19.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 7452

Arifi: Blloku nuk do të heq dorë nga kryeparlamentari

0

Avni Arifi-aakAvni Arifi, këshilltar i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se brenda Bllokut VLAN nuk është diskutuar mundësia që LAN të heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit.

Sipas tij, është diskutabile nëse sot (të premten) do të takohen liderët e bllokut.

“Këto deklarata (të natyrës së tillë), nuk janë të vërteta, dhe janë duke u lëshuar nga ana e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)”,Arifi ka thënë për Telegrafin.

Sot Blloku zyrtarisht heqë dorë nga Kryeparlamentari

0

Blloku VVLDK, AAK, NISMA do të heqin dorë zyrtarisht, sot, nga pozita e Kryetarit të Kuvendit pasi nuk iu takon me Kushtetutë dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Rrjedhimisht, PDK do të ketë vota të mjaftueshme për të zgjedhur Arsim Bajramin Kryeparlamentari pasi ai do të marrë edhe votat të partive tjera.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Blloku do të deklarohet sot se nuk e synojmë më pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Megjithëse, për këtë lëvizje nuk e kanë marrë miratimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkon të gjitha pozitat t’i ketë Blloku, LDK, AAK dhe NISMA do të deklarohen se i hapin rrugë formimit të Qeverisë duke votuar kandidatin e PDK’së për udhëheqës të Parlamentit.

“Ende nuk është e qartë nëse heqja dorë e LDK’së nga pozita e Kryetarit të Kuvendit do të ndikojë në ridizajnimin e marrëveshjes së Bllokut”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në bisedimet e katër partive politike.

Ndërkohë, mbrëmë, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj kanë shkuar të Presidentja për t’i kërkuar asaj garanci se nëse heqin dorë nga Kryeparlamentari, a do ta kenë të sigurt se do të mandatohen herën e dytë për formimin e Qeverisë.

Burime brenda takimit kanë thënë se Presidentja ka thënë vetëm se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutën duke mos iu dhënë garanci por as duke mos ua shkëputur të gjitha shpresat për sa i përket mandatarit të Qeverisë për herën e dytë.

Analistët: Është e padrejtë të delegjitimohet protesta

0

protestaatDeklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy ann Jacobson, po vlerësohen në mënyra të ndryshme nga politikanë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Disa nga ta mendojnë se Jacobson ka pasur të drejtë në ato çka ka thënë, derisa të tjerët theksojnë se ambasadorja nuk duhet të deligjitimoj kërkesën e qytetarëve të Kosovës për të reaguar, qoftë edhe përmes rrugës, ndaj krizës politike.

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, duke i komentuar deklaratat e Ambasadores së SHBA-së në Kosovë, ka thënë se fjalët e Jacobson-it, janë si pasojë e mllefit të saj për gjendjen në vend.

Ai ka thënë për Telegrafin se mllefi i mbledhur për vite të tëra me keq-qeverisjen, manipulimin dhe dukuritë e këqija është i madh.

“Madje, është mllef i përbashkët i qytetarëve të Kosovës, shumicës së skenës politike, sikurse edhe partnerëve udhërrëfyes ndërkombëtar. Kosova duhet të përfundojë njëherë e mirë këtë keq-qeverisje”, ka shtuar Ramadani.

Analisti Shpend Kursani, mendon se deklaratat e ambasadores së SHBA-ve, Tracey ann Jacobson, janë interesante, shumë domethënëse, nëse populli në Kosove dëshiron të sheh e të dëgjoj se çka po ndodh me ta.

Ai duke folur për deklaratat e ambasadores së SHBA-ve në Kosovë, se përmes protestave nuk duhet të kërkohet zgjidhja e krizës politike në vend, ka theksuar se në njërën anë, ambasadorja Jacobson thotë se nuk duhet dalë në protesta (të paralajmëruara, si mundësi për dalje nga ngërçi, nga disa parti politike); në rregull ky është mendimi i saj personal, ndërkaq në anën tjetër “ajo vetë na jep numrat se sa të korruptuar janë liderët politik”, duke shtuar “se kjo është kundërthënia më thelbësore në demokraci”.

“Duhet ta pyesim Jacobson-in, çka do të bënte populli amerikanë nëse dalin të dhëna se liderët demokratë e republikanë, e aq më keq ata në administratë janë të korruptuar sa këta në Kosovë. Mendimi im është se do të kallej gjysma e Uashingtonit”, ka thënë Kursani.

Madje për Kursanin, është e padrejtë të delegjitimohet protesta (si institucioni më demokratik në një vend), sidomos kur një protestë sipas tij, do të organizohej jo nga partitë politike që vrapojnë për ta kapur pushtetin, por nga qytetarë të pakënaqur me këta politikanë të korruptuar.

Fevziu: Dokumentet nuk vërtetojnë se Gurakuqin e vrau Zogu

0

Ahmet Zogu-liberJeta e Ahmet Zogut në Vjenë, vendi që oficerin oriental e ktheu në oksidental, mbetet ende mister. Ashtu sikundër mbetet ende e paqartë se si ai i njohu mantenutat e veta, apo pse, regjimi komunist që e ‘kishte në dorë’ jetën e tij, e la të gjallë.

Blendi Fevziu, sjell një libër biografik me titull “Ahmet Zogu. Presidenti që u bë mbret”. Në të, përfshihet gjithë jeta e mbretit, prej shënimeve të para për matjanin e deri madje, edhe në varrimin e tij në Shqipëri, dy vite më parë. Ndërsa fillimisht për të flitet duke e identifikuar me emrin Ahmet Murtar, siç edhe figuron i përmendur në dokumentet e para, ai ngrihet nga një kapitull në tjetrin duke u përmendur si Mbreti i Shqiptarëve, e deri në fund, kur i humbi të gjitha.

Fevziu, nuk i ka kursyer rrëfimet për jetën luksoze të mbretit në ekzil, ashtu sikundër në fakt përshkruhej jeta e tij, vilat që bleu, hotelet e shtrenjta ku jetoi, valixhet që e shoqëruan, shpenzimet kolosale për kohën, që po të tilla tingëllojnë edhe në vlerën monetare të sotshme, ashtu sikundër nuk është kursyer për të treguar, vetminë e mbretit të shqiptarëve, kur vjen puna tek koha, që të gjithë i kthyen krahët.

Jeta personale e tij, femrat e dyshimta, që i kishte njohur nëpër kabare ai vetë ose njerëzit që ai mbante afër, dalin në pah pa dorashka, edhe pse mbetet shumëçka dihej për to, Fevziu nuk kursehet në detaje, mbi të huajat që i qëndruan pranë mbretit beqar.

Shënohet edhe se në kohën e Zogut, kishte linja avioni drejt katër qyteteve, çka sot mungon.

E hapni librin me këtë fjali: Këtë libër ia dedikoj gjërave të pamundura, të botës, atyre që duam e nuk i arrijmë dot. Çfarë është e pamundura për ju?
Ashtu siç e kam thënë më sipër, “e pamundur” është ajo gjë që e duam dhe për hir të rrethanave dhe jo të aftësisë sonë, nuk mund ta kemi. Unë kam cituar Zogun që citonte nga ana e tij Napoleonin. Të dy ishin njerëz që fati i kishte përkëdhelur, i kishte veshur me triumf dhe lavdi në një moshë shumë të re. Të mbushur me sukses, ata mendonin se e pamundura nuk ekziston dhe në fund, që të dy, u bënë pre e gjërave të pamundura. Asnjëherë njeriu s’duhet të ketë besim se mund të bëjë dhe të fitojë gjithçka. E pamundura mbetet e pamundur, aty ku është. Ka të bëjë me limitet njerëzore, qofshin këto edhe fizike.

Në ç’moment Ahmet Murtar u bë Ahmet Zogu? Në ditën e kthimit të tij pas shtatë vitesh mungesë?
Jo, shumë më vonë. Atëherë kur stili më europian i përdorimit të mbiemrit, dominoi stilin osman të përdorimit të dy emrave. Për shembull. Ismail Qemali, e ka emrin Ismail Qemal Vlora. Pra Ismail Vlora. Por si një funksionar i Perandorisë Osmane ai thirrej me dy emrat e tij dhe kështu mbeti në histori.

Si ka mundur Zogu 18-vjeçar të arrijë të takojë deri tek Princ Vidi, apo personazhe të rëndësishme politike të kohës?
Ky mbetet mister. Ka takuar Princ Vidin, kryeministrin e Serbisë, komandantin e përgjithshëm të Austro-Hungarisë e të tjerë. Kjo nga mosha 17 deri në 21 vjeç. Është një prej mistereve, por me gjasë lidhet me mbështetjen që ai kishte në zonën e tij dhe me numrin e “trimave” të armatosur që kishte pas. Në ato zona asnjë s’donte probleme dhe zgjidhja më e mirë ishte negocimi me Zogun. Përveç kësaj ai kishte shfaqur një lloj karizme të admirueshme dhe kjo binte lehtë në sy.

Zogu në Vjenë takonte zonja të njohura, shkonte në opera dhe njihej me shqiptarët që jetonin atje. Si është e mundur që ka mister rreth atyre dy viteve, si e shpjegoni?

Nuk di të them. Nuk ka pothuajse asnjë informacion të plotë rreth jetës që ai bënte në Vjenë në vitet 1916 – 1919. Ka copëza kujtimesh të shqiptarëve që e kanë njohur, por edhe ato mjaft të zbehta.

Viti 1921 e gjen Zogun duke ngjitur karrierën me kryengritjen e Mirditës, por edhe dhëndër i Shefqet Verlacit. A ishte kjo fejesë lëvizje e tij politike?
Po padyshim. Nëse e sheh tani, kjo ishte më shumë një martesë që tentonte të konsolidonte aleancat e tij dhe jo zemrën e tij.

Pse e fali ai Beqir Valterin për atentatin, kur nuk ka falur shumë armiq?
Me sa di unë ai i ka falur pothuajse të gjithë armiqtë ose kundërshtarët e tij. Por padyshim ka pasur shumë nga ata që nuk e kanë pranuar faljen e tij. Kanë vijuar të mbeten kundërshtarë. Pati që e pranuan dhe nga armiq u bënë bashkëpunëtorë. Kjo është një histori që vetëm me bardhë e zi nuk shpjegohet dot.

Sa reale janë tentativat italiane për ta rrëmbyer Zogun?
Përmenden në të gjithë librat me kujtime, por duhet të them që përmenden vetëm nga njerëzit pranë Zogut dhe diplomatët britanikë dhe amerikanë që citojnë ata. Nuk vërtetohen nga burime Italiane.

Pse një udhëheqës që ka lyer duart me gjak, si shumë bashkëkohës të tij e ndihmon me 890 dollarë Nolin dhe pse ky i fundit refuzoi dasmën apo ardhjen për ngritjen e një universiteti? Janë luhatjet e raporteve të tij me të dhe me Konicën?
Marrëdhënia e Zogut me Nolin dhe Konicën është shumë komplekse. Me Nolin ai ishte kundërshtar i mirëfilltë politik. Noli ishte sfidanti i tij kryesor, por me kalimin e kohës, pas mërisë së parë, Noli e pranoi faktin që Zogu i ishte imponuar politikës dhe kishte ardhur në krye të Shqipërisë. Nuk mendoj se Noli ndryshoi mendim për Zogun sepse ky i dërgoi disa herë ndihma financiare. Konica kishte një tjetër kundërshtim me të. Ai nuk e shihte Zogun aq oksidental sa mendonte se duhej të ishte drejtuesi i ardhshëm i Shqipërisë. Kur Zogu triumfoi ai shkruajti një artikull te ‘Dielli’, një replikë me Nolin ku i thotë: Maloku i Matit na mundi të dyve. Na mundi jo vetëm në Shqipëri, ku ambienti është afër tij, por edhe në diplomaci, ku ne të dy kemi kaq diploma. U referohet këtu raporteve me Britanikët. Më pas Konica u bë Ambasador i Zogut. Por ruajti gjithnjë një karakter indipendent.

A është Zogu njeriu që urdhëroi atentatet për Gurakuqin, Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën, sipas dokumentacioneve që ju keni shfletuar?
Bajram Curri nuk ka lidhje me ndonjë ekzekutim. Ka bërë një kryengritje kundër qeverisë, forcat e tij janë thyer dhe ai kërkohej që të dilte para gjyqit. Ishte kolonel. Bajram Curri refuzoi të dorëzohej, luftoi deri në fund me forcat e qeverisë dhe u vra ose u vetëvra, kjo mbetet e paqartë. Një vit pas vrasjes, qeveria e Zogut i lidhi familjes së tij një pension prej 250 frangash në muaj për arsye të gradës së kolonelit që kishte pasur. Vrasja e Luigj Gurakuqit është dukshëm një vrasje politike. Por unë nuk mund të të them nga dokumentet që kam parë as që Zogu i ka vrarë dhe as që s’i ka vrarë ata. Thjeshtë s’ka asnjë dokument që e pohon ose e mohon këtë gjë.

Sa i vërtetë është incesti i përfolur i Zogut me të motrën?
Nuk besoj të jetë i vërtetë!

Janë dy foto që bëjnë përshtypje: Visarova dhe vila e Zogut e plaçkitur. A keni informacion pse ajo iku? Dhe si u pikas nga Zogu? Nga ana tjetër, plaçkitja e vilës çfarë thotë për shqiptarët, inat apo babëzi dhe shkatërrim?
Nuk kam ndonjë të dhënë as si u pikas dhe as pse iku Visarova. Me gjasë ajo ishte zbuluar prej Mbretit nga fotot në shtypin e kohës dhe më pas ishte kontaktuar nga emisarët e tij. Nuk e di shkakun e largimit sepse ajo vetë nuk e thotë. Ndërsa Pallati i Mbretit u plaçkit në natën midis 7 dhe 8 Prillit 1939. U vodh i gjithi nga banorët e Tiranës.

Pse u nda Zogu nga e bija e Shefqet Vërlacit, Behija? Dhe sa ndikoi kjo në raportet Zogu-Verlaci?
Besoj se u nda sepse në momentin që u shpall Mbret, Zogu nisi të mendojë për një martesë mbretërore, me ndonjë trashëgimtare të familjeve mbretërore europiane. Pastaj ai ishte fuqizuar shumë dhe Vërlaci nuk i duhej më. Padyshim që nga ky moment mes tyre nuk pati më asnjë raport.

Raportet e mbretit me Franceskën apo Visarovën, këto mantenuta, çfarë thonë për personalitetin e Zogut?
Nuk e di, këtë duhet ta analizojë ndonjë psikolog.

Sa do të mund të ndikojë ky libër në raportet tuaja me familjen e Leka Zogut?
Nuk e kam menduar këtë gjë dhe s’ka për mua asnjë rëndësi. Unë kam shkruar një libër për një person politik, jo për një familjar.

Ju keni marrë intervistë Geraldinën e jo vetëm. A keni marrë të dhëna prej familjes për librin?
Jo, veç të dhënave që vijnë nga intervistat në ‘Opinion’ të Geraldinës dhe Lekës, nuk kam marrë të dhëna nga familja.

Interesante është që në kohën e Zogut kishte fluturime me avion nga Tirana në qytetet e tjera shqiptare. Keni dijeni për çmimet apo udhëtarët?
Jo nuk kam asnjë dijeni. Di që ishin katër destinacione me nga 4 fluturime në ditë, por nuk e di sa kushtonte.

Në kohën e Zogut ndalohej që në krye të Kishës Ortodokse të kishte një klerik grek, kjo paçka protestave. Si e shihni këtë?
Ky ishte një vendim i Kongresit të Beratit që u aprovua nga Zogu. Ishte një vendim i vetë Kishës Autoqefale Shqiptare.

Kudo ku ka shkuar, është komentuar, pasuria e tij, lukset e familjes. Paçka debateve, për arin që mori me vete, cila ishte shifra me të cilën abuzoi mbreti në këtë rast?
Këtë nuk e di askush. Mbreti lëvizte me disa valixhe të mëdha të mbushura me ar. Këtu nuk bëhet fjalë për arkën e shtetit që është e gjitha e verifikuar dhe e mbuluar me fatura, por për pasurinë e tij të vendosur në mënyrë abuzive si pasojë e të qenit Mbret dhe njeriu më i fuqishëm politik në vend. Pra pasuri e vendosur si pasojë e favoreve.

Pse Enver Hoxha nuk e vrau Zogun, kur agjenti Isuf Mullai ka deklaruar se e kishin të mundur?
Nuk i jap dot përgjigje kësaj Përseje, nuk e di përse ka qenë ky vendim.

A e ka reflektuar Mehmet Shehu ndihmën e dhënë nga Zogu, në kohën kur Shehu kthehej nga lufta e Spanjës?
Nuk kam asnjë informacion të mëtejshëm për këtë.

A keni mundur të krijoni një ide mbi identitetin e “Macukullit”, agjentit të sigurimit pranë Zogut?
Jo.

A mendoni se ka diçka që familja e tij duhet apo mund të bëjë për Shqipërinë dhe e kundërta, sot pas kaq shumë dekadash “përplasje”?
Unë mendoj që Zogu ishte një figurë e rëndësishme e Shqipërisë së viteve 1912 – 1944. Misioni i tij mbaroi aty.

Ardhja e 70-vjetorit të çlirimit, që shihet edhe si 70- vjetori i instalimit të komunizmit sjell edhe një libër për Zogun, atë që ato kohë u konsiderua tradhtar. Është rastësi?
Nuk kam menduar kaq shumë për 70-vjetorin, por besoj se është zgjidhja më e mirë, për të kuptuar se sa të ndryshme kanë qenë këto dy regjime politike. /Gazeta Shqiptare/

Oliver Stone ideon film për Putinin

0

Oliver StoneKineasti amerikan, Oliver Stone, që po përgatit një film mbi të arratisurin Edward Snowden që u strehua në Rusi, njoftoi se po përpiqet të realizojë një dokumentar mbi presidentin “Vladimir Putin dhe intervistuesi”.

“Do të më pëlqente të bëja një film dokumentar mbi të”, deklaroi kineasti, që ka fituar tre oskar me filmat e tij, për agjencinë ruse Ria Novosti.

“Nuk flasim thjesht për një fikshën mbi Putinin, por do të dëshiroja ta intervistoja për të treguar këndvështrimin që amerikanët nuk duan të dëgjojnë”, shtoi kineasti që takoi Putinin të martën në mbrëmje në një teatër moskovit.

Por Oliver Stone nuk shprehet nëse kreu i Kremlinit e ka dhënë miratimin e tij për këtë intervistë apo jo.

“Ne jemi në dijeni se Stone po kërkon të bëjë një film mbi presidentin rus”, deklaroi pa dhënë sqarime të tjera zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia “Ria Novosti”.

Shumë i angazhuar politikisht, Stone ka mbështetur publikisht themeluesin e “WikiLeaks”-it, Julian Assange, ish-presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez, si dhe drejtuesin kubanez, Fidel Castro.

Kineasti, që sapo ka realizuar një dokumentar serial me dhjetë epizode të titulluar “SHBA-ja, historia që nuk është thënë kurrë”, që flet mbi ngjarjet më të errta të historisë amerikane, por bashkëpunon me disa ukrainas mbi një dokument të titulluar “Ukraina në zjarr”, për të cilin dëshiron gjithashtu të intervistojë vladimir Putinin.

Filmi i tij i radhës i dedikohet Edward Snowden-it, ish-këshilltar i Agjencisë Amerikane të Sigurisë (NSA), i strehuar në Rusi, i cili rrezikon deri në 30 vite burg në SHBA për spiunazh.

Saksofonistja e skenave botërore sjell elegancë në “Prishtina Jazz Festival”

0

SaksofonistjaMelodia e parë u performua nga tre meshkujt nga katërshja që erdhi në kryeqytet. Grupi u plotësua në melodinë e dytë kur saksofonistja holandeze, Tienke Postma, u ngjit në skenë.

Që nga fillimi i edicionit të 10-të të “Prishtina Jazz Festival” asnjë femër nuk shkeli skenën e teatrit “Oda”. Postma u bë e para në këtë edicion. Bashkë me trion e jazz pianistit belg, Ivan Paduart, interpretuan tetë melodi. Në ndihmë për të përthekuar u dolën edhe kontrabasisti Philippe Aerts dhe bateristi Jan de Hass.

Postma në skenë doli me dy saksofona në duar. I përdor varësisht prej kompozimit. Altit i bën kontrast saksofoni-soprano që jep një tingull me të ndjeshëm. Në Prishtinë ajo erdhi si e ftuar e Paduartit. Salla e mbushur plot, dëgjoi meloditë nga këta instrumentistë për një orë e gjysmë, të mërkurën në mbrëmje.

“Është mirë të shohësh kaq shumë të rinj në një festival të muzikës jazz”, ka thënë Postma, tek në dorë mori mikrofonin për të prezantuar këngën e radhës e cila titullohej “Lila”. Paduart këtë këngë ia ka kushtuar vajzës së vet.
“Kompozimet që dëgjuat të gjithat janë të Ivanit. Ai bën muzikë shumë të bukur dhe shumë elegante në të njëjtë kohë”, ka thënë Postma, fill pas koncertit. Ajo dhe Paduart njihen për një kohë të gjatë, por kanë filluar të bashkëpunojnë para 4 vitesh.

“Jemi takuar shumë kohë më parë. Ndërsa si bend rregullisht bëjmë muzikë për një vit tashmë dhe gjithmonë është shumë qejf. Evropa nuk është aq e madhe, por ka shumë muzikantë të mirë”, ka shtuar Postma, e cila ka studiuar në Konservatoriumin e Gjermanisë për jazz muzikë dhe më pas ka vazhduar studimet në New York. Pas një eksperience gati 10-vjeçare, ku pati rastin të performojë edhe në “Carnegie Hall” në New York, mikpritja kosovare e ka befasuar shumë.

“Audienca e mrekullueshme, salla shumë e mirë për të luajtur. Jam shumë e emocionuar që po vizitoj një qytet të ri siç është Prishtina. Kam dëgjuar shumë për këtë vend dhe për historinë e tij. Është mirë të shohësh kaq shumë pozitivitet dhe do t’i them tërë botës për këtë vend të mirë. Mendoj se të gjithë duhet të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën”, ka thënë Postma, e cila pas diplomimit do të arrinte të bënte një marrëveshje me një shtëpi diskografike dhe më 2003 nxori në shitje CD-në e parë. Më pas ajo filloi bashkëpunimin me bateristen e njohur Terri Lyne Carrington, e cila është fituese e çmimit “Grammy Awards”.

“Ajo më ka ndihmuar që të bëj karrierë në New York. Së bashku kemi luajtur në mbarë Amerikën dhe në vende të tjera”, ka thënë Postma, e cila deri më tani ka gjashtë CD të veta si lidere. Ndërsa ka bashkëpunuar në 10 albume me muzikantë të tjerë siç janë Dianne Reeves dhe Esperanza Spalding.
Për Paduart, mundësia e bashkëpunimit me Postman ka shumë rëndësi. Ai e vlerëson lart punën e saj.
“Është kënaqësi të punosh me Tienke. Ajo është e mrekullueshme”, ka thënë Paduart, i cili në vitin 1989 fitoi vendin e dytë në garën ndërkombëtare të jazzit në Paris. Ndërsa në po të njëjtin vit ai fitoi çmimin e parë në “Brussels’s Jazz-Rallye”.

Kjo është hera e dytë që ai viziton Kosovën. Ai ishte pjesë e “Prishtina Jazz Festival” edhe vitin e kaluar.
“Më pëlqen të interpretoj këtu, sepse zakonisht jam mësuar të jem në festivale më të mëdha dhe është më problematike, sepse sallat janë më të mëdha dhe mund ta dëgjosh më pak njëri-tjetrin. Kur ndodhesh tetë metra larg baterisë, edhe pse e dëgjon në altoparlant është më e vështirë dhe nuk është e njëjta gjë”, ka thënë Paduart, i cili thotë se e do kompozimin.

Ai pranon se te muzika klasike mund të gjejë inspirim, por ajo që i përshtatet më shumë është muzika jazz.
“Kur vjen puna tek interpretimi i muzikës klasike, nuk do të thosha se më shkon. Çështja është se unë kam një problem me autoritetin. Kur dikush më thotë se duhet të luash këtë notë me këtë temp, nuk funksionon me mua”, ka shtuar Paduart.

Ai dëshiron të jetë i lirë dhe jazzi i përshtatet më shumë personalitetit të tij. Për të dhe anëtarët e grupit, për interpretim të lirë, skena e “Prishtina Jazz Festival” është një vend ideal./Koha Ditore/

Kryeqyteti dh.. me grafite PDK – në

0

dhine pdkDeklaratat e djeshme të ambasadores aremrikane Tracey Ann Jacobson, drejtuar politikanëve të Kosovës me fjalën “ Mos e dh.. punën”, ka bërë bujë të madhe.

Kjo fjali tani më ka filluar të shkruhet edhe nëpër muret e ndërtesave. Dikush është kujdesur që këtë porosi t’ia jap edhe partisë më të madhe në vend, PDK – së.

Disa grafite të tilla me mbishkrimin “ Dh.. PDK – në”. /express/

Vjen reagimi i Isa Mustafës ndaj deklaratave të ambasadores Jacobson

0

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey ann Jacobson.

Sipas Mustafës, u shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jacobson dhe për një ditë atij nga mediat iu adresuan 70 lëndë të korrupsionit.

“Me gjithë këto akuza do t’ua kaloja edhe sundimtarëve të vendeve që u rrëzuan në pranverën arabe”, ka konsideruar Mustafa.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Njeriu në Kosovë për një ditë shpallet i korruptuar. Varet se kujt i nevojitet dhe për çfarë u nevojitet dhe kush duhet të shantazhohet.

U shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson dhe mua për një ditë nga mediat mu adresuan 70 lëndë për korrupsion që Kryetari i tanishëm i Prishtinës, nga Lëvizja VV i dërgoi në prokurori për shqyrtim. Nuk e di për çfarë kanë të bëjnë dhe kush është subjekt i tyre. Por, pak si shumë për vogëlsinë time!

Me gjithë këto akuza do t’ua kaloja edhe sundimtarëve të vendeve që u rrëzuan në pranverën arabe.

Ndërkaq, këta të PDK-së në krahasim me këtë po më duken si milingona.

Unë e ftoj Shpend Ahmetin, që jo 70 por 700 lëndë, ose të gjitha lëndët e punuara gjatë 6 viteve të mandatit tim, që mund të kalojnë mbi gjysmë milioni, t’i dërgoj në Prokurori, sepse jam koshient për punën dhe sjelljen time dhe po ashtu kam besim të plotë në organet e drejtësisë, edhe pse deklaratat e tilla drejtësinë e bëjnë instrument të politikës. Edhe ashtu VV nuk është duke bërë ndonjë punë tjetër në Prishtinë.

Dua të përkujtoj të gjithë se në lëndët konkrete në komunë kanë punuar dhe punojnë shërbyesit civil dhe njerëz me emër dhe mbiemër, të cilët në asnjë rast nuk janë ndarë mbi baza partiake. Ai që ka shkelë ligjin dhe ai që është korruptuar le të përgjigjet për veprat e tij.

Tendenca për të vënë ekuivalencë në korrupsion nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve stabile dhe të qëndrueshme. Nuk i ndihmon as VV për t’i treguar performansat e saj në pushtet. (sic) /

Hapet rasti “Bllaca 4”, Azem Syla i dyshuar

0

azem sylaPublikimi i skandalit të EULEX-it jep rezultate.Familja e Nazim Bllacës është larguar të mërkurën nga Kosova, për shkaqe sigurie, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo është strehuar në një vend të sigurt. EULEX-i ka filluar hetimet kundër një grupi, përfshirë edhe deputetin Azem Syla.

Hetuesit e EULEX-it kanë intervistuar një dëshmitar kyç në këtë proces. Rasti është aktivizuar pas raportimit të “Kohës Ditore” javën e kaluar se zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel, kishte penguar hetimin duke mos lejuar dy prokurore që ta merrnin në pyetje dëshmitarin Nazim Bllaca.

Zgjedhjet, lojë e Thaçit

0

thaci ne malisheveeIdeja e kryetarit të PDK-së dhe kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, për shkuarjen në zgjedhje të reja konsiderohet si lojë politike që nuk mund të konkretizohet.

Madje, përfaqësuesit e Bllokut ironizojnë me kërkesën e PDK-së për zgjedhje, duke thënë se PDK-ja nuk po ia di hallin vetes.

Ndërsa, analistët politikë zgjedhjet e reja nuk i shohin zgjidhje, duke rekomanduar që zgjidhjen ta gjejnë në instancat politike.

Takimin e liderëve e kanë kërkuar edhe diplomatët e huaj dhe presidentja, Atifete Jahjaga.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se për tejkalimin e ngërçit politikë nevojitet një zgjidhje e përbashkët e liderëve të partive politike parlamentare, përmes një takimi të përbashkët në Zyrën e presidentes. /Zëri/