22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7386

LDK e AAK po dëshmojnë se interesi i tyre kanë qenë postet

0

Fisnik Korenica-gsjpVeprimet e fundit të bllokut LAN tregojnë se qëllimi i tyre për gjashtë muaj të mos krijimit të institucioneve të vendit ka qenë thjeshtë apetit për ndarjen e pushtetit.

Parimet mbi të cilat u krijua blloku paszgjedhor për një qeverisje ndryshe nga e kaluara, kanë marrë kahje tjetër meqenëse dy nga partnerët e Bllokut LDK dhe AAK po e dëshirojnë postin e kryeministrit.

Fisnik Korenica nga grupi për studime juridike dhe politike tha se veprimet e tyre të fundit dëshmojnë se qëllimi i tyre është pushteti.

“Veprimet e fundit të bllokut VLAN tregojnë qëllimin e tyre i vërtet që paskan pasur në këta muajt e fundit dhe që është thjeshtë vetëm marrja dhe ndarja e pushtetit dhe jo ndryshimi i modelit qeverisës të cilin e proklamuan me aq shumë bujë . vlerësojë që një model i tillë i tregimit të skories së tyre të vërtet përbën pjesën më të padinjitetshme të një eksperience që i ka humbur Kosovës 6 muaj dhe të një procesi të cilin kriza politike i ka kushtuar Kosovës jo vetëm në kuptimin e një destabiliteti institucional po gjithashtu edhe të një precedenti shumë të dëmshëm që mund të na përsëritet edhe viteve tjera elektorale . prandaj besoj që një mënyrë e tillë e kalkulimit e bërë nga ana e bllokut LAN nuk është treguar si asgjë tjetër po i një klime tërësisht të padinjitshme dhe të një lidershipi të papërgjegjshëm që të gjitha kalkulimet për politik në fakt i bëjnë për ndarje të pushtetit dhe asgjë më shumë”, tha Korenica, transmeton RTK.

Korenica thotë se cili do subjekt që lidh koalicion me PDK-në do të reflektojë në humbje të elektoratit.

“Prishja e bllokut tash është një fakt i pakontestueshëm. Dy partnerët si LDK ashtu edhe AAK e kanë shprehur haptas dëshirën e tyre për të qenë pjesë e një qeverie me PDK-ë , cila do qoftë besojë se do të ketë një minus të madh në elektoratin e tyre, për faktin që na paskam proklamuar qe gjashtë muaj një gjë të rrejshme dhe që ka qenë qëllimi i tyre kinse po e bëjnë një gjë të tillë për ta ndryshuar modelin qeverisës dhe jo për ti kënaqur karriget e tyre me pushtet. Cili do subjekt që do të shkojë me PDK-në ne qeverisje do të marr një minus të madh në elektoratin e saj”.

Ai thotë se në këtë kohë, partitë është dashur të fokusohen me tepër në mbajtjen e seancës konstituive për krijimin e institucioneve të vendit, ani pse moskrijimi i tyre i faturohet tërë skenës politike në vend.

Thaçi e Shala po dizajnojnë Qeverinë e ardhshme, PDK-AAK-Nisma

0

Thaci-Haradinaj-ShalaNdërkohë që Isa Mustafa po bën përpjekjet e fundit për t’ia dhënë goditjen vdekjeprurëse Bllokut Opozitar përmes disa lojërave të vogla në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, ish-partnerët e tij kanë marrë masa konkrete për ta shtyrë atë drejt opozitës.

Kreu i LDK’së tentoi këto ditë t’i nxjerrë në Opozitë AAK’në, Vetëvendosjen dhe Nismën, duke bërë një marrëveshje me PDK’në. Për ta arritur këtë, ai sot planifikon “ta marrë përkrahjen” e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

Por kjo lojë është deshifruar nga partnerët e tij.

Burime të Gazetës Express thonë se tashmë kanë filluar negociatat për dizajnimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës mes PDK’së, AAK’së dhe Nismës.

“Blerim Shala, në emër të AAK’së dhe Nismës, tashmë është duke biseduar me z.Thaçi për dizajnimin e Qeverisë së ardhshme”, ka thënë një zyrtar i AAK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Ai ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i Qeverisë PDK-AAK-Nisma dhe Minoritetet.

Në anën tjetër, ky lajm është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Nismës për Kosovën.

Blerim Shala, Nënkryetar i Parë i AAK’së, është njëherësh pjesë e negociatave të Qeverisë së Kosovës me Serbinë që po zhvillohen në Bruksel. Gjatë këtyre viteve, duket se ai ka ndërtuar raporte mjaftë të mira me Liderin e PDK’së, Hashim Thaçin.

Zyrtari i AAK’së që foli në kushte anonimiteti për Gazetën Express, tha se gjatë ditës do të definohen shumë çështje me PDK’në. Njëherësh, ai ka hedhur poshtë çdo mundësi për kthim prapa.

“Jo, jo… Me LDK’n ka marrë fund gjithçka”, ka thënë ai.

Pas skandaleve, EULEX-i kërkon besimin e qytetarëve

0

EULEX-kosoveEULEX, nëpërmjet një opinioni ka kërkuar besimin e qytetarëve të Kosovës. Ky mision ka sqaruar arsyet pse qytetarët e Kosovës, duhet t’i besojnë.

“Gjatë tri javëve të kaluara keni lexuar në gazetat tuaja dhe keni parë në TV disa akuza lidhur me veprimet e disa prej pjesëtarëve të EULEX-it. Ne nuk jemi përgjigjur në secilën prej këtyre akuzave.

Megjithatë, më lejoni të jem shumë i qartë: EULEX-i i merr pohimet seriozisht. Ne kemi politikë të zero tolerancës ndaj korrupsionit dhe unë e konfirmoj përkushtimin tim personal që ta zbatojë këtë politikë në mënyrë konsekuente.

Unë besoj që populli i Kosovës meriton t’i dijë veprimet të cilat i ka ndërmarrë EULEX-i tashmë në lidhje me pohimet e fundit kundër disa prej pjesëtarëve të tij. Nuk i kemi injoruar pohimet. Pohimet e publikuara në media janë shqyrtuar dhe janë duke u shqyrtuar plotësisht.

Pas informatave për korrupsion të mundshëm dhe duke qenë të vendosur t’i zbardhim të gjitha pohimet, shumë muaj më parë u formua një e ashtuquajtur task forcë për kryerjen e hetimeve gjyqësore, e përbërë nga një ekip i përzier i Kosovës-EULEX-it, i përbërë nga prokurorë dhe hetues policorë, shumë kohë para publikimit të këtyre pohimeve. Me fjalë të tjera, çështja është çuar përpara.

Pra, në lidhje me këto pohime, hetimi gjyqësor është në vazhdim e sipër. BE-ja është pajtuar që pjesërisht ta heqë imunitetin e një personi në mënyrë që ta mundësojë përparimin e këtij hetimi. Kjo është dëshmi e seriozitetit me të cilin është duke u çuar përpara kjo çështje. Ky proces i heqjes së pjesshme të imunitetit ka nisur këtë verë dhe ka përfunduar para publikimit të pohimeve.

Të gjithë kemi dëshirë që rezultatet të jenë të dukshme më shpejt. E vërteta është që hetimet e tilla janë komplekse dhe të vështira dhe duhet kohë që të hetohen të gjitha pistat. Por hetuesit janë duke bërë përpjekje t’i vlerësojnë faktet. Është po ashtu e vërtetë që hetimet dhe kërkimi i të dhënave nuk i publikojnë procedurat e tyre, të cilat janë në vazhdim e sipër, në forumet publike – hetimet nuk zhvillohen në publik. Njëri prej parimeve kryesore në procedurat e tilla është parimi i konfidencialitetit. Ky parim nuk i mbron vetëm dëshmitarët e mundshëm dhe personin i cili i ka bërë pohimet, por i mbron po ashtu edhe ata që prezumohen të pafajshëm deri sa të vërtetohet ndryshe, reputacioni i të cilëve mund të dëmtohet në mënyrë të konsiderueshme nga pohimet e tilla.

Të jeni të sigurt që kur të përfundojnë hetimet, EULEX-i nuk do t’iu bëjë bisht obligimeve të tij për të ndjekur çfarëdo veprimesh gjyqësore, të cilat përcaktohen nga hetimet si të përshtatshme dhe të domosdoshme. Të gjitha gjërat që i presim nga të tjerët, i zbatojmë edhe për vete.

Nëse, në të ardhmen, këto pohime vërtetohen si të pabazuara, pres që mediat të raportojnë për këtë, në mënyrën e njëjtë siç kanë vepruar gjatë raportimit për këto pohime.

Përveç hetimit gjyqësor, i cili është në vazhdim e sipër, unë po ashtu kam udhëtuar në Bruksel. I kam diskutuar hapat e mëtejshëm me Përfaqësuesen e re të Lartë Federica Mogherini, e cila javën e kaluar e ka emëruar z. Jean Paul Jacqué si ekspert ligjor të pavarur dhe me përvojë, për ta kryer një shqyrtim të zbatimit të mandatit duke u përqendruar në marrjen me pohimet për korrupsion. Siç kam thënë kur u emërua ai, unë e mirëpres shqyrtimin e mëtejshëm të marrjes me pohimet.

Në këtë çast, do të doja ta lavdërojë punën e të gjithë atyre të cilët, sikurse ne, luftojnë shumë, për çdo ditë, në të mirë të drejtësisë. Gazetarët janë pjesë e këtij grupi dhe e meritojnë respektin tonë maksimal. Si Misioni, ashtu edhe mediat përpiqen t’i mbajnë përgjegjës ata, që e rrezikojnë Kosovën përmes krimit dhe korrupsionit. Jemi në anën e njëjtë.

EULEX-i erdhi në Kosovë ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për sundimin e ligjit, të lira nga ndërhyrja politike. Për arritjen e këtyre objektivave, prej fillimit të tij afërsisht 10.000 ekspertë kanë punuar në EULEX, krahë për krahë me homologët e Kosovës.

EULEX-i ka mekanizma standard për t’u marrë me pohimet për aktivitetet kriminale nga pjesëtarët e tij. Së pari, pjesëtarët e stafit janë të obliguar t’i respektojnë ligjet e zbatueshme në Kosovë. Së dyti, Kodi ynë i sjelljes kërkon nga të punësuarit që ta raportojnë aktivitetin e dyshuar kriminal (për shembull korrupsionin) dhe ekzistojnë mekanizma që ata ta bëjnë këtë, madje nëse dëshirojnë edhe në mënyrë anonime. Ne nuk i fusim pohimet për aktivitete kriminale nën qilim. Së treti, nëse ekzistojnë informata të besueshme, që një i punësuar mund të ketë qenë i përfshirë në një akt të mundshëm penal, Misioni i ndërmerr hapat e nevojshëm ligjor për të siguruar që krimet e mundshme hetohen dhe gjykohen.

Si Shef i Misionit, jam i përkushtuar të sigurojë që Misioni EULEX dhe stafi i tij vazhdojnë t’i respektojnë standardet më të larta. Unë nuk toleroj aktivitet kriminal në mesin e EULEX-it, pavarësisht nga pozita apo nacionaliteti, por po ashtu nuk do ta shpërfilli prezumimin e pafajësisë dhe detyrën për t’i mbrojtur njerëzit e pafajshëm nga pohimet që mund të çojnë tek një qasje më e dobët ndaj korrupsionit jashtë EULEX-it. Kam besim të plotë në integritetin dhe profesionalizmin e stafit tim. Profesionistë të përkushtuar në kuadër të EULEX-it punojnë çdo ditë me institucionet e Kosovës dhe dyshimet që janë hedhur nga këto pohime nuk duhet të na shpërqendrojnë nga përgjegjësitë tona thelbësore dhe nga përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thekson EULEX.

Xhaviti Haliti shpalos ofertat e PDK-së për koalicion

0

XhavitHaliti-pdkAnëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se PDK-ja tashmë është deklaruar për dy oferta.

E para bashkëqeverisje me Bllokun LAN duke mos përjashtuar askënd, dhe e dyta, qeverisje me një variant të shumicës solide për të pasur mundësi që të merren vendime në parlament.

Haliti thotë se pret që partitë të ulen në tryezë nga e cila do të diskutohet pozitat dhe ndarja e përgjegjësisë, e jo emrat.

Ai ka kujtuar se PDK-ja është partia e parë dhe siç edhe e ka thënë verdikti i Kushtetueses është parë që PDK-ja kishte të drejt.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së ka shtuar se para zgjedhjeve ishte deklaruar për një koalicion PDK-AAK.

