19 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7409

Lista e veteranëve të vërtetë të UÇK-së publikohet të mërkurën

0

uckTë mërkurën pritet të shpallet lista me emrat e veteranëve të vërtetë të UÇK-së. Kjo listë pritet të rregullojë shumë gjëra dhe të ndalojë një herë e mirë manipulimet në emër të vlerave të luftës, raporton KTV. Listat do të duhej të qëndronin të ekspozuara 1 muaj para se të fuqizohet ligji, por veteranët e pakënaqur do të kenë vetëm 2 javë kohë për ankesa.

Në mesin e nëntorit të vitit 2012, shteti i Kosovës nisi një proces për të ndarë shapin nga sheqeri apo për të seleksionuar veteranët e vërtetë nga manipuluesit e emrit të UÇK-së.

Duke qenë në numër prej rreth 24 mijë pretenduesve, shteti mendoi të gjente luftëtarët e vërtetë, në mënyre që vetëm ata të përfitonin benefitet e caktuara me ligj.

Procesi u stërzgjat, ndërsa pritjet që të përfundonte në fund të 2013-ës nuk dolën të sakta. Numri i madh i aplikuesve dhe herë-herë ndikimet politike kanë prolonguar këtë proces.

Lista, e cila do të shpallet të mërkurën, nuk pritet ta kalojë numrin prej 17 mijë vetash, por do të zgjidhë disa probleme.

Një ndër ta edhe mosmarrëveshja e rektoratit dhe OVL-ve të UÇK-së, pasi do të dihet saktë se kush është i biri i luftëtarit të vërtetë e kush i përfituesve.

Veteranët, duke u thirrur në një memorandum mes tyre dhe ish-rektorit Muja, kërkojnë të regjistrojnë mbi 1000 studentë në UP pa provim pranues.

Por kjo gjë po kundërshtohet nga rektorati dhe shoqëria civile.

Por këtë kërkesë të veteranëve e kanë kundërshtuar ashpër edhe disa pjesëtarë dhe komandantë të UÇK-së. Njëri nga ta, Naim Maloku, u ka kujtuar atyre se provimet duhet kaluar vetëm me dije.

“Boll ma! Nuk keni te drejte qe ne emër te Dëshmoreve te Kombit, Invalidëve te luftës dhe Veteranëve të sulmoni institucionet e Vendit e aq më pak Universitetin … Nuk keni të drejtë që në emër të gjakut të derdhur për liri të përlesheni me Policinë e Shtetit…. Kërkoni kushte më të mira jetese për familjarë… bursa dhe strehim për fëmijët e atyre të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për liri…provimet, edhe ai pranues, duhet kaluar me dije.

E jo vetëm komandantët, por në mesin e kundërshtarëve ka edhe veteranë.

Haxhi Avdyli, një postim në Facebook, ka thënë se përse ka nevojë që edhe 15 vjet pas luftës, fëmijët e kësaj kategorie të jenë të privilegjuar. Sipas tij, ky vendim është një diskriminim ndaj fëmijëve të tjerë.

“Pse ky diskriminim ndaj shume fëmijëve tjerë qe prindërit kontibuan për çlirimin e Kosovës ne mënyra tjera ? Pse ky diskriminim ndaj fëmijëve qe mësuan shume. Të arrijnë nota te mira e qe sot te mos mund te regjistrohen? Pse te dënohen këta nxënës te mire vetëm pse babai i tij spate mundësi te luftoje si trimat e Shoqatës se veteraneve te UCK. Ne duhet te ndihmojmë me bursa fëmijët e veteraneve qe regjistrohen me dije por jo tu japim regjistrim e diploma pa merite. Po me krijohet bindja qe ky insistim po behet qe te rehatohen fëmijët e profitereve te luftës e qe sot kane pozita te larta ne institucione sesa për një fëmijë veterani qe po vuan ne varfëri diku ne një skaj te harruar te Kosovës.”

Në të kaluarën, veteranët dhe invalidët kanë bërë shumë zhurmë edhe për lirimin nga dogana të veturave të sjella nga jashtë.

Ka pasur dyshime të shumta për keqpërdorim të listës së atyre që gëzonin të drejtën të sjellin nga jashtë vetura, pa paguar asnjë cent doganë.

