21.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Cliff: S’ka asnjë arsye që të vonohet vazhdimi i seancës konstituive

IanCliff6-12Ambasadori i Britanisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff ka theksuar se nuk i takon atij që të komentojë për këtë çështje sepse në fakt nuk është në interesin e ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në marrëdhëniet ndërmjet partive.

“Ajo që është e rëndësishme e për të cilën unë kam folur shumë, është fakti se partitë e bllokut tashmë janë pajtuar që ta votojnë të nominuarin e PDK-së për kryeparlamentar. Thënë këtë, nuk ka më asnjë arsye që të vonohet vazhdimi i seancës konstituive. Ajo duhet të mbahet sa më shpejt në mënyrë që të kemi parlament të konstituuar dhe pastaj të vazhdojnë përpjekjet e partive për të bërë qeverinë. Cila parti e bënë këtë neve nuk na takon që të përzihemi. Në fakt ne nuk na interesojnë zhvillimet ndërmjet PDK-së, LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes ose Nismës. Institucionet duhet sa më shpejt të formohen për të vazhduar me dialogun dhe integrimet evropiane”, ka thënë Cliff për Radio Dukagjinin.

Ndërkaq në pyetjen nëse Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, Cliff ka thënë se Qeveria e kaluar nuk e ka pasur fare shumicën e fuqishme në Kuvend dhe gjithmonë ka nevojë për qeveri të fuqishme.
Megjithatë, ai nuk ka dashur të komentojë më tej rreth kësaj çështje.

“I takon PDK-së, LDK-së, Bllokut që të vendosin se kush do të jetë kryeministër se si do të duket qeveria, se si do të duket koalicioni. Neve si komunitet ndërkombëtar nuk na takon që të ndërhyjmë”, ka shtuar ambasadori Cliff.

Më Shumë

Sulmohet me mjete të mprehta një person në Prizren

Një person është sulmuar me mjete të mprehta në Prizren. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor . “Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që pas një mosmarrëveshje...

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Lajmet e Fundit