

Një rrëfim për mysafirët nga Srebrenica

0

Ishte viti 1992. Isha vetëm 11 vjeç, kur babai im mësimdhënës historie, kishte shkuar pas orarit të punës në muzeun e shkollës “Ibrahim Kelmendi”, në Preshevë, për të rehatuar disa relikte arkeologjike.

Papritmas oborri i shkollës ishte nxirë nga një valë njerëzish. Ishin boshnjakët ata që iknin nga regjimi i egër i Slobodan Millosheviqit, për të gjetur një rrugëdalje në drejtim të Maqedonisë.

Atëherë nuk e kisha idenë se çka ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Nocionin luftë e kuptoja vetëm nga lojërat apo ndonjë film që mund ta kisha parë përmes programeve të pakta që mund të ndiqnim; aq sa merrte një antenë me përforcues.

Papritmas në oborrin e shtëpisë së vogël ku jetonim u futën një grup njerëzish që mbanin disa çanta të rënda në dorë.

Rrëfimi për refugjatët nga Srebrenica

Ishin mysafirë që do të qëndronin më gjatë se zakonisht.

Familja Kariç, nga Srebrenica, ishte shpërngulur si mijëra familje tjera boshnjake pas agresionit që ndaj tyre kishte ushtruar regjimi serb../zeri/

Legjislatura e pestë, më e dobëta

0

Që nga përfundimi i luftës, në Kosovë kanë funksionuar katër nomenklatura legjislative dhe kjo e fundit me flakë e tym është e pesta dhe më e dobëta.

Dy kuvendet e para kanë funksionuar në periudhën e ish-administrimit ndërkombëtar (UNMIK), ndërsa dy të tjerat pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur e demokratik.

Por, legjislatura e pestë llogaritet të jetë më e dobëta që ka pasur vendi gjatë pluralizmit politik.

Pozita e deputetit kosovar që prej vitit 2001 ka ardhur duke u degraduar vazhdimisht e madje sipas ish-deputetëve dhe analistëve, shumica e deputetëve të sotëm nuk janë të denjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve që iu kanë dhënë votën.

Faji për këtë i hidhet sistemit zgjedhor sipas të cilit votat e partisë gjatë zgjedhjeve janë përqendruar tek personat e preferuar të liderëve të partive, duke diskualifikuar kështu kandidatët e përgatitur për legjislativ.

Derisa në nomenklaturën e parë e të dytë legjislative kishte një numër të madh doktorë shkencash e akademikësh, tani në këtë legjislaturë janë kontarbanduar njerëz të ish-shërbimeve partiake, ata që janë marrë me krim të organizuar e njerëz të dëshmuar për korrupsion e shantazh../zeri/

Ndërron  jetë Sefer Rexhaj  

0

Ka ndërruar jetë anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren Sefer Rexhaj. Lajmin e vdekjes së tij e ka dhënë kryetari i Degës Haxhi Avdyli.

“Sapo morra lajmin e hidhur që miku , bashkëpunëtori, anëtari i kryesisë së degës aktivisti 25 vjeçar i LDK-së , afaristi Sefer Rexhaj pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë , në një Spital të Shkupit”, njofton Avdyli./PrizrenPress.com/

Haradinaj: Askush nuk ka të drejtë ta pengojë zërin qytetar

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se veprimet e sotme në Kuvend, ishin në mbrojtje të votës së popullit dhe zërit demokratik.

“Përherë kam respektuar Kuvendin dhe procedurat e tij, edhe në të kaluarën, edhe tani, por edhe në të ardhmen do të veproj njëlloj.

Sot kam shprehur pakënaqësinë time të thellë dhe kundërshtimin tim, që të pengohet futja në Kuvend të Peticionit ku kanë nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë e votues të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë ta pengojë zërin qytetar që të hyjë dhe të dëgjohet në Kuvend.

Ata që provojnë ta pengojnë një gjë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e as me jetën parlamentare.

Unë jam i zgjedhur i popullit dhe gjithmonë do ta mbrojë zërin e tij!”, ka thënë ai.

Shkollat profesionale, në fund të pusit

0

“Pjesa më e madhe e nxënësve të arsimit profesional është e privuar nga mundësitë praktike. Që të përmirësohet gjendja, shteti duhet të bëjë më shumë në pajisjen e shkollave me punëtori dhe mjete pune, t’i stimulojë ato që t’i shesin prodhimet e veta, duke krijuar kështu të ardhura”, shprehet eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci

Shkollimi profesional vazhdon të ketë mjaft probleme në Kosovë. Mungon një studim i mirëfilltë, pastaj bashkëpunimet me ndërmarrjet për të kryer praktikë, e deri te mungesa e teksteve shkollore, ku nxënësit ende shkruajnë ato që ua diktojnë profesorët. Njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci, mendon se problemi kryesor i arsimit profesional në Kosovë është shkalla e pamjaftueshme e përfshirjes së nxënësve në punë praktike dhe praktikë profesionale. Puna praktike duhet të bëhet brenda shkollës dhe si pengesë kryesore paraqitet mungesa e punëtorive dhe mjeteve të punës. Ndërkaq, praktika profesionale bëhet në ndërmarrje, të cilat, në shumë raste, nuk janë të interesuara të mbajnë nxënës ose edhe t’u japin punë që nuk kanë të bëjë fare me profesionin e tyre.

në punën praktike dhe praktikën profesionale bëjnë që nxënësi të mos aftësohet si duhet për profesion, prandaj te ne ndodh që bizneset të mos gjejnë punëtorë të kualifikuar të profilit të caktuar, që dinë ta ushtrojnë profesionin, edhe pse ka me dhjetëra të diplomuar të atij profili që presin për punë”, ka thënë ai për “Kosova Sot”..

Ramë Vataj shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit të Liburn GA në Georgia të SHBA-së

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, po vazhdon vizitën e frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të premten ai është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit Liburn GA në Georgia. Certifikata përkatëse ju dhurua nga kryetari i komunës Johnny Chirst dhe  Berat Gegaj nga organizata “Kosovo HOPE”, organizator i këtij udhëtimi.  Me këtë rast rektori Vataj në fjalën e tij para asamblistëve të kësaj komune, shprehi falënderimet e tij të përzemërta për këtë nder të madh që i është bërë atij dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në ndërkohë Rektori Vataj ka takuar edhe përfaqësues të policisë së kësaj komune dhe gazetarë nga Atlanta.

Rektori Vataj falënderoi  z. Berat Gegaj nga “Kosovo HOPE” dhe kryetarin e Komunës së Lilburn z. Johnny Crist për kontributin e dhënë për vite me radhë në këmbimin e nxënësve dhe studentëve kosovarë.

Ndërkaq, Rektori Vataj, më parë ka takuar  presidentin e Georgia Geinnet Collage ( GGC ) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rektori i GGC shprehi gatishmërinë që të filloj bashkëpunimi për të sjell edhe studentë nga UPZ për të studiuar në këtë universitet në SHBA. Rektori Vataj e falënderoi Rektorin e GGC për pritjen e organizuar dhe për vullnetin e shprehur për të bashkëpunuar me UPZ-në, e cila që do t’i kontribuoj zhvillimit të këtij universiteti dhe afirmimit ndërkombëtar.

Po ashtu Rektori Vataj ka takuar edhe nxënësit kosovar që janë duke studiuar në SHBA në kuadër të programit të këmbimit  “Kosovo HOPE”, ku është takuar edhe me drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare  z. Funëi dhe drejtoreshën e programeve të këmbimit znj. Cheryl.

Rock Papa

0

Papa Françesku ka publikuar këngën e dytë nga albumi i tij i inspiruar nga rock’u.

“Wake Up” do të dalë më 27 nëntor dhe aty Papa flet për çështje të ndryshme të botës, në italisht, anglisht, spanjisht dhe portugalisht.
Albumi është prodhim bashkëpunimi i një numri muzikantësh, përfshirë drejtorin artistik Don Giulio Neroni.

Pasi ka publikuar këngën post-rock “Wake Up! Go! Go! Forward!”, Papa tani ka lëshuar edhe videon me tekst për “Por Qué Sufren los Niños?”, e cila përbëhet nga fjalimi i tij i mbajtur në Philippines dhe refreni i kënduar nga artistja italiane Anna Tosato.

Dëgjojeni më poshtë. / Politiko.net

Hajrulla Çeku : Mujë Berisha ishte më i dobëti prej kandidatëve të tjerë(Dokument)

0

Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së “Ec Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku tregon se Mujë Berisha ka qenë më i dobëti në garën për anëtar të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike.

“Mujë Berisha ishte me i dobëti nga katër kandidatët e propozuar për anëtar të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit, sipas vlerësimit të Komisionit (kualifikimet, dokumentet, intervista)”, shkruan ai në Facebook.

“Megjithatë, në fund, anëtarët e Kuvendit te Komunës së Prizrenit, me votat e tyre e zgjodhën pikërisht Mujë Berishën, kandidatin më të dobët për anëtar të ri të KTK”. /PrizrenPress.com/

dokument