AAK: Mbylleni seancën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalur me një deklaratë lidhur me shtyrjen e seancës.

Ja teksti i plotë:

“Qeveria është ajo që duhet t’i thërrasë arsyes dhe të mos e vazhdojë provokimin e saj dhe lojën me nerva. Ata që insistojnë në mbajtjen e seancës në mesnatë, nuk janë as politikanë të përgjegjshëm e as ia duan të mirën këtij vendi.

Nuk kapërcehen gabimet tuaja katastrofike me këso farë lojërash të ulta.

Prandaj mbylleni seancën dhe tërhiqni marrëveshjet që e instalojnë Serbinë në Kosovë dhe që Malin e zi e ulin këmbëkryq në Bjeshkët e Rugovës.

Kreyministër nëse nuk je burrë të përballesh me gabimet tuaja, shko në shpi dhe mos vazhdo me lojëra të rrezikshme! Fati i individit e as i grupit, nuk lidhet me fatin e vendit. Të gjithë ata, që nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës së krijuar, dhe që bëjnë provokime të kësaj natyre, nuk do të kalojnë.

Prandaj tërhiqni taborret dhe mos e sabotoni mundësinë e mbrojtjës së këtij vendi! Mos e provokoni as veten as neve dhe as njeri normal në këtë vend, që s’po e kupton se pse keni vendosur që punët t’i bëni natën!”

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit