19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 7451

Spitali i Prizrenit kërkon përfshirjen e Inspektoratit në rastin e vdekjes së foshnjës

0

spitali i prizrenitDrejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka konfirmuar dërgimin e lëndës për shqyrtim në Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, për dyshimin e vdekjes së foshnjës.

“Është herët për të dhënë ekspertizë të rastit. Foshnja është dërguar në obduksion, i cili do të bëjë definimin e qartë të rastit”, ka thënë Avdaj. Ai tregon se për rastin janë marrë të gjitha deklaratat e nevojshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka konfirmuar për Koha Ditore se rasti i vdekjes së foshnjës në Spitalin e Prizrenit, është duke u shqyrtuar.

Një qytetar ka denoncuar në Policinë e Prizrenit neglizhencën e mjekut kujdestar në repartin e lindjeve në spitalin rajonal.

Sipas denoncuesve, mjeku kujdestar e ka lënë pacienten në dhomën e pritjes dhe është marrë me raste tjera.Ndërkohë familjarët janë njoftuar se foshnja e tyre është pa shenja jete.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./PrizrenPress.com/

Dy pllamë letër nga UP-ja

0

Lirim KrasniqiShkruan: Lirim Krasniqi

Entuziazmi i një të sapodiplomuari në Universitetin e Prishtinës të shtyn ndoshta edhe pavullnetshëm të mendosh për këtë institucion. Një qytetar që nuk ka kontakt të drejtëpërdrejtë me bartësin kryesorë të arsimit të lartë në vend, e shikon dhe e mirëpret pothuajse çdo diplomë të dalë nga Universiteti, e aq më shumë kur sheh gëzimin e një të riu për përfundimin e ciklit të parë të studimeve Universitare.

Sikur shumë prindërve u shuhet për një moment ajo nostalgjia e viteve të socializmit komunist, kur ata ndoshta nuk ishin prej atyre fëmijëve që ndiqnin me kujdes nivelet e shkollimit, kur pak prej tyre dërgoheshin në fakultet për të mbaruar studimet, dhe pasi t’i kishin përfunduar ato, “dilnin” në rrogë, pra në qëllimin fillestar të arsimimit të tyre, që shpesh e plotësonin me një punë shteti. Ata të cilët e kishin provuar ndjesinë e të qenit student në kohën e komunizmit, e të cilët sot me shumicë vazhdojnë të ushtrojnë një punë shteti, pasi që janë të “privilegjuar” nga “ngritja akademike”, që i bënë të jenë ose që i bëjmë ne të ndihen në një nivel më të emancipuar shoqërorë .

Pak a shumë të njejtën gjë ua dëshirojnë edhe fëmijëve të tyre sot, një diplomë universiteti edhe pse ndoshta me qëllime fillestare më të larta(pak më shumë se një punë shteti).
Mirëpo arsyeja e “vlerësimit” të Universitetit për këta prindër ndoshta është se një diplomë në të kaluaren kishte qenë më sfiduese, jo pse kishin bërë alamet studimesh, por të paktën kishin lexuar dhe absorbuar dicka nga leximi, për të mos thënë studimi.

Edhe pse dyshoj që shumë nga ta sot duan që fëmijët e tyre të studiojnë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës! E kur kjo është logjika e një shumice të arsimuarish në kohën e socializmit, perceptimi i prindërve të tjerë që maksimalisht kanë të kryer një shkollë të mesme, për universitetin është në superlative, dhe diploma shumë e dëshiruar.

Mirëpo le ti lëmë ata, prindërit e studentëve të sotëm të Universitetit të Prishtinës, le të kthehemi tek ne që ishim dhe jemi brenda këtij institucioni në këto vitet e pasluftës. Pa marrë parasysh se ai përkasin prindërit tanë të njejtit nivel shkollimi apo jo, ne që e provuam ndjenjën e të qenit student në UP, kemi shumë të përbashkëta. Pothuajse të gjithë e filluam me një lloj entuziazmi dhe dëshire të sinqertë, “studimin” në UP. Mirëpo ky entuziazëm i shprehur në ditët e para të, të qenit student filloi të venitej me kalimin e ditëve. Përjashto deri diku studentët e Mjeksisë që në rrethana ndoshta edhe më të pafavorshme studimi morën një lloj feedback-u relativisht të mirë nga Profesorët e tyre “Doktorë”.

