24.8 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 6929

Kapen 45 klandestinë sirianë në Han të Hotit

0

45 klandestinë që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin janë ndaluar sot nga policia në pikën kufitare të Han të Hotit, në Shkodër.

Kakavijë, ndalohen 60 klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Sudani Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Shkodrës, e cila ka bërë të ditur se klandestinët ishin nga Siria dhe po tentonin të kalonin në Malin e Zi.

Klandestinët, kryesisht nga Siria e kanë përdorur shpesh vendin tonë si transit për tu hedhur drejt vendeve të BE-së. /Top Channel/

Nina Adgal tërësisht e zhveshur (Foto+18)

0

Tërësisht lakuriqe vetëm me atletet dhe një trup që të magnetizon.

Kështu është shfaqur Nina Agdal në profilin e saj në instagram të fotografit Frederic Pinet, për herë të parë… tërësisht e zheshur, duke e bërë për vete të gjithë rrjetin.

Ajo është vetëm 23-vjeç por karriera e saj ka marrë tatëpjetën.

Modele për Victoria’s Secret dhe për Sports Illustrated, përveçse e shumë markave të tjera, një fytyrë ëngjëllore me nuhatjen e duhur për suksesin.

Nina Adgal nudo2Nina Adgal nudo1

Gabriele Meucci: Isha gati të largohesha nga EULEX në dy javët e para të punës

0

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, kishte pasur një mendim të dytë në ditët e para kur kishte ardhur në Kosovë për ta drejtuar misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në vjeshtën e vitit të kaluar. Misioni të cilin ai e mori përsipër, ato ditë po vlonte nga akuzat e shfaqura në publik të prokurores së suspenduar, Maria Bamieh, për përfshirje të gjykatësve e prokurorëve të këtij misioni në afera korruptive.

I gjendur në situatë të tillë, Meucci e pranoi në emisionin “Jeta në Kosovë” e pranoi se i kishte shkuar në mend që të mos rehatohej fare në karrigen e tij të punës.

“T’u them të drejtën, për dy javë të tëra nuk i nxora të gjitha gjërat nga valixhet. Thashë me vete se ndoshta mund të largohem një ditë. E pranoj se gjithsesi ka qenë goditje shokuese, dhe kjo është hera e parë që po e them këtë, pas 2-3 javësh”, tha Meucci në intervistën me Jeta Xharrën.

Megjithatë, ai thotë se nuk i është dashur shumë kohë për ta kuptuar të kundërtën, dhe për t’i bërë rrobat palë në vitrinën e tij.

“U ngushëllova nga njerëzit dhe stafi që punon me mua dhe pashë se të gjithë janë të efektshëm, të ndershëm dhe punonjës të zellshëm dhe thashë se ndoshta edhe mund të rri e ta bëj këtë punë. Makina po funksionuaka. Dhe jam shumë i kënaqur që doli raporti sepse ky është lajm i mirë për ne. Më në fund nuk ka asgjë nën hije”, u shpreh ai.

Tetë muaj më pas, Meucci ndihet i lehtësuar që hetuesi i pavarur, Jean Paul Jacqué, në raportin e tij i ka hedhur poshtë pretendimet e Bamieh.

“Për momentin nuk ka pretendime të këtilla, shyqyr Zotit, por sikur sërish të kisha një rast të këtillë, do ta formalizoja menjëherë. Të gjithë mësuesit e mi më kanë mësuar që në çdo rast duhet bërë formalizimin, sepse me këtë fillohet procesi formal dhe rregullat dhe unë fjalën ‘rregulla’ e përdor tërë kohën në EULEX”, thotë ai.

Nexhat Daci: Jam i gatshëm ta jap kontributin tim në LDK

0

Nexhat Daci, kryetar i LDD, e konfirmon në Rrokum Roll se shkrirja e LDD-së në LDK është nismë e LDD-së, derisa qëndrimin e LDK-së nuk e dinë.

Daci ka thanë se do të jep kontributin e tij nëse i kërkohet, duke shtuar se është i prirë të veprojë në bazë të filozofisë rugoviane.

Ai tha se do të jetë pjesë aktive e politikës së Kosovës, por nuk ka aspirata individuale për asgjë.

Daci i tha përmes telefonit Fidan Jupollit se ka me qenë gjithmonë në funksion të qytetarëve me filozofinë rugoviane.

Ymeri: Qeveria po i kërcënon mësimdhënësit grevistë

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar në lidhje me grevën e mësimdhënësve.

Ymeri ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i kërcënojë arsimtarët, pasi që sipas tij, është e obliguar që t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar.

Postimi i plotë i Ymerit:

Qeveria e Republikës së Kosovës, e obliguar t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar, po i kërcënon arsimtarët grevistë. Këta nuk po i durojnë dot qytetarët me të drejta. I rrahin me polici e i kërcënojnë me shkurtim pagash.

Këta nuk e duan Marrëveshjen Kolektive sepse e duan Kontratën me Bechtelin. Nuk e duan lirimin e çmimit të energjisë sepse duan ta mirëmbajnë profitin e KEDS-it. Nuk çajnë kokën për punëtorin e Ferronikelit sepse janë me pronarin e Ferronikelit.

Nuk e bëjnë Trepçën të minatorëve e të Kosovës sepse ia dëgjojnë dëshirat kreditorëve. I kanë shpallur luftë publikes sepse janë në funksion të zaptimit. Privatizimi qe ua trashi xhepat, tash po ua privatizon mendjen.

E këto mendje të privatizuara po e privatizojnë shtetin. Shteti privat që ka interesa kundërthënëse me ato të qytetarëve të vet, është ai që kërcënon, rrah, përjashton, dëbon po këta qytetarë.

Ky është pozicioni më i rrezikshëm seksual

0

Kur bëhet fjalë për seksin të gjithë meshkujt kërkojnë të eksperimentojnë.Por këto eksperimente mund të kthehen në dëmtime të rënda për ta.
Seks i pakënaqshëm, lodhje, por ndonjëherë edhe thyerje të penisit.

Një revistë e quajtur “Advances in Urology” ka bërë një studim lidhur me pozicionin më të rrezikshëm seksual.

Ai është “amazon” dhe shkakton gjysmën e dëmtimeve të penisit. Për shqyrtim janë marrë rreth 44 raste dhe gjysma e tyre janë dëmtuar gjatë pozicionit “amazon”.

Dëmtimet vijnë pasi gjatë penetrimit femra ndodhet sipër dhe lëshon gjithë peshën e saj mbi penis. Dhe nëse ndodh një penetrim jo i saktë atëherë mund të shkaktohet thyerja e penisit.

Pozicioni i “amazon” është kur femra ndodhet sipër mashkullit dhe është ajo udhëheqësja e aktit seksual.

Prandaj meshkuj, nëse doni të shmangni thyerjen e penisit, bëni mirë të përdorni çfarëdo lloj stili përveç “amazon”.

Dogji me benzinë dy persona, prokuroria: Burgim të përjetshëm

0

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Odise Verbofshib, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe më pas djegien e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 20 shkurt 2014 në zonën e Kënetës, Durrës, pas një përplasje mes autorit dhe viktimave, shtetasve Shaban Babasi dhe Albert Kasalla, për shkak të mos pagesës së çmimit për rreth 75 kilogram kanabis sativa, të cilën i pandehuri u kishte dhënë viktimave.

Sipas hetimit dhe më pas gjatë gjykimit, rezultoi e provuar se i pandehuri Verbofshi i ka vrarë dy viktimat në ambientet e shtëpisë së tij, në Shkozet, me një armë pistoletë rreth pasdites së datës 20 shkurt 2014 dhe më pas, në mbrëmje, i ka hipur trupat e tyre në mjetin me të cilin ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja dhe e ka dërguar makinën deri në zonën e Kënetës, ku më pas i ka vënë flakën, për të humbur gjurmët e trupave të viktimave. Pas krimit, autori Odise Verbofshi është larguar drejt disa të njohurve në tij, në qytetin e Korçës, ku ka tentuar të kalojë kufirin.

Pasi nuk ka mundur të kalojë në mënyrë ilegale për në Greqi, autori është rikthyer tek shtëpia e të njohurve të tij në Korçë dhe u ka kërkuar të njoftojnë policinë, pasi do të dorëzohej, duke u treguar edhe për krimin e kryer. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për këtë shtetas, për akuzat e “Vrasjes ne Rrethana te tjera cilësuese”; “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake apo municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”. Po ashtu, në përfundim të këtij gjykimi, Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me dy vjet burg edhe për shtetasin Ilirjan Thanasi, lidhje shoqërore e të pandehurit Odise Verbofshi, i akuzuar për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

VV në Prizren: Po na mohohet e drejta e fjalës në Kuvend

0

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit, pas fjalimit të këshilltares së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, rreth një analize të raportit tremujor të shpenzimit të buxhetit nga komuna, kryesuesi i kuvendit, Kujtim Gashi, i’a ka tërhequr vërejtjen këshilltares Millaku, që të flas vetëm për pikën e caktuar e jo të merret me kritika në adresë të kryetarit Muja, pasi që gjatë analizës së saj, duke dhënë kritika për mënyren e shpenzimit të buxhetit, kuvendarja Millaku ka shprehur edhe disa dyshime të saja.

“A mos vallë, avokati mbrojtës i kryetarit Muja në Gjykatën e Apelit do të paguhet nga fondet publike dhe paratë e taksapaguesve prizrenas?”, u shpreh kuvendarja Millaku.

Një qendrim i tillë i kryesuesit Gashi, ka zgjuar reagime nga shefi i GK të LVV-së, Artan Abrashi, i cili tha se me këtë gjë këshilltares Millaku, që disa herë po i mohohet e drejta e fjalës.

“Ne nuk do të ndalemi për t’i paraqitur këndveshtrimet dhe konstatimet tona edhe atëherë kur dikush mundohet të na mohojë të drejtën e fjalës, sikurse ndodhi sot me reagimin e kryesuesit Gashi”, theksoi ai. /TV Prizreni/

U mbajt seanca e Kuvendit të Prizrenit

0

Pas mbledhjes solemne, Kuvendi i Prizrenit ka mbajtur seancën e rregullt për këtë muaj ku janë debatuar disa pika të rendit të ditës.Një ndër pikat që më së shumti iu merr kohë kuvendarëve, pa dyshim se është ajo që ka të bëjë me pyetjet e këshilltarëve dhe përgjigjet e zyrtarëve të pushtetit lokal. Çështja që ka zgjuar debat më të gjërë kishte të bënte me projektin e shumëpërfolur të Bibliotekës së Prizrenit. Shefja e GK të LDK-së, Mybera Mustafa dhe kuvendarë të tjerë, kanë kërkuar sqarime rreth kësaj çështje të shumpërfolur nga drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit, Nijazi Kryeziu. Ky i fundit, ka thënë se punimet në realizimin e këtij projekti tashmë janë pezulluar deri në një vendim të ri.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale për nevoja të zgjerimit të hapësirave të Kishës Katolike, shqyrtimi i strategjisë komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje dhe shqyrtimi i raportit rreth realizimit të buxhetit të komunës për tremujorin e parë të vitit. Raporti i këtij buxheti më së shumti është kritikuar për shfrytëzim joracional të buxhetit nga kuvendarja e LVV-së, Drita Millaku. Seancat e rregullta të organit më të lartë legjislativ në Prizren, tashmë nuk po duken interesante për shumë këshilltarë të cilët në të shumtën e rasteve nuk po qendrojnë gjatë në sallë…/TVPZ/

Taulant Muja braktisë PDK-në e Prizrenit, kalon në LDK

0

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Zhur të Prizrenit, Taulant Muja ju ka bashkuar sot LDK-së në Vlashnje të Prizrenit.

“ Taulant Muja i është bashkuar LDK-së në Vlashnje. Ai  do të kyçet edhe ne procesin zgjedhor të LDK-së në Zhur”, njofton LDK në Prizren. /PrizrenPress.com/