22.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 7380

Krasniqi: Nuk ndjehem as i tradhtuar as i mashtruar

0

Jakup Krasniqi14-12Deputeti i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk ndjehet as i tradhtuar e as i mashtruar, pas arritjes së marrëveshjes për koalicion ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

Ai në profilin e tij “Facebook”, ka shkruar se i tradhtuar dhe i pusuar është elektorati i dy partive te koalicionit të ri.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook.

Jo, Jakup Krasniqi nuk ndjehet as i tradhtuar e as i mashtruar, se me vetëdije të lartë njerëzore jam larguar edhe nga njëra edhe nga tjetra, të ashtuquajturat parti demokratike.
I tradhtuar dhe i pusuar është elektorati i dy partive te koalicionit të ri, i harruar e i zhgënjyer është qytetari i Kosovës, të cilit i ka mbetur si zgjidhje ikja nga Atdheu. Dhe për ketë me vije keq, madje shumë keq!
Ajo çka mua me vjen gjithashtu keq, është bërja e pabesisë kulturë e politikës shqiptare! Apo ndoshta kjo qenka politika!? Art i mashtrimit!

Teatri mund ta menaxhojë stafin e Shtëpisë së Kulturës në Prizren

0

Shtepia e kultures ne  PrizrenBordi mbikëqyrës për menaxhimin e objekteve të sportit dhe të kulturës në Prizren i ka rekomanduar Kuvendit të Komunës që të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e gjendjes aktuale në Shtëpinë e Kulturës dhe Teatrin Profesionist të qytetit, shkruan Koha Ditore.

Në mbledhjen e fundit të këtij Bordi, ku kanë qenë të pranishëm edhe përgjegjësit e Teatrit dhe të Shtëpisë së Kulturës, është vendosur që Komunës t’i dërgohen rekomandimet në gjashtë pika, të cilat do ta zgjidhnin problemin e financimit të këtyre dy institucioneve që veprojnë në të njëjtën ndërtesë.

Në shkresën e kryetarit të Bordit, Kujtim Gashi, që u është adresuar zyrtarëve komunalë të Prizrenit, është kërkuar që stafi i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” të menaxhohet nga Teatri i Prizrenit dhe kësisoj anëtarët e stafit të jenë punëtorë të teatrit.

Po ashtu rekomandohet që shpenzimet komunale dhe administrative në këtë rast t’i marrë Teatri dhe punëtorët- që i bie të jenë 10 aktorë e 6 punëtorë të Shtëpisë së Kulturës- të paguhen në kuadër të listës së përbashkët.

Mediat në SHBA: Fund i bllokadës dhe i aleancës ad hoc

0

Selia e OKB-së në New YorkMjetet amerikane të informimit kanë dhënë me shpejtësi njoftimin mbi arritjen e ujdisë për një koalicion qeverisësë midis dy partive më të mëdha të Kosovës.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është quajtur nga mediat amerikane si fund të një bllokade pesëmaujshe që kërcënonte ta çonte vendin në falimentim.

Kanali ABC News, pastaj agjencitë Associated Press, Reuter, gazeta Minneapolis Star Tribune, etj., duke cituar një deklaratë të presidentes Atifete Jahjaga, theksojnë se ‘kryeministri dhe udhëheqësi kryesor i opozitës janë zotuar për të formuar një qeveri koalicioni, duke i dhënë fund pesë muajve të luftës rrënuese politike.’

Këto burime thonë më tej se koalicioni qeverisës do të bëj përpjekje të kapërcej bllokimin politik që mund ta çonte vendin në falimentim, pasi ligjvënësit e zgjedhur nuk mund të votonin buxhetin.

“Marrëveshja me gjasë do të mërzisë partitë e tjera opozitare që ishin bashkuar me Isa Mustafën në përpjekje për të larguar Thaçin nga qeverisja e vendit,” thuhet në këto njoftime, përcjell RTK.

Artikujt më tutje nënvizojnë se kreyminstri në detyrë Thaçi fitoi zgjedhjet e 8 qershorit, por partisë së tij i mungonte një shumicë e nevojshme që të formonte kabinetin qeverisës.

Ai për pesë muaj u përballë me një bllok ad hoc të një aleance opozitare e cila kushtëzonte çdo qeverisje të re me largimin e Thaçit nga pushteti.

Raportet theksojnë më tej se hollësitë e marrëveshjes së mbrëmshme ende nuk janë të njohura ndërsa nënvizojnë se në këtë takim tek presidentja përveç dy liderëve ishte e pranishme edhe Ambasadorja e SHBA në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Jacobson takon Thaçin e Mustafën

0

HashimThaci-IsaMustafaSot në orët e hershme të mëngjesit janë takuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Burimet e Indeksonline tregojnë Thaçi e Mustafa kanë qenë mysafir të ambasadores amerikane Tracey Jacobson në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Në takim është biseduar për mbarëvajtjen e themelimit të institucioneve dhe ndarjen e pushtetit.

Marrëveshja e arritur mbrëmë te Presidentja e vendit Atifete Jahjaga nuk flet për emra konkret se kush duhet të jetë i pari i ekzekutivit. Prandaj raportimet se Isa Mustafa do të bëhet kryeministër janë të gabuara.

Sot vendoset për seancën

0

FloraBrovina14-08Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të kësaj legjislature, Flora Brovina, sot pritet të kërkoj vazhdimin e seancës konstituive.
Ajo ka paralajmëruar se kjo do të ndodhë shumë shpejt, dhe se tashmë është e gatshme për ta thirrur pas marrëveshjes të arritur.

Tek presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një takim të përbashkët me kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, janë pajtuar në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak, dhe në këtë takim prezent ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

LDK përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se posti i kryeministrit do t’i takojë këtij subjekti.

“Sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t’i takoj posti i Kryeministrit të vendit, derisa resoret ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë. Ndarja e resoreve ministrore do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

I nominuari deri vonë nga LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth kësaj marrëveshje duke e quajtur si fatkeqësi për vendin dhe se të dyja shkollat e qeverisjes janë dëshmuar si të dështuara.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, pak para se të kuptohet për këtë marrëveshje i ka thënë KosovaPress se është ndier i tradhtuar nga dy partnerët e tij të koalicionit Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Bllokun e theu lakmia për pushtet

0

blloku opozitarLidhja mes LDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovë, e më pas edhe e Vetëvendosjes në një bllok të vetëm për t’i thënë jo një qeverisjeje tjetër nga PDK dhe Hashim Thaçi, pas shumë turbulencave brenda saj, tashmë ka prekur fundin.
Pas shumë deklaratave se blloku e ka vështirë të qëndrojë i bashkuar, se duhet të jetë një vullnet i vazhdueshëm për të çuar misionin e tyre deri në fund, zyrtar të AAK-së kanë bërë me dije se blloku më nuk ekziston.

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë një sqarim lidhur me thyerjen e bllokut.

Sipas Imer Mushkolajt, blloku ka arritur të rezistojë për afro gjashtë muaj, mirëpo ishte ambicia e tyre e madhe për pushtet që bëri që marrëveshja e 10 qershorit të mos jetë më e vlefshme.

“Pas gati gjashtë muajsh bllokun e theu lakmia për pushtet. Në fakt pas gati gjashtë muajsh që ia dolën të qëndrojnë bashkë, bllokun e theu dëshira e anëtarëve të tij që në çdo mënyrë të vijnë në qeverisje, pa marrë parasysh me kë apo në çfarë mënyrë do të bashkëqeveriste me partnerët, në këtë rast me PDK-në”, ka thënë Mushkolaj.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, i cili ka qëndruar më indiferent karshi rrethanave të reja politike të krijuara pas zgjedhjeve të 8 qershorit, për Mushkolajn është treguar dinak, ashtu si edhe herëve të tjera kur bëhet fjalë për raportet e PDK-së me subjekt e tjera politike. /Tribuna/

“Vetëvendosja”, në opozitë

0

AlbinKurti1205Pas shpërbërjes së Bllokut LAN-V, Lëvizja “Vetëvendosje” është pajtuar se do të mbetet edhe më tutje në opozitë, pasi që zyrtarët e këtij subjekti kanë deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të jenë në një qeverisje ku është edhe PDK-ja.

Mirëpo, zyrtarët e kësaj Lëvizjeje kanë vërejtje në partnerët e deritanishëm, të cilët, nga ngutësia për të “zënë” ndonjë post, nuk janë konsultuar paraprakisht me strukturat partiake…/zeri/

PDK-ja mblidhet në ora 10:00

0

Hashim thaci ne mbledhjeKryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet që në ora 10:00 të mbajë një takim në selinë e partisë për të diskutuar për hapat e mëtutjeshme rreth krijimit të Qeverisë.

Kjo vjen një ditë pas marrëveshjes që bëri partia e Hashim Thaçit me Lidhjen Demokratike të Kosovës./zeri/

Zbulohet teksti i këngës për Olldashin, do këndohet për 1-vjetorin e tij

0

sokol-olldashi“Panorama Online” boton tekstin e këngës kushtuar Sokol Olldashit, që do të këndohet në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të tij. Teksti është shkruar nga deputetet demokratë, Florion Mima dhe Astrit Patozi.

Ajo është një version rock me kitarë dhe të këndohet nga Aleksandër Gjoka, ndërsa orkestrimi është përgatitur nga Shpëtim Saraçi. Miqtë e Sokol Olldashit do të mblidhen nesër në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta për të përkujtuar një ndër figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Teksti i këngës
1. Nata të mori

N’errësirën e saj

Kitarra jote

Po shkrehet në vaj

Ti ike lart

Në qiell fluturove

Endrrën ndërpreve

Vallë si guxove

Refreni:

Por ti nuk do

Trishtimi t’na ndaj’

Kënga nuk ndalet

Ligjësi e saj

E që nga lart

Pas syzesh sheh

Dhe ty të pelqen

Dot jo s’ e fsheh

2. Kohen le pas

Ajo s’ të kapi dot

Ti rendje si i çmendur

Ti rendje si pilot

Në mes le cigaren

Askush s’ e ndez më

Pas le buzeqëshjen

Një dhimbje pa zë

Grabovci: Po fillojmë implementimin serioz të Misionit të ri

0

Adem Grabovci-pdk14Adem Grabovci nga Partia Demokratike e Kosovës, duket se i është gëzuar tej mase arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në e Isa Mustafës.

“Po fillojmë implementimin serioz të Misionit të ri – Kosovës së zhvilluar ekonomikisht!”, ka shkruar Grabovci në Facebook.

Ndryshe, Marrëveshja në mes PDK-së dhe LDK-së është arritur pas një takimi që kanë zhvilluar, Presidentja e vendit Atifete Jajagës dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.