24.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 7442

Arrestohen dy ‘super-hajdut’ në Prizren

0

arrestimi 2Dy persona janë arrestuar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, pasi dyshohen se kanë thyer një ëmbëltore dhe nga brenda kanë përvetësuar rreth 400 euro dhe disa dokumente personale.  Të arrestuarit kanë  kryer edhe 19 raste të vjedhjeve të tjera.

“Lidhur me rastin pas një pune hetimore sot me datën 10.11.2014 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në kohën e dhe lokacionin e lartcekur kanë thyer një ëmbëltore dhe nga brenda kanë përvetësuar rreth 400 euro dhe disa dokumente personale”, thuhet në raportin e Policisë.

“Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer edhe 19 raste të vjedhjeve të tjera duke përfshirë vjedhje të automjeteve, lokaleve afariste etj. Me urdhër të prokurorit të dyshuari dërgohen në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit merr menaxhimin e mbeturinave

0

ura e gurit ne prizrenNga fillimi i vitit, Komuna e Prizrenit e para pritet ta nisë jetësimin e projektit që ka të bëjë me zbatimin e Ligjit për Mbeturinat, të miratuar tri vjet më parë, e që është detyrues për të gjithë kryetarët e njësive komunale të vendit, ndërsa kjo pritet të rritë shkallën e pagesës nga qytetarët për shërbimet e marra higjienike.

Deri tash kompanitë shërbyese, të cilat kanë funksionuar nuk janë menaxhuar nga ana e Komunës, ndonëse kanë pasur një mbikëqyrjeje indirekte të saj, por shërbimet nuk janë kryer në emër të Komunës../zeri/

Historia e Pablo Escobar, në një libër nga djali i tij

0

Juan Pablo Escobar-Mi PadreDjali i vetëm i bosit të drogës Pablo Escobar ka sjellë historinë e babait të tij në një libër. Rrëfimi i të birit kundërshton versionin zyrtar se i ashtuquajturi “Mbreti i kokainës” së Kolumbisë u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993. I titulluar “Mi Padre” (Babai im), libri i Juan Pablo Escobar ofron një portret të detajuar të babait të tij që nga zakonet, veset, arratisjet dhe madje edhe tradhtitë e familjes, veçanërisht nga ana e vëllait të Pablo Escobar, ish-kontabilistit i kartelit Medellin, Roberto Escobar. Akuza vjen më shumë se dy dekada pas vdekjes së Pablo Escobar-it dhe biri i tij thotë se Kolumbia është më në fund gati për të dëgjuar këtë histori.

“Ideja për të shkruar librin në vetën e parë ishte personale, me qëllim thënien e historisë së vërtetë. Mendoj gjithashtu se me kalimin e kohes ka ardhur pjekuria e duhur, jo vetëm e imja, por edhe e Kolumbisë si një vend i tërë. Është momenti i duhur; Kolumbia është gati të dëgjojë të vërtetën e asaj historie, të vërtetën e babait tim”.

Sipas zyrtarëve, kreu i kartelit Medellin u vra në një shkëmbim zjarri me forcat kolumbiane të sigurisë, të cilët kishin rrethuar strofullën e tij. Zoti i drogës thuhet se u qëllua për vdekje pasi u përpoq të arratisej përmes çatisë së ndërtesës. Por djali i tij Juan Pablo Escobar thotë se babai i tij kishte planifikuar të vriste veten.

“Unë nuk besoj në rastësi. Plumbi ishte pikërisht në të njëjtin vend ku babai im më tha se kishte vendosur për të vrarë veten”. Ai gjithmonë më ka thënë se nga 15 plumbat e armës së tij, 14 do të jenë për armiqtë dhe i fundit për të. Dhe kjo bisedë nuk është zhvilluar vetëm mes meje dhe tij, por edhe me nënën, motrën dhe të gjithë familjen.

Pas vdekjes së Escobar-it, Juan Pablo, nëna dhe motra e tij u shpërngulën në Argjentinë për të filluar një jetë të re. Duke folur sinqerisht, djali i Pablo Escobar tha se nuk ka trashëguar asgjë nga perandoria e drogës së babait. Juan Pablo Escobar, i cili ishte 16 vjeç kur bosi i drogës vdiq, është bërë i njohur për qëndrimin e tij kundër trafikut të drogës. Duke marrë pjesë në një dokumentar të 2009-s të quajtur “Pecados de Mi Padre” (Mëkatet e atit tim), Juan Pablo u takua me fëmijët e personave të vrarë nga i ati.

Kur krimineli Rrahman Parlloku, kthehet dhe fletë në vendin e krimit

0

Nue Oroshi.jpg1Mr.sc. Nue Oroshi

Krimineli Rrahman Parlloku së bashku me dy komunist Pajazit Nushi dhe Jusuf Bajraktari, disa nostalgjik tjerë të komunizmit pansllavist dhe proserb të dëshmuar, ripushtimin e Trojeve Shqiptare e quajn qlirim. Atëher shtrohet pyetja pse u dasht lufta e viteve 1998-1999 dhe përkrahja e Natos për ta nxjerr Kosovën nga kthetrat e pushtimit Serb, pasiq ajo qenka qliruar para 70 vjetësh. Ajo që bije në sy ësht pjesmarrja e kriminelit Rrahman Parlloku i cili së bashku me Qeda Mijeviqin, Milladin Popoviqin,Qamil Brovinen, Svetozar Vukmanoviq Tempon,Fadil Hoxhen, Aleksander Rankoviqin, Ali Shukriun, ndimuan në ripushtimin e Kosovës dhe rikthiminë e sërishëm nën pushtiminë serbosllav, që sode këta të mjerë e quajn „Qlirim“. Dhe gjith ky shou i fallsifikimit të historis u ba me mjetët e taksapagusve Gjakovar sepse ishte nën administrimin e pionjerës komuniste më shami të kuqe në gjoks, dhe yllë të kuq komunist në ballë, Mimoza Kusari Lila, e cila tanimë i takonë një partije që ju ësht harruarë emri që nga 8 Qershori 2014 në Kosov.

Rrahman Parlloku dhe kriminelët e tjerë komunistë janë përgjegjës për vrasjen e 47.300 shqiptarëve gjatë Luftës së dytë Botërore, në të gjitha visetë etnike Shqiptare. Tani është fakt i njohur dhe i vërtetuar me argumente shkencore se Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe Partia Komuniste e Kosovës u krijuan nga jugosllavët, apo siç thoshte atdhetari Prenk Cali në një dialog me komunistin Mehmet Shehu edhepse i zënë tradhëtisht në mes të këtyre dyve, u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thot Prenk Calit: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po t’u bëje me ne komunistat, pse veprove kështu. E vigani i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun. Këtu është për tu theksuarë fakti, se shqiptari komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i del në përkrahje sllavit komunist vetëm se e kishin të njejtën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit.
Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistëve shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin e atdhetarit, Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964, i cili shkruan: Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneqësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruem në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllokut, që kishte për sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojnë në ndihmë të marshallit Jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën.
Brigada të cilat arrijnë më shpejt e para e nisur nga Elbasani, e tue kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës. Kurse, një tjetër brigadë nën komandën e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar,Tetovë e Shkup për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare.
Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 700, dhe në Kërqovë 500 veta. Se rexhimi komunist në Shqipëri vepronte njëtrajtshmërisht me rexhimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit.Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy.

Profesor Kolë Margjini u arrestua nga grupet kriminele komuniste shqiptare, të cilat ia dorzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave.
U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jasht Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë.Vlenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptarë, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike. Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe atdhetari Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina.

Nukë e di se si ësht ndierë krimineli Rrahman Parlloku kur vjenë e përshendetë pikërishtë në vendin që ka kryerë krime të rënda në Gjakovë dhe rrethinë, sepse ishte në krye të një brigade të III kriminele e cila me urdhëratë e serbisë dhe të rusisë vriste e priste shqiptarë atdhetarë vetëm, se e doninë të lirë atdheunë e tyre dhe të orjentuarë drejtë politikës Evropiane, aty edhe ku sod e kësaji dite ësht e orjentuar pjesa më e madhe e popullitë shqiptarë e sidomosë intelektualët Idealist. Në fundë skamë për të thën gja për këta komunista pansllavistë, që shpirtinë ja kanë falur, dreqit, djallit të mallkuaritë dhe mefistofilitë, përveqë faktitë se ky djallë ju marrtë me vete, dhe kurr emri mosë ju dëgjoftë për të gjitha ato tradhëti dhe masakra që bët mbi popullinë shqiptar.

PDK po e humb dinjitetin

0

Berat BuzhalaBerat Buzhala ka thënë se qeverisja e dobët e treguar viteve të fundit nga PDK dhe prurjet e reja në këtë parti, e kanë shtyrë atë që të kritikonte haptas partinë e Hashim Thaçit.

Ai vlerëson se kjo parti po e humb dinjitetin, ndërsa ka shtuar se pakënaqësinë me të madhe në PDK e ka me liderin e kësaj partie Hashim Thaçin.

Ish-deputeti i PDK-së ka mohuar se e mbështet partinë Nisma për Kosovën, ndërsa ka thënë se ka raporte miqësore me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn.

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Berat Buzhala, vlerëson se kjo parti po e humb dinjitetin. Sipas tij, është për keqardhje vardisja që liderët e PDK-së po u bëjnë partive rivale përmes ofertave të ndryshme.

“PDK ka shumë nevojë për të reflektuar, sidomos për qeverisjen e keqe në mandatin e dytë. E posaçërisht shkatërrimi total i shëndetësisë, e pothuajse edhe arsimit”, ka thënë Buzhala.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Buzhala ka thënë se qeverisja e dobët e treguar viteve të fundit nga PDK dhe prurjet e reja në këtë parti, e kanë shtyrë atë që të kritikonte haptas partinë e Hashim Thaçit.

“Nuk është sekret të thuhet se ishte ofendim për mua që të qëndroja i heshtur kur PDK e shpërbleu me pozitën e nënkryetares së partisë, Margarita Kadriun. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. E kam përsëritur, unë posaçërisht jam i dëshpëruar me një qeverisje nën nivel të treguar vitet e fundit. Kurse ilaçi për të shëruar një gjendje të tillë nuk besoj që është Kadriu…”, ka thënë Buzhala. Ai ka shtuar se pakënaqësinë me të madhe në PDK e ka me liderin e kësaj partie Hashim Thaçin.

Ish-deputeti i PDK-së ka mohuar se e mbështet partinë Nisma për Kosovën, ndërsa ka theksuar se ka raporte miqësore me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn. Ai pret që gjatë këtij muaji të formohet qeveria e re, ndërsa, mungesën në Këshillin Drejtues të PDK-së e arsyeton se kjo mbledhje nuk ishte thirrur për të reflektuar, por për t’u mobilizuar.

Tribuna: Pse nuk morët pjesë në takimin e Këshillit Drejtues të PDK-së?

Buzhala: Kjo është kohë militantësh partiakë. Nuk e besova që ishte klima e duhur për të qenë i pranishëm. Kurse dihej mirëfilli, që edhe mbledhja e Këshillit Drejtues nuk ishte thirrur për ‘të reflektuar’ por për t’u mobilizuar.

Tribuna: Si e shihni pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve?

Buzhala: Në momente të caktuara për keqardhje. Kjo sidomos, kur shoh krerët e partisë tek i vardisen partive rivale me ofertë, duke e ditur paraprakisht se kjo nuk do të funksionojë. Pra, PDK i ka fituar zgjedhjet, por po e humb dinjitetin. E kam thënë edhe më herët se, tash, kur pozita e kryeparlamentarit është siguruar, PDK do të përfitonte shumë që të mobilizohej si parti serioze në Kuvend, e ta lejonte bllokun ta bënte qeverinë. PDK ka shumë nevojë për të reflektuar, sidomos për qeverisjen e keqe në mandatin e dytë. E posaçërisht shkatërrimi total i shëndetësisë, e pothuajse edhe arsimit. Të mos flas këtu për rritjen e fundamentalizmit…

Tribuna: A janë prurjet e fundit në këtë pari, arsye pse ju jeni bërë kritik i PDK-së apo ka edhe arsye të tjera?

Buzhala: Nuk është sekret të thuhet se ishte ofendim për mua që të qëndroja i heshtur kur PDK e shpërbleu me pozitën e nënkryetares së partisë, Margarita Kadriun. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. E kam përsëritur, unë posaçërisht jam i dëshpëruar me një qeverisje nën nivel të treguar vitet e fundit. Kurse ilaçi për të shëruar një gjendje të tillë nuk besoj që është Kadriu…

Tribuna: A janë pakënaqësitë tuaja me liderin apo me gjithë partinë?

Buzhala: Po besoj që është e qartë: përgjegjësitë e liderit janë shumë më të mëdha sesa të votuesve. Pra, po, pakënaqësia ime më e madhe është me kryetarin e PDK-së.

Tribuna: Çfarë raporti keni me Fatmir Limajn, a jeni duke e mbështetur atë dhe Nismën?

Buzhala: Nuk e mbështes aspak Nismën. Me Limajn raportet i kam miqësore.

Tribuna: Kur mendon se do të krijohet qeveria e ardhshme e Kosovës?

Buzhala: Pas reflektimit të Bllokut, po besoj që nuk ka asnjë arsye që qeveria të shtyhet përtej muajit nëntor.

Tribuna: Pse mendoni se ka ndodhur gjithë kjo krizë politike?

Buzhala: Sepse jemi shtet shumë i ri, dhe nuk e kemi eksploatuar Kushtetutën deri në fund. Shto këtu edhe mendësinë primitive të liderëve politikë…

Tribuna: A i shihini zgjedhjet si dalje nga kjo krizë?

Buzhala: Përkundrazi, do ta eskalonin gjendjen politike në një masë shumë më të madhe.

Mbyllet Festivali i Tiranës, çmimi i filmit më të mirë Ballkanik shkon në Sarajevë

0

20141111091454729646Është mbyllur në Tiranë edicioni i 12 të i “Tirana International Film Festival” (TIFF), i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar për disa ditë më radhë.

Crossing, është filmi “Fiction” që fitoi çmimin e publikut në edicionit e 12-të të këtij festivali. Me autor nga Singapori Amos Ezra Katz, filmi tregon historinë e një fotografi, i cili për të marr pjesë në dasmën e të vëllait duhet të kaloj në një zonë nga Singapor drejt Malajzisë.

Çmimi i Filmit më të mirë Ballkanik shkon për filmin nga Bosnje dhe Hercegovina, konkretisht për filmin “Holiday at the Seaside” nga Cristina Grosan në kategorinë “Fiction”. Filmi është prodhuar nga një grup xhirimi boshnjak dhe regjisore rumune. Sipas organizatorëve, çmimi është fituar për saktësinë e tij në përshkrimin e realitetit në lidhje me problematikat e adoleshencës, për skenarin, stilin e narracionit dhe ritmin duke marrë parasysh kushtet në të cilat produksionet multi-ballkanike realizohen.

Ndërsa për gjetjen e strukturës dhe stilit vizual krejtësisht origjinal dhe koherent në shprehjen e një revolte komplekse dhe abstrakte brenda individit, duke e bërë këtë të kuptueshme e të prekshme në të gjitha kohërat, çmim për filmin më të mirë shqiptar shkon për: “Pasiguria” nga Lediona Kasapi në kategorinë Experimental.

Çmimi i dokumentarit më i mirë shkon për Alexandre Liebert, me dokumentarin “Vërragët e Kamboxhias”, nga Franca. Sipas organizatorëve të festivalit, autori i këtij filmi dokumentar në një mënyrë të shkëlqyer ka arritur të na paraqesë një histori të thellë emotive nëpërmjet poezisë së imazheve, në heshtje, pa përdorur fjalë, por duke arritur efektin e klithjes. Filmi reflekton mrekullinë e aktit të faljes përmes personazhit, i cili pas gjithë atyre torturave të tmerrshme që ka përjetuar, në vend të hakmarrjes dhe urrejtjes ai zgjedh jetën dhe dashurinë.

Katër juri vlerësuan filmat e Festivalit. Këtë vit në edicionin e 12-të të Tirana International Film Festival (TIFF) aplikuan 5,464 filma nga 107 vende të botës, prej të cilëve nga Europa 3,417, Amerika e Jugut 748, Azia 436, Amerika e Veriut 335, Afrika 323 dhe nga Australia 178 filma. Përveç Shqipërisë në këtë festival pjesëmarrës janë edhe Kosova, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Serbia.

Ka një rritje të ndjeshme këtë vit në aplikimet e bëra në krahasim me vitin e kaluar kur ishin vetëm 1,200 filma nga 92 vende të botës.

