11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 6923

Delawie: I pamundshëm progresi në Kosovë, pa Kuvend funksional

0

Ambasadori Amerikan, Greg Delawie, ka reaguar karshi situatës politike në vend.

Delawie ka vlerësuar se progresi në Kosovë është i pamundur, duke e sqaruar edhe arsyen.

“Progresi në Kosovë i pamundshëm pa një Kuvend funksional”, ka shkruar ai në Twitter.

Rektori Vataj takim me delegacionin nga Ambasada e Francës

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Francës në Kosovë, në përbërje nga Florence Nikolic, këshilltare për bashkëpunim dhe veprim kulturor, Helene Ravail, e ngarkuar për bashkëpunim akademik dhe arsimor dhe L. Gulot, drejtoreshë e Aleancës franceze në Prishtinë, ku është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në nivel kulturor dhe arsimor mes UPZ dhe universiteteve franceze.

Në takim gjithashtu është diskutuar për mundësinë e dërgimit të disa studentëve nga UPZ për vijimin e studimeve të nivelit Master në Francë, bashkëpunim në kuadër të “ERASMUS+” në ndonjë universiteti francezë dhe ndihmë në mbajtjen e lëndës së gjuhës frënge në Fakultetin Juridik në UPZ.

Rektori Vataj i falënderojë për vizitën dhe për gatishmërinë e shprehur për të shërbyer si urëlidhëse në mes të universiteteve franceze dhe UPZ-së.

Zafir Berisha ironizon me numrat e Adem Grabovcit

0

Deputeti për Kosovën Zafir Berisha ka ironizuar me pozitën.

Nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ‘koalicioni i elefantëve’ dhe ‘numrat e Adem Grabovcit’ nuk po kryejnë punë.

“Vazhdon…Ademit nuk po i bejn pune numrat ndersa kualicionit ,,Elefandve,, as qindra polic qe i kanë fut mrenda ne Kuvende si…Z.B”, shkruan Berisha në Facebook.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka përmendur shpesh ‘numrat e koalicionit’ kur duhej votuar çështje të ndryshme në Kuvend

Viqa blen libër 2 mijë euro për “Pjetër Bogdanin”

0

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, u cili udhëhiqet nga Nazmi Viqa, e ka ndihmuar financiarisht blerjen e librit “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit, shtypur në Zagreb në vitin 1743.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është pasuruar me botimin e rrallë të veprës “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit, shtypur në Zagreb në vitin 1743. Libri mbi Skënderbeun i Marin Barletit, i identifikuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Fondin Antikuar të Panairit të Frankfurtit, është siguruar me përkrahjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main dhe Astri Zemaj, këshilltar drejtues i Konsullatës, i cili ka ndihmuar në negocimin për blerjen librit, duke gjetur, njëkohësisht, përkrahjen e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, që udhëhiqet nga Nazmi Viqa, i cili union e ka ndihmuar financiarisht blerjen e librit dhe sjelljen e tij në Kosovë.

Tashmë Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” e ka në fondin e Koleksioneve të Rralla librin e ekspozuar në Panairin e Librit të sivjetshëm të Frankfurtit, që i përshkruar nga origjinali në gjuhën latine është: [Marinus, Barletius]. Vita et Res Praeclare Gestae Christi Athletae Georgi Castrioti, Epirotarum Principis, qui propter heroicam virtutem suam a Turcis Scander-beg, id est: Alexander Magnus cognominatus est, Libris XIII. A Marino Barletio, Scodrensi sacerdote conscripta, denuo cum licentia superiorum. Reimpressa Zagrabiae, Typis Joannis Baptistae Weitz, Inclyti Regni Croatiae Typographi, Anno 1743. fl.+373 f.20,5×16 cm. Sipas përkthimit shqip: Barleti, Marin. Jeta dhe të bëmat e shkëlqyera të Atletit të Krishtit Gjergj Kastriotit, princ i epirotëve, i cili për burrërinë kreshnike të tij u quajt prej turqve Skënderbe, dmth. Aleksandër i Madh. Shkruar në 13 libra (kapituj) nga Marin Barleti, prift shkodran. Rishtypur përsëri me lejen e eprorëve. Botuar në Zagreb, shtypi “Gjon Pagëzuesi”, shtypshkronjë e shquar e Mbretërisë së Kroacisë në vitin 1743.

Ky është botimi IV latinisht dhe, me sa dihet deri më sot, i fundit në këtë gjuhë i veprës së Barletit për Skënderbeun. Në të është riprodhuar teksti i botimit III, të vitit 1578, pa parathënien e vendosur ndërmjet librit (kapitullit) VI e VII. Gjithashtu, i mungojnë përmbledhja dhe indeksi.

Vepra në fjalë është e pajisur me një gravurë për Skënderbeun [në fl. 1rectus].

Pra, përveç botimit të Romës (1508-1510), veprës në fjalë i janë bërë në gjuhën e origjinalit [latinisht] edhe tre botime të tjera: i dyti në Argentorat [Strasburg] të Gjermanisë më 1537, i treti në Frankfurt mbi Main më 1578 dhe i katërti – botimi i Zagrebit i vitit 1743, i cili botim tashmë i përket Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Historia e Skenderbeut

Thaçi: Veprimet e opozitës të papranueshme

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se kjo që ndodhë nga liderët politikë opozitar është e papranueshme.

Sipas tij, vazhdimi i pengimit të punës së Kuvendit është në kundërshtim me vullnetin e Kuvendit të Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

Thaçi tha se pas sukseseve të fundit kjo do të jetë një dëmtim i madh i imazhit të Kosovës dhe i rrugës së saj drejt proceseve euroatlantike.

Nisin hetimet në Kuvend

0

Hetuesit policorë dhe Prokurori kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës për të hetuar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur atje, pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Opozita ka hedhur sot sërish gaz lotsjellës në Kuvend, për t’i penguar punimet e tij, si protestë ndaj Marrëveshjes për Asociacionin dhe Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Haliti kërkon dorëheqjen e atyre që s’i kryen detyrat

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se për situatat e sotme nuk ka faj kryesia e Kuvendit, por Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, EULEX-i edhe KFOR-i, sepse këto janë organet për sigurinë e shtetasve të Kosovës dhe të tjerët.

“Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka asnjë kompetencë në këtë aspekt. Lexojeni rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës. Prandaj kërkojeni dorëheqjen e atyre që s’i kryejnë detyrat e tyre”, pohoi Haliti. /Klan Kosova

Limaj fton qeverinë të heqë dorë nga seanca

0

Lideri i NISMA-s për Kosovën Fatmir Limaj, i ka vërë thirrje qeverisë që të heq dorë nga përpjekjet për thirrjen e seancave parlamentare.

Sipas pjesëtarët e koalicionit qeverisës s’duhet të sillen sikurse situata në Kuvendin e Kosovës është në suaza të normales.

“E ftoj edhe njëherë koalicionin qeverisës që të ndërpres këtë tendencë për mbajtjen e seancave të kuvendit, dhe që përfundimisht të heqin dorë nga kjo logjikë se kinse gjendemi në situatë normale. Gjendja nuk është normale, kemi krizë politike dhe kjo kërkon zgjidhje politike”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

Kërcënohen disa policë në Prizren

0

Një person ka kërcënuar disa zyrtarë të policisë në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në majtje.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa i shqiptonin një kundërvajtje”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Mbështetësit e opozitës nga Prizreni, nisen për Prishtinë

0

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë konfirmuar për KALLXO.com se një grup i mbështetësve të opozitës janë nisur nga ky qytet drejt Prishtinës për t’u mbledhur para Kuvendit të Kosovës përderisa pritet të mbahet seanca e Kuvendit.

“Kemi provuar të organizohemi që të shkojmë me autobusë por nuk kemi mundur të rezervojmë asnjë, kështu që jemi nisur me vetura”, tha një burim brenda Vetëvendosjes në Prizren.

Ndërkohë, në ndërtesën e Kuvendit gazetarëve u është bërë e ditur se nuk mund t’u lejohet hyrja në ndërtesë para orës 15:20 përderisa deputetët po i nënshtrohen kontrollit para se të hyjnë në ndërtesë.