Dëshira e gjysmës së atyre që nisen për të studiuar zbehet qysh në vitin e parë të studimeve, nga profesorë të paqenë, nga pedagogë me fjalor të rrugës dhe nga mësimdhënës jo të rregullt, që edhe kur “frekuentojnë” hapësirat e Universitetit Publik, e bëjnë për hir të rrogës së tyre, dhe jo për shkak të profesionit dhe përkushtimit ndaj tij. Ata shpesh sillen si padronë, status të cilin ua jep sistemi, e që përmes së cilit, Universitetin e ka shëndruar në objekt pazaresh politike, ndërsa studentët subjekt eksperimentimi rekrutësh të rinj servilë, me qëllim të propagandimit politik(Organizatat studentore).
Kur fillon “studimin” e skriptave, kur në lëndë historie ndëgjon të bëmat e profesorit ndër vite, kur deputeti profesor të shpjegon cili është program më i mirë politik, kur “Doktori” i ekonomisë të kushtëzon kalimin e provimit me blerje të librit të tij, kur “eksperti” i të drejtës të thotë se vajzat e përdala dhe mendjelehta janë viktima potenciale të trafikimit, kur Profesori i Gazetarisë të linqon dhe të fyen në baza racore nësë bëhesh pjesë e ndonjë organizimi qytetar, dhe kur në fund ti “duhet” të mohosh vetëveten për hir të një note, aty merr fund misioni i të studiuarit, aty merr fund roli i studentit, si qenia më e emancipuar politike në një shoqëri. Ndoshta problemi është tek ti përsëri, sepse ke pritur që imagjinata të mishërohet në realitet.

Mirëpo tensioni vjen e shtohet në fund të “studimeve”. Iluzioni i diplomimit, si një proces ku ti kapërcen nje stad të zhvillimit intelektual dhe të fut në mesin e të “diturve”, përcjell shumicën e studentëve në UP.
Papritshmëria për të kaluar këtë nivel vjen e rritet në vitin e fundit, dhe këtu qëndron absurdi i madh. Pas disa viteve lexim skriptash e dëgjim tekesh pseudo-profesorësh, studenti i UP-së përgadit tezen e diplomimit, një punim që në rrethana normale do të duhej të nxjerrte një konkludim shkencor të bazuar në fakte, i cili do të mund të përdorej edhe si referencë shkencore në të ardhmen dhe do t’i shërbente të vërtetës, ky punim diplome sot është aq voluminozë, sa që më të shtrenjta dhe me vlerë jane letrat dhe kopertinat e tij, sesa vetë përmbajtja “shkencore”!

Ajo që mbetet e pakuptueshme në këtë mes është pikërisht kjo logjika e diplomimit, si një moment i kapërcimit të një niveli shoqëror, kur ti “bëhesh” i aftë pas disa nënshkrimesh të profesorëve, pas një gëzimi të madh kur të urojnë të gjithë, pas disa fotografimesh që të marrin llajka në rrjetet sociale, si dhe pas një fotografimi me “kopertinë diplome” në dorë, bashkangjitur me një buzëqëshje fallco të pofesorit(mentorit) tënd që nuk të ndihmoi të bësh shkencë, përkundrazi..!
Pse duhet t’i gëzohemi një momenti të tillë? A mos u aftësuam për të bërë një punë më profesionalizëm për këto vite “studimi”? Pse duhet që ti gëzohemi nje cope letre që na bën zyrtarisht të papunë? Pse duhët të mendoj sot, se me një lëtër dy pllamëshe të quajtur diplomë, jam më i mençur se dje?
…!
A nuk është arsimimi process që zgjatë gjithë jetën…?

Malishevë: Pasi i humbi paratë i theu aparatet e lojërave të fatit

0

aparati bastoreNjë qytetar nga Drenovci i Malishevës, gjatë orëve të pasdites të së enjtes kishte shkuar në një lokal të lojërave të fatit në Malishevë dhe kishte luajtur në aparate me ç’ rast kishte humbur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pasi kishte humbur paratë i njëjti kishte kërkuar nga punëtori i lokalit që paratë t’ia kthente dhe pasi që punëtori i kishte sqaruar se një gjë e tillë s’mund të ndodh, i dyshuari në shenjë zemërimi i kishte dëmtuar aparatet.

Pas pranimit të informacionit, policia ka dalë vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin për 48 orë.

Ndërkaq është iniciuar rasti për dëmtim prone.

Isa Mustafa: S’ka ndryshim të marrëveshjes

0

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa e Fatmir Limaj kanë përfunduar takimin e përbashkët në një lokal në qendër të Prishtinës, mirëpo, nuk kanë thënë se ishte vetëm takim i zakonshëm.

I pyetur se a ka ndryshuar marrëveshja, Mustafa është përgjigjur: “JO”.

Vetura e Thaçit “shkelë në mina”

0

vetura e thacitVetura luksoze e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, nuk po i respekton rregullat e qarkullimit.

Në këtë foto të bërë nga “Zëri” shihet se si kjo veturë e tipit, “BMW X5”, e cila i ka kushtuar Qeverisë së Kosovës rreth 270 mijë euro, vozitet lirshëm nëpër sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Një gjë e tillë, sipas rregullores së komunës së Prishtinës është e palejuar. Sipas kësaj rregullore, veturat mund të futen në shesh vetëm në raste të jashtëzakonshme. /Zëri/

Begaj, vizitoi familjen Gegaj

0

Lladroc 007 (1)Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar sot familjen Gegaj nga Ladroci, të cilës, në muajin prill, ju ishte djegur shtëpia, ndërsa komuna, kishte premtuar që ta ndihmoj këtë familje, në riparimin e shtëpisë. Falë kësaj ndihme nga ana e komunës, familja Gegaj, tashmë e ka të riparuar shtëpinë.

Qëllimi i vizitës së kryetarit Begaj, ishte njoftimi me kushtet e jetës që ka kjo familje, e cila jeton në gjendje të rëndë sociale dhe për të shikuar nga afër nëse kanë arritur që të sistemohen brenda në shtëpi, pas riparimit nga dëmet e zjarrit. Me këtë rast, kryetari Begaj, shprehi kënaqësinë e tij, pasi kjo familje ka arritur që sërish të ketë kulm mbi kokë dhe kushte normale për jetë, pas ndihmës së ofruar nga Komuna e Malishevës.

Komuna e Malishevës, e ka ndihmuar familjen Gegaj, në ndërtimin e kulmit të shtëpisë dhe në meremetimin e brendshëm të shtëpisë, e cila muaj më parë, aksidentalisht, ishte djegur në tërësi, si pasojë e zjarrit./PrizrenPress.com/

Për çka u takuan Isa Mustafa e Fatmir Limaj

0

Blloku 50Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj janë takuar para pak çastesh dhe kanë biseduar në lidhje em zhvillimet e fundit.

Siç merr vesh Gazeta Blic në këtë takim, Isa Mustafa e ka njoftuar Limajn për takimin e djeshëm që kanë pasur me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

“Është diskutuar edhe për mundësinë e lëshimit të postit të kryeparlamentarit PDK-së dhe kësisoj edhe ridefinimin e marrëveshjes së LVAN-it”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ambasadorja amerikan e ka qartësuar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon PDK-së.

Ndërkaq, Gazeta Blic ka raportuar se në takimin Jahjaga- Mustafa dhe Haradinaj që është zhvilluar dje menjehërë pas deklaratave të Jackobson, është kërkuar garanci se nëse e lëshojnë postin e kryetarit ta kenë të sigurt qeverinë, pasi që PDK do të dështoj herën e parë ta formoj qeverinë.

Berisha:Hasan Hasani nuk ka fyer këshilltaren Drita Millakun

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha ka mohuar se drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani , ka fyer këshilltaren e VV-së, Drita Millakun.Ai ka thënë se VV-ja ka keqkuptuar komunikimin e hasanit me Millakun.

Sipas tij, drejtori Hasani ka lejuar qasjen në dokumente zyrtare për VV-në dhe Millakun ,”por se ata e kanë keqinformuar opinionin publik”.

“I kanë shtrembëruar faktet dhe dokumentet që kanë marrë nga Komuna e Prizrenit”, ka thënë Berisha për Koha Ditore.

“Pasatj drejtori Hasani i irrituar nga ky shtrembërim publikisht ka kërkuar nga Millaku që të kërkojë falje për gënjeshtrat e plasura në publik”.

“Nëse ka nevojë për trajnime , komuna është e gatshme të shërbej si shkollë për  ta “,ka thënë Berisha/PrizrenPress.com/

Gjykata e Apelit në janar të vitit 2015, cakton seancën ndaj Ramadan Mujës

0

Ramadan MujaGjykata e Apelit në janar të vitit të ardhshëm do të caktojë seancën gjyqësore ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës dhe ish-drejtorëve të tij.

“Kryetari i kolegjit që është caktuar në bazë të prioriteteve të lëndëve do të mundohet që të caktojë seancën gjatë muajt janar 2015-të”,ka thënë për Koha Ditore, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

Sipas tij, ankesat kundër Aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Themelore të Prizrenit, që mban datën 13 mars 2014 me numër P.nr. 171/13, janë pranuar në Gjykatën e Apelit me 08 korrik 2014 dhe lënda është regjistruar me numrin PAKR 349/14”.
“Por lënda është dërguar fillimisht tek Prokuroria e Apelit për mendim me 09 korrik 2014 dhe na është kthyer në Gjykatën e Apelit tek me 4 shtator 2014. Praktikisht i bije që kjo lëndë ka vetëm disa ditë që është ne dispozicion te gjykatës sonë”, tregon Jashari.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunal, më 13 mars 2014, u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Kryetari Muja, për katër pikat e aktakuzës, u dënua me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Minir Krasniqi ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.

Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.
Kadri Ukimeri ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.
Historik i shkurtër i rastit Muja
Procedura ndaj Mujës dhe të tjerëve, ishte nisur më 25 mars të vitit 2013, për të përfunduar në marsin e vitit 2014.
Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Gjykimin e udhëhoqi kryetari i trupit gjykues nga radhët e EULEX-it, Vladimir Mikula.
Mozbatimi i veprimit të Gjykatës Supreme

Në vitin 2006, Gjykata Supreme kishte shpallur Komunën e Prizrenit si pronare legjitime të parcelave të tokës me numër 8617 dhe 8619 që kanë sipërfaqe prej 0.20.65 dhe 0.06.22 hektarësh. Të dyja kanë vlerë rreth 50 mijë euro.

Për tri vjet rresht, nga 1 korriku 2008 deri më 29 nëntor 2011, Muja së bashku me Kadri Ukimerin, në cilësinë e Drejtorit të Gjeodezisë, nuk kanë ekzekutuar këtë aktgjykim, thuhet në pikën e parë të aktakuzës.

Edhe pse avokati publik i Komunës së Prizrenit kishte njoftuar Kryetarin e Komunës, përmes një memorandumi që vendimi i Supremes duhej ekzekutuar, Muja kishte urdhëruar Kadri Ukimerin të bënte të kundërtën.

Sipas aktakuzës, Muja “ka urdhëruar Ukimerin që të mos bënte ndryshimet e duhura në shënimet kadastrale që do ta bënin Komunën e Prizrenit pronare të ligjshme të parcelave tokësore”.
Meqenëse toka nuk ishte kthyer në pronësi të komunës, nga veprimet e kryetarit të komunës dhe drejtorit të gjeodezisë kanë përfituar Minir Krasniqin (i pandehur tjetër në këtë rast), M.Q dhe J.A.

Dhënia e tokës “Gulistanit”

Pika e dytë e aktakuzës përfshin periudhën nga 24 nëntori 2010 dhe 11 shkurt 2011, gjatë së cilës kohë Muja së bashku më Minir Krasniqin, drejtor i Administratës dhe Avni Ademajn, ushtrues detyre i Drejtorit për Gjeodezi, kanë vepruar në bashkëkryerje që t’i sjellin dobi pasurore Qendrës Edukative Arsimore “Gulistan”.
Të tretë në mënyrë të paligjshme kanë marrë në posedim parcelën e tokës me numër 800/2 me sipërfaqe prej rreth 50 mijë metra katrorë në vendin e quajtur “Boka Boka” me vlerë prej 100 mijë e 600 eurosh.
Toka ishte e regjistruar në emër të Organizatës Punuese të Pylltarisë “Sharri” dhe administrohej nga AKP-ja, andaj komuna nuk mund ta posedonte.

Në mënyrë që të administronin me të, nën organizimin e Mujës, Krasniqit dhe Ademajt, toka kishte kaluar nga AKP-ja në pronësinë e komunës së Prizrenit brenda një dite.
Tokën e AKP-së Muja e mori në posedim më 24 nëntor 2010, kur kishte lëshuar vendimin 01/730. Të njëjtin ditë, Minir Krasniqi kishte kërkuar nga Avni Ademaj që të bënte ndryshimet e nevojshme në kadastër të cilat ishin bërë nga ky i fundit po atë ditë.

Kështu, tre muaj pasi kishte marrë paligjshëm tokën e AKP-së, më 11 shkurt 2011 Komuna ka nënshkruar kontratë më Qendrën Edukative Arsimore “Gulistan” me të cilën në mënyrë të paligjshme i jepej kësaj të fundit toka e AKP-së në shfrytëzim për 40 vjet pa kompensim.

Tokë edhe për fabrikën “Kamila”
Pika e tretë e aktakuzës tregon që Muja kishte vazhduar të merrte veprime të paligjshme kur bëhej fjalë për shfrytëzim pronash.

Në periudhën kohore nga 15 dhjetori 2010 deri më 14 prill 2011, Ramadan Muja dhe Sadik Paçarizi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, kanë tejkaluar kufijtë e autorizimive të tyre, kur i dhanë tokën publike fabrikës së çokollatës “Kamila”.

Me vendim të Mujës fabrikës i është ndarë toka prej 20 mijë metrash katrorë, në vlerë prej 40 mijë eurosh, në formën e shfrytëzimit pa pagesë, pa i ndjekur procedurat përkatëse ligjore.
Pika e fundit e aktakuzës, ka të bëjë me ndërprerjen e përfaqësimit të ekspertëve të gjeodezisë në lëndët e gjykatës.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, kryetari Muja me nxjerrjen e një konkluzioni më 2 gusht 2012, të cilën për nënshkrim ia kishte ofruar drejtori i Administratës Minir Krasniqi, kishte ndaluar përfaqësimin e ekspertëve të gjeodezisë në gjykatë.

Ndërsa drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Abdullah Tejeci, në bazë të këtij konkluzioni i kishte urdhëruar ekspertët që të mos përfaqësojnë në gjykatë, kështu që ishte bërë bllokimi i lëndëve gjyqësore për gjashtë muaj rresht./PrizrenPress.com/

Kapet kërcënuesi i Policisë në Prizren

0

kabina e telefonitPas hetimeve intensive lidhur me kanosjen që i ishte bërë Policisë së Prizrenit përmes telefonit më 4 nëntor nga një i dyshuar anonim, policia ia ka dalë ta identifikojë kërcënuesin.

Sipas njoftimit nga policia në Prizren, hetuesit kanë identifikuar kabinën telefonike nga e cila është bërë kanosja e më pas janë siguruar prova të cilat dëshmojnë se kërcënuesi është Jetnor Gërmizaj dhe se vepra është kryer në praninë edhe të pesë personave të tjerë, tanimë të njohur për policinë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa ai e ka shpjeguar motivin për të cilin e ka ndërmarrë veprimin e tillë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari për kanosje të ndalët nën masën e arrestit policor, ndërsa shkresat e lëndës dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

I dyshuari është recidivist i veprave penale të vjedhjeve.