8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 6926

Mustafa: Qeveria duhet të ndryshojë para Vitit të Ri

0

Rustem Mustafa-Remi, deputet nga radhët e PDK-së, në emisionin “Rrokum Roll”, të Televizionit Rrokum, tha se kryeministri Isa Mustafa nuk po mundohet ta tregojë veten si lider qeverisë, prandaj ai duhet t’ia lëshojë vendin dikujt tjetër në krye të ekzekutivit të vendit.
Remi tha se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet. “Nuk është puna vetëm te z.Mustafa por edhe te disa ministra, që nuk ka zhvillim në vend”, ka thane ai.

Ai tha se koalicioni duhet të vazhdojë, por me kabinet tjetër qeveritar para se të hyjmë në vitin 2016.

“Duhet me u mbledh në një tavolinë dhe me i diskutue problemet, se po e shohim edhe ne që rrota ka mbet duke u sjell në vend”, tha Mustafa per situaten e krijueme koheve te fundit në Qeveri.

Ai zgjidhjen e sheh në largimin e Isa Mustafës nga kreu i qeverisë, duke ia lënë vendin e kreut të ekzekutivit PDK-së.

Seancën e nesërme të Kuvendit, e cila është planifikuar të mbahet në mbremje, e sheh me zhvillime jo normale.

“Jo gjithçka në rregull, me seancën e nesërme”, tha ai

Ndërsa për situatën e krijuar në Univesrisitetin e Prishtinës, Remi tha se “nuk duhet me folë ata që nuk kanë kredibilitet për Universitetin e Prishtinës”. /Telegrafi/

NISMA: zgjidhja është eleminimi i shkakut që e ka sjellë këtë krizë politike

0

NISMA për Kosovën mbajti takim me strukturat e NISMA-s në Prishtinë. Të pranishëm në këtë takim ishin, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA për Kosovën.

Në këtë takim të NISMA për Kosovën, në Prishtinë, ndër temat për të cilat është folur ishin zhvillimet aktuale në Kosovë, roli i NISMA-s në këto zhvillime, dhe po ashtu është folur edhe për çështjet organizative të NISMA-s, etj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se NISMA është organizuar për ta ndihmuar ndryshimin, dhe nuk pranuam të jemi patericë e vazhdimit të një qeverisje të keqe. Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë që e kemi synuar dhe dëshirojmë edhe sot. Të gjitha marrëveshjet e bëra deri më tani janë të dëmshme, dhe janë marrë pa e pyetur opozitën, dhe jo vetëm opozitën, ata nuk po e pyesin as qytetarin. Situata e tashme politike në Kosovë, gatishmëria për të bërë marrëveshje kapitulluese me Vuçiçin janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës.

Jemi të bindur, por na vjen keq, që shumë njerëz në Kosovën nuk janë të bindur se këto zotime që ka marrë kryeministri i Kosovës, janë të dëmshme për të gjitha brezat e ardhshëm. Veprimet e opozitës janë aktuale, ndërsa dëmet që po ia bëni Kosovës janë të pa kufijshme. Opozita është duke e mbrojtur sovranitetin e cënuar të shtetit të Kosovës, tha në fund Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë takimit me strukturat e degës së NISMA-s në Prishtinë, derisa po fliste për situatën aktuale në Kosovë, tha se nuk është zgjidhja shkelja e opozitës, nuk është zgjidhje dhuna, zgjidhja është reflektimi dhe eleminimi i shkakut që e ka sjellë këtë krizë politike. Ne tashmë jemi në një garë për ta ndaluar, stopuar të keqën që kjo qeverisje po tenton t’ia bëjë vendit tonë.

Kryetari Limaj tha se marrëveshja me Serbinë, Zajednica, është sikur me vendos “mina” (bomba) nëpër Kosovë, që kur të dëshiron pastaj Serbia mund ta çajë Kosovën.

Plotë edhe 10-15 vite do ketë bisedime me Serbinë, nuk është fundi i komunikimit me Serbinë kjo marrëveshje, plotë edhe 15 vite do të ketë lëshime me Serbinë, për të ardhur tek njohja e Kosovës. Pra, ka me vazhdu me u folë për çdo pronë të Kosovës, siç i dhanë Malit të Zi tokë, kush e di se sa do t’i japin Serbisë në të ardhmen.

Nëse koalicioni qeverisës nuk mundet apo nuk i pranon kërkesat e qarta të opozitës, atëherë ta lëmë që për këtë çështje populli të vendos kush ka të drejtë dhe të mbyllet përfundimisht kjo temë. Çdo rrugë tjetër do të jetë e dëmshme për të gjitha palët e më së shumti për Kosovën, tha në fund të takimit kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.

Edhe sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, ka folur rreth marrëveshjeve të fundit, ku tha se tani kemi dy marrëveshje, njëra për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, Zajednica, dhe tjetra për demarkacionin me Malin e Zi. Këto marrëveshje na kanë bashku të gjithë neve që nuk pajtohemi ndaj çdo veprimi që bëhet në dëm të vendit. Ky koalicion qeverisës po e ruan dhe rritë pronën e vet, në dëm të pronës së përgjithshme të Kosovës, ka thënë sekretari Sherifi. Sherifi tha se NISMA së bashku me opozitën do vazhdojmë të shohim se cili është interesi më i mirë për vendin, dhe do ta mbrojmë atë.

Ndërsa, shefja e Gr. Parlamentar NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, tha se sjellja e pa përgjegjshme e këtij koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Ne kemi bërë ftesë vazhdimisht që mos të vendosen ndikimet politike në dëmë të Kosovës, por një gjë e tillë nuk është marrë seriozisht asnjëherë nga kjo qeverisje, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami.

Edhe kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Prishtinë, Shyqiri Bytyqi, gjatë fjalimit të tij, temë diskutimi kishte zhvillimet aktuale në vend, e po ashtu foli edhe për çështje tjera organizitive të NISMA për Kosovën në Prishtinë.

Individualizmi nuk del nga një instinkt i verbër

0

Mr. Ali Hertica

Institucionet vendore janë për lirinë si shkolla për shkencën.Ato e bjnë lirinë të kapshme për njerëzin,ato mësohen në jetën e përditshme.Kështu që është e vështirë t’u imopnosh një qeverisje autokratike njerëzve të mësuar përditë me të drejta politike.Tek ata pasioni i paqëndrushëm për liri është zëvendësuar nga shpirti i rrënjosur i lirisë që motivon një angazhim më të fortë dhe më të qëndrushëm kundër tendencave diktatoriale.Shumë kushë nuk na sjell shembuj historik për këtë hipotezë,por ajo është tepër e arsyeshme.T’u heqësh lirinë njerëzve që marrin pjesë rregullisht në veprimtarinë politike vendore është një humbje më e madhe se për ata që vetëm sa hedhin votën e tyre në mënyrë sporadike në zgjedhje kombëtare.Prandaj,është e natyrshme të besohet se vetëqeverisja vendore e mbron qeverisjen popullore si tërësi.

Këtu shikohet edhe një tjetër vartësi,më të ndërlikuar midis qeverisjes vendore dhe lirisë politike.Ku thuhet se pjesëmarrja në politikën lokale i kundërvihet individualizmit.Ky është një tipar i personalitetit që formohet për shkak të barazisë shoqërore dhe e lë shoqërinë e zbuluar ndaj kërcënimeve të autokracisë.Bëhet fjalë për një prirje për t’u mbyllur në vetvete,të veçosh nga njerëzit e tërhiqesh mënjanë bashkë më miqet dhe pasi ta kesh krijuar këtë shoqëri të vogël për vete,ta lësh shoqeërin e madhe në punën e saj.

Individualizmi nuk del nga një instinkt i verbër,por i ka rrënjet në raporte shoqërore që e bëjnë veçimin shoqëror të mundshëm dhe të natyrshëm.Individualizmi është një produkt i zhvillimit të barazisë matriale dhe intelektuale.Kjo prirje nuk mund shfaqet në shoqëri,ku njerëzit ishin të lidhur bashkë më një rrjet të ngushtë marrëdhëniesh vartësie bazuar në të drejta dhe detyrime të ndërsjellta.Këtu struktura shoqërore ishet një zinxhir që fillonte te fshatari e mbaron lart te lideri,ku njerëzit ishin pothujse gjthmonë në marrëdhënie të ngushta me dikë jashtëvetës së tyre.

Barazia shoqërore sjell me vete dy ndryshime të rëndësishme,e para thyen zinxhirët që krijonin varëtsi të përjetshme midis njerëzve.Marrëdhëniet shoqërore bazohen në një shkallë të lartë mbi nismën e pavarur dhe kontratat afatshkurte.Rezultati është automatizmi i masës së shoqërisë,kur nëjra klasë i ofrohet tjetres dhe përzihet me të,antëarët janë të barasvlershëm dhe njsoj të jet ndaj njëri-tjetrit.

E dyta barazi shoqërore i jep shumicës së popullit një bazë matriale për të bërë një jetë të pavarur.Asnjë nuk është i detyruar të jetojë në mëshirën e tjetrit.Nuk është e domosdoshme që individuaizmi të lindë si rezultat i barazisë politike.Është e mundur të pengohet para se tendenca për barazi të kultivojë indiferentizëm dhe veçim.Zgjedhja bëhet duke u dhënë qytatarëve sa më shum mundësi për të ushtruar të drejta politike në shoqëein demokratike.

Humbja e autonomisë ’89, krijimi i autonomisë ’15

0

Faik MIFTARI

Si shtetas i Kosovës në përgjithësi e si shqiptar në veçanti, nuk mund të qëndroj indiferent e të mos e shpreh opinionin tim për situatën aktuale politike nëpër të cilin kalon Kosova, duke marr parasysh thënien e Albert Ajnshtajnit:

”Nuk janë fajtorët vetëm keqbërësit, por edhe ata që i shohin dhe nuk reagojnë”.

Në këtë vështrim do të ndalem në krahasimin mes ngjarjes të historisë më të re të Kosovës, asaj të humbjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989, dhe të tanishmes, marrëveshjen e arritur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç për krijimin e

Asociacionit të komunave me shumicë serbe(Zajednicës) që do të thotë krijimi i entitetit autonom serb brenda Kosovës në vitin 2015.
Pas demonstratave studentore dhe popullore të vitit 1981 për avancimin e pozitës së Kosovës në statusin e republikës në kuadër të ish Jugosllavisë, Serbia pas përpjekjeve disavjeçare të përdorimit të të gjitha mjeteve politike dhe të dhunës policore, arriti që në vitin 1989 ta zhbëjë autonominë e Kosovës me amendamentet e propozuara , me të cilat Kosovën arriti ta rikthejë në sistemin e saj politik dhe juridik. Edhe pse klasa politike e atëhershme shqiptare në Kosovë (A.Vllasi, K. Jashari, E. Arifi etj.), së bashku me klasën punëtore, studentore, intelektuale dhe shumicën e popullit, u çuan në demonstrata masive gjithë popullore, për të parandaluar suprimimin e autonomisë, por në saje të lidershipit të ri të emëruar politik, i cili ishte i përshtatshëm për garniturën e atëhershme serbe, (R.Morina, H.Azemi, A.Shukria etj.) si dhe disa intelektualët tjerë të atëhershëm shqiptar iu nënshtruan trusnisë së Beogradit me deklaratat e tyre në opinionin e atëhershëm se ” Kosova nuk hup kurrgjë nga autonomia e saj e atëhershme sipas Kushtetutës së vitit 1974”.

Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 23 mars 1989 vendosi me shumicë të delegatëve, me përjashtim të 12-13 delegatëve, me e rikthye Kosovën në sistemin juridik kushtetues të Serbisë, duke ja zhveshur të gjitha atributet e autonomisë që e kishte gjer atëherë, duke përfshirë edhe të drejtën e vetos në raport me Serbinë. Pas kësaj shpesh herë në paraqitjet e veta politike diktatori i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviçi, krenohej duke dhënë deklarata të tilla politike se ” vet Kuvendi i Kosovës ishte ai që miratoi amendamentet e propozuara serbe dhe e ktheu Kosovën në sistemin politik dhe juridik të Serbisë”.
Tani në vitin 2015, tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Kosovë po krijohet një autonomi e re për entitetin serb me vetëm 5% të pjesëtarëve të saj në popullatën e gjithëmbarshme të Kosovës, me marrëveshjen e arritur në Bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (Zajednicës), duke anashkaluar Kuvendin e Kosovës e lere më mbajtjen e një referendumi për këtë çështje në të cilin populli i Kosovës do të thoshte fjalën e fundit lidhur me këtë propozim.

Kjo do të themelohet me një dekret qeveritar dërguar Gjykatës Kushtetuese, e cila pas kësaj do të jep verdiktin e saj, e dihet që tani se ai vendim do të jetë pro themelimit të Zajednicës, sepse është një rast “sui generis” që vetëm në Kosovë mund të ndodh, pasi që vet Kosova është projektuar si e tillë ”sui generis”, dhe se tani gjithçka mund të bëhet dhe veprohet “sui generis”. Por për këtë veprim të tillë, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, janë marrë vesh në Bruksel me bashkësinë ndërkombëtare, që të shfajësojnë veten nga përgjegjësia e tyre, dhe “pataten e nxehtë” t’ia len Gjykatës Kushtetuese, për të cilin dihet se vendimi i saj është meritor, i pakthyeshëm, dhe i zbatueshëm në sistemin politik dhe juridik të Kosovës.

Marrëveshja e tanishme e arritur në mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Brukselit është një marrëveshje jo e mirë për Kosovën, pasi që me këtë do të vështirësojë funksionim e Kosovës dhe se me këtë Serbinë e bënë faktor të jashtëzakonshëm që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, dhe se nëpërmjet Zajednicës si entitetit autonom politik serb , do të ketë qasje të drejtpërdrejtë për të ndërhyrë në zhvillimet politike shtetërore të Kosovës.

Faktorët vendimmarrës, Brukseli dhe Washingtoni, duke njohur shumë mirë gjendjen aktuale në Kosovë, si dhe nëpërmjet ambasadorëve të tyre të akredituar bëjnë trusni të vazhdueshme mbi rrethanat aktuale politike në Kosovë, me veprimet e tyre po e dobësojnë edhe më tepër funksionimin e shtetit të Kosovës, pasi që Kosova si një shtet i brishtë dhe i sabotuar nga Serbia që nga fillimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me miratim të heshtur të tyre, në vend se të parandalojnë ata në një mënyrë apo tjetër e përforcojnë edhe më shumë atë.

Duke marrë parasysh si shembull Republika Serpskën e cila si një entitet autonom brenda Bosnjës e pamundëson sot e kësaj dite funksionimin normal dhe stabil të shtetit të Bosnjës, në vend se këtë model të Bosnjës të e mënjanojnë, ata prapë atë si model e krijojnë edhe në Republikën e Kosovës nëpërmjet entitetit autonom Zajednica Sërpska.

Është indikative se nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga shtetet e porsakrijuara, si Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova, vetëm në Bosnjë e Hercegovinë me një shumicë myslimane (boshnjake), u krijua Republika Sërpska për një milion serb rezident të Bosnjës, dhe në Kosovë me një shumicë absolute myslimane (shqiptare), po krijohet Zajednica Sërpska për vetëm 100.000 serb rezident të Kosovës. Çudi se jo mahi!
E kjo në një të ardhme do të sjell probleme të paparashikueshme pasi që në rrethanat e reja të krijuara politike ndërkombëtare do të mund të vie gjer te bashkimi i gjithë shqiptarëve në një shtet të përbashkët shqiptar, e në këtë rast edhe serbët e Zajednica Serpskës do të kenë të drejtë që me referendum të kërkojnë të bashkohen me Serbinë, sikurse që tani këtë e kërkon Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, e që për momentin nuk lejohet nga faktori politik vendimmarrës të Brukselit dhe Washingtonit.

Është e njohur, se edhe shtetet tjera më të forta nuk mund të përballojnë dhe detyrohen të nënshtrohen diktatit të Washingtonit e Brukselit, pasi që në politikë nuk ka dominuar , as që dominon, por edhe as që do të dominojë ndonjëherë drejtësia, por forca e cila balancon raportet dhe marrëdhëniet globale në botë, e lere më Kosova si një shtet i ri i brishtë e cila akoma nuk e ka përfunduar shtetësinë e saj, dhe nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare, dhe se pa marr parasysh as pozita e tanishme, apo edhe opozita, nuk do të mund të rezistojnë një presioni të tillë ndërkombëtar, veçanërisht të Brukselit e posaçërisht të Washingtonit, dhe do të jenë të shtrënguar të nënshtrohen, pasi që mekanizma mbrojtës për të rezistuar presionit të tillë nuk kanë, duke marr parasysh se çfarë kapacitete politike, ekonomike, teknologjike, industriale e veçanërisht ushtarake posedojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Por, bile, na kurseni dhe mos na “bombardoni “me deklarata së bashku me lidershipin aktual të Prishtinës dhe Tiranës, me dokrra dhe broçkulla të formës
” se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës, se ajo përforcon dhe nuk e cenon integritetin dhe sovranitetin Kosovës, se me këtë Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës,..etj.” Mos vallë mendoni se neve shqiptarët e Kosovës akoma jemi në fazën e periudhës kohore të viteve pesëdhjeta të shekullit XX-të: ” kur ishim sharraxhi dhe hamallxhi për të shërbyer zotërinjve serb të Beogradit duke prerë dru, duke bartur thëngjill apo duke pastruar rrugët e Beogradit”, por jemi në kohën e zhvillimeve të hovshme informative,dhe se kinse nuk i kuptojmë këto fraza boshe politike, pa sens politik e diplomatik, apo si i thonë neve në popull
”pa kripë”.

Por, shpresa dhe besimin në Zot që kemi, si dhe përpjekjet tona nuk do të ndalen asnjëherë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pavarësisë e Kosovës, si fazë kalimtare drejt bashkimit në një shtet të vetëm shqiptar, në një të ardhme varësisht nga rrethanat e krijuara ndërkombëtare që do të mundësojnë një veprim të tillë.

Kujtim Gashi: Shkarkimi im, dëshirë e Emilia Rexhepit

0

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve të kuvendarëve për shkarkimin e tij, është veprim personal i kryetares së NDS-it, Emilia Rexhepi.Pas raportimit në medie se përfaqësues të partisë së komunitetit boshnjak NDS, që janë në koalicion qeverisës me PDK-në në Prizren, që kishin marrë një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve të kuvendarëve të disa partive për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Kujtim Gashi. Lidhur me këtë në një prononcim për Televizionin e Prizrenit,kryesuesi Gashi, iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve e ka quajtur veprim personal të kryetares së NDS-it, Rexhepi, por jo edhe të zyrtarëve të tjerë të këtij subjekti politik.

Ai më tej tha se çështja e cila është përfolur se është bërë mollë sherri mes Emilia Rexhepit dhe tij, përcaktimi i lokacionit për ndërtimin e qendrës kulturore boshnjake as nuk është biseduar ndërmjet tyre, pasi që zyrtarët e subjektit që e drejton Emilia Rexhepi, vijoi kryesuesi Gashi, kërkesat dhe propozimet e tyre i drejtojnë dhe duhet ta bëjnë një gjë të tillë vetëm në adresë të organeve kompetente komunale, e jo të individëve, theksoi ai. Kryesuesi Gashi, tha se kjo nismë e kryetares Rexhepi, ka për synim fuqizimin politik të saj, dhe marrjen e primatit tek partitë e komunitetit boshnjak.Përcaktimi i lokacionit për ndërtimin e qendrës kulturore boshnjake është bërë shkas për daljen në shesh të pakënaqësive të përfaqësuesve të NDS-it.

Pak ditë më parë drejtuesja e këtij subjekti politik boshnjak, Emilija Rexhepi, pati theksuar se ka kohë që është “mbushur kupa” dhe se aktualisht koalicioni në Prizren është në krizë. Përfaqësues të NDS-së, që është pjesë e koalicionit qeverisës, udhëhequr nga PDK-ja në Prizren, kanë tentuar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me qëllim të shkarkimit të kryesuesit Kujtim Gashi.Mirëpo, në këtë plan s’kanë mundur të siguronin përkrahjen e menjëhershme të partisë më të madhe opozitare, LDK-së.Madje këshilltarë të LDK-së kanë konfirmuar pranimin e një ftese nga NDS-i për t’iu bashkuar nismës për shkarkimin e kryesuesit, por kanë theksuar se ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje të prerë../TV Prizreni/

Fatmir Limaj: Nuk është zgjidhje shkelja e opozitës

0

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar përmes një statusi në Facebook për thirrjen e koalicionit qeverisës për mbajtjen e seancës nesër
Sipas Limajt, përgjigjja me kundërveprim nuk është zgjidhje dhe insistimi për të mbajtur seancë është provokim i situatave të padëshiruara.

Ky është reagimi i tij i plotë:

ZGJIDHJA E VETME, ELEMINIMI I SHKAKUT QË SOLLI KËTË KRIZË POLITIKE

Thirrja dhe paralajmërimi i koalicionit qeverisës për mbajtën e seancës parlamentare për ditën e nesërme, tregon sërish dhe atë shumë qartë arrogancën dhe synimin e këtij koalicioni.

Tashmë për të gjithë ne janë të njohura arsyet, qëndrimet e po ashtu edhe veprimet e opozitës në pamundësimin e mbajtës së seancave parlamentare.

Se cili do të jetë reagimi i kësaj pozite tashmë janë duke u përfolur skenar të ndryshëm: do ta shtypim opozitën, do ta heqim zvarrë, do të provokojmë konflikte në mes të deputetëve, unë lutem dhe shpresoj të jenë vetëm thashetheme.

Po që se nesër ndodh ndonjëra nga këto, atëherë ky koalicion qeveritar po përcaktohet që krizën politike ta zgjidh me mjete represive në vend se të ulet e të i trajtoj seriozisht kërkesat e opozitës.

Përgjigjia me kundërveprim nuk është zgjidhja, insistimi për të mbajtur seancë parlamentare duke e ditur se opozita do të vazhdoj të pamundësoj atë, pasi që asgje e re nuk ka ndodhur nga seanca e kaluar, nuk ka tjetë shpjegim përveç se koalicioni qeverisës është i përcaktuar për njërin nga ata skenarë që i përmenda më lartë, e të cilët po qarkullojnë nëpër opinion këto ditë.

Nuk është zgjidhja shkelja e opozitës, nuk është zgjidhje dhuna, zgjidhja është reflektimi dhe eleminimi i shkakut që e ka sjellë këtë krizë politike.

Nëse nuk mundeni apo nuk i pranoni kërkesat e qarta të opozitës, atëherë ta lëme që për këtë çështje populli të vendos kush ka të drejtë dhe të mbyllet përfundimisht kjo temë.

Çdo rrugë tjetër do të jetë e dëmshme për të gjitha palët e më së shumti për Kosovën.

F.L

Thaçi mbështet mbajtjen e seancës nesër

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkrahur vendimin e kryesisë së Kuvendit që seanca të vazhdojë të premten, duke thënë se do të përpiqen që Kuvendi të vazhdojë punën në bazë të së drejtës kushtetuese dhe rregullores së punës

Ai ka shtuar se opozita duhet të prezantojë agjendën e vet me një debat në Kuvend dhe assesi Kuvendin ta shndërrojë në një vend të armëve dhe dhunës.

Zëvendëskryeministri Thaçi në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar.

Thaçi tha se përpjekja e opozitës për të penguar fizikisht punën e Kuvendit të Kosovës apo të institucioneve të Kosovës është e papranueshme, është e dëmshme për shtetin e Kosovës, për shoqërinë kosovare, për agjendën euro-atlantike dhe për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

“Është një agjendë dëmtuese në kuptimin e përgjithshëm për vendin tonë. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet në bazë të së drejtës kushtetuese, ligjore dhe rregullores së punës së Kuvendit që Kuvendi të vazhdojë punën. Është mirë që kryesia ka thirr për nesër seancën e Kuvendit, seanca do të mbaj punimet dhe do të respektohet agjenda, por ajo që është me rëndësi është që edhe opozita të prezantojë programin e vet, agjendën e vet në parlament dhe assesi mos të sillet në mënyrë të dhunshme apo parlamentin ta shndërrojë në një vend të armëve dhe dhunës në vend të prezantimit të ideve dhe argumenteve, kjo është e papranishme”, ka thënë Thaçi.

Ai është ndalur edhe te proceset e anëtarësimit dhe liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se liberalizimi do të ndodhë në fund të këtij viti apo fillimin e vitit tjetër.

“ Të martën do të nënshkruhet marrëveshja për Stabilizim Asociim në Strasburg. Mendoj se është një sukses tjetër i ri për Kosovën dhe do të nënshkruhet në Strasburg apo Bruksel sepse ende nuk është vendosur por do të punohet maksimalisht që Kosova të anëtarësohet edhe në INRERPOL dhe EUROPOL. Po punohet për të aplikuar për t’u anëtarësuar n ë Këshillin e Evropës dhe dëshirojë që ky vit të përmbyllet me liberalizimin e vizave“, ka thënë Thaçi.

Ai tha se anëtarësimi në UNESCO është e drejtë e Kosovës dhe kjo do të përmbyllet me sukses.

“Jashtëzakonisht jam optimist edhe me votimin e djeshëm por edhe për votimin që do të ndodhë me 9 nëntor. Është një arritur e re e Kosovës që është punuar gjatë dhe këmbëngulësisht. Kosova si një shtet i ri i njohur prej 111 shteteve të botës ka fituar dje me 2 të 3 në bordin ekzekutiv për t’u anëtarësuar në UNECO, tash kanë mbetur edhe tri javë që të punojmë ne si shtet dhe gjithë njerëzit aktivistë kudo që jemi në mënyrë që t’i bindim edhe ato vende që ende nuk janë të bindura që të votojnë prej Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe Serbia është duke punuar për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, kjo në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Thaçi u ndal edhe te zhvillimi ekonomik, duke thënë se po ruajnë trendin pozitiv të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës por edhe të interesimin e investitorëve ndërkombëtar për të ardhur dhe investuar në Kosovë.

“Sapo shënuam suksesin për sjelljen e investitorëve ndërkombëtar në Qendrën e skijimit në Brezovicë, ku do të hapen rreth 3-4 mijë vende të punës, gjithashtu jemi duke punuar në sektorin e energjisë ku ka kompani shumë të fuqishme evropiane dhe amerikane që po shprehin interesimin e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Opozita: Policia dhe prokuroria ta zbatojnë ligjin dhe jo urdhërat politikë

0

Policia dhe Prokuroria e shtetit, është duke shkelur mbi ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe ka ditë që ka filluar ndjekjen ose kërcënimin e deputetëve të zgjedhur, përfaqësues legjitimë të popullit.

Këto organe vetëm pak ditë më parë, në kundërshtim me ligjin dhe pa fletarrest të lëshuar nga Gjykata, arrestuan Albin Kurtin, ndërkohë që policia keqtrajtoi dhe rrahu në zyrat e saj, aktivistë të opozitës, me motivacionin se kanë qenë pjesëmarrës të protestës për lirimin e Albin Kurtit.

Poashtu, policia dhe prokuroria po krijojnë një atmosferë kërcënuese ndaj opozitës, me komunikimin e tyre tejet joprofesionalë, me telefonata urdhëruese ndaj udhëheqësve të opozitës, e me fjalor të rëndë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve.

E gjithë kjo është krejt e pakuptimtë, në kohën kur të njëjtat institucione të rendit dhe të ligjit, po i lirojnë bijtë e njerëzve të pushtetshëm, të cilët akuzohen për krime të vogla e të mëdha, që nga therjet e deri te tenderët e jashtëligjshëm.

Në një situatë të tillë u bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit që të ndryshojnë qasjen e tyre dhe të mos bëhen mjet i kërcënimit të opozitës, si në regjimet totalitare, aq më tepër duke u bërë levë e legjitimimit të dy marrëveshjeve kundërkushtetuese të nënshkruara nga Qeveria.

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, prokurorëve dhe punonjësve të rendit, që në situatën e krijuar të veprojnë në përputhje me ligjin, rregulloret e tyre, si dhe në interes të qytetarëve.
Ju jeni të obliguar që ta respektoni demokracinë në këtë vend, prandaj mos dëgjoni urdhrat politikë por veproni në bazë të ligjit.

Hashim mos ma vrit këtë ëndërr për të studiuar!

0

Shkruan: Edona Gashi

Deri tani çdo ëndërr e imja është vrarë nga hajnat brenda në Qeveri, të lirë e kisha vetëm ëndrrën për studime.

Të dashur studentë dhe kolegë, nuk mund ta fajsojmë Rektorin nëse ne nuk kemi kapacitet të arrijmë t’i kryejm provimet në fakultetet që ne studiojmë…

Të dashur studentë e kolegë, stop jetës luksoze si, kafeve, diskotekave dhe askund fakultetit.

Të dashur studentë dhe une si çdo student tjetër, më është dashur të punojë dhe nese unë se zë kushtin, nuk e fajsoj Rektorin për këtë.

Ndërsa ju hajna diplomash që jeni brenda në Qeveri, e di që tani do e keni të veshtirë t’i blini studentët për vota me nga një Diplomë sepse Rektori nuk do ta lejojë këtë asnjëherë.

Hashim ma kthe ëndrrën për të studiuar e lirë, Hashim m’i kthe të lutem ëndrrat që m’i vodhe të jetojë e lirë në vendin që derdhën gjak prindërit tanë, Hashim të lutem më kthe parat që vjedh çdo ditë nga ne populli, Hashim të lutem me kthe prap emrin Student sepse ma more në momentin që shkarkove Rektorin.

Unë nuk dua të jem PDK që nenkupton që asnjëherë nuk do me lejohet të perfundoj studimet në fakultetin që une studioj, nevojitet patjeter të jesh PDK, përndryshe asnjëherë nuk kalon.

Të lutem më kthe emrin student!

Edona Gashi, studente e UP-së Nenkryetare e ARK-së Klinë ,nenkryetare e Klubit Letrar Zahir Pajazit

Vetura pa shofer godet dy persona në Malishevë

0

Dy persona janë lënduar nga një veturë në Malishevë. Policia njofton aksidenti ka ndodhur për shkak mungesë së sigurisë së veturës nga vozitësi.

“ I dyshuari e kishte parkuar veturën e tij dhe nuk e kishte siguruar në mënyrë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari derisa kishte zbritur nga automjeti, kishte lëvizur prapa vetura dhe e kishte goditur viktimën, si dhe lëndime kishte pësuar edhe vetë i dyshuari”.

“Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë”./PrizrenPress.com/