26.7 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 7456

Dorëzohet Thaçi: Pranon Haradinajn për kryeministër dhe Mustafën kryeparlamentar ?

0

Thaci14-17aKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, e kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë hequr dorë nga pozita e kryeministrit. Në këtë situatë do të realizohet dëshira e Haradinajt për kryeministër dhe e Mustafës për kryeparlamentar. Kështu së paku thotë kryeredaktori i gazetës Tribuna, Arben Ahmeti, duke u thirrur në burime të tija personale për të cilat thotë se ja kanë bërë të ditur një gjë të tillë.

Siç thotë ai gjatë një debati në emisionin “InfoMagazine” të KlanKosovës, e premtja është afati i fundit kur palët duhet të tregojnë një qëndrim përfundimtar të tyrin.

“Kjo është ajo “minuta e fundit” nga të dyja palët, dhe është e konfirmuar nga të dyja palët”.

“Zoti Mustafa dhe zoti Thaçi janë tërhequr nga pozita e kryeministrit. Në këtë situatë do të realizohej dëshira e Haradinajt për t’u bërë kryeministër dhe e Mustafës për kryeparlamentar. Thaçi është pajtuar që të ketë një koalicion PDK-LDK-AAK, me Haradinajn kryeministër dhe Mustafën kryeparlamentar, me kushtin që lideri i PDK-së të marrë postin e presidentit pas dy viteve. Nëse as kjo nuk bëhet do të ketë një emër ndërkombëtar të provojë të formojë qeveri teknike PDK-LDK-AAK, e nëse as kjo nuk pranohet atëherë zgjedhjet janë më 14 dhjetor të këtij viti”, transmeton lajmi.net.

Ahmeti ndër të tjera ka thënë se kur flitet për kapjen dhe ç’kapjen e shtetit, duhet të kihet parasysh se me çfarë po synohet të ç’kapet ai.

Ndërkaq, përball tij, analisti Haki Abazi, thotë se një mundësi e tillë është e pabesueshme derisa nuk del kryeministri Thaçi “për t’u bërë gjeneroz”.
Sipas tij ky është tentim i radhës nga PDK të bëjë përplasje brenda koalicionit.

“Ky është tentimi i radhës nga PDK që të bëjë përplasje brenda koalicionit. Por, nuk është hera e parë që ka ofruar pozitën e kryeministrit e pozita tjera”.
“Çdo tentimi për ta quajtur demokraci të luhet me pozitat përveç që e bënë qesharake punën e qeverisjes në Kosovë, e bën shumë serioze që shteti të jetë i kapur nga jashtë”.

“Nuk ka zgjedhje të reja se nuk mund të bëhen zgjedhje të reja. Çfarëdo shpallje të zgjedhjeve të reja janë jashtëligjore pa konstituimin e parlamentit”.

“Të thirren ndërkombëtarët të ndikojnë në proceset në Kosovë është rikthim i demokracisë së mbikëqyrur. Kjo është paraproblematike, duhet të vendoset debati aty ku është, brenda parlamentit”.

“Prej hotelit Victory, s’mund të vendoset parlamentarizmi në Kosovë. Duhet të kthehet në Kosovë. Ky është interes i vendit. Nuk mund të hedhen në media për çdo ditë qejfet e individëve”, tha Abazi.

Blloku shqyrton bojkotimin e zgjedhjeve nëse ato shpallen nga presidentja

0

Blloku VVSituata bllokuese politike 5 mujore, ka bërë që zgjedhjet t’i shihen si opsioni thuajse i vetëm për të mos lejuar vendin të futet edhe në krizë financiare.

PDK ka filluar që t’i përmend zgjedhjet më shpesh kohëve të fundit, por duke mos përjashtaur edhe marrëveshjen politike siç po thonë ata me partitë e qendrës së djathtë.
E në anën tjetër, partitë e Bllokut po insistojnë në të drejtën e tyre për ta qeverisur vendin, ndërsa zgjedhjet po i shohin si të panevojshme.

Burime të lajmi.net, brenda takimit që është zhvilluar sot në mes të liderëve të Bllokut, është shqyrtuar mundësia e bojkotimit të zgjedhjeve, nëse ato shpallen nga Presidentja e vendit.

