19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 6930

Në Prizren gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij

0

Një person është gjetur i vdekur në shtëpi në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha konfirmoi se viktima është një i moshuar.

“Po sot është gjetur një plak i vdekur në shtëpi të tij”, konfirmoi Berisha për PrizrenPress.

Blushi shpërthen kundër qeverisë Rama

0

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, ka sulmuar ashpër qeverinë “Rama” dhe mazhorancën e majtë, që nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka bërë thuajse dy vjet më parë.

Me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, eputeti socialist e ka cilësuar kabinetin qeveritar si fantazma që ndjekin Sali Berishën. Ai ka thënë se në Shqipëri, qeveria, me reformat e saj po bën terror në mënyrë të padrejtë ndaj të varfërve.

“Shumica duhet të korrigjojë veten, – u shpreh Blushi. – Ka ca nga ata që thonë se unë po flas me gjuhën e Saliut, por unë u them se mbase nuk e dinë, se Saliu është një fantazmë, që disa e ndjekin e disa i ndjek. I mirëkuptoj ata që më shajnë mua. Kush flet si Saliu, unë apo jo, që kemi rritur çmimin e energjisë dhe kjo është e vërtetë. Ka më shumë rëndësi e vërteta sesa partia. Premtuan 300 mijë vende pune, por Kukësi është zbrazur nga shqiptarët. Fantazmën e Saliut e ndjekin ata që qeverisin si Saliu”.

“Unë thashë në fushatë se do ulim boxhin dhe ai u rrit. Po qeverisin si Saliu edhe pa Saliun… Kush e ndjek Saliun, ata që sollën kriminelët në parlament? Kush i futi këta në Kuvend, unë që po flas këtu? Po dikush i futi këtu, e pra kush bën si Saliu? Unë nuk flas si Saliu, unë jam shoku juaj”.

Ministri Hajredin Kuçi favorizon dostat

0

Ministri i drejtësisë, Hajredinin Kuçi po insiston që në menyrë të kundërligjshme t’i bëjë anëtarë të provimit të jurispodencës disa miq të tij të Univerisitetit.

Në listën e të propozuarëve për anëtar të cilën e ka dorëzuar në Kuvend për miratim, sipas informacioneve që kanë ardh në adresë të Gazetës Fjala, Kuçi i ka futur Abdulla Aliun, profesor të cilin e ka mik dhe koleg të UP-së si dhe Asllan Bilalli po ashtu mik nga UP-ja të cilët thuhet se nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara sipas ligjit, të cilin e ka sponzorizuar vetë ministria e udhëhequr nga Kuçi.

Të dy këta kandidat thuhet se nuk kanë provim të jurispodencës dhe nuk kanë 12 vite provojë pune në sistemin e drejtësisë ashtu siç kërkohët me Ligjin për Provimin e Jurisprodencës.

“Aliu nuk e ka asnjë vit punë në sistemin e drejtësisë, e gjithë provoja e tij e punës është vetëm si profesor universitar. Ndërsa, Asllan Billalli, ka disa vite provoj punë në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, por jo 12 vite siç kërkohen me ligj”, thotë ky burim.

Ky tentim i të parit të drejtësisë për t’i emruar miqt në menyrë të kunderligjshme anëtar të komisionit për provimin e Jurispodencës është bllokuar nga Komision për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për Legjsilacion ka treguar për Gazetën Fjala se Ministria e Drejtësisë me datë 19 shkurt 2015, ka propozuar emrat për anëtarë të komisionit për provimin e jurisprudencës dhe Komisioni për Legjislacion, më 2 mars i ka shqyrtuar të njëjtit.

“Pas këtij shqyrtimi, si Kryetare e Komisionit për Legjsilacion, kam propozuar që ta rikthejmë listën me emrat e propozuar pasi që nga 10 kandidatë sa janë propozuar, 5 prej tyre nuk i kanë plotësuar kriteret formale të parapara me ligjin për provimin e jurisprudences”.

