23.9 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7426

Ban Ki moon i shqetësuar për bllokadën politike në Kosovë

0

BanKiMoonKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot debaton për zhvillimet në Kosovë.

Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për periudhën prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2014, që është publikuar në faqen në Internet të OKB-së, theksohet se “zhvillimet kryesore politike ndërlidhen me dështimin për krijimin e Parlamentit të ri të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor 2014”.

Në këtë kuadër, zoti Ban thekson se “është veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e zgjatur politike në Prishtinë dhe ndikimin negativ të saj në progresin e arritur deri tash në forcimin e institucioneve demokratike dhe të proceseve në Kosovë”.

Zoti Ban shprehet se “kërkon fuqishëm nga të gjitha entitetet politike të Kosovës, e veçanërisht nga liderët e tyre, për t’i intensifikuar përpjekjet për ndërtim në suksesin e zgjedhjeve të 8 qershorit dhe të sigurojnë se rruga pa krye aktuale po kapërcehet”.

Raportohet se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesëmarrjen e tij e kishte paralajmëruar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

‘I burgosuri i katit të 15-të’ – premierë në Shkup

0

Shfaqja-I burgosuri i katit të 15-tëTeatri Shqiptar i Shkupit do të shfaqë sonte premierën e dramës “I burgosuri i katit të 15-të” të autorit Nil Sajmon, në regji të Donald Hasanit.

Rolet në këtë komedi i interpretojnë aktorët Vjollca Bekteshi Hamiti, Muzbajdin Qamili, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga dhe Flora Kadriu.Asistent i regjisë është Genci Mirzo, skenografinë e ka bërë Erald Bakalli, ndërsa kostumet Genta Spahiu.

Autori i komedisë, Sajmon (i lindur më 1927), është dramaturg dhe skenarist amerikan, një nga shkrimtarët më të suksesshëm në historinë e Broduejit dhe një nga autorët veprat e të cilit janë interpretuar më së shumti në mbarë botën. Është fitues i 3 çmimeve teatrore Toni (nga 17 nominimet), 4 herë ka qenë i nominuar për Oskar, ndërsa është fitues edhe i çmimit Pulicer, si dhe i Globit të Artë.

Premiera do të shfaqet sonte, me fillim në orën 20, në Teatrin e Komedisë, ish-Teatri Popullor i Maqedonisë, ndërsa repriza e parë është pasnesër, më 6 dhjetor.

Isa Mustafa përkrahë rektorin e UP-së

0

isa mustafa 3Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Universitetin e Prishtinës duhet të respektohet dhe të lejohet që të zhvillohet si institucion i pavarur nga diktatet e presionet.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Universiteti i Prishtinës është tempull i dijes dhe ndër simbolet e para të fillimit të pavarësisë së Kosovës. Mustafa ka thënë se dija në këtë institucion nuk fitohet me lista të adresuara dhe me emërime politike.

“Universitetin e Prishtinës duhet ta respektojmë të gjithë dhe të lejojmë që të zhvillohet si institucion i pavarur nga diktatet e presionet. Ai është tempull i dijes dhe ndër simbolet e para të fillimit të pavarësisë së Kosovës. Dija në këtë institucion nuk fitohet me lista të adresuara dhe me emërime politike, por me punë të përkushtuar të trupit arsimor dhe të studentëve, me respektim të kritereve, me ballafaqim me institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe me konkurrencën mësimore e shkencore. Prandaj meriton përkrahje përkushtimi i Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur ato vlera që kanë mbetur në universitetin tonë dhe për ta kthyer atë kah kriteret e vlerës dhe dija”, ka thënë Mustafa.

Veteranët protestojnë sot para rektoratit

0

OVL-Xhavit JashariOrganizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të mbajnë sot (e enjte), në orën 12:00, demonstratë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se kërkesa kryesore e demonstratës së sotme do të jetë dorëheqja e rektorit, në shenjë pakënaqësie për moszbatimin e memorandumit për pranimin e fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve në universitetin e Prishtinës.

Drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë vlerësuar se rektori Ramadan Zejnullahu nuk e meriton të jetë udhëheqës i UP-së meqë, sipas tyre, me vendimet që ka marrë ai ka fyer kategoritë e dala nga lufta. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë studentëve dhe pjesëtarëve të këtyre kategorive që në orën 11:45 të mblidhen tek Pallati i Rinisë, ku edhe do të jetë nisja për në Rektorat.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se, përkundër thirrjes që rektori të reflektojë në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit, ai nuk ka bërë një gjë të tillë, e për këtë arsye kërkohet dorëheqja e tij.

“Ne kërkojmë fuqishëm dorëheqjen e tij. E them këtë sepse ai ka fyer familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës”, ka thënë Jashari.

Ai ka deklaruar se çdo ditë ka ankesa nga studentët se rektori po merr vendime në dëm të tyre, edhe atyre që janë të regjistruar ua pamundëson studimet.

“Ne jemi këmbëngulës në kërkesat tona që rektori duhet të japë dorëheqje, sepse me veprimet dhe vendimet e tilla që ai ka bërë në dëm të studentëve dhe UP-së, besoj se një rektor të tillë në një udhëheqje të këtillë nuk e pranon edhe vetë emërtimi i UP-së ‘Hasan Prishtina’”, ka thënë Jashari.

Jashari u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të marrin pjesë në demonstratë sepse, sipas tij, kërkesa e tyre është e drejtë. Ai u ka bërë thirrje edhe institucioneve të cilat ende nuk janë të formuara, që të mos mbështesin njerëz me qëllime të caktuara.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj, u ka bërë thirrje studentëve të marrin pjesë në demonstratë dhe t’i mbështesin fuqishëm pasi, sipas tij, ky rektor nuk duhet të jetë aty. Shurdhaj ka thënë se me vendimet e tij rektori ka dëmtuar organizatat e luftës.

Por, në mbështetje të rektorit Zejnullahu ka dalë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, i cili është shprehur kundër ndërhyrjeve në UP. Ai u ka kërkuar zyrtarisht ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe kryeministrit Hashim Thaçi, ta pezullojnë zbatimin e vendimit deri në përfundimin e hetimeve të Avokatit të Popullit. Por, lidhur me deklaratën e Kurteshit, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se Avokati i Popullit asnjëherë nuk e ka pasur në dorë memorandumin dhe nuk e ka pa ligjin.

Në përkrahje të rektorit Zejnullahu dhe në mbështetje të Avokatit të Popullit është shprehur edhe organizata për arsim, shkencë dhe teknologji “KISCOMS”. Sipas tyre, rektori nuk duhet të dorëzohet përballë kërkesave, presioneve dhe kërcënimeve nga shoqatat e dala nga lufta për regjistrim të paligjshëm dhe me automatizëm të mbi 1 000 studentëve në njësi të ndryshme akademike të UP-së, pa iu nënshtruar fare testit të provimit pranues./epoka e re/

Pas Nju Jorkut, Thaçi e Mustafa te Jahjaga

0

Jahjaga-Thaci-MustafaPresidentja Atifete Jahjaga pritet të jetë sërish nikoqire e një takimi ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së, posa kryeministri në largim Hashim Thaçi të kthehet nga Nju Jorku.

Në atë takim, burime të gazetës Tribuna, thonë se do të diskutohet për pozicionet kryesore që do të ndahen ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ku do të dëgjohet edhe qëndrimi final i presidentes Jahjaga rreth synimeve të PDK-së për të marrë postin e presidentit të shtetit.

Nënshkrimi i marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje dhe ndarje të posteve do të duhej të nënshkruhej para seancës së 8 dhjetorit. Në të kundërtën, sërish procesi do të rrezikohej dhe gjithçka mund të kthehet në pikën zero. Deklarata parimore e nënshkruar ndërmjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës tregon zotimin dhe gatishmërinë për bashkëqeverisje, por jo edhe ndarjen e posteve kryesore, ku përfshihen ai i kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe madje ai i presidentit, ndonëse Jahjaga ka mandat deri në mesin e vitit 2016.

Në procesin aktual të formimit të institucioneve, PDK aktualisht ka një pozicion më të mirë sesa në periudhën e pas 10 qershorit, kur ish-Blloku LVAN e kishte bojkotuar atë duke e lënë pa asnjë parti partnere në përbërjen e re të Kuvendit…/tribuna/

VV dhe AAK të gatshme për zgjedhje

0

zgjedhjet5Shkuarja në zgjedhjet të reja po shihet si opsioni më i pranueshëm edhe nga ana e atyre që kanë mbetur jashtë marrëveshjes PDK-LDK.

Këto subjekte tashmë po preferojnë që t’iu nënshtrohen edhe njëherë diktatit të popullit, pasi që sipas tyre qeverisja e sërishme e partisë së Hashim Thaçit bashkë me atë të Isa Mustafës, do të ishte vetëm vazhdim i situatës së deritashme ekonomike e politike në vend.

Subjekti i Albin Kurtit është pro mbajtjes së një palë zgjedhjeve të reja.

Dardan Molliqaj i kontaktuar nga gazeta, ka thënë se këto zgjedhje, sidomos pas situatës së fundit të krijuar në vend, kur u prish blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV, do të ishin zgjidhje më e mirë për vendin.

“Pas dështimit të Marrëveshjes së 10 shtatorit mbi parimet, gjithsesi që është më mirë të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet kapja e shtetit dhe keqqeverisja e deri tashme, që do të mirëmbahet nga ky koalicion PDK-LDK”, ka thënë Molliqaj për Tribunën.

Ndërkohë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë vetëm duke pritur që të shihet se lidhja e kësaj marrëveshje është bërë për qëllime personale e jo për të mirën e qytetarëve të vendit. /Tribuna/

Thaçi lyp ministritë “e forta”

0

Hashim thaci e Kadri veseliPartia Demokratike e Kosovës (PDK) po e kushtëzon dhënien e postit të kryeministrit për Isa Mustafën me marrjen e dikastereve më të rëndësishme qeveritare.

Pavarësisht se marrëveshja për bashkëqeverisje mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës është arritur që disa javë, PDK-ja ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se lideri i LDK-së do të jetë kryeministër i ri i Kosovës, përpos që një gjë të tillë po e thonë vazhdimisht drejtuesit e partisë së dytë më të madhe në vend. /zeri/

Haliti: PDK-ja s’ka hequr dorë nga kryeministri

0

XhavitHaliti-pdkAnëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk është në dijeni se kujt do t’i takojë posti i kryeministrit, PDK-së apo LDK-së.

Ai ka thënë se këtë vikend do të takohen Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe do të vendosin për variantin më të mirë të mundshëm për ta qeverisur Kosovën.

Haliti ka bërë me dije se PDK-ja nuk ka hequr dorë nga posti i kryeministrit, mirëpo sipas tij, për negocimin e kësaj çështje me LDK-në është i autorizuar lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, së bashku me grupin negociator të kësaj partie.

“Vullneti ynë është që Thaçi të jetë kryeministër, por mundësia pastaj se kush do të jetë kryeministër i Kosovës, u mbetet negociatave që janë duke u zhvilluar”, është shprehur Haliti. /epoka e re/

Shala mund të ikë nga AAK-ja?

0

Blerim ShalaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar tërheqjen nga procesi i dialogut me Serbinë, ku deri më tash përfaqësohej nga nënkryetari i saj, Blerim Shala, në cilësinë e koordinatorit të ekipit kosovar.

Por, burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se kundër një paralajmërimi të tillë është edhe vetë Shala, i cili në shenjë proteste mund të braktisë partinë e Ramush Haradinajt. /zeri/

Thaçit nuk i pritet deri më 2016 për t’u bërë president

0

Hashim thaci 4Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka shumë shanse të mbetet pa asnjë post kryesor, të paktën për dy vjetët e ardhshëm, kur i skadon mandatin presidentes Atifete Jahjaga, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa në deklaratat e pakta zyrtare nga LDK dhe PDK thuhet se gjithçka është në rregull, njerëz të përfshirë brenda procesit shprehen se ka dallime, veçmas për ndarjen e posteve kryesore.

Megjithatë, partnerët e koalicionit për shumicën e pikave të programit tashmë janë pajtuar. Për LDK-në, edhe çështja e kryeministrit është punë e kryer, dhe se ai do të jetë Isa Mustafa. Ndërkaq, ndarja e dikastereve qeveritare dhe emrat e ministrave do të publikohen vetëm pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes, në fundjavë.

Burime të gazetës kanë thënë se hezitimet e PDK-së vijnë për shkak të postit të presidentit, në të cilin Thaçi do të donte të ulej qysh tani, kur të krijohen institucionet e reja.