Presidentja fton përsëri partitë, kërkon marrëveshje nga liderët

Atifete Jahjaga 2Zyra e Presidentes Jahjaga ka konfirmuar se do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Mirëpo, paraprakisht, Zyra e Jahjagës po kërkon një takim të përbashkët nga liderët me kusht që të merren vesh për formimin e institucioneve të reja në bazë të Kushtetutës.

“Çfarëdo takimi i Presidentes në Zyrën e saj, me liderët e partive politike parlamentare, kërkon angazhimin konkret të secilit prej tyre për nxjerrjen e vendit nga situata e krijuar dhe një takim i tillë duhet të rezultojë me një pajtim të të gjithëve për institucione të qëndrueshme, duke respektuar Kushtetutën e vendit”, ka thënë Arber Vllahiu, për Gazetën Express, të mërkurën.

Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga ka deklaruar se po kërkohet një zgjidhje për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Zgjedhjet janë zgjidhja e fundit, dhe vetëm atëherë kur nuk do të mbetet asnjë alternativë tjetër dhe kur duhettë shmanget çfarëdo impasi i ri dhe çfarëdo krize që mund të dalë në rrugë e sipër”, ka thënë Vllahiu, për Express, të mërkurën.

“Po e ripërsërisim qëndrimin se Presidentja Jahjaga po kërkon zgjidhje dhe jo zgjedhje. Të gjitha përpjekjet e Presidentes në këto javët e fundit janë përqendruar në gjetjen e zgjidhjes së nyjës institucionale dhe të ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe kredibile”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit