Home Blog Page 6965

Limaj: Dallojmë me VV-në, por na bashkoi zori (Video)

0

Nisma për Kosovën dallon shumë me Lëvizjen Vetëvendosje por këto dy subjekte parlamentare i ka bashkuar zori.

Këtë e ka pohuar vet lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke thënë se dallimet mes VV-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, janë të mëdha por që i ka bashkuar kauza dhe tema për mbrojtjen e shtetit.

Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin, të cilin mund ta ndiqni sonte të plotë në Tribuna Channel.
https:

Udhëtonte me dokumenta false, arrestohet siriani në Rinas

0

Policia Kufitare e Rinasit arrestoi një shtetas sirian të dyshuar për falsifikim të dokumentave. Ai është Muhamed Aldugll, 57 – vjeç, lindur në Damask të Sirisë.

Ai u ndalua pasi ka paraitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete të tjera. Nga ekzaminimi paraprak dyshohet që pasaporta të jetë falsifikuar.

Në bagazhe i janë gjetur edhe dokumenta me identitete të tjera që gjithashtu dyshohen si të falsifikuara. Vijojnë hetimet për të mësuar synimet e sirianit të ndaluar./Tv Klan/

Tenderokracia: Tani ministri po kërkon Albën

0

Këto ditë po flitet shumë për tenderokracinë, sidomos nga disa eksponentë të mazhorancës.

Ky mesazh është publikuar nga Jeta Osh Qef.

Nuk dihet nëse është autentik apo jo, por i është dërguar gabimisht një mashkulli nga një person që sapo ka mbyllur një tender me ministrin.

“Thuaji atij që do të vonohesh se do ta q… zemra p… dhe b… e bukur,” thuhet në mesazh.

Ndërkohë një nga komentuesit thotë se ta dinte ministri sa e mirë është, do e kishte mbyllur tenderin me Albën.

“Tani ministri po kërkon Albën”, tallet dikush.

tenderokracia-e1448450582418

 

Në Rahovec mbahet punëtoria “komunikimi i brendshëm”

0

Në sallën e Kuvendit komunal në Rahovec, nën organizimin e Zyrës Regjionale të OSBE-së në Prizren, është mbajtur punëtoria rreth temës “Komunikimi i brendshëm”.

Zyrtar i OSBE-së, Yusuke Hara, thotë në fillim se qëllimi i këtij projekti është që brenda mandatit që ka OSBE-ja, t’i ndihmohet komunave në themelimin e strategjive të komunikimit të brendshëm, ndërkaq dy objektivat kryesorë të projektit janë gjetja e mekanizmave të komunikimit si dhe sfidat të cilat paraqiten.

Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i komunës, përshëndeti organizatorët e kësaj punëtorie edhe në emër të kryetarit Idriz Vehapi, në vazhdim thotë shumë gjëra rreth kësaj teme i tha zotëri Hara, “por unë dua të potencoj se kjo çështje ka ekzistuar edhe më herët, është e vërtet se nuk kemi pasur një strategji të shkruar rreth komunikimit të brendshëm. Unë nuk dua të flas më shumë, sepse kontributet e juaja në diskutime do të jenë të frytshme, dhe OSBE-ja sigurisht do të hartojë Rregulloren mbi komunikim të brendshëm, mbetet e jona që këtë ta implementojmë në nivelin komunal”.

Në vazhdim, Hara prezantoi projektin, ku tha se përparësitë e komunikimit të brendshëm janë përpilimi i kanaleve të komunikimit (webfaqja dhe mediat lokale dhe sociale, gjegjësisht përpilimi më i mirë webfaqes komunale.

Yusuke Hara thotë në vazhdim se dobësitë të cilët mund të paraqiten kur është në pyetje komunikimi i brendshëm, janë mungesa e zyrës adekuate për informim, mungesa e furnizimit me informata në të dy gjuhët zyrtare, ndërkaq si kërcënim serioz përmendi mungesën e mediave lokale si dhe mungesën e vijës së veçantë buxhetore.

Me diskutime konstruktive, mbajtjes së punëtorisë kanë kontribuar edhe Avdullah Kryeziu, Feim Fetoshi, Lulzim Haska dhe Enis Mullaavda dhe Shaip Shala gazetar./PrizrenPress.com/

Gjësendet e Luigj Gurakuqit në një ekspozitë

0

Pak kush e kishte menduar që 103 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në Shkodër do të vinin të ekspozuara së bashku në Muzeun Historik sendet personale, tryeza e punës, dorëshkrimet dhe veshjet që kishte në trup në momentin e ekzekutimit patrioti i shquar kombëtar “Luigj Gurakuqi”.

Ekspozimi i tyre u bë në prag të festave të nëntorit, si një vlerësim për hartuesin e deklaratës së pavarësisë dhe një ndër nënshkruesit kryesor të saj pas Ismail Qemalit.

Shumë nga këto objekte u sollën dekada më parë nga i ndjeri Gjon Kamsi, i cili ndodhej në Itali ditën kur u vra Luigj Gurakuqi dhe u ruajtën me fanatizëm deri këtë nëntor që panë dritën e publikimit.

Por në këtë ditë nuk munguan as kritikat për vlerësimin që i është bërë në vite kësaj figure, si dhe për humbjen e një prej pasurive më të mëdha që kishte Shkodra dhe Shqipëria, shtëpinë e patriotit Gurakuqi, e cila u shkatërrua në harkun kohor 1993 -2000.

Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër më 2 shkurt të vitit 1879 dhe u vra në Bari të Italisë më 2 mars të vitit 1925.

Plumbat e tradhtisë ia morën jetën në moshën 46-vjeçare. Ai ishte një ndër figurat më të njohura të parlamentarizmit shqiptar si deputet i Shkodrës, opozitar i vendosur përkrah Fan Nolit, demokrat me cilësitë më të vyera të një intelektuali të kohës të nivelit europian./Oranews

Kanoset me jetë një person në Prizren

0

Një qytetar i nacionalitetit ashkali në Prizren, ka raportuar në polici se ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga një person me inicialet N.N.

“Viktima është kanosur me jetë dhe i janë kërkuar para në vlerë 265.000 €”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësiti i hetimeve po merret me hetimin e rastit./PrizrenPress.com/

Blerim Çoçaj tregon fajtorët për korrupsionin në Kosovë

0

Gazetari nga Prizreni, Blerim Çoçaj ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se Kosova ka kohë që është bërë çerdhe e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Fatkeqësisht pjesë e këtij krimi nuk janë vetëm politikanët vendor, por edhe misionet ndërkombëtare”, ka thënë Çoçaj.

Sipas tij, skandalet e vazhdueshme të publikuar për misionin e EULEX-it tregojnë qartë se në Kosovës ky mision jo vetëm që nuk e ka luftuar këtë dukuri,por është bërë pjesë e saj.

“Ky fenomen nuk mund të zhduket nga politikanë të korruptuar, por as nga misionet ndërkombëtare që janë dhe do të instalohen në Kosovë”.

“Shoqëria është fuqia e vetme që mund të luftojë dhe ndalë degradimin e këtij vendi”.

“Protestat janë forma më demokratike që një shoqëri e shpreh pakënaqësinë për çështje të caktuar, prandaj çdo protestë vlerësoj se është e drejtë dhe duhet të mbështetet”.

“Kosova ka humbë mjaft kohë, prandaj është momenti i fundit që ky popull të zgjohet nga gjumi”.

“Nuk mund të presim zhvillim ekonomik, por as sundim të ligjit nga një klasë politike, apo misionet ndërkombëtare të cilat për 15 vjet kanë investuar për këtë

degradim të Kosovës”./Kosova Sot/

Evidentohen shkelje ligjore nga MAPL në 3 komuna fqinje të Prizrenit

0

Kuvendet e Komunave fqinje të Prizrenit gjatë këtij viti në raste të caktuara kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal del se në KK-në e Suharekës, atë të Malishevës dhe të Rahovecit janë evidentuar nga një shkelje ligjore, derisa në ata të Mamushës, Dragashit e Shtërpcës nuk janë identifikuar raste të këtilla.

Sipas informatave të marra nga MAPL-i, KK-ja e Malishevës edhe pse e ka pranuar shkresën nga kjo ministri, aktin e vet nuk e ka harmonizuar sipas kërkesës së ministrisë në fjalë, por e ka rikonfirmuar vendimin e miratuar më parë. Ndërsa KK-ja e Suharekës ende nuk e ka kthyer në rishqyrtim shkeljen e bërë, derisa KK-ja e Rahovecit ende ka kohë që ta rishqyrtoj vendimin e jashtëligjshëm.

MAPL ka sqaruar se gjatë monitorimit të KK të Suharekës si dhe vlerësimit të ligjshmërisë së akteve komunale, gjatë këtij viti në rishqyrtim është kthyer një akt nga komisioni i përbashkët MAPL-MF, përkatësisht Rregullorja për tarifa, ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale 01 Nr.16-9856, e datës 30 shtator 2015.

“Komuna e Suharekës ende nuk e ka kthyer në rishqyrtim këtë shkelje për ta harmonizuar në përputhje më kërkesën e organit mbikëqyrës”, thuhet në përgjigjen e MAPL-it.

Ndërsa Komunës së Malishevës, MAPL-i i ka kthyer në rishqyrtim Vendimin 02/268 të KK-së lidhur me miratimin e deklaratës për kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kuvendi i Komunës së Malishevës e ka rishqyrtuar me datën 30.10.2015, i cili akt nuk është harmonizuar sipas kërkesës së MAPL-së. Por komuna e ka rikonfirmuar vendimin e miratuar më parë”, ka bërë të ditur MAPL-i.

Ndërkaq Komunës së Rahovecit në ri-shqyrtim nga MAPL i është kthyer Vendimi 01 Nr.94/2015, për bartjen e pronës shoqërore, i miratuar në mbledhjen e KK-së më 28 shtator 2015.

“MAPL- i ka dërguar shkresën komunës për rishqyrtim më datën 26 tetor 2015. Pritet nga komuna e Rahovecit që në afatin ligjor prej 30 ditësh të rishqyrtoj dhe harmonizoj vendimin konform kërkesës së MAPL-it”, theksohet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Ndërkohë KK-të e Suharekës dhe të Rahovecit, përmes njoftimeve publike, kanë bërë të ditur se vendimet e sipërpërmendura që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi, do t’i shqyrtojnë brenda pak ditësh, në seancat e radhës që do të mbahen në fund të nëntorit.

Në anën tjetër gjatë vlerësimit të ligjshmërisë se akteve të komunës së Mamushës, Dragashit e Shtërpcës, MAPL ka bërë të ditur se nuk ka evidentuar asnjë shkelje ligjore.

Bazuar në këto të dhëna, EC Ma Ndryshe konsideron se KK-të e lartpërmendura duhet të jenë më të përgjegjshme gjatë vendimmarrjes. Po ashtu përkujton se Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues në nivel lokal dhe se të gjithë anëtarët e KK-ve betohen se do t’i kryejnë detyrat dhe ushtrojnë autorizimet sipas ligjit.

Prandaj, EC Ma Ndryshe, sikurse KK-të e komunave të mëdha të Kosovës, po ashtu rekomandon KK-të e komunave fqinje të Prizrenit që pas marrjes së vlerësimeve nga niveli qendror në afatin sa më të shkurtër kohor t’i rishqyrtojnë aktet që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe t’i harmonizojnë ato në linjë me udhëzimet e marra nga MAPL-i.

Gjithashtu i bëjmë thirrje KK-ve të lartpërmendura që të angazhohen në përmirësimin e reputacionit të tyre, duke u angazhuar në mënyrë të sinqertë për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunave përkatëse. /PrizrenPress.com

Policia: Ja pse po e përgjojmë Spitalin e Prizrenit

0

Policia e Kosovës e ka pranuar që po përgjon ambientet e Spitalit Regjional të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, arsyja e përgjimit të këtij spitali është për shkak të një hetimi që është duke u bërë me urdhër të Prokuroit dhe Gjykatës për një rast që ka të bëjë me marrje ryshfeti.

Zëdhenësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, kapiten Hazir Berisha ka thënë se Policia e Kosovës është duke u marrë me një rast që ka të bëjë me marrje ryshfeti në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por siç tha ai nuk mund të jipen detaje të tjera për shkak se mund të pengohet ky hetim.

“Jemi në vazhdën e hetimeve të dyshura për këtë rast me masa të fshehta, me urdhër të Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht marrje ryshfeti. Kjo mund të themi se është e tera sepse nëse themi diçka më tepër vetëm sa mund ti dëmtojmë hetimet”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme, deputeti nga Suhareka nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka denoncuar një rast përgjimi të bërë, siç thotë ai, nga Policia e Kosovës në Spitalin Regjional të Prizrenit.

“Aty më pas, siç më kanë informuar qytetarët, po vendosen kamera dhe përgjues nga Policia e Kosovës”, thotë Muharremaj, duke shtuar: “Më habit fakti, si ka mundësi që në dhomat ku kontrollohen qytetarët nga mjekët, të ketë vëzhgim nga organet e rendit”, ka shkruar Muharremaj.

Opozita me aktivitet në mbrojtje të republikës (Foto)

0

Aktivist të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës të mërkurën kanë organizuar një aktivitet para Kuvendi në mbrojtje të republikës, për të kundërshtuar marrëveshjet – demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo “zajednica”.

Fatmire Kollqaku, nga Lëvizja Vetëvendosje!, tha se me 28 nëntor do të jenë së bashku në mbrojtje të më të shtrenjtës – republikës.

“Çdo ditë po zbutet retorika e këtij vendi dhe na vjen mirë që po kuptohet sa janë të dëmshme këto marrëveshje. Tri vite më herët u takuam në Tiranë dhe sot po paraqitet nevoja që të takohemi në shesh me 28 nëntor kundër marrëveshjes për demarkacionin dhe ‘zajednicen’”, theksoi ajo.

Ndërsa, Time Kadrija, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se me moton “Për republikën” me 28 nëntor do të ketë një manifestim paqësor në mbështetje të Kosovës, pra kundër marrëveshjeve të arritura.

“Ftoj qytetarët pa dallim partie dhe ata që e kanë nënshkruar peticionin që me 28 nëntor të dalim në marshin shumë paqësor”, theksoi ajo.

Shyqeri Bytyqi, kryetar partisë Nisma për Kosovën dega në Prishtinë, tha se 28 nëntori është festë që i ka bashkuar burrat për vendosjen e themelit të shtetit, kurse ky do të jetë për mbrojtjen e shtetit.

“Si opozitë e bashkuar bëjmë thirrje që të tregojmë se për gjërat e mëdha do të jemi bashkë, do të jetë manifestim dhe nuk mund të flitet për kontrollin e turmës”, theksoi ai.

Opozita ka kërkuar anulimin e marrëveshjeve dhe që t’i kthehet vendi normalitetit. /KosovaLive

Opozita-Per Republiken1Opozita-Per Republiken