21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 7437

De Rada, korife i Rilindjes Kombëtare

0

De Rada korife i Rilindjes KombëtareNë Universitetin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës u zhvillua konferenca shkencore “Jeronim de Rada 1814-2014, personalitet i shquar i kulturës kombëtare”.

Folësit, mes të cilëve Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”, Prof. Dr. Nexhip Mërkuri, studiuesi himariot Foto Bixhili, pedagogia Enkelejda Billa, shkrimtari Çlirim Hoxha nga Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj”, shkrimtarët Eqerem Canaj, Dr. Leka Skëndaj, u ndalën në ata elementë të veprës së De Radës, që e bëjnë atë një nga korifejtë e Rilindjes Kombëtare.

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë lartësohen malet e rilindjes sonë kombëtare”, theksuan referuesit, sipas të cilëve, Jeronim de Rada është padyshim një nga korifenjtë e kësaj Rilindjeje, një nga figurat më emblematike të letërsisë dhe kulturës sonë, që vazhdon të rrezatojë me të njëjtin shkëlqim të mahnitshëm prej 200 vjetësh. Në këtë konferencë u evidentua se, De Rada vjen në kohën tonë si një meteor i zbritur nga yjet, i cili përgjatë dy shekujve të udhëtimit të tij shpirtëror ka frymëzuar me dhjetra breza arbërorësh të gjakut të tij të shprishur, me fytyrë kthyer nga lindja e diellit, atje në brigjet ku këndohen këngët e mëmëdheut.

Referuesit theksuan se, De Rada vjen mes nesh me veprën e tij gjigante, vjen me “Këngët e Milosaos”, me “Serafinën e Topisë”, me Skënderbeun e Pafan, me Parimet e Estetikës (mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj), apo me përmbledhjen “Këngë popullore arbëreshe” etj. Ndërkohë, studentë të Universitetit “Ismail Qemali” recituan vargje nga krijimtaria e De Radës.

Begaj u takua me ambasadoren e Turqisë, Ozan

0

Begaj-OzanKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Ata kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit dhe kanë shqyrtuar mundësit e krijimit të lidhjeve të ndryshme të bashkëpunimit mes Malishevës dhe institucioneve turke.

Fillimisht kryetari Begaj, e falënderoi ambasadoren Ozan, për pritjen dhe më pas e njoftoi atë me rrjedhat e përgjithshme në Malishevë, si dhe me nevojën që ka Komuna e Malishevës për vazhdimin e mbështetjes, pasi Malisheva ka resurse për zhvillim, në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Ambasadorja Ozan, tha se “është e njoftuar me Malishevën, si dhe për kontaktet e Malishevës me shtetin turk, përfshi edhe vëllazërimin me Komunën e Orhangazit”.

“do të angazhohet në krijimin e kontakteve dhe lidhjeve të reja, me qëllim të përkrahjes dhe ndihmës për Komunën e Malishevës, përmes institucioneve dhe ndërmarrjeve me ndikim”, ka thënë ambasadorja Ozan. /PrizrenPress.com/

Krasniqi: PDK-ja të bindet se nuk ka aleatë

0

JakupKrasniqi-votimiDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Jakup Krasniqi, ka folur për idenë e LDK-së që marrëveshja e Bllokut të ndryshohet, duke thënë se marrëveshjet politike nuk janë të ngurta dhe si të tilla mund të ndryshohen, por sipas tij ajo duhet të bëhet bashkërisht.
“Duhet ta kuptojmë të gjithë se objektivi kryesor është projekti I përbashkët, qeverisja ndryshe. Pasi bashkimi ynë nuk është bërë për hir të individit, por për hir të publikut. Mos bini viktima të interesave primitive e meskine”, ka deklaruar Krasniqi për “Epokën e re”.

Ndërkaq, duke iu referuar qëndrimit të PDK-së, se pa një marrëveshje nuk do të thirret seanca konstituive, Krasniqi ka thënë se thirrja e kësaj seance është domosdoshmëri kushtetuese. Ai ka thënë se PDK-ja duhet të bindet se nuk ka aleatë për të qeverisur.

“PDK duhet të bindet se nuk ka aleatë për të qeverisur. Prandaj, është interesi I vendit që ajo të shkojë në opozitë. Thirrja e Kuvendit është domosdoshmëri kushtetuese. Seancën konstituive e kanë të drejtën kushtetuese ta thirrin edhe deputetët”, është shprehur Krasniqi.

Cliff: Qeverinë, ata që i kanë numrat

0

IanCliff6-12Nuk ka asnjë justifikim që të bllokohet seanca parlamentare, sepse ky institucion është sovrani. Legjislativi duhet të formohet në bazë të vendimit të Kushtetueses, pastaj presidentja vazhdon me procedurat, ku kërkon nga koalicioni më i madh parazgjedhor (PDK) ta formojë Qeverinë.
Në qoftë se këta të fundit nuk mund t’i sigurojnë votat e nevojshme të deputetëve, atëherë mundësia u jepet të tjerëve.

Kështu ka thënë në intervistën për gazetën “Zëri” ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se edhe Blloku duhet ta ridefinojë marrëveshjen. Ai është skeptik nëse “Vetëvendosje” do të duhej të udhëhiqte dialogun, me ç’rast edhe partitë e Bllokut, sipas tij, duhet ta rishqyrtojnë marrëveshjen.

Ndërkohë, Cliff kritikon disa politikanë që për interesa personale vazhdojnë ta zvarrisin procesin, madje ai pajtohet plotësisht me deklaratën e ambasadores Jacobsson.

“E kam thënë edhe unë të njëjtën gjë, vetëm se nuk kam shkathtësitë e ambasadores Jacobsson në të shprehurit në shqip”.

Cliff deklaron se në rrethana normale ata politikanë, që janë nën hetime apo me procedura gjyqësore, nuk do të duhej të ishin pjesë e politikës

Kërkohet kryeministër konsensual

0

QeveriaKosoves-objektiLutfi Haziri i LDK-së, Enver Hoxhaj i PDK-së apo Blerim Shala i AAK-së mund ta përjetojnë të qenit kryeministër i Kosovës. Këtë mundësi e kanë edhe disa nënkryetarë të tjerë të këtyre subjekteve. Këta dhe disa emra të tjerë janë të përfolur si emra për kryeministër konsensual në një qeveri gjithëpërfshirëse dhe transitore që do ta nxirrte vendin nga kriza dhe do të mundësonte që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen në dimër por në një stinë më të ngrohtë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri e ka mbështetjen e një pjese të partisë së tij LDK dhe pranueshmërinë nga PDK-ja e Hashim Thaçit, por ka mungesë të mbështetjes ndërkombëtare.
Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mbështetje të faktorit ndërkombëtar por i mungon ajo nga partitë politike. Një personalitet tjetër që ka mbështetje ndërkombëtare dhe pranueshmëri nga PDK-ja është nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, por ai nuk e ka mbështetjen e partisë së tij, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nuk pritet që t`i rezistojë planit për një qeveri transitore, por të njëjtën nuk do ta bëjnë as liderët e LDK-së dhe AAK-së për shkak të limiteve të afërta kohore.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se qeveria transitore do ta miratonte buxhetin, do të kujdesej për kalimin e reformës kushtetuese që do të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale si dhe do të angazhohet në dialog me Serbinë për të arritur edhe tri marrëveshje jetike për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit/tribuna/

Buzhala: Dështova të integrohem në strukturat e PDK-së

0

Berat BuzhalaBerat Buzhala, largimin nga PDK-ja e arsyeton me faktin se thotë që kishte “probleme me strukturat thellësisht të pareformuara dhe të pareformueshme të partisë”.

“Kryetari i PDK-së, për hir të disa votave, asnjëherë nuk arriti ta marrë guximin për të bërë ndryshime të brendshme. Kisha pandehur gabimisht se mund të bëhen ndryshime duke qenë brenda, e jo duke kritikuar jashtë. Por, gabova. Para hundeve tona u zgjodh nënkryetare e PDK-së, Margarita Kadriu. Nuk I bashkohem asnjë subjekti politik”, ka thënë Berat Buzhala në një intervistë për epoka e re. /Epoka e Re/

Presion PDK-së

0

hashim thaci 3Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dhe përfaqësuesit e shteteve të Quint-it pritet që gjatë javës së ardhshme të shtojnë presion mbi partinë e Hashim Thaçit në lidhje me konstituimin e sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës, duke mos lejuar vazhdimin e bllokadës institucionale.
Ndërkohë në PDK janë optimistë se java që vjen do të shënojë arritjen e një marrëveshjeje politike në mes liderëve partiakë, me ç’rast do të zhbllokohet kriza institucionale.

E para e shtetit u ka dërguar tashmë “selam” liderëve të partive politike që t’i japin fund procesit të stërzgjatur të formimit të institucioneve të reja. /zeri/

Presidentja Jahjaga në vijë me PDK-në

0

Atifete Jahjaga 2Pas disa ditësh heshtjeje lajmërohet Presidenca, kërkon qeveri përfshirëse.

Edhe pse koalicioni paszgjedhor hoqi dorë nga kryeparlamentari për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve pas bllokadës pesëmujore, presidentja Atifete Jahjaga është pozicionuar në vijë të njëjtë me PDK-në, kërkon dialog ndërpartiak për ta nxjerrë vendin nga kjo “amulli”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo sjellje e presidentes, PDK-së dhe e Flora Brovinës, sipas lëvizjes “Vetëvendosje”, imponon demonstrata gjithëpopullore.

