23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

De Rada, korife i Rilindjes Kombëtare

De Rada korife i Rilindjes KombëtareNë Universitetin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës u zhvillua konferenca shkencore “Jeronim de Rada 1814-2014, personalitet i shquar i kulturës kombëtare”.

Folësit, mes të cilëve Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”, Prof. Dr. Nexhip Mërkuri, studiuesi himariot Foto Bixhili, pedagogia Enkelejda Billa, shkrimtari Çlirim Hoxha nga Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj”, shkrimtarët Eqerem Canaj, Dr. Leka Skëndaj, u ndalën në ata elementë të veprës së De Radës, që e bëjnë atë një nga korifejtë e Rilindjes Kombëtare.

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë lartësohen malet e rilindjes sonë kombëtare”, theksuan referuesit, sipas të cilëve, Jeronim de Rada është padyshim një nga korifenjtë e kësaj Rilindjeje, një nga figurat më emblematike të letërsisë dhe kulturës sonë, që vazhdon të rrezatojë me të njëjtin shkëlqim të mahnitshëm prej 200 vjetësh. Në këtë konferencë u evidentua se, De Rada vjen në kohën tonë si një meteor i zbritur nga yjet, i cili përgjatë dy shekujve të udhëtimit të tij shpirtëror ka frymëzuar me dhjetra breza arbërorësh të gjakut të tij të shprishur, me fytyrë kthyer nga lindja e diellit, atje në brigjet ku këndohen këngët e mëmëdheut.

Referuesit theksuan se, De Rada vjen mes nesh me veprën e tij gjigante, vjen me “Këngët e Milosaos”, me “Serafinën e Topisë”, me Skënderbeun e Pafan, me Parimet e Estetikës (mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj), apo me përmbledhjen “Këngë popullore arbëreshe” etj. Ndërkohë, studentë të Universitetit “Ismail Qemali” recituan vargje nga krijimtaria e De Radës.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Lajmet e Fundit