11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 6922

Kërkon falje Kadri Veseli (Video)

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar falje për fjalët e thëna sonte në seancën e Kuvendit.

Ai e ka fyer me fjalë banale deputeten Albulena Haxhiu pasi që kjo iu kishte drejtuar me fjalët “Ti je kriminel”. Veseli ia kishte kthyer “Ma hangsh…”.

“Në Seancën plenare të mbajtur sonte, në një moment gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën e krijuar jam shprehur në mënyrë joadekuate, shprehje me të cilën mund të preken nënat dhe motrat tona. Dëshiroj t’ju kërkoj falje atyre nga thellësia e zemrës, duke filluar nga nëna ime, bashkëshortja ime dhe të gjitha nënave dhe motrave të Kosovës sonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Limaj: Kjo Qeveri sonte ka ra

0

Fatmir Limaj ka deklaruar se kjo fotografi që patëm sot tregon se në cfarë gjendje ka ardh vendi, dhe në cfarë gjendje ka ardh koalicioni qeverisës.

“Këta duhet me kuptu që këtu ka krizë politike, duke e shtyer seancëën e duke e mbajtur atë deri në 24:00 tëe natës.

Këta po mundohen të tregojnë forcën përmes policisë. Por unë iu bëjë apel Policisë, mos bëheni instrument politikë i këtyre njërzve, mos interferoni veprime politike, këtu duhet zgjidhje politke, jo policore” ka deklaruar Limaj.

Për mua kjo Qeveri sonte ka ra, duhet të shkohet në dorëheqje dhe në zgjedhje ka përfunduar Limaj.

Veseli, deputetes: Ma hanksh…!

0

Derisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po tentonte të udhëhiqte seancën e Kuvendit, përkatësisht në momentin që dha një pauzë, një deputete, me gjasë e opozitës i është drejtuar atij me “kriminel…”.

Si përgjigje, kryekuvendari Veseli ia ka kthyer asaj: “Ma hanksh…”.

Se për çfarë e kishte fjalën Veseli nuk mund të kuptohej sepse në atë moment edhe është ndalë mikrofonin.

Haradinaj, Veselit: Kryetar, dil me këta horrat e tu

0

“Largohu nga ai vend, së bashku me horrat e tu”, i ka thënë Ramush Haradinaj, Kadri Veselit.

Sërish gaz lotsjellës në Kuvend: Shtyhet seanca

0

(E plotësuar) Seanca e Kuvendit ndërpritet sërish, meqë opozita hodhi prapë gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Dyshohet se gazi u hodh nga deputeti i LVV-së, Albin Kurti, në kohën kur Kryeparalamentari Veseli ka nis seancën e Kuvendit. Ndërkaq, Donika Kadaj Bujupi thuhet t’ia ketë dhënë atë Kurtit.

Sigurimi hyn në Kuvend (Foto)

Sigurimi ka hyrë në seancën e Kuvendit për të siguruar kushtet për t’u mbajtur seanca.

Vendimin për të hyrë në sallën e Kuvendit e ka marr kryesia.

Sigurimi ne Kuvend

Sigurimi ne Kuvend1

Dërguti: Kryesia vendosi që policia të futet brenda Kuvendit

0

“Në kryesi sapo u morr vendimi që policia të futet brenda Kuvendit”, tha Dërguti.

Ajo tha se policia do të veproj pas çdo veprimi të opozitës.

Limaj: Brenda Kuvendit kanë futur persona të paidentifikuar (Video)

0

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, në lidhje telefonike në Rrokum Roll të televizionit Rrokum, ka thënë se ka shumë persona të paidentifikuar brenda Kuvendit të Kosovës.

“S’dihet se kush janë. Kjo nuk asht demokraci”, ka thënë ai.

“Adem Grabovci te Daçiqi e Vuçiqi si lepur, e këtu po mundohet me i tregu muskujt. Në lëkurën e qengjit janë njerëz që për pozitat e tyre janë të gatshëm me ba gjithçka”.

Ymeri: Kjo është seancë e inatit

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shkruar një status në Facebook në lidhje me ngjarjet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

“Koalicioni qeverisës e bojkotoi vazhdimin e seancës së caktuar në ora 20″.

“Tash po thonë që do të ketë seancë rreth orës 22”.

“Kjo është seancë e inatit, sepse nuk është as e rregullt e as e zakonshme. Cila na qenka ajo pikë kaq urgjente që po u dashka të diskutohet domosdoshmërisht sot, të premten, në mesnatë?”

“Ky koalicion nuk e qeverisë Kosovën, por e shpenzon atë gjatë ditës, ndërsa po synon ta cungojë atë natën”, ka shkruar Ymeri.

Grabovci: S’dalim pa u mbajtur seanca

0

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se seanca sipas tij patjetër do të mbahet dhe se deputetët e pozitës nuk do të largohen pa u mbajtur seanca.

“Seanca patjetër do të mbahet ashtu siç është e paraparë në rendin e ditës. Ne nuk dalim nga Kuvendi pa u mbajtur seanca”, ka precizuar Grabovci për Rrokum TV.

Ndryshe Grabovci kërkoi nga qytetarët që të shohin sipas tij veprimet e akterëve dhe të gjykojnë atë që po ndodh si shkak i opozitës.

AAK: Mbylleni seancën

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalur me një deklaratë lidhur me shtyrjen e seancës.

Ja teksti i plotë:

“Qeveria është ajo që duhet t’i thërrasë arsyes dhe të mos e vazhdojë provokimin e saj dhe lojën me nerva. Ata që insistojnë në mbajtjen e seancës në mesnatë, nuk janë as politikanë të përgjegjshëm e as ia duan të mirën këtij vendi.

Nuk kapërcehen gabimet tuaja katastrofike me këso farë lojërash të ulta.

Prandaj mbylleni seancën dhe tërhiqni marrëveshjet që e instalojnë Serbinë në Kosovë dhe që Malin e zi e ulin këmbëkryq në Bjeshkët e Rugovës.

Kreyministër nëse nuk je burrë të përballesh me gabimet tuaja, shko në shpi dhe mos vazhdo me lojëra të rrezikshme! Fati i individit e as i grupit, nuk lidhet me fatin e vendit. Të gjithë ata, që nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës së krijuar, dhe që bëjnë provokime të kësaj natyre, nuk do të kalojnë.

Prandaj tërhiqni taborret dhe mos e sabotoni mundësinë e mbrojtjës së këtij vendi! Mos e provokoni as veten as neve dhe as njeri normal në këtë vend, që s’po e kupton se pse keni vendosur që punët t’i bëni natën!”