Zgjedhjet i ka vlerësuar të panevojshme edhe Lëvizja Vetëvnedosje. Bile kjo parti ka shkuar edhe më larg duke ftuar partnerët e saj të Bllokut LAN që ta marrin pushtetin me protesta ose t’i krijojnë institucionet duke mos përfillur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. (lajmi.net)

Kryetari i Tropojës, Kortoçi vizitoi Malishevën

0

004Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij, kryetarin e Komunës së Tropojës, Ramë Kortoçi, me të cilin biseduan për nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy komunave, të Malishevës dhe asaj të Tropojës në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Fillimisht kryetari Begaj, e falënderoi kryetarin e Tropojës Kortoçi, për vizitën në Malishevë, si dhe e njoftoi atë me rrjedhat e përgjithshme në Malishevë, që nga paslufta e deri më sot, si dhe e falënderoi popullin e Tropojës për kontributin e dhënë gjatë luftës në Kosovë, ku kanë gjetur strehë mijëra banorë të Komunës së Malishevës dhe më gjerë.

Nga ana tjetër, kryetari i Tropojës, Kortoçi, e falënderoi kryetarin Begaj, për mikpritjen, e më pas biseduan për bashkëpunim e ndërsjellë, për nevojën që kemi për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Begaj e Kortoçi, u pajtuan që të vazhdohet bashkëpunimi i ndërsjellë mes Malishevës dhe Tropojës, si në kulturë, arsim, ekonomi, bujqësi dhe fusha tjera me interes.

Kadri Veseli: PDK nuk e dorëzon fitoren

0

Kadri VeseliZëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se PDK nuk e dorëzon fitoren te asnjë parti tjetër politike.
“U tha në këtë mbledhje të mos dorëzohet fitorja. PDK nuk e dorëzon fitoren”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, PDK është e gatshme për dialog e sidomos me partitë e djathta.

“Mesazhet e kësaj mbledhje ishin shumë të qarta. Ne si parti e djathtë i thërrasim të gjitha partitë e djathta për dialog”, ka shtuar ai.

Duke lexuar përfundimet e mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se dëshirojnë t’i ndërtojnë institucionet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Nuk kemi dëshirë të shkojmë në zgjedhje por kemi dëshirë t’i ndërtojmë institucionet”, ka thënë ai./express/

Avdaj uron Vatajn

0

avdaje vatajDrejtor i Spitalit Regjional në Prizren, Afrim Avdaj, ka uruar rektorin e ri të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,Ramë Vatajn.
“UPZ ka fituar një rektor që ka përgatitjen dhe vlerat adekuate për të zhvilluar këtë universitet”, tha Avdaj.

Avdaj siguroi Vatajn se do të ketë mbështetjen e menaxhmentit të Spitalit Regjional dhe të gjitha kapacitetet e këtij spitali do të jenë në funksion të realizimet kësaj nisme dhe çfarëdo nisme ku ata do të mund të japin kontribut.

Ndërkaq, rektori Vataj e falënderoi drejtorin Avdaj për vizitën dhe urimet. Ai premtoi se do të kenë bashkëpunim të ngushtë për të realizuar pjesë të vizionit të tij për këtë Universitet.

Ai tregoi se do të bënë analizën paraprake për mundësitë e hapjes së një drejtimi në Logopedi dhe Infermieri dhe në këtë kuadër roli i tyre do të jetë shumë i nevojshëm.

“Nëse vlerësohet se do të kemi kapacitete dhe kuadro atëherë ne do të hapim një drejtim në këto lëmi që mendojmë se do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore më kualitative në Spitalin Regjional dhe në institucionet tjera shëndetësore”/PrizrenPress.com/

Shtylla që rrezikon jetën e banorëve të fshatit Piranë

0

shtylla ne piraneNjë shtyllë, e dëmtuar para një viti, rrezikon jetën e 200 banorëve të fshatit Piranë. Ali Dajçi dhe Hysni Ahmeti, banorë të këtij fshati kërkojnë nga zyrtarët e KEDS-it, që sa më shpejt të zëvendësojnë këtë shtyllë me një të re.

Ata tregojnë se kjo shtyllë është dëmtuar një vitë më parë nga një veturë.

“Ne i kemi informuar zyrtarët e KEDS-it, por ata përveç se e kanë sjellë një shtyllë tjetër, para dy muajve, nuk i kanë zhvendosur edhe telat në shtyllën e re”.

Për rrezikun e kësaj shtylle,TV Prizreni, ka kontaktuar zyrtarin e KEDS-it në Prizren, Sherif Sallahun.

“Do të marrim masa konkrete brenda dy ditësh dhe do të zgjidhet ky problem”, ka premtuar Sallahu./PrizrenPress.com/

Blloku në mënyrë kundërkushtetuese po tenton të marrë pushtetin

0

arsim bajramiNënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami, ka thënë se Blloku duhet të heqë dorë nga logjika e marrjes së pushtetit në mënyrë kundër kushtetuese.
Ai ka thënë se po rrezikohet rendi demokratik në Kosovë për shkak të ambicieve dhe etjeve të individëve për pushtet.

“Dhe tani po ndodh se duan ta marrin pushtetin ne mënyrë antikushtetuese”, ka thënë Bajrami, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK’së.

Bajrami ka thënë se partitë politike po gabojnë kur po i dëgjojnë analistët se pushtetin mund ta marrin edhe pa PDK’në.

“Nuk ka mundësi të krijohen institucionet pa PDK’në”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se Shteti nuk mund të mbetet peng i pesë liderëve të partive politike.

Për të mos e mbajtur të bllokuar shtetin, Bajrami ka thënë se më mirë është të shkohet edhe në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

“Nëse nuk i kthehemi racionalitetit dhe arsyes, atëherë, PDK ka të drejtë të mbrojë këtë shtret dhe të kërkojë zgjedhje të reja”, ka shtuar ai./express/

Presidentja fton përsëri partitë, kërkon marrëveshje nga liderët

0

Atifete Jahjaga 2Zyra e Presidentes Jahjaga ka konfirmuar se do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Mirëpo, paraprakisht, Zyra e Jahjagës po kërkon një takim të përbashkët nga liderët me kusht që të merren vesh për formimin e institucioneve të reja në bazë të Kushtetutës.

“Çfarëdo takimi i Presidentes në Zyrën e saj, me liderët e partive politike parlamentare, kërkon angazhimin konkret të secilit prej tyre për nxjerrjen e vendit nga situata e krijuar dhe një takim i tillë duhet të rezultojë me një pajtim të të gjithëve për institucione të qëndrueshme, duke respektuar Kushtetutën e vendit”, ka thënë Arber Vllahiu, për Gazetën Express, të mërkurën.

Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga ka deklaruar se po kërkohet një zgjidhje për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Zgjedhjet janë zgjidhja e fundit, dhe vetëm atëherë kur nuk do të mbetet asnjë alternativë tjetër dhe kur duhettë shmanget çfarëdo impasi i ri dhe çfarëdo krize që mund të dalë në rrugë e sipër”, ka thënë Vllahiu, për Express, të mërkurën.

“Po e ripërsërisim qëndrimin se Presidentja Jahjaga po kërkon zgjidhje dhe jo zgjedhje. Të gjitha përpjekjet e Presidentes në këto javët e fundit janë përqendruar në gjetjen e zgjidhjes së nyjës institucionale dhe të ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe kredibile”, ka shtuar ai.

Haradinaj: “Thaçi 2” po i numëron ditët e fundit

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria në detyrë është duke i numëruar ditët e fundit. Sipas tij Blloku VLAN është i vendosur që të vazhdoj me ndërtimin e institucioneve të reja. Këto deklarata Haradinaj i ka dhënë përmes profilit të tij në “Facebook”.

Lexoni shkrimin e plot të kreut të AAK-së:

Sot në kuadër të takimeve me strukturat e partisë takova Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK) ku bashkëbiseduan rreth situatës politike në vend dhe rrethanat nëpër të cilat po kalojmë.

Theksova përkushtimin e plotë të koalicionit të shumicës për zgjidhjen e kësaj situate, dhe vendosmërinë në këtë drejtim.

Qeveria në ikje dhe bllokada e jetës në vend, po numëron ditët e fundit dhe po i shterrë të gjitha mundësitë e mbajtjes peng të shtetit.

Koalicioni është shumë i vendosur të vazhdojë punën për ndërtimin e institucioneve të vendit, që t’i japin drejtim, rrugë dhe zhvillim Kosovës dhe qytetarëve tanë.
RH

Thaçi kërcënon me zgjedhje nëse vazhdojnë ‘teket’ e Bllokut

0

Thaci dhe VeseliLideri i PDK’së, Hashim Thaçi ka thënë se nëse vazhdojnë teket e Bllokut atëherë e vetmja zgjidhje do të mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithëkëtë, para se të mbahen zgjedhjet, ai ka thënë se është më mirë të gjendet një zgjidhje duke biseduar me partitë politike.

“PDK parasheh dy mundësi: të ulemi dhe të diskutojmë që të gjejmë një zgjidhje meritore dhe të bazuar në rezultatet e zgjedhjeve dhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mundësia e dyte, mbeten zgjedhjet në rast se Blloku vazhdon me teket e tyre”, ka thënë Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK’së.

“Rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit ishte referendum për përkrahjen ndaj Misionit të Ri. Pas 8 qershorit, tash e pesë muaj kemi ngërç politik i cili vazhdon. PDK u ka bërë ftesa të të gjitha partive politike që të gjendet zgjidhja, duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, Nehat Mustafa, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK’së, ka thënë se duhet të lidhet koalicioni vetëm me LDK’në./express/