28.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 7459

Azem Syla e mbështet EULEX-in

0

azem sylaDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, ka mohuar akuzat e prokurores Maria Bamieh se një rast penal kundër tij është penguar nga kryeprokurori Jonathan Ratel.

Ai ka thënë se këto akuza nuk janë kredibile, derisa “i ka dhënë mbështetje gjyqësorit dhe EULEX-it”.

“Tashmë një kohë është bërë rutinë e atakimeve të emrave të përveçëm nga segmentet-individët e caktuar për t’iu dhënë kredibilitet akuzave të tyre të llojeve të ndryshme. Edhe pse jo rrallë, kredibiliteti i akuzave të tilla është shumë i paqëndrueshëm dhe tendencioz”, ka thënë Syla në një deklaratë dërguar “Kohës Ditore”..

Bëjnë koronarografinë për të kontrolluar nëse kanë stenta

0

Mjeke6-17Qytetarët të cilët kanë vendosur stenta në periudhën e pasluftës në spitalet private në Kosovë kanë frikë se nuk kanë fare stenta.

Ka që kanë bërë ose planifikojnë të bëjnë koronarografi, që të sigurohen se këto spitale vërtet u kanë vendosur stenta ashtu siç u kanë thënë.

Dyshimet janë ngritur sidomos pas arrestimit të mjekëve dhe udhëheqësve të dy spitaleve private për dyshimet për korrupsion me pacientët, të cilëve është dashur t’u vendoseshin stentat. Se ka rritje të numrit të pacientëve të cilët bëjnë koronarografi ka pranuar edhe Klinika e Kardiologjisë në QKUK.

67-vjeçari A. M. nga Komuna e Malishevës para më shumë se dy vjetësh kishte kërkuar trajtim në një mjekësi familjare në Malishevë. Mjekët e kishin udhëzuar për në QKUK. Stafi i këtij institucioni e kishte orientuar për në spitalin e zemrës “Eda”, i cili është subjekt i hetimit i Prokurorisë se Shtetit…/Koha Ditore/

Ish-gjyqtari amerikan akuzon EULEX-in për mospunë

0

EULEX-kosoveIsh-gjyqtari i EULEX-it, amerikani James Hargreaves, ka akuzuar ish-punëdhënësin e tij për mospunë gjatë gjithë mandatit të tij.

Hargreaves thotë se ndryshimi i ligjeve është i lehtë, por ndryshimi i kulturës sa i përket zbatimit të atyre ligjeve është proces i vështirë, ndërsa thekson se EULEX-i nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim

“Ndryshimi i ligjeve në një shtet është shpesh gjë relativisht e lehtë; ndryshimi i kulturës sa i përket zbatimit të atyre ligjeve kurrë nuk është i lehtë. Ndryshimi i kulturës është një proces i vështirë, shumë i gjatë, i ngadalshëm dhe tejet kompleks. Deri më tani, EULEX-i nuk ka bërë asgjë për ta trajtuar këtë problem fondamental dhe tani është shumë vonë. Një përpjekje njëzetmujore, e drejtuar nga ndryshimi i kulturës, do të ishte një pikë uji në oqean”.

“Duke pasur parasysh këto pengesa drejt përmirësimeve substanciale në sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu si edhe dështimin e EULEX-it për t’i adresuar ato gjatë gjashtë viteve të misionit të tij, çfarë roli duhet të vazhdojë të ketë EULEX-i në Kosovë, derisa mandati i tij po ecën drejt fundit?”, thotë ish-gjykatësi i EULEX-it, James Hargreaves… ./Koha Ditore/

Dr.Haxhi Avdyli: Shëndetësia udhëhiqet nga mafia

0

haxhi avdyli ldkZ. Avdyli, gjendja e rëndë politike në vend me siguri a po ndikon edhe ne zhvillimet në sektorin e shëndetësisë?

Haxhiu Avdyli: Shëndetësia si një sektor me rendësi që nga paslufta nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie. Niveli i cilësisë në institucionet shëndetësore lë për të dëshiruar. Kemi mungesë të aparatura të reja dhe aparaturat ekzistuese janë tejet të vjetruara. Ka rënie të disiplinës në punë dhe mungesë të edukimit të vazhdueshëm. Ka një keq organizim dhe keq menaxhim të skajshëm, përfshirje të militantëve partiak edhe në këtë sektor. Kjo gjendje e keqe në këtë sektor vjen edhe për shkak të financimit të ulët për shëndetësinë por edhe pasoje e keq menaxhimit në të gjitha nivelet. Skandalet dhe korrupsioni si dukuri kanë qenë prezent dhe vazhdojnë të jenë edhe më tej, në nivelet më të larta që nga ministria deri te drejtorët e institucioneve dhe më gjerë. Këto dukuri kanë dëmtuar në masë të madhe besimin në shëndetësinë e vendit.

Z. Adyli kur jemi te menaxhimi i sistemit shëndetësorë, a mendoni se ka edhe mungesë te legjislacionit përkatës për këtë sektor, që ka mundësuar gjithë këtë gjendje në shëndetësi?
Haxhi Avdyli: Edhe pse është bërë aprovimi i disa ligjeve bazike në shëndetësi, ministria ka vazhduar me vendime jo efikase në menaxhimin e institucioneve shëndetësore dhe ka vazhduar me skandale, afera korruptive, procedura të shumta disiplinore dhe gjetje të shkeljeve nga ana organizative të ndryshme jo qeveritare , në prokurim publik dhe tenderë të ministrisë së shëndetësisë. Akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të shëndetësisë dhe drejtuesve të institucioneve kryesore shëndetësore, që janë të thirrura për të mbrojtur ligjshmërinë, tregon qartë që ky sektor është keq menaxhuar dhe kriminalizuar në masë të madhe.

Përmendët përfshirjen e zyrtarëve të lart në afera korruptive, a mendoni se kjo ka lidhje edhe me përzgjedhjen e tyre në këto pozita?

Avdyli: Edhe në sektorin e shëndetësisë si në çdo sektor tjetër për këto vite në modë kanë qenë ushtruesit e detyrës ose u.d. për pozitat menaxhuese. Këta ushtrues detyre kanë menaxhuar me vite, përkundër që kjo ka qenë jashtë ligjore. Edhe pse formalisht thuhet që procesi i përzgjedhjes së menaxherëve duhet të jetë i pavarur, në realitet këta muajt e fundit kemi një politizim i skajshëm të zgjedhjes së drejtorëve që duhet të menaxhojnë me klinika, institute dhe spitale rajonale. Si pasojë e kësaj shpesh herë kemi drejtorë jo kompetent, të paaftë dhe të papranueshëm për koleget.

A shihni mundësi për tejkalim të kësaj gjendje në sektorin e shëndetësisë?
Avdyli: Ne si mjekë, por edhe si njohës të menaxhimit të sektorit të shëndetësisë në vazhdimësi kemi kërkuar që shëndetësia të jetë prioritet i qeveritarë. Ky prioritetizim nuk duhet të jetë vetëm deklarativë, por edhe konkret, edhe pse korniza afatmesme e shpenzimeve të Qeverisë në ikje, nuk parasheh rritje të buxhetit as edhe për tri vitet e ardhshme, ne kemi rekomanduar dyfishimin e buxhetit për shëndetësi. Zgjidhja më fatlume për rritjen e buxhetit për shëndetësi është funksionalizimi i fondit për sigurimin shëndetësorë, por deri atëherë edhe përkrahja direkte qeveritare, me projekte konkrete dhe investime në këtë sektor do zbuste sado pak problemet e grumbulluara në këtë sektor. Përkundër kësaj, nuk parashihet ndonjë rritje të përkrahjes financiare për shëndetësinë. Gjendja në të cilën ka ardhur shëndetësia kosovare, po ndikon më së shumti tek qytetaret tanë, që po kërkojnë trajtim jashtë vendit.

Mogherini emëron ekspert të pavarur për hetim në EULEX

0

Frederica MogheriniPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Frederica Mogherini, ka vendosur që të emërojë një ekspert të pavarur, i cili do të merret me aferën ekorrupsionit në EULEX.
“Sot mora vendim që të emëroj një ekspert ligjor të pavarur që do e shqyrtojë implementimin e mandatit të misionit, natyrisht me fokus të veçantë në atë se si janë marrë me aludimet për korrupsion”, ka thënë Mogherini gjatë paraqitjes së parë të saj para gazetarëve.

Emri i këtij eksperti do t’i bëhet i ditur publikut së shpejti.

Ky vendim shefes së re te diplomacisë evropiane vjen pas shtimit të zërave në Bruksel se keq është menaxhuar kriza e shkaktuar pas publikimit të teksteve mbi korrupsionin brenda misionit EULEX.

Komiteti për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian doli me komunikatë me anë të së cilës kërkohet urgjentisht zbardhja e dyshimeve për korrupsion dhe pohimeve se paska ekzistuar hetimi i brendshëm sekret, transmeton RTK.

“Korrupsioni dhe skandalet fatkeqësisht kanë ndodhur. Ajo çfarë mund të bëjë ndryshim është se si i qasemi ne këtyre gjërave. Porosia jonë është e qartë: të gjitha aludimet duhet të hetohen shpejtë nga pala e tretë e pavarur. Dyshimet se ka pasur tentime të mbulohen skandalet duhet të përfshihen në hetime”, thuhet në komunikatën e nënshkruar na kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Elmar Brok.

Kjo komunikatë u bë pas debatit të pasuksesshëm të mbajtur mbrëmë në Parlament ku eurodeputetët dolën të pakënaqur me përgjigjet e dhëna në lidhje me aferën nga të ngarkuarit me çështje të EULEX-it në Bruksel.

Fernando Gentilini drejtor për Ballkanin Perëndimor tek kabineti Ashton dhe tani tek Mogherini si dhe Keneth Dean që merret me operacionet e BE-së thuhet se kanë dhënë shpjegime të mangëta në lidhje me skandalin.

Burimet nga takimi madje kanë treguar se përgjigjet e tyre, siç thuhet, sipërfaqësore kanë shtyrë kryesuesin që të ndërpresë sesionin duke konsideruar se i njëjti nuk po çon askund.

Brovina po saboton dhe shantazhon

0

FloraBrovina14-08Prej krijimit të dy blloqeve politike parlamentare në Kosovë, dyert e sallës së Kuvendit mbesin të mbyllura për deputetët.

Përveç seancës së parë konstituive, një pjesë të së cilës e cilësoi të jashtëligjshme Gjykata Kushtetuese si dhe një seancë tjetër në të cilën dështoi PDK-ja të zgjedhë kandidatin e saj, kryesuesja e rastësishme e Kuvendit, Flora Brovina, nuk e shfrytëzoi të drejtën e saj që të thërrasë vazhdimin e seancës, raporton KTV.

Ajo shantazhoi bllokun, LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosjen, me thirrje të seancës vetëm në rast të arritjes së ndonjë marrëveshje, duke iu referuar kështu partisë së saj, PDK-së.

Megjithatë, Blloku hezitoi ta ndërmarrë një veprim të tillë dhe krejt çfarë bëri ishin deklaratat pa efekt dhe organizimi i një seance në të cilën nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.

Këtë veprim të Brovinës Vetëvendosje e quan të jashtëligjshëm. Ajo thotë se PDK-ja e bllokoi Kuvendin dhe nuk e lejoi debatin.

KTV-ja ka provuar që të flasë me disa deputetë dhe përfaqësues të bllokut, por shumica prej tyre s’janë përgjigjur.

Ndërkohë, analisti Imer Mushkolaj thotë se PDK-ja s’do të duhej të vepronte në këtë mënyrë. Ai thotë se kuvendi do të duhej të ishte i hapur dhe se deputetët do të duhej të kishin të drejtën e debatit. /koha.net/

Visar Zhiti/ Antologji për lajmëtarët e vrarë të Europës

0

Visar ZhitiaaAntologjia, e para e këtij lloji në letrat shqipe, shpalos jetët dhe krijimtarinë e autorëve të vrarë, një pjesë e të cilave vijnë për herë të parë për publikun shqiptar.

visar zhitiTragjizmi dhe nderimi ngrihen si dy emblema brenda një vepre, e cila vjen për herë të parë në llojin e saj në letrat shqipe, e ndoshta botime të tilla nuk gjenden as në vende të tjera, sepse asnjë diktaturë nuk ka vrarë dhe dënuar aq shumë shkrimtarë të popullit të vet sa ajo shqiptare me Enver Hoxhën në krye.

Ishte pikërisht kjo ndjesi por edhe dëshira për të dokumentuar jetët dhe krijimtarinë e një shtrese intelektualësh të shquar, të pushkatuar apo të vdekur burgjeve e internimeve, një pjesë të mirë të të cilave ky libër i sjell për herë të parë, që e çuan shkrimtarin Visar Zhiti të botonte së fundmi librin e tij më të ri, të titulluar “Lajmëtarë të Europës”; një antologji e të vrarëve. Ky libër vjen si botim i dy shtëpive botuese,“Omsca-1” dhe UET PRESS, nga Universiteti Europian i Tiranës.

Të gjitha këto vijnë të paraprira nga një parathënie-studim dhe nga një portret letrar biobibliografik për secilin autor, të shkruar nga autori Zhiti. Antologjia shpalos vlera të larta morale të jetëve të autorëve të përzgjedhur dhe vlera të larta artistike nga krijimtaria e tyre; poezi, prozë, memuare, sentenca etj., një pjesë e të cilave dalin për herë të parë, të paraprira nga një parathënie-studim, si dhe nga një portret letrar biobibliografik për secilin autor, të punuar me dashuri e dhimbje nga ideatori dhe përgatitësi i antologjisë, Visar Zhiti.

Vepra ngërthen në vetvete etikë dhe estetikë së bashku, kujtesë, tragjizëm, drejtësi, nderim, por mbi të gjitha është një tekst letrar, një antologji mbarëkombëtare, e para e këtij lloji në letrat shqipe. Ndoshta as në vende të tjera nuk ka botime të tilla, sepse asnjë diktaturë nuk ka vrarë dhe dënuar aq shumë shkrimtarë të popullit të vet sa ajo shqiptare me Enver Hoxhën në krye.

kopertina-visar-zhiti-antologji-_-print-600x419Autorët e përzgjedhur janë emra të shquar, intelektualë të lartë, një pjesë pak të njohur, të laureuar në universitete të ndryshme të Europës, në Austri e Itali, Francë, Gjermani, Greqi, në universitete amerikane si në Turqi, por dhe në Bashkimin Sovjetik, Jugosllavi etj., të gjithë kundërshtarë të diktaturave, fashiste, komuniste, të vrarë me gjyq dhe pa gjyq nga shteti i tyre në kohë paqeje gjatë sundimit të tiranisë dhe në luftën e fundit të Kosovës.

Antologjia tregon bindshëm se në Shqipëri, gjatë sundimit komunist nuk ka pasur vetëm viktima, por edhe disidentë, kundërshtarë dhe martirë të pavdekshëm, që i bashkon dashuria për liri e atdhe, kultura europiane dhe ëndrra europiane. Prandaj dhe janë mbiquajtur “Lajmëtarë të Europës”.

Po kështu, antologjia është hap i mëtejshëm i mendimit dhe i veprimit, që shpreh se shqiptarët janë të aftë dhe duhet që nga persekutimi i rëndë dhe vuajtja e madhe jo vetëm të përkujtojnë e të ndjehen krenarë për sakrificat, por të nxjerrim përvojë, vlera dhe ide, që i shërbejnë së tashmes dhe ardhmërisë.

Ajo që e bën më aktuale dhe ende më të çmuar antologjinë, është fakti se autorët e vrarë që përfshihen, shikohen si përfaqësuesit e lartë të të gjithë pararendësve të demokracisë të një Shqipërie europiane dhe ndjehen ende forcë vepruese.

Duke u botuar pikërisht nga Universiteti Europian i Tiranës, metafora e kësaj antologjie merr vlerën e përmbushjes shpirtërore të një testamenti për të gjithë shqiptarët, sidomos për të rinjtë.

Një vit pa Adnan Abrashin

0

AdnanAbrashiNjë vit më parë ndërroi jetë Adnan Abrashi, rrebeli i pa përmirësuseshm në rrugën e dritës. Një vit më pas në Televizionin ‘Opinion’ ku ai punoi për më shumë se 12 vjet e kemi më të çartë se një vit më parë se Adnan Abrashi vetëm fizikisht nuk është në mesin tonë. Ai me veprën e tij mbetet rrebeli i përmirësueshëm në rrugën e dritës.

Ndërsa ne të gjithë të gjallët atë ditë kur nuk do të ndalemi në rrugën e dritës atë ditë nuk do të ekzistojmë, e sa të ekzistojmë do ta mbajmë të gjallë jetën dhe veprën e Adnanit, moton e tij jetësore të përmirësueshëm në rrugën e dritës.

Vepra e tij jetësore, puna e tij në shumë segmente të jetës dhe veçanësrisht ajo në Televizionin ‘Opinion’ në ne dhe me ne janë përditë dhe në çdo hap. Na mungon, na mungojnë këshillat e tij, na mungon kurajo që ai e kishte edhe në momente të vështira, në momente që ne të tjerët I vlerësonim pa dalje. Ai e kishte zgjidhjen. Ishte ëndërrimtar I madh, optimist i papëmirrësueshëm, kritikues I ashpër, që tingëllonte si mohues, por ai ishte realist, mbi te gjitha realist. E pikturonte shumë kuptueshëm realitetin, pikturë e cila shpesh iu shkaktonte dhembje atyre që nuk e kuptonin, por ai nuk e çante kokën çka mendonin të tjerët.

Ishte zë I veçantë në publicistikën prizrenase. Jo vetëm i veçantë. Ishte zë I vetëm, jo vetëm në trajtimin e problemeve, por edhe në emërtimin me emrin e vërtet të fenomeneve dhe dukurive devijante. Adnan Abrashi nga viti 2002 deri në ditët e fundit të jetës ka punuar në televizionin Opinion, si organizator i punës.

Adnan Abrashi përveç punës në televizion me shkrimet e tij publicistike është paraqitur në shumë gazeta e revista shqiptare, duke lënë gjurmë të pashlyera në publicistikën tonë. Televizioni Opinion në nderim të jetës dhe punës së Adnan Abrashit, të premten duke filluar në orën 21 do ta mbaj një emision në të cilin do të marrin pjesë, kolegë, familjarë dhe miq të Adnanit dhe të cilët do të flasin për jetën e tij./TV OPINON/

LDK e palëkundur në koalicionin LAN

0

LDK kryesiaKryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur sot, i ka dhënë mbështetje të plotë koalicionit të shumicës parlamentare, të prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar nga takimi thuhet se LDK-ja po punon intensivisht që koalicioni i shumicës parlamentare, si përfaqësues i shumicës absolute të popullit të Kosovës, të themelojë institucionet qeverisëse të vendit sa më parë që është e mundur.

LDK-ja vlerëson se është e domosdoshme që në vend të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe së Kosovës i duhet një qeveri demokratike, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja vlerëson se ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë, me qëllim që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të popullit të Kosovës.

LDK-ja konsideron se është e domosdoshme që procesi i themelimit të institucioneve të reja të përmbyllet sa më parë që të jetë e mundur, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Sot e një vjet pa meditansin e nderuar Adnan Abrashin

0

Arber Rexhaj VVShkruan: Arbër A. Rexhaj

Kur flas per bacën Adnan nuk mund t’i ikë çastit të ndërrimit të jetës së tij sepse kjo ka rëndësi, jo vetëm për shkak të tragjidicitetit por edhe për shkak të rëndësisë së humbjes fizike të një njeriu që megjithatë po besoj në etabilimin e asaj që e quajmë meditans.

Sot para një viti baca Adnan ecte në mes të Shadërvanit, si zakonisht në duar kishte një libër dhe si rëndom edhe një prej të përditshëmeve. Dhe si gjithmonë të linte përshtypjen e një njeriu të qetë, i cili fliste ngadalë dhe fitoje respektin e një njeriu të kulturuar. Nuk mund ta besoja në mbremje që zemra e tij e madhe nuk punonte!
Ai mohonte realitetin e zymtë dhe kërkonte për vizion. Kërkonte për të ardhme. “Të jesh një vizionar i suksesshëm teorik ndaj realiteteve konkrete shoqërore-politike aspak nuk do të thotë se në konstatimet tua, të nxjerra si përfundime meritore, kryesisht duhet t’i mbështetesh në disponimin ekzistues politik ditor kombëtar dhe ndërkombëtar, por patjetër rezultatin përfundimtar ndaj fenomenit konkret shoqëror, duhet ta nxjerrësh nga pasoja e të gjitha veprimeve të gjertanishme që tek priten të ndodhin në të ardhmen.

Natyrisht, gjatë këtij tentimi “parathënës”, patjetër si argumente, duhet të shërbehemi edhe me të kaluarën historike si eksperience.” – thoshte baca Adnan në shkrimin “Një bashkim që ka nisur kaherë të behet ndërsa vazhdonte në këtë shkrim “një dëshmi tjetër e fuqishme historike e këtij vullneti për Bashkim Kombëtar, veçanërisht të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës në trungun amë, gjatë luftërave të fundit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, vuloset në betimin e ushtarit të UÇK-së, në të cilën ky bashkim si synim konsiderohet si thelbi i luftës së tyre”.

AdnanAbrashi

Në të vërtetë ishte njeri shpërthyer, i revoltuar deri në masë me realititetin në të cilin po kalonte Kosova. Revolta e tij shkonte deri në aty saqë në një rast patë hequr dorë nga diploma e tij personale e juristit duke pasur parasysh se në Kosovë nuk kishte drejtësi, edhe ajo që ishte, bëhej kryesisht në mënyrë selektive. Heqja dorë nga një letër konotonte rrënimin e vlerave shoqërore në Kosovë, në veçanti të drejtësisë me të cilin nuk mund të pajtohej ai.

Shpërthimi i intelektual i tij shkonte deri aty sa realitetin politik të Kosovës e quante si mbështjellës të përbrendësuar me gënjeshtra. “Por, fatlumësisht (apo fatkeqësisht) gënjeshtra nuk është vetëm si karakteristikë specifike e shoqërisë kosovare, sepse, ajo si fenomen, është mjaft e shprehur edhe në botë. Ama, në krahasim me ata botëror, këta gënjeshtarët tanë vendor, kur ta lëshojnë një rrenë, edhe vetë i besojnë asaj!Tupani bie për ata që kanë vesh, apo? – thoshte baca Adnan ne shkrimin e tij “Metafora e realitetit tonë në triadë”.

Prej shkrimtarëve ai pëlqente Herman Hessen, esetë dhe veprat e tij letrare. Por më së shumti “Siddhartën”. Dhe ishte pikërisht ky personazh i cili më së miri tregonte për virtytet e bacës Adnan. Sa shumë më ngjan Siddharta i urtë me të, i cili kupton gjuhën njerëzore dhe rebelimin e tij e bën pikërisht duke e kuptuar egzistencën.

Njejtë ishte edhe Adnan Abrashi, i cili rrezatonte dituri dhe përvojë. Prandaj romani I tij me emrin e personazhit mixha Dil në një mënyrë tregonte karaktreret njerëzore të cilat i njihte mirë Abrashi.

Përfundimisht jo vetëm Prizreni, ka humbur parase gjithash një patriot, një intelektual, një public dhe shkrimtarë të çmuar. Do të na mungoj shumë!

 (Autori është asambleist I VV-se në Prizren)