Ligji për provimin e jurisprudencës në nenin 4 paragrafi 3 thotë: “Komisioni emërohet nga radhët e juristëve të diplomuar, të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, që janë ekspertë të drejtësisë dhe që kanë së paku dymbëdhjetë (12) vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë”

“Komisioni për Legjislacion është përgjegjës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë kësisoj nuk mund të lejojmë që të shkelet kjo dispozitë dhe asnjë tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Vendimin për rikthimin e emrave të propozuar ajo thotë se e kanë proceduar menjeherë në Minisrinë e Drejtësisë dhe është kërkuar që deri më 9 mars, t’i sjellë propozimet në pëpruthje me ligjin për provimin e jurisprudencës.

Por ende nuk kanë marrë ndonjë pëërgjigje nga ministria, të cilën Haxhiu e quanë të papërgjegjshme.

“Sot jemi më 30 prill dhe ende Ministria e Drejtësisë, nuk i ka proceduar emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. Këto veprime të Ministrit të Drejtësisë janë jo serioze dhe të papërgjegjshme dhe të njëjtat duhet kundërshtuar pasi që shumë kandidatë po presin për të hyrë në provimin e jurisprudencës dhe në anën tjetër nuk ka asnjë arsyetim nga ministri për këtë vonesë”, thotë Haxhiu.

Gazeta Fjala ka provuar të marr një përgjigje për këtë cështje edhe nga ministry Hajredin Kuçi por kjo ka qenë e pamundur.

Shkolla si poligon i politikës

0

Bardh Frangu

Sigurisht që gjendja në shkollën shqipe është shumë e keqe, madje në shkallë alarmante. Kjo për faktin se nëse të gjithë pajtohemi se shteti është i kapur nga banda politike, si mund të besojmë se jashtë kësaj kapjeje ka mbetur shkolla shqipe!?

Ndoshta e mira e vetme e këtyre grevave të punëtorëve të arsimit është fakti se kanë ndikuar që të hapet një debat joformal rreth shkollës shqipe. Duket ashiqare se qytetarët (prindërit) ndjehen të irrituar nga greva, meqë fëmijët e tyre janë të detyruar që të humbin mësimin. Por më shumë se qytetarët janë të brengosur drejtorët politikë të shkollave, mbase jo pak nga ta edhe publikisht kanë bërë thirrje që mësimi të mos ndërpritet.

Sigurisht që gjendja në shkollën shqipe është shumë e keqe, madje në shkallë alarmante. Kjo për faktin se nëse të gjithë pajtohemi se shteti është i kapur nga banda politike, si mund të besojmë se jashtë kësaj kapjeje ka mbetur shkolla shqipe!?

Përkundrazi, arsimi është sistemi më i politizuar në Kosovë. Kjo për shumë arsye që dihen, meqë arsimi ishte ai që ndërtoi sistemin paralel dhe në këtë mënyrë u bë pjesë aktive e politikës, e cila kurrë nuk ngurroi që të mos e përdorë për nevoja të vetat. Edhe sot mbledhjet e partive mbahen nëpër shkolla, fushatat paraelektorale gjithashtu, sikundër edhe vetë procesi zgjedhor mbahet nëpër to. Shkollat janë poligon ku ushtrojnë ndikimin e tyre partitë politike dhe ku punësojnë militantët e tyre. Kujtoni vetëm veprimet e ish-kryeministrit Thaçi me drekat dhe darkat shtruar punëtorëve të arsimit si dhe me premtimet e pareshtura për ngritje pagash!? E dhembshme, vërtet.

Nuk ka kategori shoqërore ndër ne që aq me përbuzje ka përjetuar gjendjen e pasluftës. Organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare u futën nëpër shkollat tona në emër të demokratizimit të shkollës, sikundër dhe të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, duhanit dhe drogës. Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë fushatat e tilla, të cilat veç sa e kanë degraduar shkollën shqipe. Madje në shumë raste në shkollën shqipe janë futur kolegjet private, bankat e ndryshme si dhe tipa që shkruajnë libra, të bindur se tregun e gjejnë në hapësirat shkollore, përkatësisht ndër nxënës.

Këto fushata që u bënë vetëm sa për të thithur donacione të ndryshme, e kanë sjellë shkollën në një derexhe për dhembje të madhe. Tani nëpër shkollat tona funksionon vetëm e drejta e fëmijëve, por jo edhe përgjegjësitë e tyre. Imagjinoni një mësues i cili është i detyruar të dalë para fëmijëve të kriminelëve dhe hajnave që e kanë rrjepur këtë vend!?

Mësuesit që nga paslufta nuk kanë pasur mundësi as të pushojnë vikendeve, as pushimeve të rregullta verore e dimërore; ata kanë qenë të obliguar që vazhdimisht të jenë nëpër trajnime të ndryshme, të cilat janë organizuar jo për të mirën e shkollës, por për interes të grupeve dhe individëve sa nga institucionet shtetërore po aq edhe nga shoqëria civile. Madje, nëpërmjet kësaj forme ata vazhdimisht janë kërcënuar me humbje të vendit të punës, sikundër që vazhdojnë të kërcënohen nga politika edhe sot e kësaj dite.

Mësuesit vërtet janë dërrmuar nga kjo gjendje. Ata më nuk e kanë hall gjendjen e rëndë sociale, por e kanë hall gjendjen e tyre shpirtërore, sepse tashmë ata nuk janë personat që gëzojnë respekt as ndër qytetarë, as ndër nxënës. Ata e kanë të qartë se tani janë vetëm instrumente në duar të politikës dhe si të tillë duhet të durojnë këtë gjendje. Ata tashmë punojnë në të zezë, sepse nuk kanë as kontrata pune, ndërsa presin që të implementohet Kontrata Kolektive!

Sigurisht që mësuesit e Kosovës e kanë të qartë se as sindikata, përkatësisht SBASHK-u nuk është ajo që mbron nderin dhe respektin e tyre, për më tepër statusin e tyre social. E kanë të qartë se nën këtë ombrellë sindikale janë vazhdimisht të lagur. Më në fund a nuk ishin këta udhëheqës të SBASHK-ut që gjatë kohës së ngërçit politik hapur dhe publikisht anuan nga e drejta e PDK-së për të formuar qeverinë!?

Sigurisht që paga e mësuesit në Kosovë është në nivel të kënaqshëm krahasuar me të punësuarit nëpër institucione dhe sektorë tjerë. Është shumë e sigurt se shumica absolute e tyre nuk do të përkrahte këtë grevë, sikur institucionet shtetërore të mos vazhdonin të manipulonin me ta dhe me të drejtën e tyre.

Nuk duhet harruar se dy janë shtyllat bazë të shoqërisë; arsimi dhe shëndetësia. Tanimë jemi dëshmitarë se këto dy shtylla plotësisht janë rrënuar, prandaj nuk duhet hapur debatin a kanë të drejtë mësuesit në ngritje pagash dhe në njohje stazhi, por si të bëhet që arsimi dhe shëndetësia të trajtohen si dy probleme më të mëdha shtetërore dhe kombëtare.

Geoffrey Nice: Ka pasur pazare e presione në rastin Haradinaj

0

Ka pasur pazare e presione në Tribunalin e Hagës. Kështu është shprehur për javoren NIN të Beogradit, ish prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice.

Nice ka pohuar se kryeprokurorja e dikurshme e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte ishte marrë vesh me autoritetet e Beogradit që të “errësohen” dokumentet që kishin të bënin me transkriptin nga mbledhja e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Republikës Federative të Jugosllavisë.

Ato dokumente, transmeton Koha.net shkrimin e NIN-it, u hapën gjatë gjykimit të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiqit, ndërsa shumë boshnjakë janë të bindur se pikërisht pjesët e fshehura mund të ishin vendimtarë për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas padisë së Bosnjë e Hercegovinës ndaj Serbisë për gjenocid, deklaroi Nice.