Sot bëhen 57 ditë prejse u ndërpre seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Bllokimi i shtetit vazhdon. Rrugëdalja nuk shihet… /koha/

NISMA: Për ne mbetet marrëveshja e parë me Ramushin kryeministër

0

Bilall SherifiPër Nismën për Kosovën, subjektin që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, kandidati i vetëm i Bllokut për kryeministër mbetët Ramush Haradinaj, pasi marrëveshja e parë e koalicionit pas zgjedhor mbetët valide.
Bilall Sherifi, anëtar i kryesisë së Nismës, i ka thënë Indeksonline se LDK-ja dhe cilido subjekt që e përbënë koalicionin paszgjedhor LVAN ka të drejtë të bëj kërkesa të reja, mirëpo derisa nuk ka pajtim për ndryshime, marrëveshja e parë mbetët valide.
Sherifi thotë se është tërësisht i pakënaqur me debatet publike për postin e kryeministrit që po bëhen nga LDK dhe AAK, pasi një debat i tillë duhet të bëhet me dyer të mbyllura, në takimin që do të mbahet menjëherë pasi të kthehet Isa Mustafa nga Gjermania.

“Çdo marrëveshje që nuk është zëvendësuar me një marrëveshje të re, mbetët valide, Natyrisht që çdo kush ka të drejtë që të kërkojë ndryshimin e saj, por marrëveshjet konsiderohen të ndryshuara atëherë kur arrihet pajtim për këtë. Aktualisht unë konsideroj që çdo palë që është pjesë e marrëveshjes ka të drejtë që të ketë kërkesa shtesë, apo kërkesa më të mëdha, por të gjitha këto duhet të bëhen në frymën e mirëkuptimit në mes të partnerëve dhe të zhvillohen intern brenda koalicionit e jo në publik”, vlerëson Bilall Sherifi.

Për këtë subjekt politik, kryeministri i ri duhet të jetë kandidat i Bllokut, e jo i LDK-së apo AAK-së se ndryshe bëhet kandidat i askujt.

“Kandidati për kryeministër do të jetë i VLANI-it, ai s’do të jetë më i një subjekti, por i të tërëve…ose do të jetë i të gjithëve ose do të jetë i askujt”, vlerëson Sherifi derisa e kujtoj se sot gjatë ditës qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe një nga themeluesit e partisë së tij, Jakup Krasniqi.

“Nisma do të jap kontributin e saj sido që të zhvillohen proceset më pas, objektivi që Bllokut ta merr qeverinë nuk guxon të hiqet nga vëmendja…”, është vlerësimi i qartë i anëtarit të kryesisë së Nismës për Kosovën. /Indeksonline/

Në Zym të Hasit filloi restaurimi i shtëpisë së aktores, Katarina Josipi

0

shtepia e katarina josipitNë Zym të Hasit, ka filluar restaurimi i shtëpisë së aktores Katarina Josipi. Drejtor i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha tha se restoarimi i shtëpisë kapë vlerën prej 37.000 euro.

“Restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit,financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, kurse projekti është hartuar nga Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren”, tha Hoxha.

Sipas tij, QRTK-së në Prizren,do jetë përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen dhe zbatimin e projektit.

“Ky projekt kapë vleren prej 37.000 euro”.

“Gjatë zbatimit të projektit është paraparë që të ruhen elementet origjinale të shtëpisë dhe hidhen në pah vlerat që janë mbuluar gjatë intervenimeve të më vonshme”.

Hoxha tha se Hasi është i njohur me teren shkëmborë dhe të thatë, prandaj edhe ka ndikuar që edhe ndërtimet e objekteve të banimit t’i përshtaten kushteve dhe rrethanave të ambientit.

“Rrjedhimisht nga kjo, materiali ndërtimor është shfrytëzuar nga tereni në afërsi. Pra, gurët dhe rrasat janë shfrytëzuar për ndërtim dhe mbulimin e objekteve dhe natyrisht druri që ka shërbyer për ndërtimin e konstruksionit mbajtës të mureve, meskatit ose të çatisë”, tregon Hoxha.

“Njëri nga këto objekte është edhe shtëpia ku ka kaluar një pjesë të jetës (fëmijërinë) Katarina Josipi, aktore e njohur e Teatrit Popullor të Prishtinës”.

“Objekti i është përshtatur terenit mjaft të pjerrtë dhe ka qenë pjesë e kompleksit të ndërtesave të familjes Josipi”/PrizrenPress.com/