24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 7450

Pallaska: Nëse nuk e thërret Brovina seancën, këtë mund ta bëjë Rugova

0

Dastid PallaskaDastid Pallaska, njohës i sistemit të drejtësisë thotë se seanca e Kuvendit mund të thirret nga Teuta Rugova nëse këtë nuk e bën Flora Brovina. Kjo sipas tij, mund të vij si pasojë e sjelljeve të PDK-së.

“E drejta nëse nuk ushtrohet humbet”, tha Pallaska duke folur për mosthirrjen e seancës dhe mos nominimet për Kryeparlamentar nga kjo parti.

“Sjellja e PDK-së është me rrisk shumë të lartë ligjor sepse dështimi i tyre për me thirrë seancën, jau diskualifikon asetin kryesor që e kanë, ai është roli i Kryesueses. Sepse munden me e zëvendësu edhe këtë masandej, me respektim të plotë të procedurave mujnë me e zëvendësu me Kryesuesen me vazhdu seancën dhe zgjedh Kryetarin”, tha Pallaska në emisionin “Debat” në RTK.

“Dita D” e PDK-së e Thaçit e martja që vjen!

0

Thaci dhe VeseliAshtu siç edhe Gazeta Blic kishte paralajmëruar, Blloku e pat deri sonte në mbrëmje “afatin” kur duhej të lëvizte karshi qëndrimit të PDK-së për të “liruar” postin e Kryeparlamentarit. Kjo gjë u bë dhe do të jetë në radhë PDK ajo që e ka një problem të madh pasi që të njejtat fuqi perëndimore në Prishtinë kanë nisur me presionin ndaj Thaçit- dhe atë në mënyrë diskrete si edhe me Bllokun, përmes “interlokutores” së tyre, Presidentes Jahjaga.
Gjithsesi, burimet e njejta ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic që ndërkombëtarët tek Thaçi presin edhe një rezistencë shumë më të ashpër sepse ky faktikisht ka çfarë humbet- dhe atë krejt.

“Ai (Thaçi v.j.) u ka thënë amerikanëve që nëse futet në këtë lojën e Kryeparlamentarit është mëse i bindur që në çastin kur Blloku do ta bënte shumicën do ta ndërrojë edhe Kushtetutën dhe do ta heq edhe Kryeparlamentarin e PDK-së që ta merr krejtësisht pushtetin”, i kanë thënë këto burime ndërkombëtare Gazetës Blic.

Amerikanët sidomos janë mëse të vendosur që vendi të mos shkojë në zgjedhje por për këtë kanë shtuar presionin ndaj Thaçit i cili ka kohë të merr një vendim deri të martën që vjen.
“Të hënën Isa Mustafa do të udhëtojë në Berlin dhe kur ai të jetë në Prishtinë do të shihet nëse Thaçi don të lëvizë. Zgjedhjet nuk janë hequr plotësisht nga tavolina por nëse Thaçi i bie murit me kokë atëherë çdo gjë është e mundshme”, i kanë thënë burimet e njejtat Gazetës Blic.

Mushkolaj: Pa garancë ndërkombëtare, gjithçka e kotë

0

Imer MushkolajPa një garancë të fortë edhe ndërkombëtare se herën e dytë mandatari i takon vërtetë kandidatit të BLLOK-ut, atëherë tërheqja e tyre nga pozita e kryeparlamentarit është e kotë, vlerëson njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

“Tërheqja e BLLOK-ut nga post ii kryeparlamentarit hap rrugë për krijimin e qeverisë, por pa një garancë të fortë edhe ndërkombëtare, se atyre do t’iu mundësohet ta kandidojë mandatarin për kryeministër herën e dytë, gjithçka do të ishte e kotë”, thotë Mushkolaj për Indeksonline.

Vendimin e sotëm, Mushkolaj megjithatë e cilëson të përgjegjshëm edhepse të njejtën ka pasur mundësi ta marr kohë më parë.

“Deklarata e Ambasadores amerikane, Jacobson ka ndikuar ‘çuditërisht’, porse një veprim i till i BLLOK-ut ka mundur të bëhet edhe pa e pritur deklaratën e ambasadores amerikane. Duket se deklarata e Jacobson është kuptuar si moment i fundit kur duhet të reflektohet dhe njëkohësisht të veprohet”, ka thënë për Indeksonline Imer Mushkolaj. /

KFOR-i largon një mjet të pashpërthyer në fshatin Zojës

0

Shiriti i policiseNjë qytetar ka gjetur një mjet të pashpërthyer në fshatin Zojës të Prizrenit. Njësiti i Deminimit ‘EOD’ i KFOR-it ka dalë në vendngjarje, ku edhe ka tërhequr në mënyrë të sigurt një predhë raketë pa detonator.

“Rasti është lajmëruar nga një qytetar, i cili ka vrejtur mjetin e dyshimt”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Thaçi nuk heq dorë nga Qeveria, kërcënon me zgjedhje të jashtëzakonshme

0

hashim thaci 3Zhvillimet e fundit politike tregojnë se jemi në fazën përmbyllëse të tejkalimit të ngërçit politik “të krijuar në mënyrë arbitrare nga veprimet e nxituara dhe antikushtetuese të bllokut opozitar”, ka shkruar kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, “është momenti të materializojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira”.

“Pra, tani ka dy opsione të vetme që duhet marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt. Opsioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe Presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja”, thotë ai.

Sipas tij, “opsioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”.

“Zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët tanë duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile. Unë rikonfirmoj edhe një herë se të gjitha veprimet e ardhshme të PDK-së si parti fituese, do të jenë në përputhje me ligjin, Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

VV në Therandë përkrahë protestat e ish-punëtorëve të NBI “Suhareka”

0

VV-logo9-09Privatizimi i NBI “Suhareka” filloi me parregullsi dhe përfundoi në mënyrë të jashtëligjshme. U privatizua me spin-off special dhe sipas marrëveshjes ndërmarrja duhej të vazhdonte veprimtarinë e mëparshme, të investonte, dhe të mbante një numër të caktuar punëtorësh. Mirëpo të gjitha pikat e marrëveshjes ranë poshtë me rënien e ndërmarrjes në duart e pronarëve të ri.

“Kjo ndërmarrje deri në vitin 2006 numëronte 1200 kooperues, 400 punëtorë sezonalë dhe 236 punëtorë të rregullt të cilët pas privatizimit u hodhën në rrugë nga pronarët e ri. Rreth 2000 familje përfitonin nga NBI ”Suhareka” , ndërsa sot ajo numëron vetëm 3-4 punëtorë”,thuhet në komunikatë për media të VV-së në Therandë.

“NBI “Suhareka” njihej si e vetmja ndërmarrje e specializuar për kultivimin dhe përpunimin e rrushit në Komunën e Therandës. Brenda saj kanë qenë 1170 ha tokë. Kapaciteti i përpunimit të rrushit ka qenë 1500-2000 tonë rrush brenda vitit, dhe me kapacitet të deponimit të verës dhe rakisë prej 150 mijë litra. Sot nga e gjithë kjo kanë mbetur vetëm 100 ha me hardhi të rrushit të tryezës”.

“Janë shkatërruar pra rreth 1000 ha me hardhi rrushi, podrumi i verës është rrënuar tërësisht dhe një pjesë e pajisjeve është shitur për skrap.

Duke parë gjendjen në të cilën ndodhet ndërmarrja, ish-punëtorët u janë drejtuar disa herë institucioneve shtetërore si dhe kanë shprehur pakënaqësinë edhe përmes protestave, me të vetmen kërkesë kthimin e ndërmarrjes punëtorëve”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që kërkesa e punëtorëve është e drejtë dhe legjitime dhe njëherit u bëjmë thirrje punëtorëve që të mos heqin dorë nga kërkesa e tyre./PrizrenPress.com/

Barake sjell fytyrat e DokuFestit në ekspozitë

0

20141107142056355600Ky projekt dhe të tjera punë nga Barake do të prezantohen me 14 nëntor në Hotel Graçanica, me fillim prej orës 19:00.

Kamera e saj ka fokusuar 500 fytyra. 500 fytyra të cilat nuk fshihen, dalin, ndryshojnë shoqërinë, bëjnë revolucionin. Në një festival që pati po këtë slogan, Layla Barake, e lindur më 1981 në Freiburg, ka fotografuar plot 500 fytyra.

Në edicionin e fundit të DOKUFEST, Layla Barake ka fotografuar fytyrat në formatin close-up, përfshirë këtu vizitorë të festivalit, stafi, regjisorë e aktorë botëtorë, gazetarë, punonjës skene, teknikë, fansa filmi e fqinjë. Ky projekt dhe të tjera punë nga Barake do të prezantohen me 14 nëntor në Hotel Graçanica, me fillim prej orës 19:00.

Barake ka kohë që punon në Kosovë ndërsa ka vendosur që më fund të sjellë një përmbledhje të punëve të saja. Ajo është aktive si fotografe profesionale, por angazhohet edhe në organizime të ndryshme kulturore në Kosovë. Udhëtimet e saj si në Gjermani, Maroko e Zvicër janë po ashtu pjesë e projektit të saj. / KultPlus.com

Ditë të rënda për PDK-në

0

Thaci dhe VeseliTashmë nuk eksiton asnjë arsye që situata të mbetet edhe më tutje e bllokuar. PDK mund ta zgjedhë Kryetarin e Kuvendit. Por a ishte kjo, ajo çfarë dëshironte PDK? Padyshim që nuk ishte.

Pasi i humbi mbi 4 muaj, për shkak të një kokëfortësie të pashpjegueshme racionalisht, Blloku më në fund e bëri atë që duhej ta bënte fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke u zotuar që do ta votojë propozimin e PDK’së, për Kryetar të Kuvendit, përfaqësuesit e Bllokut e kanë bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të krizës. Pas kësaj lëvizje, topi është tërësisht në terrenin e PDK’së dhe Flora Brovinës.

Tash nuk ka më asnjë dilemë se PDK mundet që në fillim të javës së ardhshme të thërrasë mbledhjen e Kuvendit dhe t’i konstituojë organet. Por, është një pikëpyetje e madhe nëse PDK do ta bëjë një gjë të tillë.

Askush nuk e di se si do të sillet PDK në këto kushte. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe organeve të tjera, do t’iu hapte rrugë procedurave normale për nominimin e Kandidatit për Kryeministër, e që këtë fat do ta ketë fillimisht Hashim Thaçi. Mirëpo meqë Blloku si duket e ka kaluar pengesën e parë pa thyerje, atëherë të njëjtit ka mundësi që ta dërgojnë deri në fund ‘besëlidhjen’.

Pra, gjasat janë reale që ata të presin dy javë, deri kur Thaçi të dështojë në zgjedhjen e tij dhe mandej, Presidentja, sipas obligimit Kushtetues, ta mandatojë një person tjetër, për kandidat për Kryeministër, që në këtë rast do të jetë ose Isa Mustafa ose Ramush Haradinaj./express/

Flora Brovina nuk e thërret seancën pa marrëveshje me PDK-në!

0

FloraBrovina14-08Burime të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës i kanë thënë Indeksonline se zonja Flora Brovina sipas të gjitha gjasave nuk do e thërras vazhdimin e seancës konsitutive vetëm pse Blloku po heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit.

“Blloku po heq dorë prej një posti që nuk i takuar fare prej fillimit, prandaj kjo gjë nuk përbën lajm të ri. Pa një koalicion gjithëpërfshirës të partive të djathta ku do të përfshiheshin në një pako ndarja e pushtetit, pra jo vetëm zgjedhja e kryetarit të parlamentit por edhe kryeministrit, nuk do të ketë dalje prej ngërçit”, i ka thënë Indeksonline një burim brenda PDK-së.

PDK duket se do të insistojë në ndarjen e pushtet në mes të partive të djathta, që do të thotë ajo që po e bën koalicioni pas zgjedhor është një bashkim interesash e jo idesh apo programesh pasi LDK dhe AAK janë të deklaruara si parti të djathta, njejtë sikur PDK, ndërsa Vetëvendosje është një parti e majtë.

“Kjo që po e bën VLAN-i është zgjidhja e një ngërçi për të krijuar një ngërç të ri. Prandaj ajo që e kanë thënë është tëreësisht e parëndësishme”, ka thënë më tej ky burim brenda PDK-së

Nga kush mori Blloku garancione për Qeverinë pasi lëshoi kryetarin e Kuvendit?!

0

blloku opozitarBlloku LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje kishte kërkuar nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga garancione se do ta lëshonin postin e kryetarit të Kuvendit me kushtin që do ta marrin qeverinë.

Edhe pse askush as nga Blloku e as nga Presidenca e Kosovës nuk e ka konfirmuar për Gazetën Blic marrjen e garancioneve se do ta kenë Qeverinë nëse heqin dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, megjithatë sipas burimeve të Gazetës Blic Blloku ka marrë garancione.

Një zyrtar i lartë i LVAN-it ka thënë se Blloku ka marrë garancione se do të marrë qeverinë nëse e voton kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Mirëpo, nuk ka saktësuar se nga kush.

Mirëpo, PDK nuk e ka ndërmend që të heqë dorë. Burime të larta të PDK-së kanë thënë se PDK nuk do të lëshoj pe as për qeverinë. Flora Borvina sipas këtij burimi, nuk do të thërras seancën pa marrëveshje edhe për qeverinë.

Një gjë të tillë publikisht e ka thënë edhe nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci. Ai para disa ditësh i ka thënë Gazetës Blic se në seancën konstituive duhet të zgjedhet edhe qeveria./gazetablic.com