Sipas fjalëve të tij, juristët e angazhuar në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj kishin sugjeruar se nuk kishte fakte të mjaftueshme për të ngritur padi ndaj tij, por Carla Del Ponte kishte udhëzuar dy juristët që aktakuza megjithatë të ngrihej.

Carla Del Ponte kishte pritur që, duke akuzuar Haradinajn do të joshte palën serbe që të arrestojë ish-presidentin e Republikës Serbe, Radovan Karaxhiqin dhe komandantin e dikurshëm të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiqin, ka shtuar Nice.

Sipas fjalëve të tij, gjatë gjykimit të ish-presidentit të RF të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, nga Serbia ka pasur presione që lidheshin me trtanskriptin e Këshillit Suprem të Mbrojtjes. Nice ka konfirmuar se ka pasur presione rreth regjistrimeve të bisedave telefonike ndërmjet Millosheviqit e Mlladiqit.

Ato biseda tregonin se Millosheviq ka qenë në dijeni për ngjarjet në Srebrenicë. Nga ato biseda del qartë edhe sa ka mundur të jetë i informuar Perëndimi se çfarë ka ndodhur atje. Kemi qenë fare afër që nga gjykata të marrim lejën që t’i kërkojmë ato biseda, por Carla Del Ponte ka qenë nën presion që të tërheq kërkesën, ka deklaruar Nice duke shtuar se ai presion nuk kishte ardhur nga Serbia.

SBASHK: Kryeministër ndale Hotin

0

Sindikata e Arsimit deklaron se edhe gjatë ditës së sotme më shumë se 90% e shkollave u janë përgjigjur pozitivisht grevës si dhe 14 njësi akademike sipas kryetarit të Sindikatës e kanë konfirmuar grevën.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Sindikata që ai udhëheq nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga greva.

“Mësimdhënësit pa i parë llogaritë e tyre me paga, nuk heqin dorë”, Jasharaj i ka deklaruar Indeksonline-it. Ai ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mblidhet gjatë ditës për të diskutuar për hapat e mëtejmë.

Ndërsa lidhur më deklaratë e Ministrit të Financave Avdullah Hoti, i cili tha që ditët e grevës nuk do të paguhen, Jasharaj i quajtu shokuese.“Unë po them se deklarata e tij, është shkuese, ngase ministri Hoti, me fajin e tij dhe kabinetit të tij ka ardhur deri te kjo situatë që jemi sot. Ata kanë pas kohë së paku kohë të mjaftueshme që të punojnë e jo ditët e fundit.

Listat që pretendon ministri Hoti dhe të tjerët, mësimdhënësit në shkolla nuk i kanë”, tha ai.
Kreu i SBASHK-ut, thotë se ata do të ankohen edhe tek ndërkombëtarët, madje ai pret që vërejtjen ministrit në fjalë të ia tërheq edhe vet Kryeministri për këtë presion.“Unë që nesër do ta njoftoj Edukimin Internacional, që ka mbi 30 milionë anëtarë, dhe do ta konsideroj këtë si presion të pa drejtë, sepse greva nuk mund të thyhet në këtë mënyrë. Dhe Hoti po harron se të njëjtit mësimdhënës të cilët i kërcënon, në vitet e 90-ta, kanë punuar pa asnjë para. I mbetet Kryeministrit që ta thërras z. Hotin që ta ndal Hotin kundër SBASHK-ut”, tha ai.
Rrahman Jasharaj në fund ka theksuar se në këtë situatë, do të ketë grevë edhe gjatë ditëve në vazhdim./ 21 MEDIA/

Telefoni, njëri ndër shkaktarët e aksidenteve

0

Përdorimi i telefonit është njëri nga tre shkaktarët që po shkakton aksidentet në komunikacion.
E si shkaktarë të aksidenteve mbesin shpejtësia dhe mungesa e vënies së rripit.

Këto janë statistikat e një raporti që ka nxjerrë policia e Kosovës për katër mujorin e parë. Por ky raport tregon një gjendje pak më të mirë.

Policia thotë se ka pasur rënie të konsiderueshme të aksidenteve me fatalitet. Por, krejt kjo falë fushatave vetëdijësuese dhe kampanjave që janë organizuar nga policia e Kosovës, e jo nga shqiptimi i gjobave. /Telegrafi/

Bashkimi Demokratik kundër Safet Garxhaliut

0

Bashkimi Demokratik (BD) në Prizren ka reaguar kundër deklaratës së drejtorit të Odës së Ekonomisë së Kosovës,Safet Garxhaliu, i cili ditë më parë inkurajoi kryetarin Ramadan Mujën që të ndjehet krenar për dënimin që ka marrë nga organet e drejtësisë.

“Kapja shtetit nuk ka kufi as edhe në ata mekanizma që veten e paraqesin si jo politik:, thuhet në reagimin e BD-së.

“ Deklarata e kryetarit të OEK Safet Gerxhaliu për Ramadan Mujën duke i arsyetuar shkeljet ligjore tregon se deri ku ka arritur kriza morale në shoqërinë tonë, ku shkelësin e ligjit dhe krimin e organizuar e arsyetojnë gjoja “sakrifikim për interes te qytetarëve”.

“Gerxhaliu besoj që e din se ky shtet ka ligje dhe ligjet duhet respektohen nga te gjithë e veçanërisht nga udhëheqësit e institucioneve dhe te votuarit e qytetarëve”.

“Krijimi i logjikës se ligji është top futbolli dhe me te mund të luhet sipas politikës ditore dhe interesave momentale është tregues i qartë se jemi shumë larg bërjes se shtetit ligjor. Ligji edhe mund te mos i përgjigjet nevojave te kohës ne momentin e caktuar mirëpo mbetet ligj, dhe për këtë është Parlamenti i Kosovës i cili në bazë të nevojave bën ndryshime ligjore, por jo edhe me u shkelë sa herë duan dhe kur të duan”.

“Ramadan Muja është modeli më i keq se si qeveriset institucioni, prandaj Gerxhaliu nuk është mirë me i stimulua shkelësit e ligjit sepse po i kontribuoni anarkisë në vend.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Garxhaliu ka inkurajuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, që të krenohet me shkeljet ligjore dhe dënimin që ka marrë nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai tha se Muja ka sakrifikuar vetën për të tërhequr investitorë të huajë në Prizren.

“Prandaj, i nderuari kryetari Muja mbaje kokën lartë për këtë veprim”, i ka thënë Garxhaliu, Mujës në Prizren.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja vitin e kaluar është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren. Bashkë me Mujën janë dënuar edhe drejtorët e tij të Ekzekutivit. Muja me ‘shokë’ janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorime me pronën komunale.

Në qershor të këtij viti, Ramadan Muja, do t’i rikthehet gjykimit në Gjykatën e Apelit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Garxhaliu, ndërkaq ka lavdëruar kryetarin Ramadan Muja për veprimet kundërligjore që ka bërë siç ka thënë “për interes të rrijtes së zhvillimit ekonimik të Prizrenit”.

“Prizreni e ka një kryetar, i cili duke sakrifikuar vetën ka bërë tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për këtë arsye edhe është dënuar”. /PrizrenPress.com/

Fshehu heroinën në paktën e cigareve, prangoset 41- vjeçari

0

Policia ka arrestuar një 41- vjeçar nga Tirana pasi gjatë një kontrolli fizik u kap në flagrancë duke fshehur në një paketë cigare 16 doza heroine, dhe më pas e ka hedhur paketën e cigareve, raporton Oranews.

Burime të policisë bëjnë të ditur se Saimir Çobani mbante në paktë 5.4 gram lënë narkotike të llojit heroinë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në kryeqytet.

Gjoksi seksi i Amber Rose (Foto)

0

Amber Rose është emri më i përfolur në median rozë këto ditë.

Filmi i saj “Sister Code” premton skena të nxehta.

Vetë modelja nga ana e saj vazhdon të servirë për fansat selfie të nxehta.

Amber Rose gjoksi seksi