27.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 7448

The Guardian: Disa pjesëtarë të SHIK’ut që u trajnuan në Francë u bënë vrasës në Kosovë

0

ArmaaaaGazeta britanike The Guardian në artikullin e saj për zhvillimet në Kosovë, ka shkruar edhe për lidhjet e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) me shërbimin inteligjent francez DGSE. Sipas Guardian, disa prej 20 rekrutëve të SHIK’ut të cilët ishin dërguar në Francë, ku ishin trajnuar për mbrojtje të afërt dhe për të përdorur armë, më vonë janë bërë pjesë e një grupi vrasësish.
Më poshtë mund të lexoni pjesë të tekstit të Guardian ku shkruan për lidhjet e SHIK’ut që ishte drejtuar nga Kadri Veseli me shërbimet inteligjente perëndimore.

Hetimet e reja për grupin fantazmë të spiunazhit SHIK, siç shkruan mediumi britanik, mund të del turprues edhe për agjencitë perëndimore të inteligjencës, në veçanti për CIA’n dhe DGSE’në e Francës, mbështetja e së cilëve për Thaçin, PDK’në dhe SHIK-un daton që nga lufta në Kosovë (1998-9). Në atë kohë, shkruan “The Guardian”, amerikanët dhe francezët përkrahnin Thaçin si komandantin më të efektshëm të UÇK-së që ka luftuar kundër ushtrisë serbe, e cila kishte ndërmarr një “fushatë të spastrimit etnik”.

Disa hetues të Kosovës dhe të EULEX-it besojnë se këto lidhje të inteligjencës gjatë kohës së luftës kanë ndihmuar në mbrojtjen e udhheqësisë së PDK-së dhe kanë penguar përpjekjet e tyre që ta frenojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

“The Guardian”, shkruan se familja e Bllacës është larguar nga Kosova për mbrojtje të mërkurën.

“The Guardian” përmes një burimi brenda EULEX’i, i ka konfirmuar hetimet ndaj Sylës.

Sipas mediumit më të fuqishëm britanik, këto të dhëna për vrasjet e kryera nga SHIK-u mund të jetë të papërshtatshme edhe për agjencitë e huaja të inteligjencës të cilat kanë ndihmuar gjatë luftës në Kosovë për organizimin e kësaj agjencie të inteligjencës.

Kadri Veseli, shefi i SHIK-ut dhe person i afërt me Thaçin, më 2011 i pati thënë ueb-faqes amerikane të lajmeve “GlobalPost”: “Kemi pasur shumë partnerë – 25 agjenci të inteligjencës… SHBA-të na kanë ndihmuar shumë”.

Veseli kishte thënë se agjencitë e huaja të inteligjencës kanë ndihmuar SHIK-un “në çdo aspekt”, por ka mohuar që SHIK-u ka kryer vrasje sistematike politike.

Përveç CIA-s, SHIK-u ka pranuar mbështetje të veçantë edhe nga shërbimi i jashtëm i inteligjencës franceze, DGSE. Franca ka ofruar trajnime ushtarake për UÇK-në. Përgjimet britanike të komunikimeve mes ushtrisë serbe gjatë kohës së luftës kanë zbuluar edhe se zyrtarë të DGSE-së janë vrarë bashkë me ushtarë të UÇK-së në një pritë të forcave serbe.

Pranverën e vitit 1999, sipas hetuesve që kanë përcjellë aktivitetet e SHIK-ut, një grup prej 20 rekrutëve të SHIK-ut janë marrë me një anije nga porti i Durrësit dhe janë transferuar në një anije luftarake franceze. Ata kishin qenë të veshur në fanella të kaltra të errëta në mënyrë që të përziheshin me ushtarët francezë. Me të shkuar në Francë, ata kanë pranuar trajnime për armë specialiste si pjesë e asaj që mendohej të ishte një kurs për mbrojtje të afërt. Por sipas hetuesve, disa prej rekrutëve të trajnuar nga Franca më vonë janë bërë pjesëtarë të grupit të vrasësve.

Lidhja e Francës me SHIK-un është forcuar kur forcat franceze morën nën kontroll pjesën veriore të Kosovës pas intervenimit të NATO-s më 1999, ku përfshihej rajoni i Drenicës prej nga vjen edhe familja e Thaçit dhe rrethi i tij i ngushtë. Një ish-shef i operacioneve të DGSE-së, Xavier Bout de Marnhac, pati udhëhequr EULEX-in nga 2010 deri më 2012.

Një hetues nga Kosova, gjithnjë sipas “The Guardian”, vlerëson se skuadra e vrasjeve është përgjegjëse për së paku 30 vrasje dhe se lidhja me francezët ka ndihmuar që EULEX-i të ngurrojë t’i nis hetimet ndaj politikanëve më të mëdhenj të Kosovës.

“Këta vrasës nuk janë të rëndësishëm, por janë të lidhur me njerëz të mbrojtur”, thotë hetuesi. “Njerëz nga vende të ndryshme kanë një lidhje emocionale pas luftës”.

“Është e vërtetë se në fund të vitit ‘99, kontaktet franceze ishin më të afërta me PDK-në dhe SHIK-un pasi që trupat franceze të NATO-s ishin vendosur në zona ku ky grup ka qenë i fuqishëm”, thotë për “The Guardian”, një ish-zyrtar francez që ka shërbyer në Kosovë. “Por ky ‘bashkëpunim’ nuk ka shkuar aq larg sa pretendohet nga disa persona sot. SHBA-të shkuan edhe më larg! Është e vërtetë se Franca ka trajnuar disa persona, por ka qenë përbrenda kornizës së krijimit të Forcës Mbrojtëse të Kosovës”.

Reagon Thaçi: Nuk kam lidhje farefisnore me Azem Sylen

0

Hashim Thaci 2Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës kundërshton pohimet e pavend të bëra në një artikull të gazetarit Julian Borger të botuar në “The Guardian”.

“Si për nga përmbajtja e përgjithshme e rrëfimit po ashtu edhe për nga faktet fondamentale të paqena, artikulli në fjalë është krejtësisht i papranueshëm.

Zyra e Kryeministrit është e habitur se si një gazetë me traditë si “The Guardian” lejon botimin e dezinformatave dhe insinuatave të tilla. Kryeministri Thaçi nuk është në lidhje as të afërt as të largët farefisnore me ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla, i cili gjatë kohës së luftës ka pasur nofkën “Daja”, për shkak të moshës dhe respektit që ka gëzuar tek ushtarët e UÇK-së.

Përfshirja tendencioze e Kryeministrit në kontekstin e rastit Bllaca është thellësisht e padrejtë, e paargumentuar dhe përbënë tentativë të njollosjes së emrit të kryeministrit.

Duke marrë parasysh totalitetin e citateve dhe deklaratave të bëra nga autori, por edhe tonin e përgjithshëm të shkrimit, artikulli duket si pjesë e betejave politike të brendshme në Kosovë. Përshkrimi i Kosovës si një vrimë e zezë pa progres, tendencë e këtij autori dhe disa analistëve tjerë vendorë dhe të huaj, është një shërbim i keq ndaj popullit të Kosovës.

Kosova sot është në situatë më të mirë shoqërore, ekonomike, politike se kurdo herë në tërë shekullin e kaluar dhe kjo falë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rolit të jashtëzakonshëm të SHBA-ve dhe ndihmës masive nga shtetet demokratike të botës.

Kosova është shteti me përparimin më të shpejtë dhe më impresiv në tërë Ballkanin, kur të krahasohen pikënisjet e zhvillimit, arsimimit, pavarësimit dhe vetëm të verbrit ose të verbëruarit ideologjikisht po vazhdojnë t””i sulmojnë shtyllat esenciale të Kosovës së pavarur.

Zyra e Kryeministrit do të vihet në kontakt me “The Guardian” për reagimin e duhur”, thuhet në reagim.

Sulmohet fizikisht një arsimtar në Malishevë

0

rrahje 34Një arsimtar është sulmuar fizikisht gjatë procesit mësimor në fshatin Bubavec të Malishevës. Motivi i sulmit fizik ka qenë një notë e dobët që viktima djalit të të dyshuarit.

“Një preson është arrestuar pasi që i njëjti kishte penguar dhe sulmuar fizikisht një arsimtar gjatë procesit mësimor, në shenjë pakënaqësi me një notë të dobët që viktima i kishte lënë djalit të dyshuarit”, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari pas intervistës në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

NISMA flet në emër të Bllokut: Koalicioni është stabil

0

Limaj Nisma rahovecPartia e Fatmir Limajt ka lëshuar një komunikatë përmes të cilës thuhet se koalicioni paszgjedhor po funksionon pavarësisht se kanë hequr dorë nga pozita e Kryeparlamentarit.

“Në këtë takim u rikonfirmua se koalicioni është stabil dhe së bashku do të vazhdojmë tutje angazhimin e përbashkët për t’i dhënë vendit qeverinë e koalicionit”, thuhet në njoftimin e NISMES.

Lexojeni të plotë njoftimin

NISMA për Kosovën të shtunën ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt javore me kryetarët dhe koordinatorët e këshillave të degëve nëpër komuna.

Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën politike në vend, për qëndrimin e NISMA për Kosovën në raport me situatën aktuale politike dhe për projektet e ardhshme të saj.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka njoftuar kryetarët e këshillave të degëve të Nismës, për zhvillimet politike në vend.

Degët i dhanë mbështetje të fuqishme propozim zgjidhjes që koalicioni ka bërë publik dje.

“Qëndrimi i koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA tregon pjekurinë dhe përgjegjësinë politike, qëndrim ky që hap mundësinë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit. Tashmë pritet nga pala tjetër që të reflektojë për të gjetur zgjidhjen sa më të shpejtë për formimin e institucioneve të vendit, zgjidhje kjo që reflekton shumicën parlamentare në kuvend dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është thënë në mbledhjen e NISMA-s.

Në këtë takim u rikonfirmua se koalicioni është stabil dhe së bashku do të vazhdojmë tutje angazhimin e përbashkët për t’i dhënë vendit qeverinë e koalicionit.

Marrëveshja ndryshohet, por asnjëherë me Thaçin

0

DardanMolliqaj-vvZërat e fundit për ridizajnim të marrëveshjes së koalicionit paszgjedhor (VLAN) nuk i ka mohuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tyre, një gjë e tillë mund të ndodhë por që prishje nuk do të ketë.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Dardan Molliqaj në një prononcim për “Zërin” nuk ka dashur të thotë ndonjë emër se kush mund të zë vendin e të nominuar për kryeministër kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, megjithëse ditëve të fundit është përmendur se atë do ta ketë kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

“Nuk mendoj se këto diskutime që janë bërë në publik prekin në asnjë momentin thelbin e këtij bashkëpunimi, thelbi i këtij bashkëpunimi është se nuk do të ketë Thaçi3, nuk do të ketë qeveri me PDK-në. Asnjëri nga këto katër subjekte nuk do të negociojë dhe as nuk do të takohet me Thaçin.

Ajo çka tash po ndodhë është se subjektet që kanë nënshkruar atë marrëveshje, asgjë nuk është definitive asgjë nuk është e mbyllur është ajo se për këtë çështje nuk do të ketë prishje të asnjërit prej subjekteve”, ka thënë në fund Molliqaj.

PDK këmbëngul, liderët të arrijnë marrëveshje për zgjidhje

0

Memli Krasniqi hashim thaci2Heqja dorë e partive të Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje nga synimi për postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë shihet si një hap drejt zgjidhjes së ngërçit dhe si shpëtim nga zgjedhj

Akti i partive të Bllokut për të hequr dorë nga synimi për postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë shihet si një hap drejt zgjidhjes së ngërçit politik. Por, PDK-në ky zhvillim nuk përbën lajm.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se zhvillimi i vetëm është që liderët e partive të Bllokut i kanë thirrë mendjes dhe kanë vendosur ta respektojnë Kushtetutën, të cilën është dashur ta respektojnë nga fillimi.

“Është gabim të thuhet se kanë hequr dorë nga posti që s’iu ka takuar kurrë”, ka thënë Krasniqi për Radio Kosovën.
Sidoqoftë, as pas këtij zhvillimi, mbajtja e seancës nuk duket se do të jetë e mundshme pa një marrëveshje. Krasniqi thotë se partitë duhet të ulen të diskutojnë për të gjetur zgjidhje.

“Nuk mund të ketë rrugëdalje nga një situatë e tillë, e cila për fat të keq është krijuar artificialisht nga ana e Bllokut opozitar, pa u takuar dhe pa diskutuar. Dhe këto diskutime duhet të ndodhur, qoftë për të arritur zgjidhje, qoftë për t’u marrë vesh për zgjedhje”, tha Krasniqi.
Por analisti politik, Artan Muhaxhiri, konsideron se tashmë nuk ka arsye të kërkohen zgjedhjet e reja.

“Me veprimin e djeshëm, definitivisht është anuluar mundësia e zgjedhjeve të reja”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.
Sipas Muhaxhirit, akti Bllokut shënon fillimin e tejkalimit të ngërçit, por assesi përfundimin e tij, ngase siç thotë ai, duhen edhe shumë veprime të tjera prej akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë për formimin e Qeverisë së re.

“Blloku e ka bërë të veten, tash është detyra e zotit Thaçi dhe e PDK-së që të sillen në përputhje me realitetin dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e ngërçit”, tha Muhaxhiri.
Muhaxhiri thotë se tash i takon Bllokut që ta bindë edhe presidenten edhe bashkësinë ndërkombëtare se e ka një shumicë stabile. Por, sipas Muhaxhirit, nëse Blloku nuk mund të garantojë që në një kabinet qeveritar do t’i përfshijë edhe Vetëvendosjen edhe Listën Serbe, atëherë do të jetë e obliguar ta përfshijë edhe PDK-në.

Haradinaj: Radhën e ka PDK-ja të reflektojë

0

DautHaradinaj-AKKDeputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se liderët e Bllokut kanë treguar seriozitet me lëshuarjen e postit të kryeparlamentarit PDK-së.

Ai thotë se tashti radhën e ka PDK-ja të reflektojë.

Lexojeni të plotë postimin e Daut Haradinajt në profilin e tij në Facebook:

“Heqja dorë nga Kryeparlamentari i Kosovës kurrsesi nuk e zbeh fuqinë e veprimit dhe numrit të deputetëve të Bllokut. Përkundrazi. Ky akt e fuqizon edhe më shumë vendosmërinë tonë për ta ndryshuar formën e Qeverisjes.

PDK duhet të reflektojë!

Hapi në fjalë tregon seriozitetin e liderëve të Bllokut” (sic), ka shkruar Haradinaj.

Donacionet afrojnë popujt në mes veti

0

avdaj me japonezDrejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal, Dr. Afrim Avdaj, të shtunën, ka pritur në takim sekretaren e Ambasadës së Japonisë në Vjenë dhe shefe e Zyrës Ndërlidhëse për Kosovë, Saori Mizuno.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm dhe përkrahjet që Qeveria e Japonisë në vazhdimësi jep për Kosovën.

”Ne si staf menaxherial, gjithë të punësuarit, por edhe gjithë qytetarët jemi mirënjohës për popullin japonez, jo vetëm për ndihmat dhe donacionet e vazhdueshme, por edhe për faktin se Japonia është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka prekur ndjenjat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”,-tha drejtori Avdaj.

Ai ka falënderuar popullin japonez edhe për donacionin, dhurimin e dy auto-ambulancave, që nga sot edhe zyrtarisht janë në funksion të spitalit rajonal të Prizrenit dhe që do të shërbejnë për transportin e të sëmurëve.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse për Kosovë, Saori Mizuno, ka shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, duke premtuar angazhimin dhe përkrahjen e Qeverisë së Japonisë dhe popullit japonez për Kosovën. “Ne jemi një shtet shumë i largët nga Kosova, kurse përmes përkrahjes, si ky donacion, do të ndikojmë që të afrojmë popujt tanë dhe t’i bëjmë më të afërt me njëri-tjetrin”, – theksoi Mizuno, duke shprehur kënaqësinë që autoambulancat do të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prizrenit, por gjithë Kosovës/PrizrenPress.com/

Krasniqi: Tash bllokuese është PDK, seanca të thirret

0

Jakup Krasniqi14-12Pas vendimit të Bllokut duhet të thirret seanca dhe të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Duhet të respektohet Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Tash, bllokada ka adresë dhe ajo është PDK’ja. Zgjedhje s’mund të ketë pa u konstituua Kuvendi. Nuk kam koment për deklaratën e Ambasadores Jacobson. Ish-Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, flet për Express.Express: Cilat janë hapat e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës pas vendimit të Bllokut për të votuar Kryeparlamentarin nga PDK’ja?
J. Krasniqi: Konsideroj, se pasi është hapur rruga për konstituimin e Kuvendit, seanca duhet të thirret. Ky hap duhet të përfundojë. Është i domosdoshëm të bëhet konstituimi i Kuvendit e pastaj të respektohen procedurat. Të gjithë janë thirrur në Kushtetutë dhe rregullsi, atëherë, duhet të shkohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ia ka kthyer Presidentes.

Tash, duhet të thirret seanca dhe të përfundon çështja e Kuvendit. Pastaj vjen çështja tjetër e mandatarit. Edhe çështja e mandatarit duhet të shkojë sipas asaj përgjigjes që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Cilido tentim për të penguar, realisht, bien ndesh me aktvendimet dhe me interpretimet që i ka bërë Gjykata Kushtetuese.

Express: Nëse nuk e thërret Flora Brovina seancën, atëherë, kush duhet ta bëj një gjë të tillë?

J. Krasniqi: Dihet se seancën e parë e thërret Presidentja, nëse jo Presidentja, atëherë e thërrasin deputetët. Tanimë problemi dhe bllokada e ka adresën. Tash, është PDK’ja dhe kjo është e qartë.

Express: A ka rrezik të shkohet në zgjedhje nëse vazhdohet bllokada?

J. Krasniqi: Pa u konstituua Kuvendi nuk mund të provokohen zgjedhjet e jashtëzakonshme se edhe kjo çështje është shumë mirë e precizuar, gjithnjë sipas, Kushtetutës. Në rastin nëse nuk merr votat e mjaftueshme Qeveria atëherë mund të shkohet në zgjedhje të reja. Edhe në rastin kur dështon për herë të tretë zgjedhja e Presidentit mund të shkohet në zgjedhje. Rasti tjetër kur mund të shkohet në zgjedhje është kur votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë dhe kur deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit. Por, pa u konstituua Kuvendi nuk mund të vijnë në radhe të tjerat.

Express: Mirëpo, Presidentja po i përmend edhe zgjedhjet si mundësi për të zgjidhur problemin?

J. Krasniqi: Me Kushtetutë dihet dhe e përmenda se si mund të shkohet në zgjedhje të reja. Tani për tani pa u konstituua Kuvendi nuk mund të krijohet rast për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Express: Shumë pak zyrtarë politikë kanë folur për deklaratën e Ambasadores Jacobson. Cili është komenti juaj për thirrjen e saj drejtuar liderëve që mos e “dhini punën”?

J. Krasniqi: Jo, nuk kam koment.

Te Syri i kaltër

0

Hajdar MallakuShkruan: Hajdar Mallaku

Po i bënin hapat e fundit për të arritur te burimi Syri i kaltër.Vështrimet e tyre së pari shkonin më larg, atje ku përballë tyre shtrihej Mali i Gjërë që zbriste tatëpjetë në të rrumbullakët si ballë i stolisur nuseje.Vazhdonte një kodrinë me një harkore të lehtë si teh brisku, që e priste horizontin dhe i ngjante vetullës. Në rënie përreth rrapët shekullorë renditeshin si çerpikë që nuk ishin mbyllur qëkur dhe linin të shihej pjesa e rrumbullakët e zhveshur nga bimët, që, nga shkëmbinjtë e bardhë, i ngjanin kokërdhokut të syrit.

Dhe qe, ata u gjendën pranë burimit. Horizonti ish rrudhur dhe kish ardhur në një pikë që i ngjante bebes së syrit. Një vorbull uji ngjyrë blu në të zezë ku gufonin në rrathë vrushkuj uji me sumbulla të bardha, fryrë me ajrin që i përcillte. Thuase krejt ai ujë shkërmoçej në pika të veçanta që silleshin rrotull si ashklat e drurit që i nxjerr një turjelë që shpon. E pastaj, pastaj shkriheshin në rrathë koncentrikë dhe humbnin në një sfond të kaltër, mbretëri besnike e qiellit përmbi.

– Hë burrë, ç’u bë?- i tha Altina të shoqit.-Ende po vrapon pas syve të kaltër ?!

-Nuk janë dy sy, por është një, tha Dreni. Vërtet unë kam një turbullim magjik, herë-herë një frikë të ngrohtë dhe herë të tjera bëj një meditim misterioz.

-E, po të ishin dy, ç’do të bëje, më thuaj?

-Po të ishin dy, unë do të fundosësha dy herë në ta, thellë deri në zemër dhe do ta kuptoja hallin e tyre. Kështu do të fundosem vetëm një herë. Desha të të thoja se po të ishin dy, ne fare s’do të vinim këtu. Ajo vajzë do të ishte gjallë atëherë, do të kish jetuar si shoqet e saj, do të ishte plakur dhe vdekur e nuk do të ish ekspozuar amshueshëm këtu, në këtë burim.

– E kujton se për sytë e zi, si i kam unë, janë kënduar këngë ?

– Sytë e zi i kanë shumë vajza, ndërsa me të kaltër janë të rralla. Për këto të fundit janë krijuar dhe legjenda. Madje – madje po vëren se ai sy është metamorfizuar në burim, si është ky këtu para nesh.

– Po, po, ju meshkujt mashtroheni edhe pas syrit në legjendë se lëre pas syve të një vajze të gjallë.

-Si duket po më xhelozon, ë ?

-Jo, aspak. Ty s’të lë të hysh në legjendë. Mos e trazo veten. Kthehu e m’i puth të dy sytë!

Drenit iu kujtuata ta vë në provë edhe më xhelozinë e saj. E mori për krahu, e vendosi para tij, buzë pellgut të ujit, e puthi “ncuk” në buzë dhe i tha:

-Vendosu në vijë me Syrin e kaltër, ta bëj një foto e t’i krahasoj sytë e tu me Syrin e kaltër. Guxo t’i heqësh syzet!

– Nuk i heq dot. Unë fotografohem për qejfin tim. Burimi le të fotografohet pranë meje.

Kur arriti vapa e drekës, vendi u mbush me vizitorë. Djemtë çapkënë kërcenin nga rrethoja krejt afër vorbullës së burimit, ndërsa vajzat laheshin afër bregut, në cektinë. Dikudh tjetër i lante sytë për shëndet, ndërsa një çift që do të martoheshin i ndërruan unazat, si shenjë besnikërie, pastërtie fizike dhe shpirtërore. Një çift tjetër i martuar m’u bë se patën grindje. Djaloshi ia hoqi zyzet dhe ia puthi vetëm njërin sy. Ajo ia mshoi dorës, më pak për ta qortuar pse e bënte në mënyrë publike puthjen e më shumë pse puthja e njërit sy po ia kujtonte Syrin e kaltër që, ku ta di, ai po e mendonte.

“- Kë po e puth ti, sytë e mi apo Syrin e kaltër?”- u dëgjua të ketë thënë gruaja.

I shoqi heshti…

-Duhet të kesh durim ,- i tha Dreni Altinës. Në të kaluarën e largët njerëzit e zhvilluan së pari imagjinatën e pastaj mendjen. E unë së pari po e zhvilloj mendjen e pastaj imagjinatën. Edhe koha moderne mund të krijojë legjenda duke e gërshetuar modernen me klasikën. Unë e di se ky burim ekziston qëkur është krijuar bota. Kam dëgjuar edhe legjenda për krijimin e tij. Po ja se më pëlqen kjo legjendë që ma do mendja dhe ti vlerësoje. Që të lirohemi që të dy nga ky ngërç ku hymë pa nevojë, ta rrëfej zbrazjen në jetë të legjendës për burimin Syri i kaltër.

-Dren, ku do të dalësh me këto fjalë s’e di, po thuaje…

-“Në fshatin Krongj, dikur fshat i madh dhe i pasur, që atë kohë sot nuk e prek historia, lindi një vajzë që vuri vulë në kohë. Ishte bijë e derës Llambi, e njohur krahas dyerve princërore të Gjinokastrës dhe Onhezmit (sot Saranda). Kur i hapi sytë dhe e pa botën, e ëma, Sara, u habit dhe tha: ”Me këta sy të kaltër e magjikë do ta trazojë botën. Paska lindur me emër të vet” dhe ia vuri emrin Synë. Kur u rrit vajza, gjithçka nga bukuria e saj mbeti në hijen e syve të kaltër, edhe pse po ta përshkruaje portretin e saj fizik duhej ta praroje me ar çdo pjesë të trupit të saj e lëre më portretin shpirtëror, me të folmen mjaltë, me buzëqeshjen diell, me butësinë e një skofijareje që s’mund të vlerësohet. Kur po merrte ujë në krua, që rridhte me grat dhe si duket banorët e fshatit Krongj i kishin dhënë emrin fshatit si thirrje dhe lutje Zotit për të pasur një krua që do t’ ua shuante etjen, hipur në kalë të bardhë e përcjellë me shembëllanë, u afrua dhe kërkoi ujë, Mirani. Kur ia ktheu bucelën Synës, iu duk se piu nga shpirti i saj dhe humbi në sytë e kaltër si një detar që i është prishur barka dhe ka mbetur në mes të oqeanit. Edhe vajza e depërtoi me shikim, i zgjati duartë me llërë të përvjelura, të bardha si borë bjeshke; e mori bucelën dhe e mbylli e turpëruar shikimin në vetvete, poshtë te këmbët.

Humbën që të dy në sytë e njëri-tjetrit.Vajzën e takoi dhe herë të tjera, e pëlqeu, e kuptoi se e kujt bijë ishte. Po përgatitej ta kërkonte dorën e saj dhe ta fejonte. Edhe babai, edhe nëna e saj nuk i shtinë sy të keq as familjes, as djalit dhe çdo gjë do të shkonte rrugës së uruar, po të mos e kish prerë në mes këtë rrugë Kris Dhëmbi, i ardhur andej nga vinin bajlozët e detit, nga jugu i Onhezmit. Posejdoni, Zot i luftës, e trazoi detin me sfurk trerrembësh, solli një furtunë të madhe dhe e përplasi në breg këtë dragua të së keqës si ta kish përplasur një gjarpër helmues. Endej ky me plot zullumqarë rrugëve, delte për gjah andej nga Mali i Gjërë dhe nga mali i Sopotit, e uzurponte kroin e vetëm dhe i linte banorët pa ujë, dhe ajo më e keqja, i rrëmbente vajzat duke përlyer nderin familjar që ishte vlerë mbi vlerat. Fati i keq deshi që e pa një herë Synën dhe i vuri shenjën. Jo se e pëlqeu këtë vajzë (nuk kishte nder dhe shije djaloshi), por më tepër për ta vënë dhunën në majat e lavdisë. Kish kuptuar që djali që e donte, Mirani, ishte trim dhe do ta vënte në sprovë fuqinë e tij. E shfrytëzoi rastin kur ky nuk ishte në shtëpi (ndodhej me trimat e tjerë në një luftë dhe nuk qe kthyer gjatë sa qenë përhapur fjalë se ishte vrarë), bëri trysni ndër më monstruozet, kërcënime se do ta digjte krejt familjen dhe dashur e padashur familja e pranuan fejesën në heshtje. Edhe vajza e pa ku kish përfunduar, e pati frikë më të keqën dhe iu shtrua një përbindëshi mizor. Dikë mund ta nënshtrosh vetëm duke u nënshtruar. Ëndrra rinore i plasi si bombë ndër duar dhe e shembi. Tri ditët e fundit, kur duhej të bëhej dasma, famkeqi Kris e mori vajzën, që e mbante peng, në shenjë të një përdhune dhe po shetiste në hijet e rrapëve të Krongjit. Mirani ish kthyer nga lufta. Me dhembje në shpirt kuptoi se vajza e dashur e tij ishte fejuar. Nuk i kish kuptuar ende rrethanat e kësaj ngjarjeje që kish ndodhur dhe kur po kalonte andej kah kroi, u gjend ballë për ballë me Krisin, që në shenjë provokimi e shtrëngoi fort për krahu vajzën dhe e tërhoq nga vetja. Dikund, prapa tij, kalëronin dhjetëra zullumqarë të kamufluar. Mirani nuk e kish pasur të fejuar vajzën, i druante pabesisë së zullumçarëve, se do ta vrisnin pas shpine si njerëz pa etikë dyluftimi, nuk ndërmori asgjë dhe vetëm do të kalonte përskaj tyre në rrugë për Gjinokastër. Synën e tradhëtoi vetja, e ktheu kokën kah Mirani dhe ia shkrepi syrin. I bëri shenjë me tre gishtërinj dhe krejt këto ishin kumte: “Në je burrë, eja më merr! Martohem edhe tri ditë”. Se pse e bëri këtë me naivitet, nuk e themi ne, po e thot dashuria. Sado që ta fshehësh, ajo shpërthen dhe duket. Ishte çasti i fundit i takimit me të para martese. Kris Dhëmbi e pa, u xhindos i tëri. Nuk foli as nuk reagoi aty. Erdhi dhe u fry si një shkëmb që i vë dinamitin dhe pasi i është ndezur fitili, akumulon gaz dhe e plas një stenë të tërë graniti. Kur e ktheu nga vetja, e pa që i kishin dalë lotët. E kuptoi pse. Xhelozia me arrogancë u zbrazën në mënyrën më mizore. E goditi me grusht në syrin e majtë, me gishtin e madh si teh çekani, me tërë fuqinë që e kishte. Këtë e fiksoi për një djallëzi që ai e kish dëgjuar se syri i majtë i takonte të dashurit. O tmerr! O Zot ! Syri i plasi dhe i doli kokërdhok, e zbrazi tërë lëngun e së fundi filloi t’i rridhte gjak. Vajzën nuk e ktheu në shtëpi te prindërit, as nuk e la të lirë. Ajo më s’pati çka të humb. Mund ta humbte edhe syrin tjetër, por tash nuk kishte asgjë vlerë te ajo. Ia zbrazi në sy se nuk e donte. “As e vdekur mos çofsha jotja!- i tha..” Klithmat e dhimbjes dhe dhunës e shponin errësirën. Bisha-njeri e tërhoqi zvarrë, e goditi, e poshtëroi dhe si kulm i së keqës s’diti ç’të bënte më. Iu kujtua ajo që s’ish bërë nga askush dhe e hodhi në shpellë.

Qau syri për syrin. Qau syri për jetën. Qau syri për dashurinë që u sublimua në një baladë të paparë.Tërë natën, deri sa dha shpirt, lotët e njërit sy e mbushën atë shpellë dhe në mëngjes ndodhi mrekullia. Shpërtheu ujët në një burim të paparë që ia ka lakmi bota. Vajza humbi mistershëm.

Mirani e kërkoi në shtëpi dhe nuk e gjeti. Mendoi se kishte dhe dy ditë deri te martesa dhe mos e kish kthyer atje. Por, jo! E kërkoi andej kah e kish parë të shetiste dhe prapë nuk e gjeti. Kaloi rrugës pranë shpellës dhe pa një burim me veçanti marramendëse. Ai burim i ngjante një syri dhe ky e njohu. Kush më mirë se zemra e të dashurit i zbërthen misteriozitetet. Ishte syri i Synës. U përul dhe qau. Lotët e tij u tretën me ata të burimit në shtratin lumor praruar me rreze dielli.

Me këtë burim Syna i dha shpirt jetës me ujë të bollshëm, ndërsa syrin ia dhuroi kujtimit për dashurinë, natyrës harmonisë marramendëse që ka syri, ndërsa qiellit kaltërsinë, simbolikë e besnikërisë bashkëshortore.

Krisin më në fund e hëngri dhëmbi i mëkatit të vet, u vra nga dora e Miranit, që e shpëtoi fshatin nga e keqja.

Mbrëmjeve Miranin e shihje të qëndrojë pranë burimit e të qante, veshur me pelerinë krahëve që i fërfërinte. Ajo kishte qarë për të nën tokë shtatë palë dheu, e ky mbi tokë kur nuk e vërente askush. S’donte t’ua prishte dëfrimin vizitorëve që vinin në qifte, e ky vinte vetëm. Qante edhe për fajin që nuk veproi me kohë ta shpëtonte Synën. Uronte, uronte që burimin ta vizitonin të lumturit e botës. Nuk u martua më, luftoi denjësisht për atdhe deri në pleqëri dhe vdiç një mëngjes herët buzë Syrit të kaltër, si eremit i përvuajtur, me besimin e bazuar që do ta takonte në amshim.. Varrin e kish lënë amanet të mos ia bënin publik”.

Kur e mbaroi rrëfimin, Altinës i shpëtuan lotët.

-Ma bëj edhe një foto, Dren! Dua t’i vë sytë e mi në vijë me Syrin e kaltër. Unë po fotografohem tash pranë burimit. Pa syze. I përulem asaj vajze që jeton amshueshëm dhe i thërret qiftet e reja në vizitë. Thuase ngjallet dhe kënaqet me lumturinë e të gjithë atyre që e lidhin jetën me besnikëri. I përulem Syrit të kaltër!

– Kur ta bëj fotografinë, eja të t’i puth të dy sytë!- i tha Dreni. E meriton…