Mirëpo ai, tashmë opsion e sheh edhe një koalicion PDK-LDK ose siç thotë ai opsioni ‘më i miri tani do të ishte ai gjithëpërfshirës, duke mos përjashtuar as partinë NISMA’.

Xhavit Haliti komentet i ka bërë tek TV ‘Dukagjini’ derisa ka deklaruar se nuk ka informacion nëse sot do të ketë ndonjë zhvillim apo takim në mes të PDK-së dhe subjekteve të tjera.

Fundi i dhjetorit e bën me kulm “Koloninë e artistëve”

0

Kolonina e artisteveObjekti, që ishte peng i politikave të ndryshme për një dekadë, pas kaq kohësh do të bëhet me kulm. “Kolonia e artistëve” po bëhet gati të presë artistët e vet

Me 80 mijë eurot e ndara nga Ministria e Kulturës, “Kolonia e artistëve” në fund të këtij viti bëhet me kulm, derisa punimet kanë filluar të premten që e lamë pas. I gjithë buxheti që deri më tani është ndarë për “Koloninë e artistëve” është afër 700 mijë euro, hapësirë kjo që do të shfrytëzohet për artin pamor, muzikor dhe artin dramatik.

Gani Duli udhëheqës i projektit “Kolonia e artistëve”, që sipas artistëve është njeriu që më së shumti ka kontribuar për finalizimin e saj, ka thënë se ky objekt në dhjetor bëhet me kulm, derisa ka treguar se punimet kanë filluar nga e premtja e javës së kaluar. “Besoj se shumë shpejt do të përfundojë kjo fazë dhe deri në fund të vitit do të mbulohet”, ka thënë Duli. Për problemin teknik me të cilin janë përballë, Duli ka thënë se për zgjedhjen e tij është dashur të merrnin pëlqimin e Komunës së Prishtinës. “Tani kemi ardhur në fazën përfundimtare të mbulimit. Para 10 vjetëve, kur e kemi marrë lejen, një pjesë e ka pasur nënkulmin dhe një pjesë jo. Për atë na ka dalë problem, derisa kemi marrë pëlqimin e Komunës së Prishtinës që edhe pjesa tjetër të ketë nënkulm”, ka thënë Duli, për “Zërin”.

Shkelzen Dragaj, Shef i Kabinetit të ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, thotë se shuma prej 80 mijë eurove që është ndarë për “Koloninë e artistëve” është marrë nga Kodi i Intervenimeve Emergjente në Kulturë. “Për këtë në kemi nënshkruar Memorandum ku ia kemi transferuar paratë Qendrës së Arteve të Kosovës”, ka treguar Dragaj, derisa ka shtuar se përmes Memorandumit, mjetet financiare në vlerë prej 80 mijë eurosh do të shfrytëzohen për ndërtimin e mbulesës (kulmit) të objektit të “Kolonisë së artistëve”.

Për objektin që ndodhet në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës, prodekani i Fakultetit të Arteve, Hajrush Fazliu, një ndër nismëtarët e projektit, thotë se me mjetet e ndara do të mbulohet objekti dhe do të kryhet edhe një pjesë e punimeve.

“Tani mbeten vetëm pjesët e enterierit, pjesët rregullative, sipas specifikave të studiove, sepse piktorët i kanë ndryshe, skulptorët i kanë ndryshe, të muzikës i kanë ndryshe, të aktrimit i kanë ndryshe”, ka thënë Fazliu, duke shtuar se do e gjejnë mënyrën se si do t’i specifikojnë dhe do t’i rregullojmë hapësirat. Ai thotë se pjesën më të madhe do të participojnë artistët.

“Artisti që është i Artit Dramatik do ta kenë hapësirën më të vogël, piktori do ta ketë diçka më të madhe, skulptori do ta ketë edhe më të madhe, sepse natyra e punës është e tillë”, është shprehur ai, derisa thotë, pasi t’i vihet kulmi, Këshilli që e përcjell punën menjëherë do të bëjë ndarjen e hapësirave, në mënyrë që secili artist të mundë të realizojë pjesën e vet.

Krahas hapësirave që do të ndahen për artistët, do të ketë edhe hapësira të përbashkëta, thotë Gani Duli. “Janë hapësirat e mëdha që janë të përbashkëta që do të shfrytëzohen sipas nevojave të artistëve edhe për aktivitete kulturore, ndërsa janë 50 deri në 60 hapësira që do të ndahen për artistët”, ka treguar Duli, duke shtuar se në pranverë secili artist duhet të mendojë si t’i qaset problemit, që t’i sigurojë mjetet për pjesën e tij.

Hajrush Fazliu, i cili ka përcjellë projektin nga ditët e para, thotë sapo të vendoset pika e kulmit, mund t’ia fillojë punës në hapësirën e tij, e cila i takon, sepse janë një nga nismëtarët e projektit. “Unë mund t’ia filloj ta përgatis për nevojat e mia, sepse mua nuk ma lejon edhe mosha. Nëse i shtyj edhe tri deri në katër vjet, nuk mund të shkoj plak që të punoj atje”. Fazliu thotë se “Kolonia e artistëve” do të jetë një nga qendrat e vetme në Ballkan të kësaj natyre. “Do të jetë një qendër unike, ishalla do të kemi mundësi ta funksionalizojmë ashtu siç mendojnë”, shprehet Hajrush Fazliu, duke shtuar se “Kolonia e artistëve” është menduar që të jetë hapësirë e artistëve, të ketë simpoziume, të mbahen konferenca artistike, të akomodohen artistët që na vijnë dhe të bashkëpunojmë edhe për aktivitete të tjera.

“Aty ku ka nevojë kultura e Prishtinës dhe e Kosovës, “Kolonia e artistëve” do të jetë në shërbimin e të gjithëve. Kështu që do të jetë e hapur për të gjithë. Edhe aty është menduar një pikë reference për komunikim me botën artistike, qoftë në Evropë, ose edhe më gjerë”, përfundon piktori Fazliu.

600 metra katrorë është bodrumi i objektit, që njëherëësh edhe i ka marrë një shumë të madhe të parave. Thellësia e bodrumit është 4 deri në 5 metra, kjo për arsye të një izolimi të mirë dhe për shkak të kërkesave të natyrës së punës, të muzikës, akustikës.

Objekti i artistëve ka qenë peng i politikave të ndryshme për një dekadë.

Hoça e Madhe bëhet me Këshill fshati

0

Hoca e madhe rahoveciFshati Hoçë e Madhe i Komunës së Rahovecit është bërë me Këshillin e fshatit. Bojan Pavloviq është zgjedhur kryetar këshilli. Ai ka marrë 19 vota në mesin e 7 anëtarëve, që do ta udhëheqin këtë fshat gjatë 3 vjetëve të ardhshëm, shkruan Koha Ditore.

Zgjedhja e këtij këshilli është bërë për shkak të nisjes së zbatimit të ligjit për këtë fshat, kurse janë anuluar zgjedhjet në fshatrat e tjera.

Zgjedhja e këtyre mekanizmave po bëhet për herë të parë 15 vjet pas luftës dhe në përputhje me miratimin e Rregullores nga Kuvendi Komunal për organizim e bashkëpunim të Komunës me fshatrat.

Mirosllav Manitasheviq, banor fshati, është interesuar të dinte se mos ky këshill del nga Plani i Ahtissarit.

Ushtria formohet këtë vit

0

FSK-marrshPor njohës të fushës së sigurisë, fajësojnë politikën, e cila sipas tyrë ishte shkaktare për dështimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend në legjislaturën e kaluar

Drejtues të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës konsiderojnë se vonesa e formimit të institucioneve dhe periudha e stërzgjatur e krizës politike po e prolongon procesin e transferimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Megjithëse ministri në detyrë i FSK-së, shprehet optimist se me formimin e institucioneve të reja, ky projekt madhor për shtetin e Kosovës do të ndodhë gjatë këtij viti. Por njohës të fushës së sigurisë, fajësojnë politikën, e cila sipas tyrë ishte shkaktare për dështimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend në legjislaturën e kaluar./Kosova Sot/

Tomka dhe shokët e tij do të kthehen në Berat pas 37 vjetësh

0

98195Aktorët e vegjël të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, do të rikthehen pas 37 vjetësh, tashmë të rritur, në qytetin e Beratit, aty ku ata xhiruan një nga filmat më të dashur për fëmijë.

Bashkia e Beratit ka organizuar një premierë speciale të këtij filmi më 24 nëntor në këtë qytet, pasi filmi është restauruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vjen vjen me një cilësi fantastike, punuar nga një nga studiot më të njohura të botës.

Në këtë premierë janë ftuar disa prej aktorëve të vegjël të atij filmi, realizues të tij si dhe do të nderohet regjisorja Xhanfise Keko me titullin “Qytetare Nderi” e Beratit.

Isa Mustafa: LDK ofron rol prijës në qeveri, e hapur për bashkëpunim

0

isa mustafa 3Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të ofrojë rolin e saj prijës në qeverisjen e vendit, shkruan lideri i saj, Isa Mustafa, por me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale”, ka shkruan Mustafa në Facebook.

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos për të ardhmen e këtij subjekti politik sa i përket rolit në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

LDK-ja tashmë ka shprehur qëndrimin e qartë se marrëveshja e 10 qershorit mes LDK-AAK-Nisma, ose duhet të zbatohet në tërësi ose ajo është e pazbatueshme.

Për një qëndrim të tillë LDK ka marrë mbështetje edhe nga kryetarët e degëve, por këta të fundit kanë kundërshtuar një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e liderit të LDK, Isa Mustafa, të shkruar në Facebook:

Anëtarë të nderuar të LDK-së

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën do të vendosim të krijojmë mundësitë që, në harmoni me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kritereve të deklaruara nga Presidentja e vendit dhe miqtë tanë ndërkombëtar, ta konstituojmë sa më shpejtë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të zgjedhim Qeverinë.

Në këtë proces Lidhja Demokratike e Kosovës ka një rol vendimtar. Këtë rol ne do ta realizojmë me marrje të përgjegjësisë, me sjellje të përgjegjshme dhe demokratike brenda forumit më të lartë të LDK-së, duke pasur parasysh situatën shumë të rëndë në të cilën po kalon Kosova, përkrahjen që e kemi nga Partitë Popullore Evropiane, në familjen e të cilave tani jemi, si dhe partneritetin, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, të cilat kanë dhënë kontribut historik në çlirimin e vendit tonë dhe në ndërtimin e tij demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të ofrojë rolin e saj prijës në këtë proces dhe në qeverisjen e vendit, me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. LDK, si gjithherë në situate të tilla, do të vej interesin e vendit në plan të parë dhe do të reflektojë fuqinë dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe drejtimin e institucioneve të vendit.

LDK është vetëdijshme për klimën politike brenda anëtarësisë dhe strukturave të saj dhe për shumë vërejtje për qeverisjen e deritanishme të vendit. Ne shprehim përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë. I mbetemi besnik parimit se uniteti dhe vlerat e LDK-së, kur janë në pyetje interesat madhore të vendit, vazhdojnë të shprehen si sinteze e një kulture demokratike të krijuar për shumë vite e jo të zërave të cilat kanë logjikë të interesave lokale apo promovimeve personale.

LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

Qasja jonë do të jetë pozitive dhe konstruktive ndaj gjithë atyre që dëshirojnë të punojnë me ne për të përballuar shumë probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë dhe për të krijuar e forcuar ura bashkëpunimi e integrimi në Bashkimin Evropian.

Bllok brenda bllokut

0

Blloku VVKërkesa për ridizajnim të marrëveshjes brenda bllokut LVAN nuk po gjen mirëkuptim në AAK. Kësisoj, LDK po e shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni i formuar 5 muaj më parë. Por, në këtë linjë nuk pritet të veprojnë VV, AAK dhe NISMA. Këto të fundit pas disa takimeve në dy ditët e fundit kanë vendosur që të ruajnë bashkëpunimin mes tyre.

Burime të gazetës Tribuna brenda bllokut bëjnë të ditur se LDK nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin e paraparë më marrëveshjet e arritura më 10 qershor dhe 10 shtator, që ia pamundëson kësaj partie postin e kryeministrit. Tani partia e Isa Mustafës, me çdo kusht po insiston në udhëheqjen e Qeverisë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve VV, AAK dhe NISMA po e shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një blloku te ri i cili do të regjistrohej si subjekt i përbashkët parlamentar dhe në këtë formë do të qëndronin në opozitë për të kundërshtuar çdo nismë të Qeverisë. I kontaktuar nga gazeta, Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk ka përgjigje për këtë opsion…/tribuna/