22.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 7447

Ramushi ende s’ka thënë “PO”

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjePartnerët e Bllokut ende nuk e dinë nëse synimi i tyre për ta udhëhequr vendin do të mund të realizohet, pas momentumit të ri politik që u krijua me tërheqjen nga posti i pretenduar i Kryeparlamentarit, duke bërë kështu që marrëveshja fillestare e koalicionit të tyre të bjerë poshtë.

Kërkesa e LDK’së për ta marrë Kryeministrin – post ky për të cilin Ramush Haradinaj ishte i nominuar për pesë muaj – aktualisht e ka shndërruar Bllokun në një gjendje të ngrirë, ndërkohë që pritet një raund i ri bisedimesh për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Burime të Politiko.net kanë pohuar se Lideri i AAK’së nuk e ka mirëpritur idenë e LDK’së për Kryeministrin.

“Ramush Haradinaj nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje brenda Bllokut. Ajo që mund të thuhet është se ai nuk e ka mirëpritur idenë për ridizajnim dhe ende nuk ka thënë ‘Po’. Mirëpo, pritjet janë për arritjen e një marrëveshjeje të re”, ka thënë për Politiko.net një burim brenda Bllokut Opozitar.

Tema e kalimit të postit të Kryeministrit nga AAK në LDK, siç thuhet, është hapur në dy javët e fundit.

Shenjat e para të mosdorëzimit të AAK’së, në opinion, i ka dhënë edhe Sekretari i kësaj partie, Burim Ramadani, i cili të shtunën ka deklaruar se për AAK’në vlen marrëveshja fillestare, sipas së cilës Ramush Haradinaj do të duhej ta drejtonte Qeverinë. Ai, madje, është shprehur se “Aleanca është pjesë e Qeverisjes Haradinaj që do të ndodhë në qeverisjen e ardhshme”.

LDK-AAK-Nisma kanë pranuar të premten që ta votojnë Kryeparlamentarin e PDK’së, pesë muaj pasi vendi ishte mbajtur i bllokuar për këtë shkak, si përgjigje e menjëhershme nga tërheqja e vërejtjes së Ambasadores Amerikane, Tracy Jacobson, se ky post i takon partisë fituese të zgjedhjeve, ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe ashtu siç kishte vendosur Gjykata Kushtetuese.

EULEX-i që inspiron protestën me art

0

Rrezeart Galica-eusexMbi sipërfaqen me ngjyrë të zezë – që simbolizon vdekjen – është vendosur mbishkrimi që flet për një dështim. Një vepër e një artisti- EULEX bëhet “EUFail”.

Kjo e fundit akronim i “European Unionin of Failed Mission” (Misioni i Dështuar i Unionit Evropian). Posteri është homazh i artistit ndaj një misioni të vdekur, që simbolizohet nëpërmjet pesë yjeve ngjyrë të verdhë, të vendosur pjerrët, shkruan Koha Ditore.

Këtë poster, artisti Rrezeart Galica e ka realizuar nga fundi i vitit 2012, për ta vazhduar në fillim të 2013-s. Siç thotë ai, qysh asokohe e kishte nuhatur dështimin e këtij misioni. “E kam realizuar asokohe kur e kam ndier se ky mision ka dështuar. Por, siç po shihet, është gjithmonë aktual”, thotë Galica. “EUFail” është aktualizuar.

E këtë e lidh me raportimet e fundit. Me një seri shkrimesh të botuara së fundi, “Koha Ditore” ka nxjerrë në publik fakte për përfshirjen e prokurorëve e të gjyqtarëve të EULEX-it në afera korruptuese. Deri më tani Galica do ta mbante në sirtar posterin. Por së fundi ka vendosur ta ekspozojë. Gjermania është stacion i parë i “EUFail”. Posteri është pjesë e ekspozitës që do të hapë në “Galerie B” në Düsseldorf.

Në studion e tij në kryeqytet, Galica hap arkivin e posterëve politikë. “Protesta” e tij nis qysh më 2003, me një “TUNG” për UNMIK-un. Por EULEX-i është inspirim për shumë posterë të tij. Përderisa e keqja, kriza e aktualiteti gjithmonë i japin ide.

Hapet panairi Musliman në Bruksel

0

Panairi Musliman në BrukselPanairi Musliman i zhvilluar me objektiv për prezantimin e drejtë të islamit ndaj shoqërisë në Belgjikë dhe dialogut ndërkulturor hapet për herë të tretë në qendrën kuturore Tour&Taxi në Belgjikë raporton Anadolu Agency (AA).

Në panelet e zhvilluara më Kuadër të panairit janë diskutuaar çështjet si financat Islame, përpjekja për uljen e islamofobisë, jeta familjare në islam, art dhe estetikë.

Panairin vitin e kaluar e kanë vizituar afërsisht 16 mijë persona. Panairi i cili është hapur ditën e premte me 200 kompanitë pjesëmarrëse do të jetë i hapur deri të hënën.

Në panair janë ekspozuar Veshje, bizhuteri, libra dhe shumë produkte të tjerë gjithashtu në panair kanë marrë pjesë agjenci udhëtimi, Institucione të arsimit dhe trajnimit islam, gjithashtu edhe kompani që prezantojnë ushqimin hallall. Shumica ekspozuesve kanë ardhur nga Franca, Belgjika dhe Hollanda. Ndërsa kompanitë Turke ashtu si në vitin e kaluar kanë ekspozuar bizhuteri, veshje dhe parfume pa alkol.

Në Panairin ku ka vizitorë të feve dhe besimeve të ndryshme ka tërhequr vëmendje libri “Islami është Paqe” i përkthyer në shumë gjuhë nga organizata e shoqërisë civile Nisma e respektit aktiv ndërkombëtarë.

Presidenti themelues i organizatës të shoqërisë civile Nisma e Respektit Aktiv Ndërkombëtarë në deklaratën e tij për Anadolu Agjency (AA) tha: “Këtë vit nga Brukseli për mbarë botën ne japim mesazhin se “islami është paqe”. Ai gjithashtu shprehet se është viti i tretë që në marrim pjesë në këtë panair dhe ne jemi përpjekur që nga viti 2006 që të thyejmë mendimin negativ që është krijuar për shkak të disa ngjarjeve. Prandaj dhe këtë vit kemi zgjedhur mesazhin “islami është paqe” dhe i bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të marrin pjesë dhe të mbështesin mesazhin se islami është fe e paqes.

Organizatorët e panairit kanë theksuar se kanë pasur dëshirën për të mbështetur dialogun, tolerancën dhe paqen në shoqëri duke i hapur një dritare të vërtetë për islami që paragjykohet në Europë.

Palët larg qeverisë gjithëpërfshirëse

0

Kosove-Qeveria-KuvendiBllokut LDK, AAK, Nisma e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, me asnjë çmim nuk e dëshirojnë Hashim Thaçin dhe PDK-në, pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse. Koalicioni i themeluar pas zgjedhjeve VLAN insiston se e ka shumicën për krijimin e një qeverie të qëndrueshme. Por në partinë e Hashim Thaçit vazhdojnë të zotohen se nuk do të këtë krijim të institucioneve të reja pa një marrëveshje me PDK-në si parti fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, shkruan Tribuna.

Kësisoj partitë politike në vend po ecin drejt shterjes së opsioneve dhe mundësive për tejkalimin e krizës politike në vend. Mungesa e një konsensusi politik për të kaluar shpejt procesin e ndërtimit të institucioneve, po e çon vendin nga opsionet rezervë apo edhe zgjedhjet. Duke i pasur parasysh këto pozicione, presidentja Atifete Jahjaga mbase mund t’i pyesë partitë politike nëse janë të gatshme që të shkojnë të paktën tash për tash me një qeveri kalimtare, qoftë gjithëpërfshirëse apo teknike.

Por një ide e tillë është hedhur poshtë nga partitë e Bllokut. VLAN beson se do të arrijnë krijimin e qeverisë së re pa PDK-në. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, nuk ka dashur të komentojë shumë mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse. Sipas tij, ajo çfarë është duke menduar LDK-ja, është jetësimi i marrëveshjes së arritur mes partive të Bllokut.

Vazhdon “lufta” Pacolli – Mustafa në Facebook

0

pacolli mustafaKa vazhduar “lufta” në Facebook, e kreut të AKR-Së, Behgjet Pacolli e atij të LDK-së Isa Musftafa.

Fillimisht kishte qenë Pacolli që kishte thënë se e di fajin për vdekjen e një të riu, që dyshohet se helmua. Mustafa i tha që të tregojë ata. Nga një status e kanë shkëmbyer edhe me të 9-tin. Pacolli ka shkruar në orët e para të kësaj dite, e Mustafa me mëngjes.

E Pacolli ka thënë se kush e ka mizën pas veshit reagon.

Statusi i plotë i Pacolli në Facebook:

Z. Mustafa, partitë nuk inspektojnë asgjë, as cilësi, as nivel të higjienës, e as standarte për produktet jetësore. Janë institucionet që e bëjnë atë.

Z. Mustafa, cilësia e një produkti, që matet nga Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit, (I cili gjithashtu e ka përgjegjësinë e vetë) mund të jetë në nivel në momentin që futet në Kosovë. Por këto produkte, në mungesë të kontrollit insistues të inspekcionit sanitar natyrisht shndërrohen në materie të rrezikshme për shëndetin e qytetarit.

Zoti Mustafa, cili është roli i komunës në inspektimin e higjienës nëpër restorantet, supermarketet, dyqanet dhe vendet ku mbahen, shiten dhe konsumohen produktet ushqimore? Si trajtohen ato?

Cili është roli i inspektorëve komunalë pasi që ti personalisht ke qenë për vite me radhë kryetar komune? Apo më mirë, qe ta jap një shembull… A është komuna e Prishtinës, që kohë më parë ka ndërprerë kontratë për furnizim me naftë pikërisht pse inspektorët e saj kanë vërejtur se cilësia e naftës për ngrohje është kancerogjene? Situatën në Prishtinë e keni kontrolluar ju. Inspektorët kanë qenë nën autoritetin tuaj.

Prandaj miku im, nivelin dhe gjendjen e lidershipit politik kosovar shumë bukur e pasqyroi edhe ambasadorja Jacobson, nëpërmjet numërimit të aferave korruptive për të gjithë dhe në këtë drejtim besoj çdo fjalë është e tepërt të thuhet.

Siç po shihet korrupsioni në Kosovë po merr edhe jetëra të njerëzve dhe është mëkat se si ju, humbjen e jetës së Valonit, e konsideroni si diçka të rëndomtë.
Nëse ju keni vizion dhe pretendoni ta udhëhiqni Kosovën, një shëtitje do të ju mjaftonte të reflektoni.

Kundërpërgjigja e Isa Mustafës:

Me vjen keq që ne mëngjes duhet t’i përgjigjem z. Pacolli, për shkak të mungesës së dijeve të tij për përgjegjësitë e pushtetit qendror, ku është ai zëvendëskryeministër dhe ato të pushtetit lokal.

Unë kërkova nga z. Behxhet Pacolli që të marrë guximin dhe të tregojë se kush janë bosët e mafisë ekonomike në qeverinë e tij. E dita paraprakisht që ai nuk guxon të tregoj, edhe pse ai e din se kush lëshon licenca për importim të mishit në qeverinë e tij dhe kush janë pronarët e licencave.

Sa për inspeksionin, ai duhet ta kishte ditur se inspeksioni i tregut ka një kohë të gjatë që me ligj ka kaluar nga niveli lokal në përgjegjësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, kurse ministri është nga AKR. E njëjta gjë është edhe me inspeksionin sanitar, edhe ai udhëhiqet nga niveli qendror.

E tani është rendi që Behxhet Pacolli së pari të tregoj kush janë bosët e mafisë ekonomike, së dyti të kërkoj falje që është zëvendëskryeministër e nuk ka lidhje me punën që e bën.

Gjashtë muaj “anarki”

0

Kuvendi i Kosoves 7Kanë kaluar gati gjashtë muaj kur Kosova funksionon pa Kuvend dhe me një qeveri në detyrë.

Shumë agjenci nuk funksionojnë në mungesë bordesh, ndërsa 70 për qind të projektligjeve kanë mbetur pa miratuar.

Këtë periudhë të “anarkisë” e kanë shfrytëzuar vetëm pushteti për t’i rehatuar militantët. “Anarkia” vazhdon../zeri/

White: Gazetarët të mos jenë vëzhgues pasivë

0

Aidan WhiteIsh-sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, tani drejtor i Rrjetit për Gazetari Etnike, Aidan White, duke folur për problemet dhe sfidat me të cilat përballet gazetaria sot, thotë se Kosova vuan nga një sëmundje që e ka infektuar tërë rajonin.
Një njohës i mirë i zhvillimeve në skenën mediale të gjithë rajonit ballkanik, që ka punuar në të kaluarën edhe në çështjet e medieve në Kosovë, është shprehur kritik për situatën në të cilën gjendet gazetaria profesionale, duke tërhequr vërejtjen nga presionet që medieve u vijnë nga politika dhe biznesi, por edhe nga faktori ndërkombëtar, si në rastin e Kosovës.

White po ashtu kërkon që vetë gazetarët të jenë më të përkushtuar ndaj standardeve profesionale.

“Kosova vuan nga një sëmundje që e ka infektuar tërë rajonin. Disi na duhet të kthejmë balancën në marrëdhëniet mes shoqërisë dhe ushtrimit të fuqisë politike dhe korporative. Mediet dhe gazetarët e pavarur nuk janë vëzhgues pasivë në këtë përpjekje, ata janë në zemër të saj. Na duhet të krijojmë forma transparente dhe kredibile të qeverisë që janë llogaridhënëse ndaj qytetarit dhe që janë të pakorruptuara”, thotë Aidan White. /Koha Ditore/

Isa: Behgjet shtrëngo dhëmbët dhe trego kush është mafia që vrau djalin

0

isa mustafa 3Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar pas një shkrimi të zëvendëskryeministrit në detyrë Behgjet Pacolli, i cili akuzoi mafinë ekonomike se vrau 28 vjeçarin, i cili dyshohet se vdiq nga helmimi me mish pule.

Sipas Mustafës, bosët e mafisë ekonomike janë në qeverinë e Thaçit, dhe se Pacolli duhet të flas për këtë.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

E lexova një shkrim të Z. Bexhet Pacolli me titull “Djalin që vdiq nga mishi i pulës e vrau mafia ekonomike”. Unë nuk e di kush e vrau këtë djalë të ri, por e di që z. Pacolli është zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë (në shkuarje) të Republikës së Kosovës. Lejet për import të mishit dihet kush i lëshon (veç jo LVAN-i) , inspektimin e mishit nuk e bëjnë partitë politike dhe liderët që sipas tij po luftojnë për pozita. Organet qeveritare, ministritë dhe agjencionet, janë përgjegjëse për këto punë, janë ato që duhet me e mbrojë konsumatorin nga importi i produkteve të rrezikshme, duhet ta mbrojnë nga shitja e produkteve të rrezikshme e duhet ta informojnë opinionin për standardet e ushqimit. E z. Pacolli, miku im, është i dyti në rangun qeveritar.

Mirë ka bërë z. Pacolli që e ka hapur këtë temë sepse të gjithë ne shprehim hidhërimin tonë dhe keqardhjen për vdekjen e një të riu dhe për tragjedinë familjare, por nuk i ndihmohet zgjidhjes së këtij problemi nëse edhe kësaj teme i ndërrohet drejtimi. Behxhet, shterngoj dhëmbët e tregoje me gisht mafinë ekonomike, bosët e së cilës i ke në qeverinë pjesë e së cilës je edhe ti.

Pacolli: Djalin që vdiq nga mishi i pulës e kisha bashkëpunëtor, e vrau mafia

0

Behxhjet pacolliKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar pas vdekjes së një djali 28 vjeçar nga Prishtina, për të cilin u tha fillimisht se u helmua nga mishi i pulës. Pacolli thotë se, tashmë të ndjerin Valon Xhambazin, e kishte bashkëpunëtor, dhe sipas tij, ai u vra nga mafia ekonomike.

Komenti i plotë i liderit të AKR-së Behgjet Pacolli

Para disa ditësh në qendrën infektive në Prishtinë ndërroi jetë Valon Xhambazi, një djalë i ri, 28 vjeçar. Shkaku i vdekjes së Valonit, ishte helmimi nga mishi i pulës (kaqikat), ndërsa gjithashtu të helmuar janë edhe gjithë familja e tij e ngushtë. Sinqerisht, një lajm i tillë ishte tronditës për mua, që vetëm një ditë para vdekjes e takova Valonin i cili ishte një bashkpunëtor i imi këtu në Prishtinë. E dhimbshme qe vdekja e këtij të riu 28 vjeçar. Por, tronditëse dhe alarmante është arsyeja e kësaj vdekjeje. Sipas fakteve, ai u helmua nga mishi i pulës, produkt i cili nga qytetarët e vendit tonë konsumohet shumë.

E kam ngritur zërin në vazhdimësi kundër mënyrave mafioze të udhëheqjes së shtetit. Është për keqardhje se si politikanët tanë garojnë për poste e ofiqe, dhe mbajnë peng gjendjen qe 5 muaj, ndërsa në anën tjetër, qytetarët vdesin sepse mungon forca e ligjit.

Mafiozët dirigjojnë gjithçka, normalisht me mbështetjen e politikanëve që garën për të marrë pozicione e konsiderojnë jetike. Mafiozët mbajnë peng edhe kontrollin e ushqimit, kushtit elementar për jetesë. Qytetarët sot nuk e dinë se çka të zgjedhin si ushqim, sepse mbeturinat janë të përziera me produktet ushqimore. Mekanizmat shtetëror të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit nuk funksionojnë. Për këtë, dikush është fajtor. Unë mendoj se kjo klasë politike, këta udhëheqës të sotëm janë përgjegjës për tërë këtë gjendje të keqe.

Po. Pikërisht këta, individë që ëndërr e kanë mirëqenien personale, janë përgjegjës për vdekjen e Valonit. Sepse nuk kanë lidhje me mënyrën se si mënaxhohet ushqimi i qytetarit. Se si menaxhohet kontrolli i ushqimit. Kush dhe si e kontrollon cilësinë e ushqimit? Kush i kontrollon ushqimet që ngrihen e shkrihen disa herëë dhe ashtu të kontaminuara u servohen qytetarëve për tu konsumuar. Kush e kontrollon higjienën e gjellëtoreve, restoranteve, e depove ku qëndron ushqimi?

Edhe sa njerëz duhet të vdesin që të alarmohen qytetarët dhe mos të bëjnë gabimet që bënë deri tani, duke ua dhënë besimin njerëzve që brengosen vetëm për interesin personal. Këta njerëz, janë përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë bërë Kosovës dhe qytetarit të saj. Janë përgjegjës për dëmtimin e perspektivës ekonomike duke e keqtrajtuar shtetin dhe pronën shoqërore. Kosova duhet të çlirohet nga kjo kastë e politikanëve me mentalitet egoist dhe aspak human. Dhe papërgjegjësia e tyre është duke e dërguar Kosovën në greminë. Pikërisht në atë gjendje që e përmendi edhe ambasadorja e nderuar Jacobson.

Nuk mjafton të jesh i dhunshëm, nuk mjafton të jesh i fortë, i pasur(me pasuri të fituar për një natë), nuk mjafton të jesh ish komandant i luftës, i pashëm, i veshur me kollare dhe me rroba të modës së fundit, ose me diploma të universiteteve ballkanike, për të udhëhequr shtet.

Të udhëheqësh shtet do të thotë të menaxhosh një shoqëri të tërë, në mënyrë dinjitoze, në mënyrë të sinqertë, transparente etj, të bazuara krejt këto në eksperiencë, vizion dhe ajo që është më se e rëndësishme të rrish në mënyrë vertikale para qdo problemi. Para së gjithësh nevojitetet korrektësi, transparencë që të mos kesh nevojë për të vjedhur. Të kesh eksperiencë, vizion traditë prirje për të menaxhuar.

Qytetarët e Kosovës e kanë shansin që ta kuptojnë se ata janë vetë përgjegjës se kënd e zgjedhin për të udhëhequr me shtetin. Zgjedhja e njerëzve dinjitozë nuk duhet të niset as nga inatet as nga interesat e ngushta personale por nga atributet që i përmenda më lart.

VLAN-i do presion mbi PDK-në që të thirret seanca

0

Brovina-RugovaTë gatshëm për të votuar kryeparlamentarin nga radhët e PDK-së, por për emrin e kryeministrit mbetet të diskutohet. Përfaqësuesit e partive të bllokut, gjatë ditës, kanë dhënë deklarata të ndryshme, raporton KTV.

Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se deklaratat e pakujdesshme që pasqyrojnë pozicione të ngushta nuk duhet të jenë diskursi i koalicionit. Ai thotë se ditët, e madje edhe javët e ardhshme, do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë, por nuk pranon se do të tërhiqen nga posti i kryeministrit dhe qeverisja Haradinaj do të ndodhë.

Por, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se e vetmja marrëveshje që kanë është ajo për të votuar kryeparlamentarin e PDK-së. Ai i ka pohuar se beson se do të thirret seanca nga Flora Brovina, duke përjashtuar mundësinë që të ketë ndonjë marrëveshje tjetër.

Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë për kandidatin e PDK-së, pasi, sipas tyre, kjo situatë vjen nga një vendim i padrejtë i Gjykatës Kushtetuese.

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Vetëvendosjes, thotë se presioni duhet drejtuar te PDK-ja që të thërrasë seancën dhe për të vazhduar me konstituimin e institucioneve.

Por, Partia Demokratike e Kosovës mbetet në qëndrimet e saj se pa të nuk do të bëhet asgjë.