Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë në Dragash

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, teksa po merreshin me sigurimin e druve për djegie. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lokacione të komunës së Dragashit, ku policia ka kryer hetimet për të mësuar shkaqet e aksidenteve.

Rasti më i rëndë ka ndodhur në fshatin Brezne, ku edhe ka humbur jetën një person, teksa po e priste një lis i cili, duke rënë përtokë e ka zënë të ndjerin.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Shajnë, kur dy vëllezër i kishin sjellë drutë deri në prag të shtëpisë, por në një çast shkëputet rimorkioja e traktorit dhe pëson lëndime të rënda personi që ishte hipur në të.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka raportuar për ngjarjen, duke sqaruar se janë kryer të gjitha hetimet, të cilat janë vlerësuar si aksidente. Ndërkaq, njofton se viktima është shpënë në QKUK në Prishtinë, nga ku raportohet se ende mbetet në gjendje kome. /Radio Sharri

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit