16 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7385

A po e “shantazhon” AAK-ja LDK-në, në momentet e fundit?!

0

Haradinaj-MustafaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e “shantazhon” Lidhjen Demokratike të Kosovës pak momente para se kjo e fundit ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Burime brenda Bllokut i kanë thënë Gazetës Blic se AAK këtë shantazh po e bën që LDK të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe të lejoj Ramush Haradinajn të jetë i nominuari i Bllokut për shef të ekzekutivit nga Blloku LVAN.

“Nuk ka kurrfarë marrëveshje me PDK-në. Ky është një lloj presioni që po i bëhet LDK-së, në mënyrë që kjo e fundit të heq dorë nga posti i kryeministrit brenda Bllokut, dhe kësisoj ta lejoj Ramush Haradinajn të jetë i nominuari i Bllokut për shef të ekzekutivit para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili pritet të mbahet rreth në orën 16:00”, tha ky burim për Gazetën Blic.

Disa medie kanë raportuar se tashmë është kryer pazari ndërmjet PDK-së e AAK-së për formimin e qeverisë.

VV: Mustafa e Haradinaj janë të uritur për poste

0

Kurti dhe MolliqiSekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i ka quajtur të pangopur për poste Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.

Sipas një deklarate të shpërndarë në Facebook, Molliqaj citohet të ketë thënë se strukturat e AAK dhe LDK’së nuk duhet lejuar liderët e tyre për të marrë pozita shtetërore.

“Strukturat dhe anëtarësia e këtyre subjekteve duhet të luajnë një rol kyç sepse udhëheqësit e tyre po i përdorin ata për t’i arsyetuar veprimet e veta të pangopshme për poste. Kam menduar edhe më parë që këta janë të uritur për poste, por me këto lëvizje janë treguar të pangopshëm”, ka thënë Molliqaj.

Lexojeni të plotë deklaratën

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kur e kanë bërë marrëveshjen e 10 qershorit për ndarje postesh, nga ngutia nuk kanë pasur as kohë që të konsultohen as struktura dhe as anëtarësia. Tash, udhëheqësit e këtyre subjekteve po i përdorin strukturat për të arsyeturar insistimin për ndarje postesh.

Strukturat dhe anëtarësia në LDK dhe kritikët jashtë saj, me të drejtë kërkojnë prej LDK-së që të mos shkohet assesi me PDK-në në qeverisje, sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë i ndodh vendit kur udhëheq PDK-ja. Ne nuk kemi hyrë në këtë bashkëpunim për shkaqe postesh e as nga besimi i partnerëve të Bllokut LAN, ne jemi pjesë e këtij bashkëpunimi për t’i dhënë një kahje dhe alternativë tjetër qeverisjes. Strukturat dhe anëtarësia e këtyre subjekteve duhet të luajnë një rol kyç sepse udhëheqësit e tyre po i përdorin ata për t’i arsyetuar veprimet e veta të pangopshme për poste. Kam menduar edhe më parë që këta janë të uritur për poste, por me këto lëvizje janë treguar të pangopshëm.

Ekskluzive: AAK-ja ndahet nga LDK-ja, i thotë “po” PDK-së

0

AAK konferencAleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfundimisht ka konfirmuar se i ashtuquajturi Bllok tashmë është prishur.

Kjo parti më nuk dëshiron as të bisedojë për një koalicion me Partinë e Isa Mustafës.

Sipas Zëdhënësit të AAK’së, Ernest Luma, AAK ka vendosur përfundimisht të mos ketë kurrfarë bashkëpunimi me partinë joserioze LDK.

“Ju e dini që Kosova proceset në të cilat jemi dhe të cilat na presim, dhe situate që po kalojnë kërkojnë në radhë të parë formim shumë të shpejt të institucioneve.Duke mos humbur kohë dhe duke mos ndërtuar bashkëpunime mbi parimet të pasigurta dhe të hamendura sikurse është dëshmuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pra nuk e përjashtojmë asnjë variant. I vetmi variant i përjashtuar është bashkëpunimi më tutje me LDK-në pas joseriozitetit që e dëshmoi ditëve të fundit”, ka deklaruar Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma për “Zërin”.

Isufi e quan LDK-në dyfytyrëshe

0

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi, ka thënë në emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do ta paguaj çmimin për prishje të njëanshme të marrëveshjes së 10 qershorit, në mes të partive të Bllokut LAN, në të cilën parashihet që i pari i AAK-së të udhëheq me qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se partisë së Mustafës do t’i kthehet bumerang prishja e marrëveshjes, dhe këtë ndëshkim sipas tij, do ta merr nga elektorati dhe politika.

“Ata e bënë veprimin i cili normalisht është në kundërshtim me marrëveshjen e 10 qershorit, veprim i cili e ka epitetin e vet. Ne konsiderojmë se çdo kush që luan nga marrëveshja dhe bën veprime dyfytyrshme, e paguan çmimin e vet”, ka thënë Isufi,.

Ai ka theksuar se kur është arritur marrëveshja në mes Bllokut LAN, ka qenë me pëlqimin e liderëve të partisë dhe nuk janë pyetur strukturat e tjera të partisë (degët), e që tash sipas tij, po ndodh një gjë e tillë, pas gjashtë muajve maltretim të qytetarëve të vendit.

“Veprimi i LDK-së është një mashtrim, sepse bazohet në mosgatishmëri për të plotësuar atë që është interes i qytetarëve”, ka deklaruar Isufi, duke shtuar se do të vazhdojnë të komunikojnë me të gjitha partitë politike, brenda Bllokut , përjashtuar LDK-në, që janë të gatshme për të formuar institucionet e Kosovës.

Ndërsa i pyetur sa a janë në biseda me zyrtarët e Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), ai ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se fillimisht diskutimet do të jenë në nivel të partive të Bllokut, pastaj do të shihen edhe mundësitë tjera.

Cliff: S’ka asnjë arsye që të vonohet vazhdimi i seancës konstituive

0

IanCliff6-12Ambasadori i Britanisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff ka theksuar se nuk i takon atij që të komentojë për këtë çështje sepse në fakt nuk është në interesin e ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në marrëdhëniet ndërmjet partive.

“Ajo që është e rëndësishme e për të cilën unë kam folur shumë, është fakti se partitë e bllokut tashmë janë pajtuar që ta votojnë të nominuarin e PDK-së për kryeparlamentar. Thënë këtë, nuk ka më asnjë arsye që të vonohet vazhdimi i seancës konstituive. Ajo duhet të mbahet sa më shpejt në mënyrë që të kemi parlament të konstituuar dhe pastaj të vazhdojnë përpjekjet e partive për të bërë qeverinë. Cila parti e bënë këtë neve nuk na takon që të përzihemi. Në fakt ne nuk na interesojnë zhvillimet ndërmjet PDK-së, LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes ose Nismës. Institucionet duhet sa më shpejt të formohen për të vazhduar me dialogun dhe integrimet evropiane”, ka thënë Cliff për Radio Dukagjinin.

Ndërkaq në pyetjen nëse Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, Cliff ka thënë se Qeveria e kaluar nuk e ka pasur fare shumicën e fuqishme në Kuvend dhe gjithmonë ka nevojë për qeveri të fuqishme.
Megjithatë, ai nuk ka dashur të komentojë më tej rreth kësaj çështje.

“I takon PDK-së, LDK-së, Bllokut që të vendosin se kush do të jetë kryeministër se si do të duket qeveria, se si do të duket koalicioni. Neve si komunitet ndërkombëtar nuk na takon që të ndërhyjmë”, ka shtuar ambasadori Cliff.

Rusinovci e Muja, akuzojnë njëri-tjetrin

0

Prishtine-Fakulteti ArteveDekani i Fakultetit të Arteve, Adem Rusinovci, flet për Tribuna për rastin e profesorit të larguar Alban Muja. Ai hedhë poshtë çdo akuzë që Muja kishte bërë ndaj tij për largimin nga detyra. Madje dekani thotë se nuk dëshiron të merret më këtë çështje, ngase sipas tij nuk ja vlen.

“Është shumë çudi që Alban Muja më atakon mua, prandaj nuk kam dashtë të merrem me diçka që nuk ka kuptim.

Paramendoni në një deklaratë ku ai kishte thënë se ai e ka akredituar drejtimin e Artit Konceptual dhe Mediat e Reja. Ky më të vërtet do të ishte turpi më i madh i këtij fakulteti, nga që Albani ka qenë vetëm student kur është biseduar për këtë drejtim. Madje ai për herë të parë për Artin Konceptual ka dëgjuar nga profesori i tij Mehmet Behluli”, pohon Rusinovci, shkruan Tribuna. Ai shprehet më tej se Fakulteti i Arteve nuk është shtëpi private dhe se Muja ka hyrë si profesor i angazhuar pa asnjë konkurs.

“Unë nuk dua të them as për gazetën tuaj, por opinioni dhe rektorati e din shumë mirë se kush e ka pru Albanin sepse nuk ka pasur konkurs fare. Unë nuk dua të përmend emra sepse nuk ma lejon etika, mirëpo Albani e din shumë bukur se kush e ka angazhua dhe në çfarë mënyre është angazhuar ai në Fakultetin e Arteve”, pohon Rusinovci.

1300 zyrtarë të dyshuar për korrupsion

0

Preteni-AKKDrejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka thënë se për korrupsion deri më tani janë ushtruar mbi 500 kallëzime penale, me përfshirjen e më shumë se 1 300 zyrtarëve të niveleve të ndryshme.

Preteni ka treguar se shumica e kallëzimeve penale janë pranuar nga prokuroritë, ka pasur ngritje aktakuzash, por jo edhe gjykime.

“Kemi ushtruar më shumë se 500 kallëzime penale me përfshirjen e më shumë se 1 300 zyrtarëve të niveleve të ndryshme. Shumica e kallëzimeve penale janë pranuar nga prokuroritë dhe të njëjtat kanë vazhduar me hetime penale, ka ngritje aktakuzash, por gjykime ende”, ka thënë Preteni në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se në mesin e një mijë e treqind personave të dyshuar për korrupsion ka zyrtarë të niveleve të ndryshme nga të gjitha institucionet por, sipas AKK-së, ligji pamundëson publikimin e emrave të tyre.

“Po, pohoj edhe një herë, se në mesin e atyre 1 300 emrave të zyrtarëve të lartë, ka zyrtarë të niveleve të ndryshme nga të gjitha institucionet: qendrore, lokale, gjyqësore, të pavarura dhe të tjera. Emrat ne i dërgojmë në prokurori, është obligim ligjor i Agjencisë Kundër Korrupsionit të mos i publikojë emrat e personave të dyshuar”, është shprehur Preteni, duke mohuar të ketë presion apo ndërhyrje mbi AKK-në. “Në Kosovë nuk është rrezik të luftosh të keqen. Është rrezik nëse je pjesë e së keqes”, ka theksuar ai.

Në Suharekë, arrestohet hajni nga Prishtina

0

arrestimi 2Në banesat e “Ben-af-it” në qendër të Suharekës, pronari i banesës rastësisht në korridor takon një të panjohur që në dorë mbante çantën e bashkëshortes së pronarit të banesës.

Në ato momente i njëjti kishte vërejtur se dera e banesës ishte thyer dhe pa humbur kohë e thërret policinë në ndihmë, ndërkaq, vet, i vihet pas të dyshuarit.

Mirëpo i dyshuari, me gjasë nuk kishte qenë vetëm por edhe me dy të tjerë të cilët gjatë ikjes ndahen në tri drejtime. I dyshuari për vjedhje më në fund e hedh çantën në një kopsht dhe vet fshihet në një oborr.

Ndërkohë, policia kishte rrethuar zonën dhe një polic në rroba civile e kishte pritur të dyshuarin që të vijë ta marrë çantën gjë e cila pas pak kishte ndodhur.

I dyshuari kishte qenë i shkathët dhe agresiv dhe për arrestimin e tij, me informacione ndihmë kanë ofruar edhe banorët e lagjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, banor i Prishtinës, është ndaluar në masën e arrestit policor.

Më tej, në vazhdën e hetimit të rastit, është gjetur një veturë “Golf IV” e braktisur, me targa 03 me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë arritur në Suharekë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vegla të ndryshme si: kaçavida; çelës kallauz; leva etj.

Gjësendet e vjedhura, kryesisht stoli të arta, në vlerë rreth 1100 euro, me urdhër të prokurorit të shtetit i janë kthyer pronares. Hetues policorë po punojnë për identifikimin dhe arrestimin edhe të dy të tjerëve. /PrizrenPress.com/

LDK e AAK po dëshmojnë se interesi i tyre kanë qenë postet

0

Fisnik Korenica-gsjpVeprimet e fundit të bllokut LAN tregojnë se qëllimi i tyre për gjashtë muaj të mos krijimit të institucioneve të vendit ka qenë thjeshtë apetit për ndarjen e pushtetit.

Parimet mbi të cilat u krijua blloku paszgjedhor për një qeverisje ndryshe nga e kaluara, kanë marrë kahje tjetër meqenëse dy nga partnerët e Bllokut LDK dhe AAK po e dëshirojnë postin e kryeministrit.

