17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Lista e veteranëve të vërtetë të UÇK-së publikohet të mërkurën

uckTë mërkurën pritet të shpallet lista me emrat e veteranëve të vërtetë të UÇK-së. Kjo listë pritet të rregullojë shumë gjëra dhe të ndalojë një herë e mirë manipulimet në emër të vlerave të luftës, raporton KTV. Listat do të duhej të qëndronin të ekspozuara 1 muaj para se të fuqizohet ligji, por veteranët e pakënaqur do të kenë vetëm 2 javë kohë për ankesa.

Në mesin e nëntorit të vitit 2012, shteti i Kosovës nisi një proces për të ndarë shapin nga sheqeri apo për të seleksionuar veteranët e vërtetë nga manipuluesit e emrit të UÇK-së.

Duke qenë në numër prej rreth 24 mijë pretenduesve, shteti mendoi të gjente luftëtarët e vërtetë, në mënyre që vetëm ata të përfitonin benefitet e caktuara me ligj.

Procesi u stërzgjat, ndërsa pritjet që të përfundonte në fund të 2013-ës nuk dolën të sakta. Numri i madh i aplikuesve dhe herë-herë ndikimet politike kanë prolonguar këtë proces.

Lista, e cila do të shpallet të mërkurën, nuk pritet ta kalojë numrin prej 17 mijë vetash, por do të zgjidhë disa probleme.

Një ndër ta edhe mosmarrëveshja e rektoratit dhe OVL-ve të UÇK-së, pasi do të dihet saktë se kush është i biri i luftëtarit të vërtetë e kush i përfituesve.

Veteranët, duke u thirrur në një memorandum mes tyre dhe ish-rektorit Muja, kërkojnë të regjistrojnë mbi 1000 studentë në UP pa provim pranues.

Por kjo gjë po kundërshtohet nga rektorati dhe shoqëria civile.

Por këtë kërkesë të veteranëve e kanë kundërshtuar ashpër edhe disa pjesëtarë dhe komandantë të UÇK-së. Njëri nga ta, Naim Maloku, u ka kujtuar atyre se provimet duhet kaluar vetëm me dije.

“Boll ma! Nuk keni te drejte qe ne emër te Dëshmoreve te Kombit, Invalidëve te luftës dhe Veteranëve të sulmoni institucionet e Vendit e aq më pak Universitetin … Nuk keni të drejtë që në emër të gjakut të derdhur për liri të përlesheni me Policinë e Shtetit…. Kërkoni kushte më të mira jetese për familjarë… bursa dhe strehim për fëmijët e atyre të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për liri…provimet, edhe ai pranues, duhet kaluar me dije.

E jo vetëm komandantët, por në mesin e kundërshtarëve ka edhe veteranë.

Haxhi Avdyli, një postim në Facebook, ka thënë se përse ka nevojë që edhe 15 vjet pas luftës, fëmijët e kësaj kategorie të jenë të privilegjuar. Sipas tij, ky vendim është një diskriminim ndaj fëmijëve të tjerë.

“Pse ky diskriminim ndaj shume fëmijëve tjerë qe prindërit kontibuan për çlirimin e Kosovës ne mënyra tjera ? Pse ky diskriminim ndaj fëmijëve qe mësuan shume. Të arrijnë nota te mira e qe sot te mos mund te regjistrohen? Pse te dënohen këta nxënës te mire vetëm pse babai i tij spate mundësi te luftoje si trimat e Shoqatës se veteraneve te UCK. Ne duhet te ndihmojmë me bursa fëmijët e veteraneve qe regjistrohen me dije por jo tu japim regjistrim e diploma pa merite. Po me krijohet bindja qe ky insistim po behet qe te rehatohen fëmijët e profitereve te luftës e qe sot kane pozita te larta ne institucione sesa për një fëmijë veterani qe po vuan ne varfëri diku ne një skaj te harruar te Kosovës.”

Në të kaluarën, veteranët dhe invalidët kanë bërë shumë zhurmë edhe për lirimin nga dogana të veturave të sjella nga jashtë.

Ka pasur dyshime të shumta për keqpërdorim të listës së atyre që gëzonin të drejtën të sjellin nga jashtë vetura, pa paguar asnjë cent doganë.

Prej vitit 2012 deri më sot në Kosovë si vetura për invalidë të luftës kanë hyrë 1,156 vetura me vlerë rreth 6 milionë euro.

Sipas zëdhënësit të doganave, Adriatik Stavileci, ka pasur raste kur janë nxënë persona të dytë duke vozitur veturat e invalidëve me autorizim, gjë që i bie të jetë keqpërdorur ky benefit.

Më Shumë

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Fury – Usyk: Sonte meçi i gjigantëve të boksit/ Ja kur dalin në ring boksierët

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të...

Lajmet e Fundit