Prej vitit 2012 deri më sot në Kosovë si vetura për invalidë të luftës kanë hyrë 1,156 vetura me vlerë rreth 6 milionë euro.

Sipas zëdhënësit të doganave, Adriatik Stavileci, ka pasur raste kur janë nxënë persona të dytë duke vozitur veturat e invalidëve me autorizim, gjë që i bie të jetë keqpërdorur ky benefit.

Festivali në RTSH, si u ndanë këngët

0

festivali tvshËshtë hedhur sot, në praninë e të gjithë pjesëmarrësve, shorti për dy netët e para të Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH.

Janë përzgjedhur këngët që të këndohen në natën e parë dhe të dytë, për tu votuar më pas vetëm 18 këngë të cilat do të interpretohen në natën e tretë, më 28 dhjetor në Pallatin e Kongrese.

Ndërkohë ka një ndryshim në listën përfundimtare të pjesëmarrësve. Për arsye personale janë tërhequr nga gara e këngës së lehtë Adonis Sinani, Besa Krasniqi dhe Kozma Dushi dhe drejtuesit artistik të festivalit kanë vendosur për futjen në garë të Estela Brahimllarit.

“Kjo edhe sepse me këtë listë këngësh dhe këngëtarësh, plotësohet më së miri ideja e festivalit për shumëllojshmërinë e zhanreve, stileve dhe këngëtarëve pjesëmarrësh”, ka thënë Edmond Zhulali, një prej organizatorëve artistikë të festivalit. Ndërkohë regjisori i festivalit të këtij viti është Bledi Laço.

Edicioni i 53 i festivalit, traditë i muzikës së lehtë, do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Drejtori Artistik i festivalit për këtë vit është Shpëtim Saraçi dhe skenariste Mira Tuci.

Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe Post Festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës.

Këngët e Natës së Parë

Nr. Titulli I kenges Kengetari Kompozitor Teksti Orkestruesi
1. Te vrane bukuri Enver Petrovci

Enver Petrovci Enver Petrovci Riza Dolaku
2. Me mungon Gr.Revolt Klan

Bruno Pollogati Febi Shkurti Enis Mullaj
3. Himn jetes Julian Gjojdeshi

Vasil. S. Tole Fatos Arapi Klodian Qafoku
4. Eklips mbi oqean Sigi Bastri & Florent Abrashi Sokol Marsi Florent Abrashi Sokol Marsi
5. S’muj Marsela Cibukaj

Olsa Toqi Olsa Toqi Gerti Druga
6. Kristal Saimir Braho

Saimir Braho Saimir Braho Endri Sina
7. Vetem te ti besoj Klajdi Musabelliu

Klajdi Musabelliu Jorgo Papingji Lambert Jorganxhi
8. Ti sme njeh Erga Halilaj

Kristi Popa Ronela Hajati Kristi Popa
9. Keshtjella Besjana Mehmeti & Shkodran Tolaj Adrian Hila Pandi Laco Gjergj Kacinari
10. Kjo nate Estela Brahimllari

Edmond Veizaj Edmond Veizaj Edmond Veizaj
11. S’te fal Lindita Halimi

Zzap & Lindita Halimi Lindita Halimi Zzap n Chris
12. Bajram Gr.Offchestra

Faruk Banjska Gr.Offchestra Gr.Offchestra
13. Dua te jetoj Venera Lumani

Endrit Shani Gerald Xhari (Big Basta) Endrit Shani

Këngët e natës së dytë

Nr. Titulli I kenges Kengetari Kompozitor Teksti Orkestruesi
1. Mendje – “TRAZI” Jozefina Simoni Bledar Sejko & Markeljan Kapedani Eda Sejko Markeljan Kapedani & Bledar Sejko
2. Rock per gjithe jeten Altin Goci

Altin Goci Klodi Shehu Marian Deda
3. Te ndjej Bojken Lako Band

Bojken Lako Band Bojken Lako Band Bojken Lako Band
4. Te kerkoj Elhaida Dani

Aldo Shllaku Viola Trebicka & Sokol Marsi Aldo Shllaku
5. Nese ti do Kelly

Kelly Kelly Olsi Gjondedaj
6. Me rrembe Rezarta Smaja

Klodian Qfoku Dr.Flori Klodian Qafoku
7. Maria Gr.Aurora

Gr.Aurora Gr.Aurora Marian Deda
8. Ne koma Ana Gramo

Genti Lako Ida Nurce Genti Lako
9. Sot jetoj Mjellma Berisha

Enis Mullaj Enis Mullaj Enis Mullaj
10. Nje femer Emi Bogdo

Lambert Jorganxhi Florian Zyka Lambert Jorganxhi
11. Ne rrugen tone Agim Poshka

Agim Poshka Olsa Poshka Agim Poshka
12. Njeri Enxhi & Xhejn Kumrija

Enxhi & Xhejn Kumrija Xhejn Kumrija Gjergj Kacinari
13. Himn Gjergj Leka

Gjergj Leka Zhuljana Jorganxhi Gjergj Leka

Filloi ndërtimi i objektit të Bibliotekës së Prizrenit

0

gurthemeli i bbËshtë vënë gurthemeli i objektit të Bibliotekës në Prizren.Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, tha se ndjehet i lumtur që po fillon ndërtimi i këtij objekti.

“Ky objekt do të jetë në shërbim të mijëra të rinjve, studentëve, nxënësve dhe lexuesve”, tha Muja.

Ai më tej tha se ky objekt i Prizrenit, do të funksionojë afër Bibliotekës më të vjetër që njeh qyteti ynë, atë të Sozi Çelebiut.

“Kjo tregon përkushtimin tonë, që të kultivojmë dhe ruajmë vlerat me të cilat dallohet Prizreni”,transmeton TVPZ.

Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kujtim Gashi ka vlerësuar se projekti i Bibliotekës “është projekti ndër më të rëndësishmit kapital që ka mundur të ndërtohet ndonjëherë në komunën e Prizrenit”.

“Ky projekt ka qenë një premtim dhe synim i yni, i cili ka qenë i paraparë në projektet rinore dhe arsimore dhe që sot, fatmirsisht po bëhet realitet, po përmbushet synimi dhe premtimi për një bibliotekë bashkëkohore në qytetin tonë”, tha Gashi

Sam Smith dominon me nominime në Grammy Award

0

79531793_samsmithKëngëtari i njohur, Sam Smith është nominuarër për albumin më të mirë pop në çmimet Grammy për këtë vit. Ai po ashtu ka mundësi të zgjidhet artisti më i mirë i ri dhe kënga e tij “Stay with me” kënga e vitit.

Coldplay, Ed Sheeran dhe Charli XCX janë po ashtu të nominuar, së bashku me Pharrel Williams dhe Beyonce.

Tri artista britanik Sam Smith, Coldplay dhe Ed Sheeran, janë duke garuar për albumin më të mirë pop, kundër Miley Cyrus, Ariana Grande dhe Kate Perry.

Nëse Beyonce fiton këtë vit për albumin më të mirë, do të jetë hera e parë në 17 vjet të karrierës së saj. Ajo mban 17 Grammy në kategori të ndryshme.

Nominimet e tjera do të publikohen në ditët në vijim, ndërsa nata e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 8 shkurt 2015.

Nesër dita kritike: Ose nënshkruhet koalicioni PDK-LDK, ose prishet marrëveshja

0

Mustafa-Thaci14-26Dilema është a do të jetë Isa Mustafa Kryeministër apo dikush tjetër….
Hashim Thaçi e Isa Mustafa, gjatë ditës së shtunë, do të takohen dhe do të vendosin nëse do të pajtohen për pozitën e Kryeministrit ose do të prishet marrëveshja mes PDK’së dhe LDK’së.

Burime të Express kanë thënë se nëse Thaçi e Mustafa pajtohen për pozitën e Kryeministrit pastaj do t’i hapin rrugë nënshkrimit të marrëveshjes për ndarjen edhe të pozitave tjera në Qeveri, Kuvend e Presidencë.

Sipas të gjitha gjasave, PDK do t’i marrë Ministrisë që kanë të bëjnë me fushën e rendit, ligjit dhe arsimit, ndërsa, LDK ato të fushës së ekonomisë.

Thaçi dhe Mustafa kanë nënshkruar një komunikatë të Presidentes Jahjaga, e cila pati njoftuar se PDK dhe LDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Mirëpo, askush deri më tash nga PDK nuk e ka përmendur emrin e Isa Mustafës për Kryeministër dhe kanë thënë se Hashim Thaçi ende është i nominuar për Shef të Qeverisë.

Ndërsa, në LDK vazhdimisht kanë thënë se Isa Mustafa do të jetë Kryeministër i ri i Kosovës.

Çakej në pandemi

Zafir Berisha i përgjigjet Xhavit Jasharit: Ju jeni matrapazë

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, iu  ka përgjigjur përfaqësuesit të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, për pasurin e tij dhe fondin “Vendlindja thërret”.

Ai ka thënë se restorantin “Kështjella” e ka ndërtuar me djersën e babit të tij dhe hyrjes në kredi në banka.

Postimi i Zafir Berishës në Facebook:

Keshtjellen jo Kalane e kam ndertuar ne vitin 2005 nga bugjeti i familjes sime dhe djersa e 35 viteve pune te babase tim si dhe me ndihmen e kredive të NLB Prishtina dhe reiffasen Bank, e sa per fondin Vendlindja Therret une skam pasur as casjen me te vogel sepse kame qene me arme ne dore brenda ne Kosove, per ate fond duhet ti pyetni soin e njerezve tuaj matrapaz e dilingjinje qe e keni grryer Kosoven qe 15 vite duke u thirrur ne vlerat e luftes se lavdishme te UCK-se.

Ju matrapaze( po e perserise) duhet tu vije turp kur permendeni UCK-ne dhe vlerat e luftes sepse UCK-ja dhe Deshmoret, ne emer te te cileve po thirreni, nuk kane dhene jeten qe dikush te beje pazare me Serbine sic edhe nuk kane luftuar qe Kosova 15 vite pas luftes te jete vendi me i korruptuar ne bote te cilen ju dhe soi juaj asnjehere nuk e keni ngritur zerin, por kur po preket biznesi juaj po kerceni si “Zorra ne Prush”.

Dhe perfundimisht sa i perket akuzes per shfrytzimin e fondeve Vendlindja Therret, kur te perballemi ne organet e drejtesise per shpifjen tende ndaj meje do te demantohesh njejte sikurse lista e juaj ne UP.
Z.B

Xhavit Jashari godet Zafir Berishën: Na trego si e ke bërë “Kalanë”!

0

XhavitJashariPërfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, në emisionin “Info-Box” të Radio Dukagjinit, nga komentet e tija nuk e ka kursyer as bashkëluftëtarin e tij, deputetin e “Nisma për Kosovën”, Zafir Berisha.

Zafir Berisha, në një deklaratë të tij, i kishte cilësuar si matrapaz pjesëmarrësit në protestën e organizuar te enjten në oborrin e rektoratit, duke e quajtur “profiter të luftës”.

“Zafir Berishës, nga Prizreni, mund t’i drejtojmë një mesazh. Le të na tregojë si e ka bërë kalanë e tij, duke i keqpërdorur paratë e fondit ‘Vendlindja thërret’”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Ragip Begaj e quan hero të punës Zymer Hotin

0

007Kolegët e shkollës ‘Ibrahim Mazreku” në Malishevë, kanë mbajtur mbledhje komemorative për punëtorin e kësaj shkolle, Zymer Hoti, i cili sot tragjikisht humbi jetën, pas aksidentit në kaldanë e ngrohjes së shkollës.

Në këtë mbledhje, përveç kolektivit të shkollës, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj, tha se kjo është humbje e madhe, pasi Zymeri, ka humbur jetën në vendin e punës dhe në shërbim të shkollës.

“E nderuara familje Hoti, të nderuar punëtorë të kësaj shkolle, sot në mëngjes mora lajmin për rastin e humbjes së jetës, së një punëtori të vyeshëm, i cili humbi jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës. Humbja e jetës në vend të punës, është e barabartë me një heroizëm. Të gjithë ndiejmë dhimbje, së bashku me ju. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolektivit të shkollës”, tha Begaj.

Për jetën dhe angazhimin e Zymerit, në këtë shkollë, nga viti 2003, foli mësuesi Hamdi Mazreku, sipas të cilit, “Zymeri ka qenë shembulli më i mirë i një punëtori në shkollë. I afërt, i dashur, bashkëpunues dhe i hareshëm me nxënës”.

Në emër të familjes, i vëllai, Vesel Hoti, i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe për ngushëllimet, ndërsa i ngushëlloi kolektivin e shkollës për humbjen e punëtorit të tyre.
Zymer Hoti, sot aksidentalisht ka humbur jetën, pas një shpërthimi në kaldanë e ngrohjes së shkollës. Zymeri ka lënë pas vetes gruan dhe dy vajza./PrizrenPress.com/

Tridhjet e dy muaj burg për dëmtuesit e restorantit “Sharr”-i në Prizren

0

BurguGjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 32 muaj burgim Adil Thaçin nga fshati Mirushë dhe Fatmir Kilajn nga fshati Lubizhdë e Malishevës. Përveç me burg, dy të akuzuarit janë dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 5 mijë euro.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj tha se secili nga të dënuarit do të mbajë nga 16 muaj burg si dhe do të paguaj nga 200 euro gjobë.

“Thaçi dhe Kilaj janë dënuar për veprat penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm,mbajtjes në pronësi, kontrollit apo posedimit të paautorizuar të armëve,shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe asgjësimin apo dëmtimin që i kanë bërë pasurisë”, tha Kicaj.

Ndërkaq, të akuzuarit tjerë Bekim Hoti dhe Urim Mazreku, janë dënuar me gjobë nga 500 euro, si bashkëkryerës dhe moslajmërim të veprave penale.

Të akuzuarit Adil Thaçi dhe Fatmir Kilaj me datën 11.03.2014 rrethe orës 00-20 minuta pas mesnatës në restorantin “Sharri” në Prizren kanë përdorur armët e zjarrit.Ata në këtë restorant kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe kanë dëmtuar pasurin e pronarit të ”Sharr”-it./PrizrenPress.com/

Koncert madhështor nga ShKA “Agimi”

0

agimi-620x330Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës “ Xhemajli Berisha” ku morrën pjesë shumë të ftuar dhe qytetarë, në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të shënimit të 70 vjetorit të SHKA “ Agimi”, është shfaqur koncert madhështor.

Përveç emrave të shumtë që i dhanë shkelqimin organizmit kulturor më të vjetër jo vetëm në Prizren, para publikut kanë interpretuar këngë edhe yjet e muzikës së mirëfilltë shqiptare si: Ismet Peja e Zenel Doli nga Gjakova, Vëllezërit Zejna nga Elbasani, Shaban Gjekaj nga Ulqini e shumë të tjerë. Në këtë koncert përveç këngëve nuk munguan as vallet popullore, të cilat gjithashtu u mirëpriten nga të pranishmit në sallë me duartrokitje të shpeshta.

Ky koncert tregoi se sa kanë qenë të përkushtuar anëtarët e SHKA “ Agimi” në punën e tyre të gjatë për kultivimin e vlerave tradicionale të muzikës popullore dhe asaj qytetare. Interpretimi virtuoz në skenë i të gjithë pjesëmarrësve në këtë koncert, duartroktitjet e shpeshta të të pranishmëve, krijuan një atmosferë që prej kohësh i ka munguar kulturës jo vetëm në Prizren.

Për të gjithë të pranishmit ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjosh këngët e veteranëve të SHKA “ Agimi” si Fetah Aqifi, Muhamet Jetishi, Florent Hoxha, Festim Bytyçi, Agim Tejeci dhe atyre më të ri në moshë si: Ardiana Kabashi, Lendita Kryeziu dhe Hikmete Ahmetaj, nën përcjelljen e orkestrës pjesë e së cilës ishin Sedat Kuqi e Shemsedin Fanaj.

Përveç këtij koncerti, aktivitetet për shënimin e 70 vjetorit do të vijojnë sonte po në Shtëpinë e Kulturës duke filluar nga ora 19 me shfaqjet e përgaitura nga Teatri i Qytetit të Prizrenit, ndërsa ditën e nesërme do të mbahet në mesditë një akademi solemne si dhe do të shfaqet koncerti përmbyllës i shënimit të aktiviteteve për kremtimin e jubileut të 70- të të SHKA “ Agimi”. /TV Prizreni/