VV në Therandë përkrahë protestat e ish-punëtorëve të NBI “Suhareka”

VV-logo9-09Privatizimi i NBI “Suhareka” filloi me parregullsi dhe përfundoi në mënyrë të jashtëligjshme. U privatizua me spin-off special dhe sipas marrëveshjes ndërmarrja duhej të vazhdonte veprimtarinë e mëparshme, të investonte, dhe të mbante një numër të caktuar punëtorësh. Mirëpo të gjitha pikat e marrëveshjes ranë poshtë me rënien e ndërmarrjes në duart e pronarëve të ri.

“Kjo ndërmarrje deri në vitin 2006 numëronte 1200 kooperues, 400 punëtorë sezonalë dhe 236 punëtorë të rregullt të cilët pas privatizimit u hodhën në rrugë nga pronarët e ri. Rreth 2000 familje përfitonin nga NBI ”Suhareka” , ndërsa sot ajo numëron vetëm 3-4 punëtorë”,thuhet në komunikatë për media të VV-së në Therandë.

“NBI “Suhareka” njihej si e vetmja ndërmarrje e specializuar për kultivimin dhe përpunimin e rrushit në Komunën e Therandës. Brenda saj kanë qenë 1170 ha tokë. Kapaciteti i përpunimit të rrushit ka qenë 1500-2000 tonë rrush brenda vitit, dhe me kapacitet të deponimit të verës dhe rakisë prej 150 mijë litra. Sot nga e gjithë kjo kanë mbetur vetëm 100 ha me hardhi të rrushit të tryezës”.

“Janë shkatërruar pra rreth 1000 ha me hardhi rrushi, podrumi i verës është rrënuar tërësisht dhe një pjesë e pajisjeve është shitur për skrap.

Duke parë gjendjen në të cilën ndodhet ndërmarrja, ish-punëtorët u janë drejtuar disa herë institucioneve shtetërore si dhe kanë shprehur pakënaqësinë edhe përmes protestave, me të vetmen kërkesë kthimin e ndërmarrjes punëtorëve”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që kërkesa e punëtorëve është e drejtë dhe legjitime dhe njëherit u bëjmë thirrje punëtorëve që të mos heqin dorë nga kërkesa e tyre./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit