13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Isa: Behgjet shtrëngo dhëmbët dhe trego kush është mafia që vrau djalin

isa mustafa 3Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar pas një shkrimi të zëvendëskryeministrit në detyrë Behgjet Pacolli, i cili akuzoi mafinë ekonomike se vrau 28 vjeçarin, i cili dyshohet se vdiq nga helmimi me mish pule.

Sipas Mustafës, bosët e mafisë ekonomike janë në qeverinë e Thaçit, dhe se Pacolli duhet të flas për këtë.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

E lexova një shkrim të Z. Bexhet Pacolli me titull “Djalin që vdiq nga mishi i pulës e vrau mafia ekonomike”. Unë nuk e di kush e vrau këtë djalë të ri, por e di që z. Pacolli është zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë (në shkuarje) të Republikës së Kosovës. Lejet për import të mishit dihet kush i lëshon (veç jo LVAN-i) , inspektimin e mishit nuk e bëjnë partitë politike dhe liderët që sipas tij po luftojnë për pozita. Organet qeveritare, ministritë dhe agjencionet, janë përgjegjëse për këto punë, janë ato që duhet me e mbrojë konsumatorin nga importi i produkteve të rrezikshme, duhet ta mbrojnë nga shitja e produkteve të rrezikshme e duhet ta informojnë opinionin për standardet e ushqimit. E z. Pacolli, miku im, është i dyti në rangun qeveritar.

Mirë ka bërë z. Pacolli që e ka hapur këtë temë sepse të gjithë ne shprehim hidhërimin tonë dhe keqardhjen për vdekjen e një të riu dhe për tragjedinë familjare, por nuk i ndihmohet zgjidhjes së këtij problemi nëse edhe kësaj teme i ndërrohet drejtimi. Behxhet, shterngoj dhëmbët e tregoje me gisht mafinë ekonomike, bosët e së cilës i ke në qeverinë pjesë e së cilës je edhe ti.

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit