19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7422

Veliu: Kryeministri i takon LDK’së

0

agim veliuAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se posti i kryeministrit i takon kësaj partie.
Veliu, duke iu kundërpërgjigjur anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, se kjo parti nuk ka hequr dorë nga posti i kryeministrit, ka thënë për “Epokën e re” se definitivisht ky post do t’i takojë LDK-së. “Posti i kryeministrit definitivisht duhet dhe do t’i takojë LDK-së. Nuk e di çfarë thonë në PDK, por posti i kryeministrit do t’i takojë LDK-së”, ka deklaruar Veliu.

Madje Veliu ka deklaruar se për shkak të drejtimit të qeverisë kanë hyrë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. “Ne e kemi edhe një vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe kemi hyrë në këtë variant qeverisës për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës. Natyrisht besoj se kështu do të jetë, LDK-ja do ta drejtojë qeverinë”, është shprehur Veliu. Në këtë kontekst, Veliu ka thënë se nuk zgjidhje tjetër, përpos që LDK-ja ta drejtojë qeverinë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. “Nuk mendoj variant tjetër, përpos se LDK-ja do të drejtojë qeverinë. Jam i bindur dhe optimist se LDK-ja do ta drejtojë qeverinë e re”, ka theksuar Veliu.

Agim Veliu, i cili është edhe kryetar i Komunës së Besianës, ka thënë se këtë javë duhet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe LDK-së. Ai ka vlerësuar se nuk ka asnjë arsye që edhe më tutje të shtyhet nënshkrimi i kësaj marrëveshje. “Marrëveshja duhet të përfundojë këtë javë. Nuk ka arsye që të shtyhet më tutje”, është shprehur Veliu, i cili nuk ka dashur të flasë nëse është biseduar brenda LDK-së për ndarjen e posteve ministrore dhe se cilat do të jenë shtyllat kryesore të programit qeverisës. “Nuk jam pjesë e grupit punues për hartimin e programit qeveritar, kështu që për këtë çështje më mirë është të konsultohet dikush tjetër”, ka thënë Veliu.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, të enjten në një intervistë për “Epokën e re”, ka deklaruar se kjo parti nuk ka hequr dorë nga posti i kryeministrit. “Ne si parti e kemi nominuar z. Thaçi. PDK-ja e ka autorizuar Thaçin dhe grupin që është duke zhvilluar negociata lidhur me këtë që të vendosin për gjithçka në raport me LDK-në dhe për të gjitha postet e mundshme. Ky është vendim i Këshillit Drejtues dhe kryesisë së partisë. Pra, vullneti ynë është që Thaçi të jetë kryeministër, por mundësia pastaj se kush do të jetë kryeministër i Kosovës, u mbetet negociatave që janë duke u zhvilluar. Kur ka negociata, ka edhe kompromise dhe varet se si do të arrihet marrëveshja, pra kush do ta marrë kryeministrin”, ka thënë Haliti. Ai ka deklaruar se nuk është në dijeni se kujt do t’i takojë posti i kryeministrit apo kush do të bëhet kryeministër por, sipas tij, kjo enigmë do të zgjidhet gjatë fundjavës. “Marrëveshja duhet të bëhet edhe për postin e kryeministrit. Besoj se të shtunën apo të dielën, me qëllim që javën tjetër ta kemi mundësinë t’i formojmë institucionet e reja”, është shprehur Haliti. Sipas Halitit, ka shumë faktorë të cilët janë të përfshirë në përzgjedhjen e kandidaturës për kryeministër. “Prandaj mbetet të shohim se kush do të dalë më i fortë. Por, nuk e di se kush do të jetë kryeministër”, është shprehur Haliti. Ai ka thënë se koalicioni PDK – LDK do të funksionojë, pavarësisht se kush do të jetë në krye të qeverisë. “Cilado marrëveshje që do të jetë në mes të PDK-së dhe LDK-së, koalicioni qeverisës do të funksionojë”, ka theksuar Haliti.

Lezen e Mikullovcin i kthen bashkë në skenë ‘Dashnori i nënës sime’

0

Lezja e Mikullovci-Dashnori i nënës sime“Dashnori i nënës sime” me tekst të Adem Mikullovcit dhe regji të Ilirana Arifit, ishte premiera e cila u dha të mërkurën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Dashnori…”, shfaqje e zhanrit komedi, arriti që gjatë tërë kohës ta mbajë vëmendjen e publikut i cili mbushi sallën. Të qeshura dhe duartrokitje përcollën shumë pjesë të shfaqjes, veçanërisht me paraqitjen e dy veteranëve të teatrit në skenën e cila i bashkoi pas 25 vjetësh.

Pjesë e shfaqjes ishin edhe Sheqerie Buqaj në rolin e Bukurisë, Ylber Bardhi në rolin e doktorit dhe Florentina Ademi në rolin e fqinjës, dhe Basri Shala. Shfaqja trajton një temë sociale, ku realiteti aktual në vend përshkon periudhën e transicionit në shoqëri.

Për regjisorin e dramaturgun Agron Gërguri, shfaqja e plotëson një kriter tek shkakton një të qeshur si nevojë fiziologjike, por jo edhe aq estetike. Sipas tij, teksti ka disa mangësi të cilat ka qenë e mundur të mbulohen.

Por për Mikullovcin nuk kanë shumë rëndësi kritikat që i merr. Sipas tij, matësi më mirë i një shfaqjeje është publiku.

“Me Lezën shumë herë kemi qenë partnerë në skenë dhe jemi të vetmit aktorë nga gjenerata e vjetër që jemi gjallë. Jam rikthyer me Lezen në skenë pas 25 vjetësh”, ka thënë Mikullovci, teksa me nostalgji ka folur për kohët e kaluara.

“U ndjeva sikur të nisja nga fillimi. Ndoshta edhe do të vazhdoj akoma e njerëzit mendojnë që kjo është e fundit, por kurrë nuk i dihet”, ka thënë Qena, shkruan Koha Ditore.

Dramaturgu Arian Krasniqi veçon dy aspekte të shfaqjes “Dashnori i nënës sime”. Sipas tij, shfaqja nuk është e ngarkuar me filozofi, trajton një temë sociale që përkon me realitetin.

“Ky tekst, i zhanrit komedi, është shkruar nga një autor vendor, dhe u pa se ka komunikuar lehtësisht me publikun, dhe së dyti, për arsyen që kjo shfaqje u dha mundësinë dy aktorëve doajenë të skenës: Leze Qena dhe Adem Mikullovci që të këtë partneritet skenik me njëri-tjetrin të na sjellin role interesante”, ka thënë Krasniqi.

Si pasojë e eksplodimit të gazit, humbi jetën punëtori i shkollës në Malishevë

0

eksplodimSot në orët e para të mëngjesit, në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ka ndodhur një rast i rëndë, ku ka humbur jetën një punëtor teknik, si pasojë e eksplodimit të nxehjes me gaz në këtë shkollë.

Zymer B. Hoti (1971) nga Malisheva, punëtor teknik në këtë shkollë, ka humbur jetën, përderisa kishte hyrë në objektin ku gjendet ngrohja e shkollës, e cila në atë moment kishte eksploduar.

Siç thuhet në kumtesë menjëherë në vendngjarje kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e shpëtimit, si dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Rexhep Mazreku, drejtori i arsimit Blerim Thaçi, drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Ahmet Morina, dhe drejtor e zyrtar tjerë komunal.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, “i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hoti dhe farefisit të gjerë nga Malisheva” dhe këtë rast e quajti “një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për të gjithë Malishevën”.

Organet e rendit, janë duke u marrë me rastin, ndërsa mësimi është ndërprerë përkohësisht në këtë shkollë./PrizrenPress.com/

Migrimi dhe korrupsioni shtyjnë heqjen e vizave

0

VizatMigrimi ilegal dhe indeksi i lartë i korrupsionit janë dy faktorët kryesorë të cilët po ndikojnë në shtyrjen e heqjes së vizave. Kësisoj, qytetarët e Kosovës do të duhet të presin edhe disa vjet që të mund të lëvizin lirshëm. Premtimet e partive politike për liberalizim të shpejtë të vizave i takojnë vetëm fushatës parazgjedhore, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, moskrijimi i institucioneve edhe 6 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve do të ndikojë në zvarritjen e heqjes së vizave.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se çështja e migrimit është njëra prej kushteve kryesore të cilat Komisioni Evropian i vlerëson përpara se të japë dritën e gjelbër një vendi të caktuar për t’i mundësuar qytetarëve të atij vendi lëvizje të lirë në Zonën Schengen.

“Migrimi dhe numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova drejt këtyre vendeve e pengon mundësinë që Kosova në një periudhë të shkurtër kohore të marrë liberalizimin e vizave. Në këtë kontekst besoj se mbesin kushte tjera sipas udhërrëfyesit të cilët duhet adresuar nga institucionet e Kosovës, sidomos me rëndin dhe sigurinë publike dhe kushteve tjera specifike që flasin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Doli…/tribuna/

Dështimi i marrëveshjes çon vendin në zgjedhje

0

HashimThaci-IsaMustafaPosti i kryeministrit e ka lënë pezull nënshkrimin e marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

Këto dy parti politike ende nuk kanë arritur të pajtohen se kush do të jetë shefi i qeverisë së ardhshme.

E dështimi i mundshëm i arritjes së kësaj marrëveshje mund ta çojë vendin në zgjedhje, shkruan Tribuna.

Kjo për faktin se AAK-ja, VV-ja e Nisma po e kundërshtojnë mundësinë e hyrjes në bashkëqeverisje me PDK-në. /Tribuna/

Sylë Hoxha: Nuk ndikohemi nga politika

0

syle hoxha 23Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Sylë Hoxha, ka thënë se Prokurori i Shtetit është duke u angazhuar për arritjen e rezultateve konkrete për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Hoxha ka deklaruar se Prokurori i Shtetit do të veprojë fuqishëm ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Kur kemi dëshmi, fakte, ne nuk hezitojmë të hetojmë dhe ndjekim persona që bien ndesh me ligjin, pavarësisht pozitave të tyre në institucione publike”, ka theksuar Hoxha. /epoka e re/

Fjalimi i plotë i Thaçit në KS të OKB-së

0

thaci ne okb“I nderuar Kryesues i Këshillit të Sigurimit

I ndëruar Përfaqësues i Sekretarit Gjeneral të OKB-së

Të nderuar Ambasadorë të Shteteve anëtarë të Këshillit të Sigurimit

Zonja dhe zotërinj;

Më lejoni që fillimisht të shprehi kënaqësinë time për këtë mundësi që t’iu drejtohem në këtë fundvit për të iu informuar rreth progresit të arritur në Kosovë në muajt e fundit dhe sfidat qe kemi përpara.

Viti 2014 është vit që shënon 15 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë që menjëherë u pasua nga protektorati i OKB-së.

15 vite duken shumë, por në krahasim me shumë konflikte të ngrira që rëndojnë marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjitha kontinentet, besoj se lirisht mund të konkludojmë së bashku se OKB në Kosovë ka pasur një nga misionet më të suksesshme të historisë së saj pikërisht në Kosovë.

Kosova është sot një vend i lirë, me demokraci të qëndrueshme, me një ekonomi në rritje, me kushtetutë dhe ligje moderne, që garantojnë të drejtat e gjithë qytetarëve, e në veçanti të minoriteteve dhe që ka një decentralizimin të mirëfilltë të pushtetit.

Kosova tashmë ka hyrë edhe formalisht në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke iniciuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe një gjë e tillë është konsideruar shumë e vështirë vetëm disa vite më parë.

Mirëpo, falë dialogut me Serbinë dhe Marrëveshjes historike të Brukselit, Kosova është transformuar nga një importuese e resurseve të sigurisë në një eksportuese të iniciativave globale për paqe dhe tolerancë.

Më këtë rast, dua të falënderoj BE-në, SHBA-të, por edhe fqinjtë tanë në Serbi për një guxim dhe përkushtimndaj së ardhmes së fëmijëve tanë kur vendosëm të normalizojmë marrëdhëniet në mes dy vendeve tona dhe kur vendosëm të shikojmë kah e ardhmja e dy shteteve si fqinjë që synojnë idealet e familjes së kombeve Euro-Atlantike.

Ju jeni të vetëdijshëm që në shumë e shumë takime këtu në Këshill të Sigurimit të OKB-së, veriu i Kosovës ka qenë një pikë permanente e krizës dhe brengës për një mundësi të eskalimit dhe për një paqartësi të asaj se cili është lgji dhe cila është Kushtetuta që zbatohet atje.

Jemi të vetëdijshëm që qytetarët serbë të Kosovës kanë pasur frikë dhe mosbesim ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur me dekada të tëra.

Por, më lejoni po ashtu të ju them se ky vit ishte viti i cementimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrja e serbëve të veriut për herë të parë në zgjedhje nacionale të organizuara sipas ligjeve të Kosovës dhe pjesëmarrja e lidershipit serb në negociata për krijim të institucioneve pas zgjedhjeve të qershorit është një ogur i mirë dhe një shpresë e madhe që edhe ky kapitull i dhimbshëm ka filluar të zgjidhet sipas dëshirës së popullit të Kosovës, sepse shqiptarë, serbë dhe të tjerë – që të gjithë ndajnë ëndrrat e njëjta, shpresat e njëjta dhe të drejtat e njëjta për një të ardhme të sigurt, me fokus kah ekonomia dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Qytetarët e Kosovës, qofshin ata shqiptarë, serbë, malazezë, boshnjakë, turqë apo romë, tani më nuk u interesojnë fjalimet nacionaliste apo ëndrrat e vjetra etnike.

Ata duan punë, duan progres dhe duan të shohin paqe pas dekadave të diskriminimit, luftës dhe pasigurisë.

Prandaj, viti 2014 do të shënohet në historinë moderne të Kosovës si viti kur i tërë territori i Kosovës, si veriu ashtu edhe jugu, morën pjesë në proces demokratik dhe bashkëpunuan të krijojnë institucione që kanë për obligim të reflektojnë dhe punojnë për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Falënderoj Misionin e OSBE-së, OKB-në, BE-në, SHBA-të dhe organizatat e shoqërisë civile që na ndihmuan të organizojmë zgjedhje të shkëlqyeshme me standardet më të larta demokratike më 8 qershor dhe me përfshirje të të gjitha komuniteteve kosovare.

I nderuar kryesues,

Ambasadorë;

Zonja dhe zotërinj;

Janë pesë zhvillime kryesore që dua t’i potencoj në këtë paraqitje time para jush në emër të Republikës së Kosovës që dëshmojnë se ju të gjithë, së bashku me neve, mund të jeni krenarë për suksesin e përbashkët në Kosovë.

– E para, siç e potencova edhe më herët, Kosova organizoi brenda 6 muajve dy palë zgjedhje të suksesshme, si ato lokale në fund të vitit 2013 ashtu edhe ato nacionale në qershor të 2014.

Këto zgjedhje u vlerësuan të lira, mirë të organizuara, transparente dhe demokratike nga vëzhgues ndërkombëtar.

Këto zgjedhje sollën edhe zgjedhjen e kryetarëve serbë në veri që tani janë të integruar në sistemin ligjor kosovar dhe mbi të gjitha gëzojnë legjitimitetin e gjithë komunitetit që jeton në veri por që janë të pranueshëm edhe nga popullata në veri.

Në zgjedhje nacionale rezultati ishte edhe më i mirë sepse kishte pjesëmarrje të lartë, dhe gjithashtu gjithëpërfshirje në tërë territorin e Kosovës.

Pra, Kosova tashmë mund të quhet si një demokraci e konsoliduar dhe e aftë që krejtësisht e pavarur të organizon dhe respekton rezultatet zgjedhore.

– E dyta, pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit kemi pasur një bllokadë politike e cila asnjëherë nuk u shndërrua në krizë të dhunshme.

Kështu përderisa ka ndodhur që të ketë protesta të dhunshme në shtetet fqinje, dhunë policore dhe delegjitimim të institucioneve të pavarura si gjykatat supreme dhe kushtetuese, Kosova e dëshmoi se pavarësisht a jemi në opozitë apo qeveri, pavarësisht se a jemi shumicë a pakicë, klasa politike e Kosovës e respekton Kushtetutën, e respekton ligjin, i respekton vendimet e gjykatës Kushtetuese dhe e respekton presidenten e vendit, zonjën Atifete Jahjaga, përndryshe gruaja e parë presidente në tërë Ballkanin – edhe kjo është një shenjë e emancipimit politik të Kosovës.

Ne patëm mosmarrëveshje gjatë muajve pas zgjedhjeve. Nuk arritëm të gjenim gjuhë të përbashkët midis partisë fituese dhe një pjese të opozitës.

Kishim momente të pasigurisë, por këto momente asnjëherë nuk krijuan moment të dhunës apo moment të rrezikimit të qëllimit tonë të përbashkët që të jemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s në të ardhmen.

Tani, me kënaqësi të veçantë mund të iu konfirmoj se duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe falë rolit lehtësues të Presidentes së Republikës së Kosovës, dy partitë më të mëdha, partia fituese – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje së bashku me të gjitha minoritete. dhe ju konfirmoj që javën e ardhshme do të krijohen institucionet e reja të Republikës së Kosovës

Posaçërisht e rëndësishme është se ky koalicion është arritur nga vetë partitë kosovare, pa ndërhyrje nga jashtë, që është një e arritur e madhe nëse e krahasojmë me periudhën e protektoratit të OKB apo në fillet e pavarësisë, ku bashkësia ndërkombëtare ka luajtur një rol aktiv në krijim të institucioneve.

Por tani më në fund kemi një proces dhe rezultat vendor dhe jemi krenar që Kosova ka kaluar edhe një test të pjekurisë politike.

– Pika e tretë është se stabiliteti politik është projektuar edhe në suksese të Kosovës në planin ndërkombëtar.

Përkundër faktit që ky vit ishte tranzitor dhe pat zgjedhje si tek partnerët tanë në dialog Serbia, ashtu edhe në Parlament Evropian dhe u ndërruan edhe komisionerët e BE-së ndërsa patëm zgjedhje edhe në Kosovë, njohja ndërkombëtare e Kosovës si një element i pamohueshëm i arkitekturës ballkanike politike, nuk u ndërpre.

Me këtë rast, dua të falënderoj Tongën, Togon, Lesoton dhe Ishujt Solomon që njohën pavarësinë e Kosovës, duke sjellur numrin e njohjeve të Kosovës në 108.

Kosova u bë edhe anëtare e Komisionit të Venedikut të Këshillit Evropian dhe organizatave të shumta rajonale.

Edhe dialogu me Serbinë nuk u ndërpre. Në nivelin teknik arritëm shumë suksese në normalizim të marrëdhënieve, edhe pse duhet të jem i sinqertë, ende kemi shumë për të bërë.

Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën, që garanton normalizim të marrëdhënieve, por ka ende shumë rezistencë që kjo marrëveshje të realizohet në tërësi.

Unë edhe sot dua të rikonfirmoj se Republika e Kosovës do të implementon çdo obligim që kemi marrë për të integruar minoritetin serb.

Unë shpesh takohem me liderët serbë të veriut dhe ne presim që ata të marrin përgjegjësi reale në qeverinë e re.

Por, gjithashtu pres nga Serbia që të kthen faqen e re përfundimisht dhe të ketë një sjellje moderne dhe evropiane ndaj Kosovës.

Them kështu, sepse ende ka tendencë të bllokadës së Kosovës dhe pengimit të Kosovës në arenën ndërkombëtarë, gjë që nuk ndihmon as Serbinë dhe as Kosovën.

Më lejoni që me një krenari të posaçme të ju njoftoj që Kosova po ashtu u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Të rinjtë Kosovarë, duke filluar nga kampionia e botës në xhudo Majlinda Kelmendi, e deri tek mijëra të rinj që ëndërruan për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës, duke valuar me krenari flamurin e saj tani do të kenë mundësi të garojnë kudo në botë si të barabartë me sportistët tjerë.

Paramendoni që vetëm 6 vite pasi që Kosova u bë shtet i pavarur, ne tashmë jemi pjesë e familjes olimpike dhe do ta kemi flamurin e Kosovës në Olimpiadën e Rios.

Me theks të veçantë, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saja, dua t’i falënderoj këtu të gjithë shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për mbështetjen e madhe të cilët në nëntorin që lamë pas, gjatë Samitit të zhvilluar në Senegal, në mënyrë unanime bënë të mundur pranimin e Kosovës në familjen e madhe frankofone, në cilësinë e shtetit vëzhgues. Përmes anëtarësimit në Frankofoni, Kosova do të reflektojë vlerat e saja kulturore, standardet dhe praktikat më të mira të bashkëpunimit ndërkombëtar.

– Pika e katërt është e ndërlidhur me zhvillimet globale dhe rolin përkatës së Kosovës.

Lufta globale kundër terrorizmit, por edhe shpërndarja e radikalizmit fetar ka prekur edhe Kosovën njësoj sikur shumicën e shteteve të botës.

Ka grupe margjinale edhe tek ne, sikurse në të gjitha shtetet evropiane, që po rekrutojnë dhe avokojnë për pjesëmarrje të Kosovarëve në Siri dhe Irak në anën e ISIS.

Ky fenomen është shqetësues, por Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm që tendencat e tilla kurrë mos të realizohen.

Kemi arrestuar disa dhjetëra luftëtarë të dyshimtë por edhe inspirues – përfshirë imamë që nxisin urrejtje.

Tanimë kemi përgatitur Ligjin kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja dhe jemi duke punuar aktivisht në promovimin e Kosovës si platformë të dialogut global për tolerancë ndërfetare. Falënderoj Sekretarin Gjeneral Ban Ki Moon, por edhe Departamentin e Shtetit Ameriakn që në raportet e tyre këtë vit kanë vlerësuar rolin e Kosovës në promovimin e tolerancës ndërfetare.

Kosova është shembull i paqebërjes dhe ndërtimit të demokracisë së mirëfilltë pas gjenocidit dhe luftës.

Por, jam i vetëdijshëm dhe i dënoj ashpër sulmet e herë pas hershme ndaj Kishes Ortodokse Serbe.

Peshkopi Teodosije dhe priftërinjtë serbë janë pjesë esenciale e Kosovës dhe kishat serbe janë bazë e rëndësishme e trashëgimisë sonë të prbashkët, por më lejoni të ju them që jo çdo incident që raportohet këtu para jush ka konotacione fetare apo etnike.

Shpesh janë akte vandale nga provokatorët apo akte sulmi me arsye ekonomike. Në Kosovë ka më pak incidente ndërfetare se sa në shumë shtete fqinje.

Unë e di se Kosova nuk do të jetë e lirë 100 për qind nëse të gjithë qytetarët nuk janë të lirë të flasin lirshëm, të lëvizin pa frikë dhe të praktikojnë fenë lirisht.

Ju premtoj sot këtu se Kosova është e lirë dhe do të jetë e lirë.

– Pika e fundit që do ta diskutoja me juve sot – dhe ju falënderoj për durimin dhe interesim që keni shprehur të merrni pjesë në këtë diskutim sot – është përkushtimi ynë në projektet e së ardhmes.

Kosova ka shënuar sukses fenomenal në indeksin e Bankës Botërore në lehtësirat e të bërit biznes.

Kosova është shteti me rritjen më të madhe ekonomike në tërë Evropën Juglindore në gjashtë vitet e fundit – me rritje mesatare prej 4.5 për qind.

Kosova është shteti me borxhin më të vogël publik në tërë Ballkanin që nuk kalon 10% të Bruto Prodhimit Vendor. Kosova është një vend me më së shumti lidhje interneti në tërë Ballkanin.

Afër 90 për qind e popullatës ka qasje në internet të shpejtë, rezultat kjo i demokracisë sonë të re, por edhe diasporës dhe nevojës që të jemi në kontakt me familjen tonë.

Tani më jemi në fazën përfundimtare të sjelljes së investitorëve të huaj në turizëm, energjetikë, ndërsa për 8 vite kemi ndërtuar 1500 kilometra rrugë dhe autostradë, si dhe 120 shkolla.

Pra, imazhi i vjetër që keni për Kosovën ka ndryshuar dhe po ndryshon çdo ditë. Në diplomaci digjitale, në kulturë dhe sport, në paqebërje kemi treguar inovacion dhe vizion.

Megjithatë, ende kemi shumë sfida para nesh. Ne do te themelojmë Gjykatën Speciale të Kosovës për zbardhjen e së vërtetës mbi dyshimet e ngritura për krime lufte. Kosova beson ne drejtësi.

Po punojmë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këto sfida kanë edhe elementin rajonal të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave.

Prandaj, ju lus që nga ju sot të njihet progresi i Kosovës dhe gatishmëria e jonë për tu ballafaquar me sfidat e reja.

Që Kosova të ketë sukses të plotë dhe të pakthyeshëm, ju sot duhet të konfirmoni progresin e madh që kemi bërë për këto vite që nga koha kur o ndjeri dhe shumë i respektuari Serxho Di Mejllo filloi Misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Realiteti i ri kërkon guxim edhe nga ju që të hapim një marrëdhënie te re, krejt normale politike ndërmjet OKB-së dhe Kosovës.

Jam i bindur se falë mirëkuptimit tuaj, një gjë e tillë shumë shpejt do të ndodhë dhe se Kosova do të jetë anëtare e barabartë e familjes së Kombeve të Bashkuara.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj”.

Thaçi: Qytetarëve të Kosovës, nuk ju interesojnë më fjalimet nacionaliste

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, zgjedhjet e qershorit i ka cilësuar të suksesshme, ndërsa gjashtë muajt e ngërçit politikë i ka quajtur si muaj të pasigurisë por që nuk krijuan momente të dhunës.

“Ne patëm mosmarrëveshje pas zgjedhjeve. Kishim momente të pasigurisë, por këto momente asnjëherë nuk krijuan momente të dhunës”, ka thënë Thaçi.

Koalicionin mes PDK-së dhe LDK-së e ka cilësuar si një arritje të madhe për Kosovën, pasi sipas tij, për herë të parë nuk ka pasur ndërhyrje nga jashtë në situatën e Kosovës.

“Ky koalicion është arritje e madhe për Kosovën, pasi për herë të parë nuk kemi pasur ndërhyrje nga jashtë. Me këtë tregon se Kosova ka kaluar një test të pjekurisë politike”.

Sipas tij, OKB e ka pasur njërën nga misionet më të suksesshme në botë në Kosovë dhe Kosova është shtet modern me ligje të mira që garanton të drejtat e qytetarëve.

“Falë dialogut me Serbinë dhe marrëveshje historike me Serbinë, Kosova është importuese e sigurisë. Ne vendosëm të normalizojmë marrëdhëniet për hir të fëmijë tanë dhe të shikojmë përpara si dy kombe dhe drejt anëtarësimeve euro-atlantike”.

Thaçi thotë se veriu i vendit ka qenë brengë e vazhdueshme e eskalimit të situatës.

“Qytetarët e veriut kanë pasur frikë nga Qeveria e Kosovës, mirëpo kjo gjë ka ndryshuar. Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e përgjithshme sipas ligjeve të Kosovës për herë të parë, është një ogur i mirë për normalizim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”.

Ai thekson se qytetarëve me nuk ju interesojnë fjalimet nacionaliste, por se duan punë, arsim…

“Tani me kënaqësi te veçantë mund t’ju garantoj se duke respektuar vendimin e Kushtetuese, PDK dhe LDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Dhe ju them se javën e ardhshme konstituohen institucionet e Kosovës”.

Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme ta themelojë Gjykatën Speciale dhe se ekstremizmi fetar është një problem me të cilin po ballafaqohet e tërë bota e jo vetëm Kosova.

“Kemi arrestuar të dyshuar të përfshirë në ekstremizëm. Tashmë kemi përgatitur ligjin për pjesëmarrje në ligjet e huaja dhe së shpejti do ta miratojmë atë”, ka thënë Thaçi, ndërsa ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të jetë e pakompromis ndaj luftës kundër ekstremizmit.

Ai edhe për sulmet që kanë ndodhur ndaj kishës serbe në Deçan, për çka ka thënë se ato janë akte nga provokatorët që nuk kanë prapavijë fetare.

Prioritetet e Mustafës: Zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, integrimet

0

isa mustafa 3Marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së po shkon drejt finalizimit dhe në fundjavë do të jetë e gatshme për nënshkrim nga krerët e dy partive, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Pa u definuar ka mbetur vetëm ndarja e resorëve ministrorë dhe titullarët e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas burimeve të gazetës, zbulimi i emrave do të bëhet vetëm pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes.

Kjo është lënë qëllimisht për fund me kërkesë të liderëve, për të mos shkaktuar pakënaqësi eventuale brenda partive dhe shmangies se spekulimeve për ministrat e ardhshëm.

Ndërkaq, Programi qeverisës tanimë është hartuar dhe, siç merr vesh gazeta, tri shtyllat kryesore të tij do të jenë zhvillimi ekonomik, sundimi i rendit e i ligjit dhe integrimet euroatlantike.

Në numrin e sotëm të Kohës Ditore mund të lexoni detajet se cilat ministri pritet që t’i udhëheqë LDK-ja, dhe cilat premtime elektorale janë përfshirë në program.

Aktakuzë për korrupsion kundër kryetarit të Gjykatës së Tenderëve

0

Hysni HoxhaProkuroria akuzon dy zyrtarë dhe dy përfaqësues të një firme për një tender rreth 1.8 milionë eurosh.

Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, është kujdesur personalisht që një firmë ndërtimore ta bëjë fituese të një tenderi që peshon gati 1.8 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Për t’ia dhënë këtë tender, ai akuzohet se ka fshehur dokumente të firmës fituese që do ta eliminonin atë nga gara. Në ndihmë besohet se i ka dalë edhe eksperti i OSHP-së, Hysni Muhadri.

Shkeljet korruptive të kryetarit të OSHP-së që njihet si “gjykata e tenderëve” i ka argumentuar Prokuroria Speciale e Kosovës në një aktakuzë që e ka dorëzuar të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe dy zyrtarëve të kompanisë “Conex Group”.

Agjencia Kundër Korrupsionit konstaton shkeljet e dekanit të Juridikut

0

Preteni-AKKShkelja e Statutit të Universitetit të Prishtinës do ta dërgojë dekanin e Fakultetit Juridik, Bajram Uka, në Komisionin disiplinor të këtij institucioni.

Vendimi është marrë më 10 nëntor nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), shkruan sot “Koha Ditore”.

I njëjti vendim i është dërguar Rektoratit të UP-së, e i cili është dashur që për 15 ditë të ndërmarrë masa.

Nisur nga ky vendim, kopjen e të cilit e ka siguruar gazeta “Koha Ditore”, i kërkohet rektorit Ramadan Zejnullahu që të fillojë procedurën disiplinore kundër Ukës. Shkelja e Statutit është bërë kur është marrë vendimi për angazhimin e rektorit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, si ligjërues në vitin 2012, pa konkurs publik.