12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6948

Prizren: Kërcënon të dashurën me publikim të fotografive intime, arrestohet

0

Policia në Prizren ka arrestuar një mashkull të dyshuar, pasi që i njëjti ka kanosur një femër me të cilën ishte në lidhje, se do të publikonte disa fotografi personale nëse e njëjta nuk i kthehet.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Dy aksidente në Prizren, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhë në Prizren.

Në fshatin Krushë e Madhe, i dyshuari duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lëvizjes ka humbur kontrollin mbi veturë me ç’rast del jashtë rrugës dhe rrokulliset.

Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer. Të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore.

Aksidenti tjetër ka ndodhe në fshatin Landovicë. I dyshuari ka goditur një këmbësor ashkali. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësiti përkatës policor është marr me rastin. /PrizrenPress.com

Konfiskohen rreth 40 kg substancë narkotike në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit të informacioneve relevante nga burime policore në terren, mbrëmë rreth orës 23:25, ka realizuar një operacion policor anti-drogë, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit.

Gjatë realizimit të operacionit policor është ndaluar për kontroll një kamion, me ç’rast gjatë kontrollimit në rimorkion e kamionit e cila ishte e ngarkuar me rërë është gjetur e fshehur sasi e paketimeve të narkotikëve.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është arrestuari i B. F. I dyshuari, drejtuesi i kamionit, e kishte fshehur sasinë e narkotikëve nën rërë, ku dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja , posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Substanca e konfiskuar e narkotikëve pas matjes ka rezultuar të jetë 39 kilogramë e 778 gramë.

Hetimet lidhur me prejardhjen dhe destinacionin e substancës së dyshuar janë në proces.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i krimeve të rënda dhe me aktvendim të tij i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /PrizrenPress.com

Në Prizren po mbahet Kampi i parë për Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore

0

Fondacioni Suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) organizon Kampin e 25-të Regjional të Restaurimit (RCC), i cili ëshë duke u mbajtur në Prizren nga 3 – 17 tetor 2015.

“Deri më tani, modeli i Kampit Regjional të Restaurimit, fituesi i cmimit prestigjioz Europian për Mbrojtjen e Trashëgimisë / Europa Nostra Award, fokus primar ka pasur konservimin e ndërtesave dhe  artefakteve. Derisa interpretimi ka qenë gjithmonë temë diskutimi në secilin kamp të mëhershëm, kampi i cili po mbahet në Prizren është kampi i parë i interpretimit – i fokusuar krejtësisht në interpretimin  e trashëgimisë kuturore – hulumtimin e mënyrave se si t’i lidhë njerëzit me trashëgiminë dhe ta bëjë atë të rëndesishme për ta”, thuhet në njoftimin e CHwB, në emër të arkitetkit Senat Haliti.

Kampi i 25-të organizohet si pjesë e projektit “Ruajtja e Kalasë së Prizrenit” i cili financohet nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë dhe administrohet nga KUSA. Projekti zbatohet nga CHwB në bashkëpunim me  Institutin Arkeologjik të Kosovës. Kampi mbështetet edhe nga Qeveria Suedeze, “The Headley Trust” dhe Dokufest. /PrizrenPress.com

Prizren-Kampi per Interpretimin e Trashegimise Kulturore1

Veteranët “bllokojnë” Qeverinë, nisin aplikimet për pensione (Foto)

0

Një numër i madh i ish luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë gëzuar statusin e veteranit kanë dalë sot për të aplikuar për marrjen e pensionit.

Ata po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke pritur në radhë për të dorëzuar dokumentet, transmeton Indeksonline.

Javë më parë Qeveria e Kosovës vendosi që pensioni për të gjithë veteranët të jetë 170 euro.

Edhe përkundër pakënaqësive që kanë shpreh organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, lidhur me shumën që ka caktuar Qeveria për pensionet e veteranëve, siç duket disa nga ta kanë vendosur ta pranojnë atë.

Aplikimi i veteranëve për të marrë pensionet që ju takojnë ka nisur nga 1 tetori.

Veteranet bllokojne Qeverine Veteranet bllokojne Qeverine1 Veteranet bllokojne Qeverine2

Gjykatësit e EULEX-it “përplasen” me vendorët

0

Marrja e më shumë kompetencave nga gjyqtarët vendorë po përcillet me pakënaqësi nga gjyqtarët e EULEX-it, për shkak të kthimit në rigjykim të lëndëve që i kanë udhëhequr këta të fundit.

Nga 38 lëndë, që në shkallë të parë janë gjykuar nga gjyqtarët ndërkombëtarë, 10 janë kthyer në rigjykim nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, ku në përbërjen e kolegjeve kanë qenë dy gjyqtarë vendorë dhe një ndërkombëtar.

“Me ndryshimet ligjore dhe me marrjen e më shumë kompetencave nga vendorët në kolegje, tashmë janë në përbërje dy gjyqtarë vendorë dhe një ndërkombëtar. Kur të bëhet vendosja për lëndë, vendimi merret pas votimit.

Në shumë raste vërehet se në shkallë të parë nuk ka pasur profesionalizëm dhe ka pasur shkelje të shumta të procedurave, andaj nuk i kemi mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve, por lëndët i kemi kthyer në rigjykim”, ka thënë për “Zërin” një punonjës vendor i Gjykatës së Apelit.

Rasti i cili është kthyer në rigjykim së fundmi nga gjyqtarët vendorë është ai i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. /Zëri

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë në Dragash

0

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, teksa po merreshin me sigurimin e druve për djegie. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lokacione të komunës së Dragashit, ku policia ka kryer hetimet për të mësuar shkaqet e aksidenteve.

Rasti më i rëndë ka ndodhur në fshatin Brezne, ku edhe ka humbur jetën një person, teksa po e priste një lis i cili, duke rënë përtokë e ka zënë të ndjerin.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Shajnë, kur dy vëllezër i kishin sjellë drutë deri në prag të shtëpisë, por në një çast shkëputet rimorkioja e traktorit dhe pëson lëndime të rënda personi që ishte hipur në të.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka raportuar për ngjarjen, duke sqaruar se janë kryer të gjitha hetimet, të cilat janë vlerësuar si aksidente. Ndërkaq, njofton se viktima është shpënë në QKUK në Prishtinë, nga ku raportohet se ende mbetet në gjendje kome. /Radio Sharri

Viti 1999: UÇK rimerr fsahtin Zjoz të Prizrenit (Video+18)

0

Më 14 qershor të vitit 1999, një njësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte arritur që të zbraps forcat serbe nga fshati Zjoz i Prizrenit, duke marrë kontrollin në atë pjesë.

Në videon nga arkivi i Associated Press shihet se thuajse i tërë fshati ishte shkatërruar nga artileria serbe, duke lënë prapa një rrëmujë.

Në minutën 0:34 të videos shihet një kufomë e dekompozuar e një banori shqiptar brenda një shtëpie, e mjaftueshme sa për të përjetuar sado pak makthin që kishte mbretëruar në fshat gjatë qëndrimit të paramilitarëve serb në këtë pjesë.

“Këtu është kryer një masakër. Askush nuk ka shpëtuar”, dëgjohet të thotë një komandant në video.

“Me ndihmën e NATO-s dhe Bashkësisë Evropiane kemi arritur ta shkatërrojmë artilerinë serbe. Nëse vjen urdhëri prej Shtabit të Përgjithshëm për dorëzimin e armëve, natyrisht këtë do ta bëjmë pa pritesë”, thotë një ushtar i UÇK-së për AP. /Indeksonline

https://youtu.be/BEf97xOiLWA

Aksident në Suharekë, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhë në fshatin Semetisht të Suharekës.

Sipas policisë, i dyshuari me veturë “Audi” nga pakujdesia ka goditur veturën “Opel Kadet”.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjere, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com

Suharekë: Kapen duke vjedhur kabllo elektrike, i arreston Policia

0

Dy persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike.

Policia bën të ditur se të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com