20.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 7441

Rama, për drekë në Prizren

0

Thaci dhe Edi ramaPas vizitës së realizuar në Luginën e Preshevës, ku edhe iu drejtua shqiptarëve të kësaj pjese me një fjalim, ai tashmë ka marrë rrugën për Kosovë, e që tashmë vetëm sa ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Telegrafi mëson se ai do të vazhdoj rrugën për në qytetin e Prizrenit, ku pritet që ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, të shtroj drekë për shefin e qeverisë shqiptare dhe delegacionin i cili e ka përcjellur atë. /Telegrafi/

Nuk lejohet rrënimi i Kino Lumbardhit

0

Kino LumbardhiKomisioni i Departamentit të Trashëgimisë Kulturore që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka shqyrtuar kërkesën e 57 organizatave të shoqërisë civile,për shpalljen e Kino Lumbardhit pronë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

“Gjatë shqyrtimit, Komisioni konstaton se kërkesa përmban të gjitha informacionet e dhe përshkrimet e në mënyrë të detajuar duke filluar nga periudha e ndërtimit,funksioni,vlerat, rëndësinë që për shoqërinë dhe vendndodhjen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.

“Komisioni e mbështete plotësisht kërkesën pasi që Qendra Historike e Prizrenit është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme , e përcaktuar në nënkategorinë Fushë e konservimit arkitekturor me numër rendor 1237 në përputhje me Ligjin për Trashëgimi Kulturore”.

“Për çdo veprim të mëtutjeshëm të gjitha palët obligohen që të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi si Ligjin për Trashëgimi Kulturore dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.Kino Lumbardhi ka status të mbrojtjes ligjore dhe është pjesë integrale e QHP-së”.

“Po ashtu sipas planit të konservimit Kino Lumbardhi është vlerësuar si ndërtesë me destinim kulturor,dhe nuk lejohet ndryshimi i formës fizikes të saj. Kjo kërkon mirëmbajtje dhe ruajtje të mëtutjeshme të destinacionit dhe formës autentike dhe rrjedhimisht nuk lejohet asnjë ndryshim. Komisioni kërkon nga QRTK- Prizren që në vazhdimësi të përmbush detyrimet në përputhje me legjislacionin në fuqi”.PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit legalizon ndërtimet pa leje

0

Objekti i ndertimitKomuna e Prizrenit ka filluar të legalizojë ndërtimet pa leje .Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka njoftuar se Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë filluar implementimin e fushatës për informim të qytetarëve mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje që janë të ndërtuara në Komunën e Prizrenit para datës:30.08.2013.

“Qëllimi kryesor i Komunës sonë është që të mbajmë të informuar qytetarët, të cilët prekën nga ky proces në lidhje me legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e Prizrenit dhe njërit i njoftojmë qytetarët që të aplikojnë për legalizim të objekteve të tyre”, njoftoi Berisha.

“Në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është formuar taskë forca, e cila filluar punën, dhe jemi të gatshëm për të pranuar aplikacione nga qytetarët në lidhje me legalizimin e objekteve të tyre, gjithnjë duke respektuar Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje”/PrizrenPress.com/

Enver Hajdari nga Sallagrazhda, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burg

0

Gjykata themelore ne prizrenEnver Hajdari nga Sallagrazhda e Suharekës është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata Themlore në Prizren. Ai po ashtu është dënuar e gjobë prej 2000 euro.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuarit Enver Hajdari , pasi u shpall fajtor për veprat penale: përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I akuzuari me datën 16.03.2014, rreth orës 19:05,minuta në fshatin Sallagrazhdë, përdor armën apo materiet plasëse, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin “ Golf” me targa të regjistrimit 04-161-BS, në shoqëri me djalin e axhës E.H. ndalen para dyerve të shtëpisë së Driton Baftiaj me ç ‘rast i pandehuri duke pasur në dorë pushkën automatike të markës “AK-47” të kalibrit 7.62 gjuan në drejtim të dyerve metalike të shtëpisë së të dëmtuarit duke zbrazur tetë plumba, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Në dënim me burg do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrestin shtëpiak prej datës 16.03.2014 deri më datën 16.06.2014”./PrizrenPress.com/

Nisin xhirimet e filmit “Shok”, koproduksion Kosovë-Angli

0

Filmit Shok“Shok” është filmi i metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji të Jamie Donoughue me një koproduksion Kosovë-Angli. Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, “Shok” është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë.

Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Xhirimet e filmit fillojnë të mërkuren me datë 12.11.2014 dhe do të zgjasin 5 ditë me lokacione kryesisht në Mitrovicë. Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi, etj.

Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott. /Koha.net/

Thaçi përgëzon Ramën për qëndrimin e mbajtur në Beograd

0

Hashim Thaci 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar vizitën e homologut të tij nga Shqipëria, Edi Rama në Beograd si një hap të frytshëm në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ai përmes një postimi në rrjeti social Facebook, ka përgëzuar kryeministrin Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

“Dua të përshëndes vizitën e rëndësishme të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, duke e vlerësuar këtë takim dypalësh si një hap të frytshëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve dhe në krijimin e një klime të fqinjësisë së mirë për mbarë Ballkanin. Besoj se kjo vizitë historike dhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit, po shënojnë një kapitull të ri të ndërtimit të raporteve të mira e me baza të shëndosha mes dy popujve. Përgëzoj veçanërisht homologun Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur, për mbështetjen që i dha dialogut Prishtinë-Beograd si dhe për solidaritetin që dëshmon për bashkombasit tanë të Luginës së Preshevës. Uroj që dialogu i drejtpërdrejtë mes liderëve të dy shteteve për çështjet e hapura, që u zhvillua kësaj radhe, të vazhdojë edhe në të ardhmen me vullnet të mirë, kurajo dhe sinqeritet, pasi dialogu është forma më e mirë për të arritur në një mirëkuptim dhe stabiltet të qëndrueshëm në rajonin tonë”.

Malishevë/Suharekë: Aksidentohen katër vetura,lëndohen dhjetë persona

0

aksident ne autostradDhjetë persona kanë marrë lëndime në dy aksidente trafiku. Njëri aksident ka ndodhur në rrugën “R. Kombëtare” në Malishevë, ndërkaq tjetri në fshatin Studenqan të Suharekës.

Policia e Kosovës njofton se në rrugën “R. Kombëtare” në Malishevë, një veturë ka goditur dy këmbësore.

“Deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari, i cili me veturën e tij ka goditur me pasqyrën e djathtë dy viktimat”, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktimat të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”.

Ndërkaq, në fshatin Studenqan të Suharekës, ka ndodhur një aksident tjetër trafiku në mes të dy veturave, me ç’rast janë goditur edhe dy këmbësore.

” Deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili me veturën e tij ka goditur veturën tjetër e cila nga goditja është bartur në anën tjetër të rrugës, me ç’rast janë goditur edhe dy viktima këmbësore- femra ”, njofton Policia e Kosovës.

Lëndime trupore po ashtu kanë pësuar edhe tre meshkuj, dy pasagjerë dhe i dyshuari. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”. /PrizrenPress.com/

Përfundon konkursi “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”

0

Narracioni i legjendave përmes novelave grafikePërfundon konkursi “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, i cili u organizua në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2014, nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe. Ky aktivitet, i pari i këtij lloji në Shqipëri, u zhvillua në formën e konkursit, ku rreth 40 pjesëmarrës, studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë, paraqitën punimet e tyre , tematika e të cilave bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet ditën e premte 14 nëntor, ora 10.30 në Ministrinë e Kulturës, ku do të prezantohen tri fituesit e përzgjedhur nga juria me ekspertë të huaj: Toon Horsten-Belgjikë, Igor Prassel-Slloveni dhe Tome Trajkov-Maqedoni. Promovimi i katalogut dhe me punimet e pjesëmarrësve do të jenë pjesë e këtij aktiviteti, transmeton KultPlus.

 

Përveç novelave grafike klasike, në këtë ekspozitë do të përfshihen edhe legjendat bashkëkohore urbane të cilat zhvillohen në një kontekst të Trashëgimisë Materiale si psh. qytet muze, monument kulture, etj. Duke qenë se aktiviteti përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi të veçantë do ti kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike.

Në fund të ceremonisë parashikohen ligjërata në formën e bashkëbisedimit me anëtarët e jurisë, pjesëmarrësit në konkurs dhe publikun e interesuar.

Theret me thikë një person në Dragash

0

Thika5-22Dy persona kanë therë me thikë një person në Dragash. Policia e Kosovës njofton se viktima,pas marrjes së plagëve është dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar e kanë sulmuar me një thikë viktimën i cili është i nacionalitetit goran”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Dragash”. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Guximshëm dhe dinjitetshëm

0

Imer MushkolajShkruan: Imer Mushkolaj

Edi Rama u shfaq në Beograd tamam si një burrë shteti. As provokues, as patetik, ai foli “shkurt e shqip” për Kosovën dhe shqiptarët. Guximshëm dhe dinjitetshëm.

Nacionalistëve mund t’iu ketë mbetur hatri që ai u tregua shumë i butë në Beograd, e kosmopolitëve se u tregua shumë i ashpër. Por, Edi Rama bëri atë që do ta bënte secili kryeministër normal në një vizitë shtetërore. As provokues, as histerik, por korrekt dhe i qetë, ai foli “shkurt e shqip” për Kosovën, përkrah homologut Aleksandar Vucic.

Nuk tha asgjë provokuese, e as kërcënuese. Përmendi atë që liderëve shtetërorë serbë ua thonë gjithandej kancelarive të Europës, e edhe në Beograd burrështetas të tjerë: se Kosova e pavarur është një realitet që duhet njohur – sa më parë, aq më mirë.

Teksa po dëgjonte një të vërtetë të dhimbshme për të, Vucic reagoi si ata fëmijët zemërakë që mezi presin të përfundojë loja me top, për t’u zhgrehur në vaj. Tha se nuk ishin marrë vesh të flisnin për Kosovën. E si do të mund ta zhvillonte Rama vizitën në Beograd pa e përmendur Kosovën? Thjesht, kjo ishte e pamundur. Ashtu siç u pa vështirë e realizueshme vizita e tij atje menjëherë pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri dhe histerisë kolektive serbe ndaj shqiptarëve.