Arsim Bajrami, sërish për kryepalramentar

0

arsim bajramiPavarësisht se tri subjektet politike të Bllokut, LDK-AAK-Nisma kanë dhënë dritën jeshile se do ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar Kuvendi, Partia e Hashim Thaçit nuk e ka në plan të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive pa pasur një marrëveshje politike.

Por, megjithatë PDK-ja duke pritur për një marrëveshje të mundshme ka edhe një kandidat për kryeparlamentar.

Bajram Rexhepi ka deklaruar për “Zërin” se PDK-ja pritet që sërish t’ia japë besimin Arsim Bajramit.

“Nuk ka asnjë ndryshim deri më tash dhe mendoj se Arsim Bajrami e meriton të jetë kryetar Kuvendi”, ka thënë Rexhepi.

Por, partia e Hashim Thaçit vazhdon të insistojë se vetëm një marrëveshje ndërmjet liderëve të partive politike do të mundë të zgjidhë ngërçin politik.

Rexhepi ka deklaruar se liderët politikë mund ta zhbllokojnë situatën vetëm përmes komunikimit.

“Një takim i përbashkët I liderëve do të ishte mundësia më e mirë që të zgjidhet kriza politike. Çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit është pozitë që na takon neve në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të dala më 8 qershor, por edhe sipas aktgjykimit të Kushtetueses”, ka thënë Rexhepi.

Jahjaga pret nisma nga partitë në Kuvend

0

?Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tash për tash nuk pritet të ndërmarrë ndonjë veprim për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit pa një nismë politike nga partitë e përfaqësuara në Parlament.

Ndonëse nga Zyra e Jahjagës nuk janë prononcuar për këtë çështje, burime nga partitë politike të cilat kohët e fundit kanë zhvilluar takime në Presidencë, i kanë thënë gazetës se presidentja u ka bërë atyre me dije se pret fillimisht që vetë deputetët të merren vesh për seancën.

“Na është thënë që i takon deputetes Flora Brovina t’i fillojë përgatitjet për thirrjen e seancës”, kanë thënë këto burime.

Sipas tyre, presidentja megjithatë u ka lënë të hapur mundësinë partive politike që nëse janë të interesuara, ajo do të ndihmojë personalisht në lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje që do të garantonte tejkalimin e krizës.

Po ashtu, të njëjtat burime kanë theksuar se Jahjaga është zotuar që nuk do të presë në pafundësi zvarritjet e reja rreth konstituimit të Kuvendit dhe nëse deputetët dhe Flora Brovina nuk ndërmarrin ndonjë iniciativë, atëherë presidentja mund të luajë rolin e vet sipas Kushtetutës./Tribuna/.

Zhbllokimi pritet javën e ardhshme

0

Kuvendi i Kosoves 7Burime të gazetës “Kosova Sot” brenda këtyre zhvillimeve kanë theksuar se, pasi që kreu i LDK-së gjatë kësaj jave do të jetë në Gjermani, këtë javë nuk pritet asnjë zhvillim.

Mirëpo afati i fundit i një vendimi ishte dashur që të jetë e marta e javës që vjen, deri kur ishte dashur të arrihet marrëveshja për votim në Kuvend të kryetarit, kryesisë dhe mandatarit për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, ose të shkohet në zgjedhje të reja. /kosova sot/

Ali Lajçi: E pat puna e Bllokut

0

Ali LajqiNënkryetari i AAK-së, Ali Lajçi, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Isa Mustafës për një marrëveshje të re mes bllokut, ku lideri i AAK-së nuk do t’i takojë posti i kryeministrit, ka thënë se LDK-ja ndoshta është duke bërë taktikë për të shkuar kah PDK-ja.

Lajçi ka thënë se një marrëveshje e re në mes të bllokut, për çfarë ka deklaruar Mustafa, nuk është shtruar në organet e partisë, por Lajçi ka thënë se personalisht nuk e përkrah Isa Mustafën për kryeministër.

Po ashtu ai ka thënë se AAK-ja, pas propozimit të Isa Mustafës për marrëveshje të re mes bllokut, ndihet e tradhtuar dhe ka bërë me dije se puna e bllokut, pas lëvizjes së LDK-së me bllokun, është e kryer. /epoka e re/