Fisnik Korenica nga grupi për studime juridike dhe politike tha se veprimet e tyre të fundit dëshmojnë se qëllimi i tyre është pushteti.

“Veprimet e fundit të bllokut VLAN tregojnë qëllimin e tyre i vërtet që paskan pasur në këta muajt e fundit dhe që është thjeshtë vetëm marrja dhe ndarja e pushtetit dhe jo ndryshimi i modelit qeverisës të cilin e proklamuan me aq shumë bujë . vlerësojë që një model i tillë i tregimit të skories së tyre të vërtet përbën pjesën më të padinjitetshme të një eksperience që i ka humbur Kosovës 6 muaj dhe të një procesi të cilin kriza politike i ka kushtuar Kosovës jo vetëm në kuptimin e një destabiliteti institucional po gjithashtu edhe të një precedenti shumë të dëmshëm që mund të na përsëritet edhe viteve tjera elektorale . prandaj besoj që një mënyrë e tillë e kalkulimit e bërë nga ana e bllokut LAN nuk është treguar si asgjë tjetër po i një klime tërësisht të padinjitshme dhe të një lidershipi të papërgjegjshëm që të gjitha kalkulimet për politik në fakt i bëjnë për ndarje të pushtetit dhe asgjë më shumë”, tha Korenica, transmeton RTK.

Korenica thotë se cili do subjekt që lidh koalicion me PDK-në do të reflektojë në humbje të elektoratit.

“Prishja e bllokut tash është një fakt i pakontestueshëm. Dy partnerët si LDK ashtu edhe AAK e kanë shprehur haptas dëshirën e tyre për të qenë pjesë e një qeverie me PDK-ë , cila do qoftë besojë se do të ketë një minus të madh në elektoratin e tyre, për faktin që na paskam proklamuar qe gjashtë muaj një gjë të rrejshme dhe që ka qenë qëllimi i tyre kinse po e bëjnë një gjë të tillë për ta ndryshuar modelin qeverisës dhe jo për ti kënaqur karriget e tyre me pushtet. Cili do subjekt që do të shkojë me PDK-në ne qeverisje do të marr një minus të madh në elektoratin e saj”.

Ai thotë se në këtë kohë, partitë është dashur të fokusohen me tepër në mbajtjen e seancës konstituive për krijimin e institucioneve të vendit, ani pse moskrijimi i tyre i faturohet tërë skenës politike në vend.

Thaçi e Shala po dizajnojnë Qeverinë e ardhshme, PDK-AAK-Nisma

0

Thaci-Haradinaj-ShalaNdërkohë që Isa Mustafa po bën përpjekjet e fundit për t’ia dhënë goditjen vdekjeprurëse Bllokut Opozitar përmes disa lojërave të vogla në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, ish-partnerët e tij kanë marrë masa konkrete për ta shtyrë atë drejt opozitës.

Kreu i LDK’së tentoi këto ditë t’i nxjerrë në Opozitë AAK’në, Vetëvendosjen dhe Nismën, duke bërë një marrëveshje me PDK’në. Për ta arritur këtë, ai sot planifikon “ta marrë përkrahjen” e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

Por kjo lojë është deshifruar nga partnerët e tij.

Burime të Gazetës Express thonë se tashmë kanë filluar negociatat për dizajnimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës mes PDK’së, AAK’së dhe Nismës.

“Blerim Shala, në emër të AAK’së dhe Nismës, tashmë është duke biseduar me z.Thaçi për dizajnimin e Qeverisë së ardhshme”, ka thënë një zyrtar i AAK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Ai ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i Qeverisë PDK-AAK-Nisma dhe Minoritetet.

Në anën tjetër, ky lajm është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Nismës për Kosovën.

Blerim Shala, Nënkryetar i Parë i AAK’së, është njëherësh pjesë e negociatave të Qeverisë së Kosovës me Serbinë që po zhvillohen në Bruksel. Gjatë këtyre viteve, duket se ai ka ndërtuar raporte mjaftë të mira me Liderin e PDK’së, Hashim Thaçin.

Zyrtari i AAK’së që foli në kushte anonimiteti për Gazetën Express, tha se gjatë ditës do të definohen shumë çështje me PDK’në. Njëherësh, ai ka hedhur poshtë çdo mundësi për kthim prapa.

“Jo, jo… Me LDK’n ka marrë fund gjithçka”, ka thënë ai.