I gjendur përballë breshërisë së kritikave dhe akuzave, madje edhe për tradhti kombëtare, Rama zgjodhi të mos e anulojë vizitën. Pavarësisht se Beogradi do ta dëshironte një gjë të tillë.

Si kryeministër i shtetit shqiptar, e jo me atributet e babait të kombit, ai u shfaq në Beograd i përmbajtur, i vendosur e europian. Aspak patetik, aspak arrogant. I tillë ishte shteti që po e priste.

Dhe, Kosova e pavarur nuk kishte si të mos ishte pjesë e fjalimit të tij. Ashtu si dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Dy realitete të patjetërsueshme. Dy të vërteta që lypsej thënë në fytyrë udhëheqësve të shtetit serb aty, në Beograd. Dy të vërteta që duhej thënë në fytyrë atyre që një herë e një kohë ishin pjesë e regjimit të Slobodan Milosevicit që vrau e shkatërroi Kosovën.

* * *

Edi Rama nuk foli për Kosovën vetëm sa për t’i kënaqur turmat. Pavarësisht se ato mund të jenë ndier të ngazëllyera. Në fjalimin e tij nuk pasti asgjë patetike, as folkloriste. Gjithçka ishte realiste.

T’ia përmendësh dikujt një realitet nuk është patetizëm. Patetizëm është ta krijosh një realitet të paqenë. Ashtu siç jo rrallë bënte parardhësi i tij Sali Berisha, i cili as të hënën nuk u durua pa e nxjerrë jashtë dozën e tij të helmit. Në një postim në Facebook, Berisha tha se konferenca e shtypit ndërmjet Ramës e Vucicit degradoi. Po fliste kështu njeriu, qeverisja e të cilit për vite me radhë degradoi në stërkeqje – po fliste kështu njeriu i cili idenë e bashkimit ndërshqiptar e degradoi në psedunacionalizëm dhe e keqpërdori për interesa thellësisht personale. Po ashtu, vizitën e Ramës ai e quajti “dështim spektakolar” në rast se kishte qëllim kryesor përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Serbi, klimës së bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe një kapitull të ri midis shqiptarëve dhe serbëve në tërësi dhe në rajon. Berisha e di, por nuk e thotë se hap i parë për të gjitha këto që ka përmendur është thënia e të vërtetës hapur dhe guximshëm. Këtë e bëri Edi Rama në Beograd.

Të hënën atje ai foli nga pozita e një kryeministri të përgjegjshëm të një shteti anëtar të NATO-s, e jo nga pozita e një paternalisti. Pozitë kjo që nuk i takon dhe s’ka as pse ta bëjë.

Ata që kanë pritur se ai do t’i kërkonte Serbisë edhe veprime të tjera karshi Kosovës mund të jenë zhgënjyer, por ai nuk e ka për detyrë ta bëjë një gjë të tillë. Atë është dashur ta bëjë kryeministri Hashim Thaçi në dhjetëra takime me Ivica Dacicin dhe duhet ta bëjë pasardhësi i tij, atë është dashur dhe duhet ta bëjë presidentja Atifete Jahjaga dhe kushdo që vjen pas saj. Edi Rama është kryeministër i një shteti tjetër dhe nuk i takon të merret aq thellë me raportet Kosovë-Serbi. Ai e bëri punën e tij aty ku duhet dhe para kujt duhet. Dinjitetshëm./Express/

* * *

Gazeta Blic” e Beogradit hapi ballinën e vet të martën me titullin “Katër provokimet e Ramës midis Serbie”. Sipas gazetës, provokimi i parë ishte se Vucic e priti Ramën të dalë nga vetura për 34 sekonda, i dyti se Rama i bëri thirrje Vucicit që sa më shpejt ta njohë Kosovën, i treti se në Preshevë për Ramën pritet të mblidhen 15 mijë vetë dhe provokimi i katërt, po sipas “Blicit”, ishte se në vendin ku gjendej lapidari i UÇPMB’së, Ramën e presin lulet!

Po të kishin kërkuar ndihmën time, do t’ua gjeja edhe disa “provokime të tjera, si psh: Rama kishte vënë kravatë të kuqe, ai u prit me himnin kombëtar shqiptar, foli shqip në konferencën për gazetarë dhe kishte zgjedhur qëllimshëm ditën e hënë dhe jo të martën për vizitë në kryeqytetin serb!

Mendjet e sëmura mund t’i paraqesin si fakte edhe budallallëqet e tilla. Por mendjet e ftohta dhe racionale gjykojnë tjetërqysh. Përveç se një kryeministër normal dhe i përgjegjshëm për pozitën dhe rolin e tij, ai të hënën në Beograd u tregua edhe një piktor i mirë realist: ua pikturoi nikoqirëve realitetin në të cilin jetojnë shqiptarët dhe të tjerët në rajon. Pikturës nuk mund t’i gjendet behane, ndonëse ngjyrat e zymta dikujt mund të mos i pëlqejnë. Por fajet nuk i ka piktori. Peisazhi është i tillë.